Tag Archive | "trt"

Delegacioni i PE i zhgënjyer nga mungesa e kompromisit në Tiranë


Takimi i dytë i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri përfundoi të premten në Tiranë pa nënshkrimin e një deklaratë të përbashkët për zgjidhjen e situatës politike në vend.

Takimi i dytë i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri përfundoi të premten në Tiranë pa nënshkrimin e një deklaratë të përbashkët për zgjidhjen e situatës politike në vend.

Deputetët e opozitës dhe pozitës të Kuvendit të Shqipërisë, të pranishëm në takim, nuk ranë dakord me një nga pikat e kësaj deklarate, edhe pse ajo u propozua nga europarlamentarët.

Deklarata, që përfshinte 6 pika, në pikën tre të saj propozonte ndryshimin e nenit 178, pika 6 të kodit zgjedhor, që parashikon djegien e fletëve të votimit. Kjo pikë, e propozuar nga eurodeputetja Doris Pack, nuk mori miratimin e parlamentarëve shqiptarë të të dyja palëve, pasi votat u ndanë 7 pro dhe 7 kundër.

Kreu i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan, pas takimit u shpreh i zhgënjyer nga politika shqiptare, përfaqësuesit e së cilës nuk arritën të miratojnë një dokument konsensual, në prani të ndërkombëtarëve.

“Jam i zhgënjyer, sepse në fund të takimit dokumenti i përbashkët nuk u miratua. Ju duhet të vazhdoni dialogun politik me shpresën që do të ketë progres. Javën e ardhshme do të ketë një Progres Raport për Shqipërinë dhe një Opinion nga Komisioni Evropian, bazuar mbi Pyetësorin e dorëzuar nga Shqipëria. Nuk jam në dijeni të përmbajtjes së tekstit, por përfundimi i këtij takimi nuk është një lajm pozitiv apo konstruktiv për Shqipërinë, në prag të opinionit për statusin e vendit kandidat në BE”, tha z. Kukan.

I pyetur nëse ajo që po ndodh në Shqipëri është një mesazh i keq për Evropën, Kukan u përgjigj se “mesazh i keq është që pas 2 ditësh bisedimesh mes delegacionit të PE-së dhe delegacionit të Parlamentit Shqiptar nuk u arrit hartimi i një dokumenti të përbashkët, sepse kishte mosmarrëveshje mes palës shqiptare, e cila e refuzoi kompromisin. Dhe ky është një mesazh i keq, që nënkupton se dialogu politik mes partive kryesore vazhdon të krijojë një ngërç në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës”.

Delegacioni i Parlamentarit Evropian, i përbërë nga 8 deputetë, nën kryesimin e Eduard Kukan, zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri, ku mori në analizë zhvillimet kryesore në vend, me fokus të veçantë ngërçin ende të pazgjidhur politik.

Ndërkohë, javën e ardhshme qeveria shqiptare është në pritje të publikimit të Opinionit nga Komisioni Evropian lidhur me kërkesën e saj për statusin e vendit kandidat në BE, ndërkohë që kriteret politike do të kenë peshën kryesore në vlerësimin e zyrtarëve evropianë.

Burimi: TRT

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Delegacioni i PE i zhgënjyer nga mungesa e kompromisit në Tiranë

Vdes këngëtari i njohur lirik Cesare Siepi


Cesare Siepi, i cili lindi më 10 shkurt në vitin 1923 në Milano, në veri të Italisë këndoi për 23 sezone në ”Metropolitan Opera” në Nju Jork ku interpretoi të paktën 18 role të ndryshme.
   
Këngëtari i njohur lirik italian, Cesare Siepi, konsideruar si një nga zërat bas më të mëdhenj të shekullit XX vdiq dje në moshën 87-vjeçare në Atlanta, në jug të SHBA-së, njoftoi sot media italiane.

“Vdes Siepi, zëri i preferuar bas i Arturo Toscaninit, një nga drejtuesit e orkestrës më të njohur të shekullit të XX, shkruan e përditshmja italiane ”Il Giornale” që shpreh keqardhje për vdekjen e këtij artisti të madh, konsideruar si një nga më të preferuarit e publikut të La Skalës.

Burimi:TRT

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Vdes këngëtari i njohur lirik Cesare Siepi

Turqia do të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin nëse ky i fundit nuk kërkon falje


Turqia është në pritje që Izraeli të kërkojë falje për sulmin që kreu më 31 maj ndaj anijes me ndihma huimanitare.

Turqia do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me Izraelin nëse ky i fundit nuk kërkon falje për sulmin e 31 majit kundër një ndër anijeve turke që ishin pjesë e flotiljes së nisur me ndihma humanitare drejt Rripit të Gazës, ku humbën jetën nëntë shtetas turq, deklaroi sot ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, i cili citohej nga shtypi.

Burimi: TRT

Posted in BotaComments Off on Turqia do të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin nëse ky i fundit nuk kërkon falje

Disa statistika të Botërorit “Afrika e Jugut 2010″


Evenimente të tilla si Kampionati Botëror i futbollit zhvillohen çdo katër vjet dhe i gjithë planeti është i përqendruar për të parë se çfarë do të ndodhë gjithë këtij muaji dhe sigurisht që tifozët do të mbështesin skuadrat e tyre të preferuara. Por cilat janë disa nga numrat më pikantë dhe statistikat për Kupën e Botës “Afrika e Jugut 2010”.
    

0 pikë dhe 0 gola shënoi Greqia në debutimin e saj për herë të parë në një Botëror në USA ’94. Ky është bilanci më i keq i të gjitha skuadrave, të cilat marrin pjesë në “Afrika e Jugut 2010”. Sllovakia është skuadra e vetme, që merr pjesë për herë të parë në një Botëror.
    

Një herë të vetme ishte kombëtarja gjermane me moshën më të re se kjo aktuale. Skuadra e udhëhequr nga kapiteni Filip Lahm ka një mesatare prej 24,96 vjeç. Vetëm në pjesëmarrjen e parë të Gjermanisë në Botërorin e Italisë 1934 kjo kombëtare ishte me moshën mesatare 24,16 vjeç.
    

4 skuadra të ndryshme kombëtare (Kuvajtin, 1982, Emiratet e Bashkuara Arabe, 1990, Brazilin 1994 dhe 2006, Arabinë Saudite 1998) ka drejtuar deri tani Karlos Alberto Parreira në një Botëror. Me Afrikën e Jugut ai shënon skuadrën e pestë në një Kupë Bote, duke arritur rekordin e Bora Milutinoviç, i cili po ashtu ka drejtuar 5 skuadra të ndryshme. Parreira vendos gjithashtu edhe rekordin me 6 pjesëmarrje si trajner në një Botëror.
    

5 herë e ka fituar Brazili Botërorin (1958, 1962, 1970, 1994, 2002). 6 herë e kanë fituar Botërorin vendet organizatore (Uruguai 1930, Italia 1934, Anglia 1966, Gjermania 1974, Argjentina 1978, Franca 1998). Deri tani të gjithë mikpritësit e kanë kaluar raundi e parë të Botërorit.
    

7 skuadra kanë vënë kurorën e kampionit të Botës: Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina, Uruguai, Anglia dhe Franca. Të gjitha marrin pjesë në Afrikën e Jugut.
    

9 qytete në Afrikën e Jugut mirëpresin Botërorin. Me gjithë Johanesburgun, që do të përdorë dy stadiume, numri shkon në 10 stadiume
    

10 gola ka shënuar sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Klose, në Botërorët 2002 dhe 2006. Këtë herë, në Afrikën e Jugut, ai mund të thyejë rekordin e brazilianit Ronaldo me 15 gola të shënuar në Botërorë.
    

12 gola kanë shënuar Moumouni Dagano i Burkina Fasos dhe Osea Vakatalesau për Fixhi në eliminatoret e Botërorit. Prandaj ata ndajnë kurorën e golashënuesit të eliminatoreve. Por të dyja skuadrat e tyre nuk janë kualifikuar në këtë Botëror.
    

13 herë ka shënuar francezi Fonten në Botërorin e Suedisë 1958. Golashënuesi më i mirë i botërorëve, Ronaldo, ka realizuar 15 golat e tij në katër turne (1994, 1998, 2002, 2006).
    

18 Kombëtare kanë mundësinë të luajnë Botërorin e 18 të tyre. Vetëm Brazili ka marrë pjesë në të gjithë Botërorët, në të 19.
     

25 ndeshje ka luajtur rekordmeni i kombëtares gjermane në Botërorë, Lotar Mateus në pesë Kupa Bote 1982, 1986, 1990, 1994 dhe 1998, si asnjë futbollist tjetër.
    

28 gjyqtarë nga 28 shtete do drejtojnë 64 takimet. 31 ditë do të zgjasë Botërori, nga ndeshja e hapjes në Johanesburg më 11 qershor deri në finale, e cila do të zhvillohet po në Johanesburg më 11 korrik 2010.
    

32 skuadra marrin pjesë në Botërorin “Afrika e Jugut 2010”. 42 vjeç e 39 ditë ishte sulmuesi kamerunas, Roxher Milla, në ndeshjen ndaj Rusisë në Botërori USA ’94. Prandaj Milla është futbollisti më i vjetër, që ka luajtur në një Botëror.
    

61 futbollistë të huaj, që luajnë në Gjermani, janë grumbulluar në të 32 skuadrat pjesëmarrëse. Vetëm Anglia qëndron përpara me 96 legjionarë.
    

64 ndeshje do të zhvillohen në Botëror. 90 dhoma ka prenotuar Gjermania në rezidencën e saj, në “Hotel Velmoré Grande” mes Johanesburgut dhe Pretorias, për kohën e qëndrimit të saj.
    

96 ndeshje me kombëtaren ka luajtur deri tani Miroslav Klose, më shumë se cilido lojtar tjetër aktual i Gjermanisë.
    

171 gola u shënuan në Botërorin Franca ’98, më shumë se në çdo Kupë tjetër Bote. Një mesatare më e lartë golash u shënua në Botërorin Zvicra 1954. Në vetëm 26 takime shikuesit panë në total 140 gola, pra një mesatare 5,38 gola për ndeshje.
    

200 kombëtare nga 6 kontinente morën pjesë në eliminatoret e Botërorit 2010, përfshi këtu edhe ekzotikët Samoa Amerikane, Makao dhe Montserrati. Kampionia e Europës, Spanja, i fitoi të 10 ndeshjet eliminatore.
    

736 lojtarë, nga 23 për Kombëtare, lejohet të grumbullohen nga të gjithë trajnerët për Botërorin.
    

738 euro kushton bileta më e shtrenjtë e Botërorit.
    

18.000 vullnetarë do të kujdesen në Botëror për turistët, skuadrat dhe gazetarët. Konkurruan 67.999 vullnetarë nga 170 shtete.
    

250.000 euro do të marrin lojtarët e Gjermanisë nëse shpallen kampionë bote. Për krahasim: në 1954 morën Fritz Valter & Co. 2500 marka, një televizor, një çantë lëkure dhe një motoçikletë.
    

300.000 vizitorë nga e gjithë bota pritet të shkojnë në Afrikën e Jugut për Botërorin. 3.000.000 bileta janë në shitje për 64 ndeshjet e Botërorit.
    

20.500.000 euro premi jep FIFA për fituesin e Botërorit. 407.000.000 euro është buxheti i gjithë Botërorit. 26.290.000.000 shikues ndoqën Botërorin 2006 në televizor. Për turneun në Afrikën e Jugut pritet që numri i shikuesve të rritet.

Burimi: TRT

Posted in SportComments Off on Disa statistika të Botërorit “Afrika e Jugut 2010″

Atlantis në udhëtimin e saj të fundit në hapësirë


Anija kozmike 25-vjeçare Atlantis, ankorimi i së cilës është planifikuar të bëhet nesër, gjendet në udhëtimin e 32-të dhe të fundit të saj
   
Agjencia Kombëtare Amerikane e Aviacionit dhe Hapësirës, NASA, njoftoi se anija kozmike Atlantis e dërguar në Stacionin Orbital Ndërkombëtarë për detyrën e fundit u lanciua nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

Anija Atlantis së bashku me 6 kozmonaut, në Stacionin Orbital Ndërkombëtarë transporton edhe një modul të prodhimit rus për hulumtim dhe ankorim.

Anija kozmike 25-vjeçare Atlantis, ankorimi i së cilës është planifikuar të bëhet nesër, gjendet në udhëtimin e 32-të dhe të fundit të saj. Ajo do të qëndrojë në hapësirë për 12 ditë.

Burimi: TRT

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Atlantis në udhëtimin e saj të fundit në hapësirë

61 vjetori i krijimit të Këshillit të Evropës


Këshilli i Evropës është themeluar më 5 maj të vitit 1949, me marrëveshjen që nënshkruan në këtë datë 10 vende të Evropës, Belgjika, Danimarka, Franca, Holanda, Anglia, Irlanda, Suedia, Italia, Luksemburgu dhe Norvegjia.
   
Këshilli i Evropës (KE), i cili po feston 61-vjetorin e themelimit, është një institucion i formuar pas Luftës II Botërore, me idenë që Evropa të mos e jetojë përsëri tragjedinë që jetoi gjatë kësaj lufte, nga ku doli me humbje të mëdha materiale dhe shpirtërore. Objektivi kryesor i Këshillit me qendër në qytetin Strasburg të Francës, është përcaktuar të jetë ngulitja në Evropë e sigurisë dhe bashkëpunimit në vend të tensionimit dhe luftërave…

Për këtë qëllim, më 5 Maj të vitit 1949, 10 vende të Evropës, Belgjika, Danimarka, Franca, Holanda, Anglia, Irlanda, Suedia, Italia, Luksemburgu dhe Norvegjia nënshkruajnë  marrëveshjen me anë të së cilës themelohet Këshilli i Evropës…

Në vitin pasues të themelimit të Këshillit të Evropës, pra në 1950-n, në këtë institucion marrin pjesë me cilësinë e vendeve themeluese edhe Turqia, Greqia dhe Islanda…

Edhe në vitet e mëvonshme, së pari me pjesëmarrjen e vendeve të Evropës Perëndimore, më vonë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik me pjesëmarrjen e vendeve të Evropës Lindore dhe me atë të disa vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik që fituan pavarësinë, numri i vendeve anëtare në këtë institucion arriti në 46. Së fundmi më 11 maj 2007, në Këshillin e Evropës mori pjesë Mali i Zi. Kështu numri i vendeve anëtare bëhet 47…

Në Këshillin e Evropës ka edhe vende që marrin pjesë si vëzhguese. SHBA-ja, Japonia, Kanadaja, Vatikani dhe Meksika marrin pjesë si vende me statusin e vëzhgueses në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, ndërsa Izraeli, Kanadaja dhe Meksika kanë statusin e vendit vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës…

Në bazë të statusit në Këshillin e Evropës mund të bëhen anëtare të gjitha vendet evropiane që respektojë dhe janë besnike ndaj parimeve të       respektimit të supremacisë së ligjit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), duke patur për qëllim zhvillimin e marrëdhënieve me vendet që kanë bërë kërkesë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe garantimin e mbështetjes për përgatitjen e tyre për anëtarësim në Këshill, u jep këtyre vendeve statusin “e të Ftuarit të Posaçëm”. Vendet që fitojnë këtë status, marrin pjesë me nga një delegacion parlamentar në punimet e APKE-së dhe komisioneve të saj të ndryshme. Kështu vendeve të interesuara nga njëra anë u jepet mundësia të informohen dhe fitojnë eksperiencë rreth funksionit të Këshillit të Evropës, ndërsa nga ana tjetër u krijohet mundësia të bëjnë vlerësimin se në çfarë fushash mund të përfitojnë ato prej Këshillit të Evropës.

Tani le tu hedhim një sy synimeve të Këshillit të Evropës. Ato mund t’i përmbledhim në katër kapituj kryesorë…

– Mbrojtja dhe fuqizimi i parimeve të të drejtave të njeriut, demokracisë pluraliste dhe shtetit ligjor;

– Zgjidhja e problemeve të racizmit, ksenofobisë, lëndëve narkotike dhe mjedisit;

– Kontributi për formimin dhe zhvillimin e identitetit kulturor evropian;

–  Mundësimi i arritjes së kushteve më të mira të jetesës për shtetasit e vendeve anëtare.

Punimet e Këshillit të Evropës në fushat e sipërpërmendura zakonisht përfundojnë me përgatitjen e Konventave ose Protokolleve. Këshilli nuk është kufizuar vetëm me përgatitjen deri më sot e 209 Konventave dhe Protokolleve, si dhe arritjen e integrimit ndërmjet vendeve anëtare, por ka realizuar njëkohësisht edhe qëllimin për krijimin e normave të përbashkëta dhe të një sistem ligjor evropian.

Punimet e Këshillit të Evropës drejtohen nga: Komiteti i Ministrave, që përfaqëson qeveritë; Asambleja Parlamentare, që përfaqëson parlamentet kombëtare dhe Kongresi për Autoritetet Lokale dhe Rajonale, që përbëhet nga kryetarët e bashkive të vendeve anëtare ose përfaqësuesit e administratave vendore. Të tre këto organe punojnë me mbështetjen e Sekretarisë së formuar prej nëpunësve që drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili zgjidhet një herë në 5 vjet.

Buxheti i Këshillit të Evropës garantohet nga vendet anëtare. Gjuhët zyrtare të Këshillit janë anglishtja dhe frëngjishtja.

Në Këshillin e Evropës nuk janë anashkaluar as mekanizmat e kontrollit me përgjegjësitë e vendeve anëtare. Kontrolli në Këshillin e Evropës bëhet nga: Komiteti i Ministrave, që formon krahun qeveritar; Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës(APKE), e cila formon krahun parlamentar; si dhe administratat vendore, që kryejnë aktivitetin në kuadër të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale (KALR). Gjithashtu ekzistojnë edhe marrëveshje që zotërojnë mekanizmat e tyre të kontrollit, ndër të cilat më të njohurat janë Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës.

Turqia, si një nga vendet themeluese më të vjetra të këtij Këshilli, i kushton rëndësi të madhe qoftë marrëdhënieve të saj me institucionin, qoftë edhe pozicionimit të duhur të institucionit në arkitekturën evropiane. Turqia mbështet përzemërsisht rritjen e aktivitetit të këtij institucioni, i cili përfshin pjesën më të madhe të vendeve që ndodhen brenda kufijve të hapësirës gjeografike të Evropës.

Turqia, ashtu si në çdo fushë, Këshillin e Evropës e shikon si një platformë të rëndësishme dialogu edhe në çështjet e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga Turqia ka 12 anëtarë kryesorë dhe 12 të tjerë rezervë, të cilët përbëjë Delegacionin e Turqisë në APKE dhe marrin pjesë rregullisht në punimet e saj.

Gjatë Sesionit Dimëror 2010 të Seancës Plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në datën 25 janar 2010, Kryetari i Delegacionit të Turqisë, Mevlyt ÇAVUSHOLLU (Mevlüt ÇAVUŞOĞLU) u zgjodh me unanimitet votash President i APKE-së. Ndërsa Drejtimin e Delegacionit të Turqisë e mori përsipër Eroll XHEBEXHI (Erol CEBECİ).

Turqia edhe në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale merr pjesë me një delegacion të përbërë nga 12 anëtarë kryesorë dhe 12 të tjerë rezervë. Këtë delegacion, qysh nga data 27 maj 2008 e këtij, e kryeson Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm Bashkiak të Stambollit nga Komuna Sulltangazi, Javuz MILDON (Yavuz MİLDON).

Kryesia e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili përbën edhe mekanizmin vendimmarrës, një nga 3 organet themelore të organizatës, në periudhën Nëntor 2010-Maj 2011, do t’i kalojë për 6 muaj Turqisë. Ndërsa pas saj, kryesinë e radhës së Komitetit të Ministrave të KiE-së do ta marrë Ukraina.

Përparësia e Turqisë brenda Këshillit të Evropës është përcaktuar të jetë prurja e marrëdhënieve ekzistente me këtë institucion në një nivel të bazuar në mirëkuptim dhe kontribut reciprok, duke u purifikuar nga kritikat e njëanshme negative.

Lufta kundër terrorizmit dhe racizmit, përbën çështjen parësore të Turqisë në Këshillin e Evropës.

Përpjekjet e saj që Këshilli i Evropës të funksionojë në mënyrë më efikase, Turqia do t’i vazhdojë edhe në periudhën në vijim…

Burimi: TRT

Posted in BotaComments Off on 61 vjetori i krijimit të Këshillit të Evropës

Presidenti iranian propozoni një çarmatim nën mbikqyrje ndërkombëtare


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad propozoi sot krijimin e një organi ndërkombëtar të pavarur për të kontrolluar çarmatimin bërthamor dhe mospërhapjen e armëve bërthamore dhe kërkoi ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara dhe të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.    
Ahmadinexhad, vendi i të cilit akuzohet, veçanërisht nga Perëndimi, me në krye Shtetet e Bashkuara, se po përpiqet të pajiset me armën bërthamore dhe kërcënohet me sanksione të reja ndërkombëtare, u shpreh në hapje të një konference ndërkombëare që po mbahet në Teheran për çarmatimin bërthamor.
“Një organ i pavarur ndërkombëtar, i pajisur me të drejta të plota të dhëna nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, duhet të krijohet për të planifikuar dhe mbikëqyrur çarmatimin bërthamor dhe për të penguar përhapjen e armëve bërthamore”, deklaroi ai.
Presidenti iranian shtoi se “shtetet që kanë armën bërthamore, ato që e kanë përdorur dhe ato që kanë kërcënuar se do ta përdorin dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duhet të pezullohen nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, IAEA.
Sipas tij, një rishikim i Traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore, “duhet të kryhet nga vendet e pavarura që nuk kanë armë bërthamore”. “Prania e vendeve që kanë armën bërthamore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, pengon hartimin e një traktati të drejtë”, shtoi ai.
Sipas Ahmadinexhadit e drejta e vetos e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është “antidemokratike, e padrejtë dhe çnjerëzore”. Kjo e drejtë ose duhet të anulohet, ose nëse janë dakord disa për ta mbajtur, të zgjerohet me disa vende të Amerikës Latine, të Azisë, Afrikës dhe Evropës për të zvogëluar pasojat e efekteve negative.
Irani, i cili e përgënjeshtron me forcë se po përpiqet të prodhojë armën bërthamore, shprehet se programi i tij bërthamor është vetëm civil dhe nuk pranon të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
Pikërisht përpara fjalës së Ahmadinexhadit, udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, përsëriti në një mesazh për konferencën se “përdorimi i armëve bërthamore është i ndaluar nga Islami”.
Sipas autoriteteve iraniane, gjatë konferencës dyditore, ku vendet perëndimore nuk janë të pranishme, do të diskutohet për “çarmatimin bërthamor, mospërhapjen e armëve bërthamore dhe përdorimin e teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore”.
Në këtë konferencë marrin pjesë shefat e diplomacive të tetë vendeve: Iraku, Siria, Libani, Omani, Armenia, Turkmenistani, Afrika Qendrore dhe Svazilendi si dhe disa zëvendëskryeministra të Rusisë, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një “asistent i posaçëm i ministri të Jashtëm kinez.

Burimi:TRT

Posted in BotaComments Off on Presidenti iranian propozoni një çarmatim nën mbikqyrje ndërkombëtare

Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës


Në takimin që realizoi pardje me Nënsekretarin amerikan të Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Xhejms Steinberg (James Steinberg), i cili ndodhej për kontakte në rajon, Tadiç u shpreh se ka sjellë “vullnetin e tyre të mirë” për bashkëpunim me Amerikën dhe Bashkimin Evropian, por asnjëherë nuk kanë për ta njohur Kosovën.

Boris Tadiç, në lidhje me Kosovën theksoi se këmbëngul për realizimin e më shumë bisedimeve rreth një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse “me anë të së cilës nuk do të ketë as të fituar dhe as të humbur”.

Ndërsa Zëvendës Sekretari amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, Xhejms Steinberg deklaroi se ai ka shkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë në kuadër të vizitës së tij në Ballkan dhe se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e fuqizimit të saj si shtet.

Steinberg, i cili u takua edhe me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, vuri në dukje se Kosova, veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë, ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm dhe se kjo gjë e bën atë të ndihet i lumtur.

Burimi: TRT

Posted in BotaComments Off on Tadiç: Nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës

Anija kozmike ruse “Sojuz” filloi misionin e saj 6 mujor në gjithësi


Anija kozmike ruse ”Sojuz” u nis sot për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor duke filluar kështu odisenë 6-mujore në orbitë me një ekuipazh ruso-amerikan në bord.

”Rusët Aleksander Skvorcov dhe Mihail Kornijenko dhe amerikani Tracy Caldwell Dyson u shkëputën me anijen e tyre nga kozmodromi rus i Bajkonurit në jug të Kazakistanit, në orën lokale 08:04”, tha zëdhënësi i misionit të kontrollit.

Pritet që të hënën “Sojuz” të ankorohet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, 320 km larg nga sipërfaqja e tokës.

Në ekuipazh marrin pjesë edhe astronautë japonezë.

Misioni i treshes do të zgjasë deri në muajin shtator, para vizitës së fundit të anijes kozmike në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Planifikohet të dërgohet për një mision 13 ditor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor edhe anija kozmike amerikane Discovery.

Burimi: TRT

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Anija kozmike ruse “Sojuz” filloi misionin e saj 6 mujor në gjithësi

India testoi dy raketa me rreze të mesme veprimi


India testoi dy raketa me rreze të mesme veprimi që kanë mundësinë e bartjes së kokave bërthamore.

Dy raketa me rreze veprimi prej 150-350km që kanë mundësinë e bartjes së kokave bërthamore, u lansuan me sukses nga gjiri i Bengalit nga një anije luftarake e Indisë.

India kishte njoftuar se brenda një viti do të bëjë testimin e raketave me rreze veprimi mbi 5 mijë kilometra.

India dhe Pakistani, dy rival të mëdhenj të rajonit të Azisë Jugore, njëkohësisht janë edhe dy vende që kanë armatim bërthamor.

India, e cila testimin e parë nuklear e bëri në vitin 1974, në vitin 1998 ishte vetëshpallur si fuqi nukleare.

Testimet e Indisë shikohen me shqetësim posaçërisht nga Pakistani.

Burimi: TRT

Posted in BotaComments Off on India testoi dy raketa me rreze të mesme veprimi

Advert

Archives