Tag Archive | "shqiperia"

Minimumi i rrogave ne shtetet e Evropes


Raportimet nga 2005-2011

 

Albania                    muaj € 149.00                    ore € 0.75

Andorra                  muaj €  915.20                   ore € 5.28

Armenia                 muaj €  110                         ore € 0.55

Austria                   muaj €  1,000                      ore € 5.77

Belgium                 muaj €  1,440.67                ore € 8.31

Bosnia-Herzegovina   muaj €  180.00      ore € 0.85

Bulgaria               muaj €  176                         ore € 0.84

Croatia                muaj €  484                         ore € 2.32

Cyprus                muaj € 840                          ore €4.85

Cekia                     muaj € 410                          ore €1.9

Denmark               muaj € 1400                         ore €6.9

Estonia                   muaj € 290.00                   ore €1.80

Finland                   nuk raportohet minimum pagese

France                     muaj € 1,393.82                 ore €9.22

Georgia                     nuk ka te dhena te fundit

Germany                  nuk raportohet minimum pagese

Greece                        muaj € 740.00            ore €4.27

Hungary                    muaj € 384                     ore €1.8

Iceland                       nuk raportohet minimum pagese

Ireland                      muaj € 1,499.33            ore €8.65

Italy                            nuk raportohet minimum pagese

Kosove                      muaj €  80    ——          Jozyrtare

Latvia                      muaj € 324                            ore €1.56

Liechtenstein           nuk raportohet minimum pagese

Lithuania                muaj € 352                         ore €1.69

Luxembourg          muaj € 1,570.28               ore €7.5

Macedonia                nuk raportohet minimum pagese

Malta                         muaj € 634.75                 ore €3.66

Moldova                 muaj € 49                             ore €0.23

Monaco                muaj € 1,509.73                  ore  €8.71

Montenegro             muaj € 55.00                   ore €0.32

Netherlands          muaj € 1,398.00                 ore €8.07

Norway                   nuk raportohet minimum pagese

Poland                  muaj € 575                          ore €2.7

Portugal                   muaj € 485.00             ore  €2.02

Romania                    muaj € 226                   ore €1.0

Russia                         muaj € 171                    ore €0.8

San Marino              muaj € 1,220.27           ore €7.04

Serbia                            muaj € 267                 ore €1.28

Slovakia                        muaj € 307.70         ore €1.76

Slovenia                        muaj € 562.00          ore €3.32

Spain                              muaj € 744.92           ore €4.26

Sweden                        nuk raportohet minimum pagese

Switzerland                   nuk raportohet minimum pagese

Turkey                          muaj € 428                          ore €2.0

Ukraine                        muaj € 140                          ore €0.67

United Kingdom            muaj € 1384                    ore €6.6

 

Burimi Wikipedia

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Minimumi i rrogave ne shtetet e Evropes

Kantrimen: Palët të respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor


Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen, përshëndeti procesin zgjedhor në Shqipëri, megjithë mosmarrëveshjet e fundit mbi numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, vendim që, siç tha ai, do ta marrë Kolegji Zgjedhor. Zoti Kantrimen tha se përfundimi i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë edhe perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinën Tomas Kantrimen vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në zgjedhjet vendore në Shqipëri, duke thënë se kjo tregon interesin shqipëtarëve për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë.

“Dua të përshëndes votuesit në Shqipëri jo vetëm për pjesëmarrjen e lartë, por edhe për një proces paqësor votimi. Kjo, – tha zoti Kantrimen, – është fitore e madhe për popullin shqiptar”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit tha se këto ishin zgjedhjet më të mira që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri:

“Mendoj se këto ishin zgjedhjet më të pastërta dhe të drejta që ka parë Shqipëria në historinë e saj. Nuk dua të minimizoj problemet që u shfaqën dhe që vazhdojnë të jenë, por shoh shumë shenja pozitive në mënyrën si u zhvilluan këto zgjedhje.”

Zoti Kantrimen tha se secila parti mund të nxjerrë mësime nga kjo përvojë. “Dy partitë e mëdha dolën më mirë në disa zona që e prisnin dhe më keq në disa të tjera. Kjo, më bën të arrij në përfundimin se jeta politike në Shqipëri është e balancuar mes dy forcave të fuqishme. Por në të njëjtën kohë, kjo krijon detyrime për të dy palët për të bashkëpunuar në mënyrë të civilizuar, qoftë përmes debateve publike, parlamentit, apo për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë e presin jo vetëm populli shqiptar, por edhe Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.”- tha zoti Kantrimen.

Për çështjen e debatueshme të votave të hedhura në kutitë e gabuara zoti Kantrimen tha:

“Çështja e votave të hedhura në kuti të gabuara nuk u trajtua siç duhet. Ne thamë që në fillim që rregullat duhet të jenë të qarta dhe duhen zbatuar në mënyrë të drejtë dhe transparente.”

Rregullat për numërimin e votave të hedhura gabim u bënë pas ditës së zgjedhjeve dhe baza ligjore e këtij vendimi nuk është e qartë për ne, tha zoti Kantrimen. Ai shtoi se megjithëse e kupton argumentin e KQZ-së, mendon se ky ai “mund dhe duhej të ishte bërë para zgjedhjeve dhe me konsensus mes partive, pa pasur nevojë të hidhte hije mbi një proces që ishte shumë pozitiv”.

“Dua të vë në dukje se unë nuk po them që vendimi është i paligjshëm. Unë thjesht po them se baza ligjore nuk është e qartë për ne dhe duket se nuk është në përputhje me praktikat e mëparshme të komisioneve zgjedhore.”- tha zoti Kantrimen.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Kantrimen tha se tani çështja duhet zgjidhur përmes institucioneve kushtetuese. Pra, së pari me apelime në KQZ dhe pastaj në Kolegjin Zgjedhor. Ky proces duhet të vazhdojë punën në mënyrë të pavarur dhe të dy palët duhet të premtojnë se do ta respektojnë rezultatin.  Pyetjes nëse kjo mosmarrëveshje pret një zgjidhje politike apo ligjore, zoti Kantrimen ju përgjigj:

“Kur flas për vendime konsensuale, dhe tani flas në emër të Shteteve të Bashkuara, e kam fjalën për një vendim që duhet të ishte marrë brenda KQZ-së para zgjedhjeve, në lidhje me atë se çfarë duhej bërë për fletëvotimet e hedhura në kutitë e gabuara, që ka qenë çështje e lindur që në votimet e mëparshme. Tani kemi certifikimin e rezultateve të përkohshme nga KQZ-ja që nuk u mor në bazën e një konsensusi, prandaj tani kjo është çështje ligjore që i takon Kolegjit Zgjedhor ta vendosë.”

Ne presim, tha zoti Kantrimen, që Kolegji Zgjedhor të marrë një vendim të bazuar në ligj, pa presionin e asnjë prej partive. Ky është detyrim ligjor, tha ai.

“Në aspektin politik, ne presim që të dy palët të shmangin kërcënimet për demonstrata dhe dhunë nëse nuk u pëlqejnë rezultatet,”- tha zoti Kantimen.

Ai tha se nuk është e përgjegjshme të thuhet që përpara, se rezultatet nuk do të pranohen, nëse njëri prej kandidatëve mbetet i pakënaqur. Ne presim tha zoti Kantrimen, që palët të respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe të tregojnë më shumë bashkëpunim në të gjitha nivelet e pushtetit.  Zoti Kantrimen shtoi se perspektiva e integrimit evropian të Shqipërisë do të varet nga mënyra e zgjidhjes së këtij procesi zgjedhor. Ky proces tha ai, duhet zgjidhur përmes mekanizmave ligjore, me dinjitet dhe jo me dhunë.

Burimi:  VOA

Posted in BotaComments Off on Kantrimen: Palët të respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor

Ashton dhe Fyle: Shqipëria të kërkojë këshillim nga jashtë për vendimet e KQZ-së


Dy drejtues të lartë të Bashkimit Europian, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme, Katherin Ashton, dhe komisioneri për zgjerimin, Shtefan Fyle, u bënë thirrje partive shqiptare ta zgjidhin me dialog çështjen e votave të hedhura gabimisht. Ata propozuan që Shqipëria mund të kërkojë këshillim të pavarur nga jashtë për vendimet e debatuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesja e lartë, Ashton, dhe komisioneri Fyle, u kërkuan forcave politike shqiptare të nisin dialogun për të diskutuar çështjen e votave të hedhura gabim.

Zyrtarët e lartë të BE-së publikuan në mbrëmje një deklaratë të përbashkët ku theksuan se presin që “procedurat e apelimit të jenë të ndershme, transparente dhe të mbahen në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues”. Zonja Ashton dhe komisioneri Fyle deklaruan se “logjika ligjore të vendimeve të KQZ-së, për të numëruar të ashtuquajturat vota ‘të hedhura gabimisht’, është një çështje që përbën shqetësim”. Ata pohuan se “procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende. Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër plotësimin e procedurave të apelit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i monitorimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR”.

Zyrtarët e lartë të BE-së theksojnë në deklaratën e tyre se “zgjidhje konsensuale dhe të qëndrueshme mund të gjenden për ato çështje të cilat nuk janë mbuluar në mënyrë eksplicite nga ligji dhe që kërkojnë interpretim. Për këtë qëllim, partitë duhet të nisin menjëherë dialogun në mënyrë që të bien dakort se si ta trajtojnë çështjen e votave “të hedhura gabimisht”. Një mundësi që mund të merret në konsideratë është që të kërkohet këshillim nga jashtë i pavarur për vendimet e debatuara të KQZ-së”. Zonja Ashton dhe zoti Fyle theksuan se “interesi i vendit dhe vazhdimësia e procesit të integrimit evropian duhet të mbizotërojë para interesave partiake. Udhëheqësit politikë duhet të jenë në lartësinë e aspiratave evropiane dhe demokratike të qytetarëve shqiptarë”.

Deklarata e përbashkët e politikanëve të lartë europianë u publikua ndërkohë që Partia Socialiste bëri të ditur se nuk do të njohë rezultatet e shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku Lulzim Basha njihet si fitues zyrtarisht. Ndonëse kandidati Basha u shpreh se do të priste me durim edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi vendimet e nxjerra nga KQZ, kandidati tjetër Edi Rama i tha shtypit se nuk do të njohë asnjë rezultat që nuk pasqyron fitoren e tij me 10 vota, të publikuar në rezultatet paraprake. Zoti Rama tha se PS do të vazhdojë tubimet e protestës dhe se KQZ shkeli ligjin me numërimin e votave të hedhura gabimisht në kuti me ngjyra të tjera.

KQZ shpalli fitues me 81 vota kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, pasi numëroi disa qindra vota hedhura gabimisht në kuti me ngjyra të tjera. Ndërsa socialistët i kërkuan Kolegjit Zgjedhor të shpallë si të paligjshme këtë procedurë të paparashikuar dhe të njihte fitoren e kandidatit Edi Rama. Në pritje të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, debatet vazhdojnë po aq të ashpra sa edhe shifrat e ngushta të kësaj gare që nga fillimi u vlerësua prej socialistët si zgjedhje politike, ndonëse për demokratët ishin zgjedhjet vendore të radhës.

Burimi: Zëri i Amerikës
Ilirian Agolli | Tiranë  E martë, 24 Maj 2011

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Ashton dhe Fyle: Shqipëria të kërkojë këshillim nga jashtë për vendimet e KQZ-së

Eurovision Song Contest: Eliminohet Shqipëria


Përfaqësuesja e Shqipërisë, Auerla Gaçe, nuk ka arritur që ta sigurojë finalen e madhe të festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest” që po mbahet në Düsseldorf të Gjermanisë. Aurela me këngën e saj “Feel The Passion” shfaqi performancë të jashtëzakonshme megjithëse nuk arriti të kualifikohej në finale. Në mesin e dhjetë vendeve që siguruan finalen e Eurovision 2011 janë: Serbia, Lituania, Greqia, Azerbaixhani, Gjeorgjia, Zvicra, Hungaria, Finlanda, Rusia dhe Islanda.

Burimi: DW

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Eurovision Song Contest: Eliminohet Shqipëria

Greqi: reforma e pensioneve edhe për pakicën greke në Shqipëri


Instituti grek i Pensioneve (OGA) ka nisur reformimin e sistemit të pensioneve duke njoftuar kritere te reja edhe për banorët e pakicës greke në Shqipëri, të cilët përfitonin nga ky sistem. Kriteret pritet të ulin numrin e përfitimit të pensioneve nga një kategori e gjerë e banorëve të pakicës greke, mbi moshën 65 vjeç.

Banorët jetojnë në Gjirokastër dhe në Sarandë, kryesisht në zonat ruale. Këta banorë nga burime jo zyrtare llogariten në mbi 20 mijë. Ata përfitonin deri tani një pension nga 300 deri në 500 dollarë amerikanë në muaj në kuadrin e një financimi nga qeveria greke. Shifra është mjaft e konsiderueshme po të kihet parasysh që pensionet shqiptare nuk e kalojnë të 200 dollarët në muaj. Në zonën rurale kjo shifër është edhe më e ulët.

Ndryshimet në dokumentacionin e pensioneve, sipas burimeve zyrtare greke, përfshijnë ripërtëritjen e dokumenteve të identitetit, dëshmisë së prejardhjes, legalizimin e një seri dokumentesh si në institucionet shqiptare dhe ato greke, dëshmitë nëse personat marrin pension nga shteti shqiptar si dhe të dhëna të tjera familjare.

Instituti grek i Pensioneve përcaktoi 5 majin si afat të dorëzimit të këtyre dokumenteve përmes një qarkoreje të njoftuar nga mjetet lokale të informimit. Dhjetëra pensionistë janë dyndur ditët e fundit pranë zyrave të administratës në Gjirokastër dhe në Sarandë për të plotësuar dokumentet. Legalizimi i këtyre dokumenteve tani kryhet lirisht pasi selitë konsullore janë lehtësuar nga liberalizimi i vizave dhe agjensitë postare kanë marr një rol gjithnjë e më të madh në sigurimin e këtyre shërbimeve.

Vitin e shkuar shtypi qëndror grek kishte folur për reformimine këtij sistemi pasi dyshohej se qindra pensionistë nga Shqipëria e përfitonin këtë skemë në mënyrë të padrejtë. Sipas shtypit grek, vendimi merrej prej krizës së thellë të ekonomisë greke e cila nuk kishte kursyer edhe pensionistët, pjesëtarë të pakicës greke që jetonin në Shqipëri. Për shumë prej tyre vështirësitë e marrjes së pensioneve filluan që dhjetorin e vitit të kalur me disa praktika shtrënguese të autoriteteve greke në tërheqjen e pensioneve nga pensionistët pranë Bankave të Greqisë.

 

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Greqi: reforma e pensioneve edhe për pakicën greke në Shqipëri

Sabri Godo: Të arrestohet konsulli grek, atentat ndaj pavarësisë së Shqipërisë


Deklaratat e para dy ditëve bërë nga konsulli grek në Korçë se korçarët edhe vllahët janë grekë kanë sjellë reagimin shumë figurave publike të politikës shqiptare. Anëtari i nderit i Partisë Republikane edhe historiani Sabri Godo ka thënë se ky konsull edhe persona të tjerë si Nikolas Gejxh kanë për mision çkombtarizimin e shqiptarëve dhe për këtë arsye duhet të ndiqen penalisht.

“Ky konsull edhe persona të tjerë si Nikolas Gejxh po shfaqin haptazi punën e tyre ç’kombëtarizuese, minonjëse, diskriminuese edhe atë aneksonjëse”, tha Godo. Ai ka cituar se ky konsull ka bërë një atentat të pafalshëm ndaj pavarësisë së popullit shqiptar edhe se këta persona duhen ndaluar menjëherë nga ligji i cili është në dorë të qeverisë. Godo tha se këta persona po rekrutojnë pensionistë të varfër korçarë të cilët vuajnë për bukën e gojës duke i dhënë atyre paga mujore vetëm për vetëm që në çastin e duhur domethënë kur të bëhet regjistrimi i popullsisë t’jua ndërrojnë kombësi edhe shtetësinë. Gjithashtu ai është prononcuar se konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka dhunuar haptazi varret e të parëve tani gjithashtu edhe të figurave më të shquara të qytetit të Korçës që kanë bërë bujë ndër kohëra. Godo, me një ironi të thellë ka theksuar se qëllimi i këtij konsulli edhe i shokëve të tij është ti bëjnë edhe figurat publike të kaluara të Korçës në grekë ashtu siç bënë para disa vitesh edhe Skënderbeun. Këta persona tha ai po bëjnë një fyerje të rëndë ndaj parimeve njerëzore, fyerje ndaj njeriut sepse kombësia do te thotë prindër. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve korçarëve që në qoftë se do të ndërrojnë kombësinë do të ndërrojnë prindërit në radhë të parë pastaj gjuhën, zakonet edhe traditat. “Këta grekë po përfitojmë nga problemet e Shtetit Shqiptar duke vënë në vepër një shprehje të vjetër të tyre “Ujku do mjegull” sepse ne jemi në mjegull edhe greku ky ujk ka filluar rrugën e tij për të ngrënë prenë e tij të dobët”, u shpreh Godo.

Posted in ShqiperiaComments Off on Sabri Godo: Të arrestohet konsulli grek, atentat ndaj pavarësisë së Shqipërisë

Komuniteti mysliman në Shqipëri kundër ndalimit të mbajtjes së shamisë në shkolla


Udhëheqësit e komunitetit mysliman në Shqipëri u shprehën të martën kundër një projektligji për arsimin, i cili do të largojë të gjitha simbolet fetare nga shkollat, përfshirë edhe shaminë e kokës. “Ne jemi të shqetësuar për mundësinë e miratimit të ligjit, i cili do t’u ndalojë vajzave të fesë islame të mbajnë shami në shkolla,” thotë kryemyftiu Selim Muça në një deklaratë. Sipas Mucës, shamia “nuk është simbol fetar, por një praktikë e detyrueshme për të gjitha vajzat myslimane në adoleshencë.” Muça tha se do të takohet me ministrin shqiptar të Arsimit, Myqerem Tafaj, për të diskutuar çështjen, për të cilën ka frikë se mund të detyrojë vajzat të mbeten jashtë arsimit dhe punës. “Ndalimi i shamive islamike në sistemin kombëtar arsimor mund të përjashtojë një kategori të rëndësishme të qytetarëve nga e drejta për arsim, por edhe nga jeta publike,” tha Muça. Projektligji parashikon ndalimin e ekspozimit të çdo simboli fetar në shkollat shqiptare. Në bazë të kushtetutës Shqipëria është vend laik.

Burimi: DW

Posted in ShqiperiaComments Off on Komuniteti mysliman në Shqipëri kundër ndalimit të mbajtjes së shamisë në shkolla

Wikileaks, paralajmëron për publikimin e dokumenteve të reja


Shumë shtete po shqetësohen pas paralajmërimit të Wikileaks se do të publikojë mbi 3 milionë dokumente të Departamentit të Shtetit. Kështu, Hillary Clinton zhvilloi këtë javë një bisedë telefonike me homologun kinez Yang Jiechi. Ndërkohë, qeveria e Britanisë së Madhe  u ka kërkuar botuesve që ta informojnë nëse do të publikojnë dosje diplomatike me përmbajtje “pikante”.
Por këtë herë në dokumentet sekrete të Wikileaks parashikohet të publikohen edhe dokumente nga Shqipëria dhe marrëdhëniet me Greqinë. Dokumentet pritet të nxjerrin fakte të forta në lidhje me marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.

Sipas mediave greke dhe shqiptare, në dokumenta përfshihen edhe dosjet sekrete të marrëdhënieve mes Greqisë dhe disa shteteve të tjera.
Duke qenë se burimi i marrjes së këtyre dokumenteve është Shba atëherë Ministri i Jashtëm grek,  ka kërkuar sqarime se si kanë përfunduar në duart e SHBA-së informacione të klasifikuara si “top sekret” nga qeveria greke.

Gazeta Shqiptare njoftoi pak ditë më parë se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese kanë nisur tashmë negociatat shqiptaro-greke për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re të përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve.
Takimi i parë dypalësh ndërmjet Gazmend Turdiut për palën shqiptare dhe Yannis-Alexis Zepos, për atë greke është realizuar me dyer të mbyllura, në Ministrinë së Jashtme të Greqisë.

Permbledhje e materialeve te shtypit shqiptar dhe te huaj

Posted in BotaComments Off on Wikileaks, paralajmëron për publikimin e dokumenteve të reja

BE heq vizat me Shqipërinë. Politikanët thanë me këtë rast:


Kreu i PE për Ballkanin Perëndimor, Eduart Kukan: Shqipëria i ka plotësuar kriteret e kërkuara. Komisioni Europian do të ndjekë nga shumë afër qytetarët shqiptarë që do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, që ata  të mos kërkojnë azil politik, leje qëndrimi apo leje pune. Shtetet e zonës shengen presin vizitorë të rregullt nga Shqipëria.

Komisionari për Zgjerim Stefan Fyle : Vendimi unanim në këshill është sukses për Shqipërinë. Nuk është dhuratë, por rezultat i një pune të vështirë nga autoritetet dhe qytetarët tuaj.

Eurokomisionerja për Çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom: Eshtë një datë historike për të dy vendet që do të ndihmojë të dy popujt t’i afrohen Evropës.

Eurodeputetja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon: Ne i dhamë fund radhëve të gjata para konsulatave dhe i rrëzuam muret që ndanin familjet dhe miqtë.

Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka përshëndetur me mjaft entuziazëm vendimin e Bashkimit Europian: Mirëseredhe Shqipëri në Europën e lëvizjes së lirë!

Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Eugen Wollafarth: Liberalizimi i vizave, është një votëbesim për Shqipërinë.

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, bën apel qytetarëve që të informohen edhe për detyrimet me qëllim që të shmangin penalizimet nga mosrespektimi i rregullave.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: sot fitoi shpirti i lirë shqiptar. Liberalizimi jo dhuratë, por vendim i merituar.

Presidenti i Republikës Bamir Topi: Sot është një ditë e madhe. Për shqiptarët ra një tjetër mur, ai i vizave që kufizonte të drejtat themelore të lëvizjes së lirë. Është gëzim që duhet ndarë si sukses i përbashkët.

Kryeministri Sali Berisha: Vendim historik për shqiptarët një mesazh mjaft miqësor në prag të 100 vjetorit të pavarësisë.

Zv. Kryeministri Ilir Meta: Vendimi për liberalizimin e vizave është arritja më e madhe.

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto: Heqja e vizave një moment sublim.

Ish-ministri i jashtëm Kastriot Islami: Heqja e vizave është meritë e shqiptarëve, të mos politizohet.

Lideri i PS Edi Rama: Sot është një ditë e shënuar në historinë e vendit pasi shqiptarët kanë mundësi për të udhëtuar drejt Europës.

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on BE heq vizat me Shqipërinë. Politikanët thanë me këtë rast:

BE aprovon regjim pa viza për shqiptarët. Festime në Tiranë.


Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian miratuan të hënën propozimin për udhëtimet pa viza në zonën Shengen të qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje- Hercegovinës.

“Sot është një ditë historike për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën,” tha komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malstrom.

“Qytetarët e këtyre dy vendeve shpejt do të mund të udhëtojnë me një pasaportë biometrike pa viza në vendet e BE-së që janë pjesëtare të politikës së përbashkët të vizave dhe ato që janë në zonën Shengen,” tha ajo.

Komisioneri i Zgjerimit Stefan Fule tha se ky vendim duhet t’i inkurajojë këto vende për të kryer reformat e nevojshme për t’u afruar më shumë me BE-në.

“Regjimi pa viza është prova më e mirë se reformat në vend sjellin përfitime të prekshme për qytetarët dhe përparim në marrëdhëniet me BE-në,” tha zoti Fule.

“Mbi këtë bazë mund të ecet për të çuar përpara reformat e nevojshme për t’i afruar këto dy vende më afër me aspiratat e tyre evropiane,” tha komisioneri për Zgjerimin.

Ky vendim, thonë zyrtarët e BE-së, do të lehtësojë kontaktet midis njërëzve, do të ndihmojë në marrëdhëniet tregëtare dhe të biznesit, si dhe do të krijojë një mundësi për popujt e këtyre vendeve ta njohin BE-në më mirë.

Tirana përshëndet vendimin

Në Tiranë autoritetet shqiptare dhe opozita kanë nxituar të përshëndesin vendimin e BE për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

Me entuziazëm kryeministri Sali Berisha, që po e ndiqte drejtpërsërdrejti votimin, tha se “…kjo ditë historike, shënon arritjen më të madhe për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që pas rënies së perdes së hekurt”.

“Ky është mesazhi më miqësor që kombet e Evropës dhe qeveritë e tyre ju dërgojnë shqiptarëve në 98 vjetorin e pavarësisë së tyre” tha zoti Berisha.

Sipas tij “vendimi është kartolina më e bukur e jetës që qytetarët shqiptarë marrin për festat e fundvitit”.

Zoti Berisha tha se me vendimin e sotëm, shqiptarët nuk do të jenë më të ndarë. “Vendimi është shpërblim për sakrificat tona, kujtojmë ata të rinj të rënë në kufi,” tha kryeministri shqiptar.

Ndërkaq presidenti i vendit Bamir Topi tha se dita e sotme është një ditë feste.

“Na lejoni ta gëzojmë këtë ditë që është një ditë e shumëpritur,” tha ai, ndërsa i bëri thirrje politikës shqiptare për më shumë dialog e mirëkuptim.

Kreu i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, e përshëndeti këtë vendim si “legjitimim të sakrificave të qytetarëve shqiptarë”.

“Vulosja e këtij vendimi jashtëzakonisht të pritur për një kohë shumë të gjatë e bën këtë ditë, një ditë të shënuar në historinë e të gjitha përpjekjeve të këtij vendi, të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Evropës,” tha zoti Rama.

Edhe pse bie shi, qytetarët kanë dalë nëpër sheshe në mënyrë spontane në Tiranë por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë për të festuar lajmin e gëzuar për heqjen e vizave.

Entuziazmi është i madh, thotë korrespondenti i BBC-së në Tiranë, ndërsa flamujt e Shqipërisë dhe të vendeve anëtare të BE valëviten nga dritaret e makinave dhe ballkonet e pallatave.

Që prej 20 vitesh, nga thirrja e parë e studentëve “E duam Shqipërinë si gjithe Europa” një numër i madh djemsh e vajzash humbën jetën në qafa malesh me borë dhe ujrat e ftohtë te deteve për të hyrë ilegalisht në Evropë nga vështirësia e madhe e pajisjes me vizë për një vend të BE.

Masa kundër abuzimit

Megjithatë BE-ja shpreh shqetësim në lidhje me abuzimin e mundshëm të kësaj të drejte.

Komisionerja Malstrom vë në dukje se hapja e vendeve të BE-së për qytetarët e Ballkanit Perëndimor kohët e fundit ka sjellë “një fluks të rritur të kërkesave të pa bazë për azil”.

Si rrjedhim, komisioni ka krijuar një proces monitorues që synon të parandalojë rreziqet për abuzimin dhe keqpërdorimin e procedurave të kërkimit të strehimit.

“Është me rëndësi shumë të madhe që Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina të vazhdojnë të intensifikojnë fushatën informative për t’u shpjeguar siç duhet qytetarëve të tyre kuptimin e udhëtimit të shkurtër pa viza,” tha komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme.

Festime për heqjen e vizave

Fatos Ahmati
BBC, Tiranë

Tirana është bërë gati për festë për vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë.

Dekori i qytetit veçanërisht në rrugët kryesore ka ndryshuar dhe shprehja që ndeshet më shumë në vendet më të dukshme, është ‘Pa viza në Europë’.

Flamujt e Bashkimit Evropian valëviten kudo në rrugët e kryeqytetit.

Në kryqëzimet e rrugëve vendin e tabelave të qarkullimit e kanë zënë tabelat me emrat e kryeqyteve evropiane, si dhe distancat që ndajnë Tiranën prej tyre.

Për shkak të punimeve që Bashkia e Tiranës po bën në Sheshin “Skënderbej”, qendra e festës do të jetë Sheshi “Nënë Tereza”, ku po ngrihet një skenë gjigande feste.

“Kjo është një ngjarje e shënuar” thotë Velo, një ish-ushtarak, tani në pension.

“Më të gëzuar duhet të jenë të rinjtë, për të cilët hapen shumë mundësi” shton ai.

Ndërsa një vajzë e re mendon se çështja e vizave është edhe një çështje dinjiteti. “Është e tmerrshme kur mendoj rradhët e gjata të pritjes në ambasada”, kujton ajo.

Data 8 nëntor, tani e tutje do të marrë një kuptim të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

E përkujtuar për dekada me rradhë plot pompozitet si dita e krijimit të Partisë Komuniste që për afro pesë dekada mbajti të izoluar Shqipërinë, 8 nëntori i vitit 2010, pritet të hyjë në histori si dita e lëvizjes së lirë për shqiptarët.

Por ashtu sikurse ka ndodhur rëndom në vitet e tranzicionit për mjaft prej datave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, politika shqiptare do të jetë e ndarë për këtë ngjarje që konsiderohet si më kulmorja pas përmbysjes së regjimit komunist dy dekada më parë.

Kriza politike që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, po njeh zhvillime që nuk shkojnë aspak me këtë ditë feste.

Burimi: BBC

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on BE aprovon regjim pa viza për shqiptarët. Festime në Tiranë.

Advert

Archives