Tag Archive | "shba"

Senati i SHBA: Projekti TAP? Mbështesim Nabucco West


Shkruar nga Tedi Blushi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pozicionohen kundër projektit të gazsjellësit “Trans Adriatic Pipeline” (TAP), të cilësuar si prioritar nga Tirana zyrtare, duke mbështetur projektin tjetër konkurrues Nabucco, që shmang territorin shqiptar. Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan, në raportin me temë “Energjia dhe Siguria, nga Kaspiku në Europë”, të përgatitur në 12 dhjetor 2012, qartëson kategorikisht se projekti “Nabucco West është qartësisht superior ndaj TAP-it për interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon”. Në rekomandimin që ky dokument strategjik i bën qeverisë amerikane theksohet se “pa dyshim, TAP ka përparësi, është më pak i kushtueshëm dhe më i shkurtër se Nabucco. Megjithatë SHBA duhet të mbrojnë që Nabucco West të zgjidhet si rrugë e poshtme e Korridorit Jugor, në vend që të lekundet mes opsioneve të disponueshme”. Në konkluzionet e raportit, ndonëse evidentohet se nga projekti TAP do të përfitojnë shtetet aleate si Shqipëria, Greqia dhe më shumë Italia, nga ana tjetër theksohet se “presionet shtrënguese të energjisë nga Rusia kundër aleatëve në Europën Qendrore dhe Juglindore janë të një magnitude më të madhe”. Ndaj dhe për këtë arsye, Senati i rekomandon qeverisë amerikane që “SHBA t’i detyrojë këto shtete aleate (Shqipëri, Greqi, Itali) të flasin qartë për këtë interes të përbashkët”. Mandej ky dokument strategjik evidenton se mbështetja e projektit Nabucco West, veç SHBA-së është në interesin politik dhe ekonomik edhe të vendeve anëtare e partnere të NATO-s. “Nabucco West do të avancojë më qartë interesat e politikës së jashtme amerikane për sigurimin direkt të energjisë për ato vende në Europën Qendrore dhe Juglindore në nevojë të madhe të diversifikimit të furnizimit, larg nga furnizimi rus. Në mënyrë të veçantë, Nabucco West do të fusë konkurrencën ndërkombëtare në rajon që do të përmirësojë dhe sjelljen negociatore me Rusinë, do të zvogëlojë ndikimin e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve dhe do të forcojë sovranitetin politik dhe ekonomik të aleatëve dhe partnereve të NATO-s”, – citohet nga raporti i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan.
TAP vs NABUCCO
Projektet e gazsjellësit TAP dhe Nabucco janë në garë të hapur me njëra-tjetrën se kush do të mundet të fitojë të drejtën për të trasnportuar gazin nga Azerbajxhani drejt Perëndimit. TAP u përzgjodh nga Shah Deniz në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa Nabucco hyri në lojë në gusht, vetëm pasi paraqiti një projekt të ri me ndryshime rrënjësore teknike. Ndërkaq TAP, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim mes Italisë, Greqisë e Shqipërisë, ka nisur të shtrijë në terren planet për ndërtimin e gazsjellësit, gjë që nuk ka ende me Nabuccon. Projekti Nabucco është 1200 mijë kilometra i gjatë dhe e kalon gazin nga Azia përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë në Austri e më tej në Evropën Qendrore. Ndërsa projekti TAP, ka një gjatësi prej 800 kilometra. Nga Turqia ai kalon nëpërmjet Greqisë në Shqipëri dhe nga Shqipëria nëpërmjet detit Adriatik në Itali. Pjesa e rrjetit që kalon në Shqipëri është 204 kilometra në linjë tokësore dhe 60 kilometra vijë detare. Procesi i përzgjedhjes së fituesit është ende në zhvillim e sipër dhe fjala e fundit pritet të thuhet nga Shah Deniz në muajt e parë të këtij viti.
Marre nga “Gazeta Shqiptare”

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Senati i SHBA: Projekti TAP? Mbështesim Nabucco West

SHBA i kthen Spanjës thesarin antik te gjetur ne Florida


17 tonë monedha argjendi dhe punime artistike në metale të cmuar spanjolle, të gjetur në një anije në fund të detit, janë nisur nga Florida për në Spanjë. Të 594 mijë monedhat janë gjetur në anijen  “Nuestra Senora de las Mercedes”, i cili u mbyt nga një luftanije britanike ndërsa udhëtonte nga Amerika e Jugut, në vitin 1804. Ky thesar konsiderohet nga Spanja trashëgimi kulturore. Thesari u gjet në vitin 2007 nga “Odyssey Marine Exploration”, SHBA. Për pronësinë e tij është debatuar gjatë pesë viteve të fundit, por Gjykata Federale në SHBA vendosi  kthimin e tij në Spanjë.

Posted in BotaComments Off on SHBA i kthen Spanjës thesarin antik te gjetur ne Florida

Blerta Zeqirit, fiton në Sundance Film Festival


Filmi “Kthimi” i regjisores kosovare, Blerta Zeqiri, i prodhuar nga “Prishtina Film”, është filmi i parë kosovar dhe shqiptar, që merr pjesë në programin zyrtar të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, “Sundance Film Festival”.

Filmi i saj “Kthimi” fitoi gjashtë nga tetë çmimet e festivalit. Filmi është një histori e pasluftës në Kosovë ku personazhi kryesor, që deri atëhere ishte shpallur i zhdukur, kthehet nga një burg i Serbisë, në shtepi tek e shoqja dhe i biri. Por jeta nuk është e lehtë të vazhdohet aty ku është lënë katër vite më parë.

Posted in Art - Kulture, ShqiperiaComments Off on Blerta Zeqirit, fiton në Sundance Film Festival

Kohe kritike per emigrantet e paligjshem ne SHBA


Muaji janar është kritik për ata emigrantë në Shba mes tyre shumë shqiptarë, të cilët gjenden në afate jashtë qëndrimit të ligjshëm, afrimit të kohës së skadimit apo letrave jo të plota për qëndrim të ligjshëm në Amerikë.
Qeveria amerikane po shqyrton urdhrat për riatdhesimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm.
Ne vitin 2011, 396 mijë emigrantë të paligjshëm, u dëbuan nga Shtetet e Bashkuara. Kurse aktualisht, 300 mijë raste të ngjashme janë ende të pazgjidhura. Mes tyre një numër i konsiderueshëm janë shtetas shqiptarë të Shqipërisë dhe më pak, edhe nga Kosova. Ndërkohë mendohet se dy qytete do të jenë jashtë skemës. Qyteti Baltimore në Marilend dhe Denver i Kolorados. Në të dyja vendet, emigrantët e paligjshëm që nuk kanë kryer krime mund të lejohen të qëndrojnë, ndërsa çështjet e emigrantëve të paligjshëm që kanë kryer krime serioze, po përshpejtohen veprimet e largimit.
Këto veprime bëhen kur gjithnjë e më shumë ligjvënës të shteteve amerikane po miratojnë ligje të rrepta kundër emigracionit.

Posted in BotaComments Off on Kohe kritike per emigrantet e paligjshem ne SHBA

Në ShBA përkujtohet 10 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit


Shtetet e Bashkuara po shënojnë 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit ku vranë pothuajse 3,000 persona dhe futi vendin në një dekadë të luftës.Presidenti Barack Obama dhe paraardhësi i tij George W. Bush të dielën në mëngjes vizituan memorialin e përfunduar kohët e fundit në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë në qyetetin e Nju Jorkut . Familjet e viktimave më vonë do të lejohen për herë të parë të shohin pishinën reflektuese që është ndërtuar aty ku dikur ngriheshin kullat binjake.Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama, së bashku me ish presidentin Bush dhe bashkëshorten e tij Laura Bush, përshëndetën zyrtarët e tanishëm dhe ish-zyrtarët rajonal.Në orën 8 e 46 minuta sipas orës lokale në qytetin e Nju Jorkut u mbajt një minutë heshtje për të respektuar kohën kur avioni i parë goditi Kullën e Veriut. Një tjetër moment heshtje u mbajt në orën 9 e 3 minuta për të shënuar momentin kur aeroplani i dytë goditi Kullën e Jugut. Të pranishmit në ceremoni gjithashtu do të mbajnë një minutë heshjte për të shënuar kohën kur kullat binjake u rrëzuan.Pas ceremonisë në Qendrën Botërore të Tregtisë, presidenti Obama do të shkojë në Shanksville, të Pensilvanisë për kujtuar rrëzimin e aeroplanit të rrëmbyer nga terroristët të quajtur fluturimi 93.Më vonë, ata do të shkojnë në Pentagon, afër Uashingtonit, për një për të vendosur kurora me lule për nder të viktimave të sulmit mbi ndërtesën masive të Departamentit të Mbrojtjes.Të dielën në mbrëmje, presidenti Obama dhe zonja Obama do të marrin pjesë në “Koncertin e Shpresës” në Qendrën e Kennedy në Uashington.

Burimi: Zëri i Amerikës, Uashington

Posted in BotaComments Off on Në ShBA përkujtohet 10 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Venezuela po transferon rezervat e veta në Rusi


Qeveria e Venezuelës planifikon të transferojë brenda 2 muajve rezervat valutore ndërkombëtare në Rusi, Kinë dhe Brazil, duke i tërhequr ato nga bankat e Evropës dhe SHBA, njoftoi në vigjilje Deputeti i Parlamentit të Venezuelës Julio Montoya.
Sipas fjalëve të tij, propozimi mbi transferimin e depozitimeve kombëtare u shqyrtua javën e kaluar nga Presidenti i Venezuelës Hugo Chávez. Deputeti shtoi, se dokumenti në fjalë parashikon gjithashtu kthimin e arit venezuelian nga Britania e Madhe, Kanadaja, SHBA dhe Zvicra për ruajtje të mëtejshme në depozitat në territorin kombëtar.

 

Burimi: Zëri i Rusisë

Posted in BotaComments Off on Venezuela po transferon rezervat e veta në Rusi

SHBA: Warren Buffet i bën thirrje qeverisë të ngrejë taksat për më të pasurit


Në Shtetet e Bashkuara, personi i dytë më i pasur, invesitori Warren Buffet, përsëriti thirrjen e tij që qeveria të ngrejë taksat ndaj super të pasurve, si një prej rrugëve për të shkurtuar deficitin buxhetor dhe borxhet. Në një artikull shkruar sot për të përditshme Nju Jork Times, zoti Buffet thotë se amerikanët më të pasur janë përkëdhelur për një kohë të gjatë nga një kongres miqësor me miliarderët. Warren Buffet ka një pasuri prej 45 miliardë dollarësh. Vitin e kaluar ai pagoi 7 milionë dollarë taksa, që përfaqëson 17.4 përqind të të ardhurave të tij të taksueshme, një përqindje kjo më e ulët se kushdo tjetër që punon në zyrën e tij me të adhura vjetore më të ulta se ai.

Burimi: VOA

Posted in BotaComments Off on SHBA: Warren Buffet i bën thirrje qeverisë të ngrejë taksat për më të pasurit

Gjysmëfinalet e Botërorit për femra


Në Kampionatin Botëror të Futbollit për femra që po zhvillohet në Gjermani, mbrëmë janë kompletuar çiftet e gjysmëfinales. Pas një ndeshje dramatike 2:2 në kohën e rregullt dhe në kohën shtesë, kombëtarja amerikane mundi Brazilin në penallti me rezultat 5:3. Ndërsa pasdite Suedia ka mundur Australinë me rezultat 3:1. Pas eliminimit sensacional të Gjermanisë nga Japonia të shtunën, në gjysmëfinale do të ndeshen: Japonia – Suedia dhe SHBA – Franca.

Burimi: DW

Posted in Bota, SportComments Off on Gjysmëfinalet e Botërorit për femra

Rimëkëmbja ekonomike në Shba po has vështirësi


Rimëkëmbja ekonomike në Shtetet e Bashkuara po has vështirësi në fitimin e një inercie, ndërkohë që raportet e reja tregojnë rritje më të ngadaltë në krijimin e vendeve të punës dhe në sektorin e prodhimit industrial.

Procesuesi i pagave ADP tha sot se kompanitë private kishin shtuar 38 mijë vende pune në muajin maj. Kjo kompani tha se në prill ishin krijuar më pak vende pune seç mendohej më parë.

Një anketë e një kompanie tjetër thoshte se punëdhënësit thanë se kishin hequr nga puna më shumë se 37 mijë punonjës.

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in BotaComments Off on Rimëkëmbja ekonomike në Shba po has vështirësi

NASA shpall planet e reja për të çuar njerëz në orbitën e tokës dhe më tej


NASA bëri të ditura planet e saj për të ardhmen, për të çuar njerëz në orbitën e tokës dhe më tej, pas nxjerrjes nga funksionimi të anijeve të tanishme për vajtje-ardhje në hapësirë.  Kapsula e teknologjisë së fundit me katër astronautë, e quajtur Mjet Shumë-Funksional me Ekuipazh, ose MPCV, është ndërtuar sipas modeleve të mëparshme të kapsulës Orion. Anija e re pasqyron një përqasje të përmirësuar të sigurisë për ekuipazhin.

Administratori i NASA-s Douglas Cooke thotë se ishte e natyrshme që për këtë kapsulë të përdorej si bazë kapsula origjinale Orion, që i mbijetoi programit Constellation të anuluar së fundmi e që synonte të kthente astronautët në hënë.

“Kemi bërë shumë përparime me Orionin. Kemi një strukturë të plotë tani me shumë sisteme të instaluara në të për t’u testuar. Pra puna ka përparuar. Ajo i përgjigjet kërkesave dhe përfaqëson një investim të rëndësishëm në drejtimin e duhur”.

Administrata e presidentit Obama anuloi programin Constellation në vitin 2010 për shkak se ishte i vonuar dhe mbi buxhetin e planifikuar. Tariq Malik është redaktor i gazetës në internet Space.com. Ai thotë se ndërsa mund të përdoret si zëvendësim për flotën e anijeve të hapësirës, ky nuk është pikësynimi i NASA-s. Zoti Malik thotë se kapsula e rindërtuar është makineria e të gjitha synimeve të agjencisë për një llojshmëri misionesh përtej orbitës së tokës.

“Kapsula e re do të përdoret për të vizituar satelitët në se do të jetë e nevojshme. Ajo do të ketë kapacitetin për të bërë ecje në hapësirë, gjë që kapsula origjinale Orion nuk e kishte. Më pas ata do të jenë në gjendje ta përdorin atë si makinë transferuese për misione më të thella në hapësirë”.

Anija është ndërtuar për misione 21 ditore. Douglas Cooke thotë se ajo do të jetë në gjendje të bashkohet me anije të tjera më të mëdha për të vazhduar udhëtimin në hënë, mars e më tej.

“Kjo makinë do të mbahet në gjendje pasiviteti, ndërsa ekuipazhi do të jetë në një anije tjetër që do të ketë kapacitetin dhe furnizimet e nevojshme për t’i mbështetur”.

Kapsula do të jetë në gadishmëri për t’i kthyer astronautët përsëri në tokë.

Kjo anije është gjithashtu shumë herë më e sigurtë sesa anijet e hapësirës. Tarik Malik thotë se sistemi i lëshimit ka një mekanizëm i cili e shkëput kapsulën nga raketa hedhese, në rast të një difekti. Sistmei thotë ai u provua me sukses vitin e kaluar.

“Ishte perfekte. Ajo funksionoi dhe ata mund ta ndërtojnë atë në sistemin e tyre për çfarëdo nevoje përsa i përket raketës”.

Ndërsa mbetet ende shumë punë përpara për të ndërtuar një sistem të integruar, përfshi një raketë për lësshimin e kapsulës me ekuipazhin, zoti Malik është i inkurajuar se NASA dhe partnerët e saj të hapësirës janë në kursin e duhur, me synimin për të çuar përpara programin e Amerikës për dërgimin e njerëzve në hapësirë.

NASA shpreson të nisë anijen e parë të re në orbitën e Tokës brenda pesë vjetëve të ardhshëm.

Burimi: Voa

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on NASA shpall planet e reja për të çuar njerëz në orbitën e tokës dhe më tej

Advert

Archives