Tag Archive | "turqia"

Turqit pro ndryshimeve kushtetuese në vend


Përmes një referendumi popullor në Turqi qytetarët vendosën me shumicë të qartë për reformën kushtetuese. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan njoftoi se paketa e qeverisë së tij me 26 pikat për ndryshimet në sistemin e drejtësisë është miratuar nga 58 për qind e elektoratit. Turqia ka bërë kështu një hap historik dhe ka forcuar demokracinë, shtoi Erdogan. Me këto ndryshime kushtetuese ndër të tjera forcohen të drejtat e qytetarëve dhe kontrolli civil ndaj ushtrisë. Kushtetuta në fuqi u ndryshua në fillim të viteve 80-të, në kohën kur ende ishin në pushtet gjeneralët. “Mesazhi është: populli turk i thotë po demokracisë progresive, i thotë po lirisë, i thotë po sundimit të drejtësisë në vend të sundimit të elitave mbi drejtësinë”, tha Erdogan. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle përshendeti rrjedhën e referendumit si një hap të rëndësishëm të Turqisë në rrugën drejt Evropës.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Turqit pro ndryshimeve kushtetuese në vend

Turqia do të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin nëse ky i fundit nuk kërkon falje


Turqia është në pritje që Izraeli të kërkojë falje për sulmin që kreu më 31 maj ndaj anijes me ndihma huimanitare.

Turqia do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me Izraelin nëse ky i fundit nuk kërkon falje për sulmin e 31 majit kundër një ndër anijeve turke që ishin pjesë e flotiljes së nisur me ndihma humanitare drejt Rripit të Gazës, ku humbën jetën nëntë shtetas turq, deklaroi sot ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, i cili citohej nga shtypi.

Burimi: TRT

Posted in BotaComments Off on Turqia do të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin nëse ky i fundit nuk kërkon falje

Deklaratë ‘e zbutur’ për Izraelin lidhur me sulmin mbi disa anije që po transportonin ndihma.


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një deklaratë e cila bën thirrje për një hetim lidhur me sulmin e trupave izraelite ditën e hënë mbi disa anije që po transportonin ndihma për Gazën.

Në deklaratë, e cila u miratua pas negociatave intensive që vazhduan deri natën vonë, thuhet se hetimi duhet të jetë i menjëhershëm, i paanshëm, i besueshëm dhe transparent.

Të paktën 10 aktivistë pro-palestinezë u vranë kur komandot izraelite sulmuan anijet me ndihma në ujërat ndërkombëtare.

Deklarata dënon ‘veprimet që çuan në humbjen e jetës së dhjetë personave’ gjatë sulmit të forcave komando.

Gjuha e kësaj deklarate është më e butë se teksti i saj origjinal, i cili i dënonte forcat ushtarake izraelite në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe kërkonte një hetim ndërkombëtar lidhur me atë që ndodhi.

Teksti përfundimtar i deklaratës ishte kompromis mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Turqia e kishte dënuar ashpër Izraelin, duke e quajtur sulmin mbi anijet me ndihma ‘akt agresioni’.

Ndërsa SHBA-ja, aleate e ngushtë e Izraelit, u përpoq që ta zbuste gjuhën e deklaratës.

Komentet e Izraelit

Përfaqësuesi izraelit në OKB, Daniel Carmon, i tha Këshillit të Sigurimit se trupat izrealite kanë reaguar në vetëmbrojtje pasi aktivistët ‘i kanë sulmuar ata’.

Një zëdhënës i ushtrisë izralite, që mori pjesë në operacion, tha se trupat izraelite nuk ishin përgatitur ‘për pritjen armiqësore’ që gjetën në anije.

Zëdhënësi tha se trupat izrealite ishin sulmuar nga një numër ekstremistësh me sende metalike dhe thika.

Paqartësi për situatën

Gjashtë anijet e ndalura nga Izreali janë dërguar në portin izraelit, Ashdod.

Disa nga personat që ishin në anije, përfshirë një ish-diplomat amerikan, janë riatdhesuar.

Rreth 600 aktivistë pro-palestinezë janë dërguar në një burg në Izraelin jugor.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ndihmat humanitare që ishin në anije. Këto ndihma synonin të thyenin bllokadën trevjeçare të Izraelit ndaj Rripit të Gazës.

Izraeli ka thënë se do t’i shpërndajë ndihmat në rrugë tokësore, përveç ndonjë malli ‘të ndaluar’.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Deklaratë ‘e zbutur’ për Izraelin lidhur me sulmin mbi disa anije që po transportonin ndihma.

Eurosong 2010, fiton Gjermania


Eurosong 2010 e fitoi kengetarja amatore 18-vjecare gjermane, Lena Mejer-Landrut, me kengen “Satellite”.Në vendin e dytë u rendit Turqia dhe në të tretin Rumania. Ndërsa Shqëperia u rendit në vendin e 16-të.

Këtë vit, në edicionin e 55-te te Eurovisionit, morën pjese 39 vende (mungonin në këtë festival përfaqsuesit nga Cekia, Mali i Zi, Hungaria, Andorra, si dhe Italia. ), Spektatoret kishte të drejte për të votuar përmes telefonit për këngëtarin e preferuar, ne nje raport ku shikuesit kishin 50 per qind te peshes se vendimit total, ndersa pjesa tjeter i takonte jurive kombetare, te perbera nga 5 anetare, qe kete here ndodheshin prezent në stadiumin “Telenor Arena”.

Gjithashtu u shpallen datat për Eurovision 2011. Vitin që vjen Festivali Evropian mund të zhvillohet mes datave 17, 19, 21 maj 2011. Në këtë eveniment marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU), së cilës i përkasin edhe disa jashtë kesaj hapsire gjeografike si Izraeli, Turqia dhe Maroku.

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Eurosong 2010, fiton Gjermania

61 vjetori i krijimit të Këshillit të Evropës


Këshilli i Evropës është themeluar më 5 maj të vitit 1949, me marrëveshjen që nënshkruan në këtë datë 10 vende të Evropës, Belgjika, Danimarka, Franca, Holanda, Anglia, Irlanda, Suedia, Italia, Luksemburgu dhe Norvegjia.
   
Këshilli i Evropës (KE), i cili po feston 61-vjetorin e themelimit, është një institucion i formuar pas Luftës II Botërore, me idenë që Evropa të mos e jetojë përsëri tragjedinë që jetoi gjatë kësaj lufte, nga ku doli me humbje të mëdha materiale dhe shpirtërore. Objektivi kryesor i Këshillit me qendër në qytetin Strasburg të Francës, është përcaktuar të jetë ngulitja në Evropë e sigurisë dhe bashkëpunimit në vend të tensionimit dhe luftërave…

Për këtë qëllim, më 5 Maj të vitit 1949, 10 vende të Evropës, Belgjika, Danimarka, Franca, Holanda, Anglia, Irlanda, Suedia, Italia, Luksemburgu dhe Norvegjia nënshkruajnë  marrëveshjen me anë të së cilës themelohet Këshilli i Evropës…

Në vitin pasues të themelimit të Këshillit të Evropës, pra në 1950-n, në këtë institucion marrin pjesë me cilësinë e vendeve themeluese edhe Turqia, Greqia dhe Islanda…

Edhe në vitet e mëvonshme, së pari me pjesëmarrjen e vendeve të Evropës Perëndimore, më vonë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik me pjesëmarrjen e vendeve të Evropës Lindore dhe me atë të disa vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik që fituan pavarësinë, numri i vendeve anëtare në këtë institucion arriti në 46. Së fundmi më 11 maj 2007, në Këshillin e Evropës mori pjesë Mali i Zi. Kështu numri i vendeve anëtare bëhet 47…

Në Këshillin e Evropës ka edhe vende që marrin pjesë si vëzhguese. SHBA-ja, Japonia, Kanadaja, Vatikani dhe Meksika marrin pjesë si vende me statusin e vëzhgueses në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, ndërsa Izraeli, Kanadaja dhe Meksika kanë statusin e vendit vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës…

Në bazë të statusit në Këshillin e Evropës mund të bëhen anëtare të gjitha vendet evropiane që respektojë dhe janë besnike ndaj parimeve të       respektimit të supremacisë së ligjit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), duke patur për qëllim zhvillimin e marrëdhënieve me vendet që kanë bërë kërkesë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe garantimin e mbështetjes për përgatitjen e tyre për anëtarësim në Këshill, u jep këtyre vendeve statusin “e të Ftuarit të Posaçëm”. Vendet që fitojnë këtë status, marrin pjesë me nga një delegacion parlamentar në punimet e APKE-së dhe komisioneve të saj të ndryshme. Kështu vendeve të interesuara nga njëra anë u jepet mundësia të informohen dhe fitojnë eksperiencë rreth funksionit të Këshillit të Evropës, ndërsa nga ana tjetër u krijohet mundësia të bëjnë vlerësimin se në çfarë fushash mund të përfitojnë ato prej Këshillit të Evropës.

Tani le tu hedhim një sy synimeve të Këshillit të Evropës. Ato mund t’i përmbledhim në katër kapituj kryesorë…

– Mbrojtja dhe fuqizimi i parimeve të të drejtave të njeriut, demokracisë pluraliste dhe shtetit ligjor;

– Zgjidhja e problemeve të racizmit, ksenofobisë, lëndëve narkotike dhe mjedisit;

– Kontributi për formimin dhe zhvillimin e identitetit kulturor evropian;

–  Mundësimi i arritjes së kushteve më të mira të jetesës për shtetasit e vendeve anëtare.

Punimet e Këshillit të Evropës në fushat e sipërpërmendura zakonisht përfundojnë me përgatitjen e Konventave ose Protokolleve. Këshilli nuk është kufizuar vetëm me përgatitjen deri më sot e 209 Konventave dhe Protokolleve, si dhe arritjen e integrimit ndërmjet vendeve anëtare, por ka realizuar njëkohësisht edhe qëllimin për krijimin e normave të përbashkëta dhe të një sistem ligjor evropian.

Punimet e Këshillit të Evropës drejtohen nga: Komiteti i Ministrave, që përfaqëson qeveritë; Asambleja Parlamentare, që përfaqëson parlamentet kombëtare dhe Kongresi për Autoritetet Lokale dhe Rajonale, që përbëhet nga kryetarët e bashkive të vendeve anëtare ose përfaqësuesit e administratave vendore. Të tre këto organe punojnë me mbështetjen e Sekretarisë së formuar prej nëpunësve që drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili zgjidhet një herë në 5 vjet.

Buxheti i Këshillit të Evropës garantohet nga vendet anëtare. Gjuhët zyrtare të Këshillit janë anglishtja dhe frëngjishtja.

Në Këshillin e Evropës nuk janë anashkaluar as mekanizmat e kontrollit me përgjegjësitë e vendeve anëtare. Kontrolli në Këshillin e Evropës bëhet nga: Komiteti i Ministrave, që formon krahun qeveritar; Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës(APKE), e cila formon krahun parlamentar; si dhe administratat vendore, që kryejnë aktivitetin në kuadër të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale (KALR). Gjithashtu ekzistojnë edhe marrëveshje që zotërojnë mekanizmat e tyre të kontrollit, ndër të cilat më të njohurat janë Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës.

Turqia, si një nga vendet themeluese më të vjetra të këtij Këshilli, i kushton rëndësi të madhe qoftë marrëdhënieve të saj me institucionin, qoftë edhe pozicionimit të duhur të institucionit në arkitekturën evropiane. Turqia mbështet përzemërsisht rritjen e aktivitetit të këtij institucioni, i cili përfshin pjesën më të madhe të vendeve që ndodhen brenda kufijve të hapësirës gjeografike të Evropës.

Turqia, ashtu si në çdo fushë, Këshillin e Evropës e shikon si një platformë të rëndësishme dialogu edhe në çështjet e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga Turqia ka 12 anëtarë kryesorë dhe 12 të tjerë rezervë, të cilët përbëjë Delegacionin e Turqisë në APKE dhe marrin pjesë rregullisht në punimet e saj.

Gjatë Sesionit Dimëror 2010 të Seancës Plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në datën 25 janar 2010, Kryetari i Delegacionit të Turqisë, Mevlyt ÇAVUSHOLLU (Mevlüt ÇAVUŞOĞLU) u zgjodh me unanimitet votash President i APKE-së. Ndërsa Drejtimin e Delegacionit të Turqisë e mori përsipër Eroll XHEBEXHI (Erol CEBECİ).

Turqia edhe në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale merr pjesë me një delegacion të përbërë nga 12 anëtarë kryesorë dhe 12 të tjerë rezervë. Këtë delegacion, qysh nga data 27 maj 2008 e këtij, e kryeson Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm Bashkiak të Stambollit nga Komuna Sulltangazi, Javuz MILDON (Yavuz MİLDON).

Kryesia e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili përbën edhe mekanizmin vendimmarrës, një nga 3 organet themelore të organizatës, në periudhën Nëntor 2010-Maj 2011, do t’i kalojë për 6 muaj Turqisë. Ndërsa pas saj, kryesinë e radhës së Komitetit të Ministrave të KiE-së do ta marrë Ukraina.

Përparësia e Turqisë brenda Këshillit të Evropës është përcaktuar të jetë prurja e marrëdhënieve ekzistente me këtë institucion në një nivel të bazuar në mirëkuptim dhe kontribut reciprok, duke u purifikuar nga kritikat e njëanshme negative.

Lufta kundër terrorizmit dhe racizmit, përbën çështjen parësore të Turqisë në Këshillin e Evropës.

Përpjekjet e saj që Këshilli i Evropës të funksionojë në mënyrë më efikase, Turqia do t’i vazhdojë edhe në periudhën në vijim…

Burimi: TRT

Posted in BotaComments Off on 61 vjetori i krijimit të Këshillit të Evropës

Armenët përkujtojnë masakrën që kreu Turqia ndaj tyre në vitin 1915


Të paktën 5.000 armenë përkujtuan përmes një vargani me pishtarë gjenocidin që u krye ndaj popullit të tyre para 95 vitesh. Demonstruesitë dogjën flamuj turk dhe kërkuan nga Turqia që ta pranojë masakrën ndaj armenëve si gjenocid. Ata ngritën lart flamujt e atyre shteteve që e kanë klasifikuar këtë ngjarje si gjenocid, në mesin e tyre Franca, Polonia dhe Zvicra. Sipas të dhënave armene në mes të viteve 1915 dhe 1917, gjatë kohës së sundimit osman, janë vrarë rreth 1,5 milionë armenë. Turqia refuzon ta quajë këtë akt dhune gjenocid. Kjo ngjarje vazhdon ta rëndojë marrëdhënien mes dy vendeve.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Armenët përkujtojnë masakrën që kreu Turqia ndaj tyre në vitin 1915

Ambasadori turk në SHBA rikthehet në postin e tij


Ambasadori turk i tërhequr një muaj më parë nga Uashingtoni do të rikthehet në SHBA ditët e ardhshme. Ministria e Jashtme amerikane përshëndeti njoftimin e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdoan. Diplomati u tërhoq pasi një komision i dhomës së përfaqësuesve në SHBA e cilësoi si gjenocid masakrën ndaj armenëve në Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Erdoan njoftoi gjithashtu se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm në Uashington për sigurinë bërthamore.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Ambasadori turk në SHBA rikthehet në postin e tij

Rëndohen marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë


           Marrëdhëniet  mes SHBA-së dhe partneres së NATO-s Turqisë kanë hyrë
në një krizë të rëndë. Turqia i ka bërë thirrje SHBA-së të korrektojë një
rezolutë të Kongresit, në të cilën masakra kundër armenëve gjatë Luftës së
Parë Botërore në ish-Perandorinë Osmane cilësohet gjenocid. Rezoluta
është një gabim historik, deklaroi zëdhënësi i parlamentit Mehmet Ali Sahin.
Turqia ndërkohë ka tërhequr ambasadorin e saj nga Uashingtoni.

       Nga ana e
saj Armenia e përshëndeti vendimin.

       Komisioni për politikën e jashtme të
Kongresit amerikan e miratoi rezolutën kundër vullnetit të shpallur të qeverisë
amerikane.

       Turqia si pasardhëse ligjore e Perandorisë Osmane, e refuzon
klasifikimin e masakrës si gjenocid. Sipas vlerësimeve, gjatë masakrës në
vitet 1915 dhe 1916 patën humbur jetën deri një milionë e gjysmë armenë.

Burimi: DW    

Posted in BotaComments Off on Rëndohen marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë

President i APKE, nje deputet turk


        Për herë të parë në historinë e Këshillit të Evropës një parlamentar turk, deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) nga zona e Antalias Mevlyt Çavushollu , u zgjodh në detyrën e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Çavushollu u shpreh kështu: “As që mund ta ëndërroja se një ditë do të bëhem President i APKE-së, një organ ky që përfaqëson 800 milionë njerëz.” Në këtë detyrë Çavushollu erdhi në vend të parlamentarit spanjoll Lluis Maria de Puig. Çavushollu ishte kandidati i Grupit të Demokratëve Evropianë dhe në seancën plenare mori pjesë si kandidat i vetëm.
         Për herë të parë një deputet i Turqisë, e cila qysh nga viti 1949 e këtej është anëtare themeluese e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u ul për të kryer detyrën dyvjeçare në postin e presidencës. Çavushollu është anëtar i APKE-së prej dy legjislaturash dhe njihet me punimet e tij aktive nëpër komisione të ndryshme.

         Pas zgjedhjes së Çavushollusë në krye të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në muajin nëntor të 2010-s Turqia do të marrë për 6 muaj presidencën e radhës së Këshillit të Ministrave, organi vendimmarrës i Këshillit të Evropës.

Burimi TRT Televizioni Turk

Posted in BotaComments Off on President i APKE, nje deputet turk


Advert

Archives