Tag Archive | "serbi"

Vazhdojnë bisedimet Prishtinë-Beograd


Në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës sot mund të preken tema që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes.

Sipas drejtuesit të ekipit serb Borislav Stefanovic çështja e lirisë së lëvizjes është shumë e vështirë dhe e komplikuar, sepse përfshin edhe çështjet e targave, të kartave të identitetit, pasaportave dhe të patentave të makinave.

Ai shtoi se në takimin vijues do të flitet për të gjitha temat, që janë diskutuar në dy raundet e mëparshme të bisedimeve dhe shprehur shpresën se disa çështje do të përfundojnë, tha Stefanoviç.

Bisedimet e ekipeve të Beogradit dhe Prishtinës, të udhëhequr nga Drejtori politik i Ministrisë së Jashtme të Serbisë Stefanovic dhe zevëndëskryeministres së Kosovës Edita Tahiri zhvillohen nën patronazhin e BE.

Deri tani janë mbajtur dy raunde bisedimesh me 8 mars dhe në fund të muajti me 28 mars.

Deri tani është biseduar për kadastrat, telekomunikacionin, presidencën e CEFTA-s, për vulat doganore, energjinë elektrike dhe regjistrat.

 

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Vazhdojnë bisedimet Prishtinë-Beograd

Serbia kërkon fillimin e hetimeve ndaj UNMIK-ut


Serbia ka kërkuar fillimin e hetimeve ndaj misionit të OKB-së në Kosovë për shkak të fshehjes të tregtisë me organe nga ana e UÇK-së. Sipas njoftimeve të sotme të gazetës serbe “Blic”, ministri i Serbisë për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës kërkoi prej kësaj gjykate të hetojë rolin e Sören Jessen Petersen, shefit të UNMIK-ut për periudhën 2004 dhe 2006. Ministri Rasim Ljajic tha, se sipas raportit të fundit të Këshillit të Evropës në lidhje me tregtinë e organeve UNMIK-u paska penguar hetimet dhe nuk i ka ndjekur gjurmët përkatëse në vitin 2004. Raporti i deputetit të Këshillit të Evropës, Dik Marti nuk është pranuar ende zyrtarisht prej Këshillit të Evropës dhe do të diskutohet prej tij në fund në janarit.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Serbia kërkon fillimin e hetimeve ndaj UNMIK-ut

Kosova mirëpret rezolutën BE-Serbi


Kosova ka mirëpritur një projekt-rezolutë kompromis të arritur midis BE-së dhe Serbisë e cila pritet të paraqitet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Qeveria e Kosovës thotë se ajo hedh poshtë mundësinë e bisedimeve për statusin me Serbinë dhe inkurajon dialogun midis të dy vendeve si shtete të pavarura.

Në projektin e ri bëhet thirrje për dialog mes dy shteteve për një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.

Projekti i ndryshuar përmend faktin se “një zgjidhje e pranuar nga të dy palët … mund të gjendet nëpërmjet negociatave”.

Një projekt i mëparshëm i rezolutës ishte kritikuar nga BE-ja sepse dënonte shpalljen e pavarësisë nga Kosova.

Qeveria serbe këmbëngul se projekt-rezoluta e ndryshuar nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp qeveria e Kosovës thotë se projekti, që ka mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së “është në përputhje të plotë me realitetin e krijuar në Kosovë dhe në rajon”.

“Kjo draft-rezolutë merr në konsideratë mendimin këshillëdhënës të GJND-së, e cila ka konkluduar qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare,” thuhet në deklaratë.

“Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për deklaratën e bërë publike nga Qeveria e Serbisë, e cila në mënyrë dëshpëruese përpiqet të krijojë keqinterpretime dhe pritje false lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së re të përpiluar nga BE-ja dhe SHBA-ja”, thuhet më tej në deklaratë.

BE e kënaqur

BE-ja e ka përshëndetur vendimin e Serbisë që të pranojë kushtet e e saj për paraqitjen e tekstit të ri të projekt-rezolutës për Kosovën.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka thënë se përshëndet ngrohtësisht njoftimin e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, lidhur me hapat e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në lidhje me projektrezolutën për vendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

Zonja Aston tha se tashmë kjo projektrezolutë do të paraqitet nga 28 vende evropiane, 27 vendet anëtare të BE-së dhe Serbia.

“Ne kemi bashkëpunuar me Serbinë dhe kjo arritje është një tregues i angazhimit të përbashkët për perspektivën evropiane të Serbisë,” tha zonja Ashton.

“Pas votimit të sotëm në Asamblenë e Përgjithshme, është e rëndësishme që të fillojë dialogu me Beogradit dhe Prishtinës. Ky dialog do të jetë një faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon,” tha zonja Ashton.

Projekt-rezoluta e paraqitur nga Beogradi në korrik në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishte një dokument i shkruar shpejt-e-shpejt që kërcënonte një përplasje serioze mes Serbisë dhe perëndimit.

Teksti hidhte poshtë shkëputjen e njëanshme të Kosovës dhe bënte thirrje per bisedime të reja për, siç thuhej, ‘të gjitha çështjet e pazgjidhura’, gjë që parakuptonte edhe statusin Kosovës.

SHBA-ja dhe 22 vende anëtare të BE-së që e kanë njohur Kosovën reaguan me zemërim dhe bënë fushatë që vendet e tjera të votonin kundër projekt-rezolutës, duke i sugjeruar Beogradit se kërkesa për anëtarësim në BE do të vihej në rrezik.

Qeveria serbe duhej të ruante një ekuiliber delikat: të parandalonte izolimin dioplomatik, teksa bënte përpjekje për të mos provokuar nacionalistët që ende e përdorin Kosovën si element elektoral.

Beogradi u pajtua për një tekst të ri kompromisi, ku thjesht kërkohet dialog me Kosovën, gjë që ka të ngjarë të pranohet nga Asambleja e Përgjithshme.

Potencialisht, kjo është një pikë kthesë në marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

Beogradi nuk do t’i kundervihet me pavarësisë në Kombet e Bshkuara.

Serbia i përmbahet qëndrimit për te mos e njohur kurrë shkëputjen e Kosovës por tani mundësia për manovrim është reduktuar ndjeshëm.

Dialogu zyrtar mes Beogradit dhe Prishtinës, i pari që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tani duket se mund të ndodhë.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Kosova mirëpret rezolutën BE-Serbi

Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle, turne në Ballkan


Gjermania këmbëngul se qasja pro-evropiane e Serbisë, edhe ndaj fqinjëve, do të jetë kusht për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Kështu tha për BBC-në një zëdhënës i ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, i cili fillon të mërkurën një turne në disa vende të Ballkanit me qëllim “të përçimit të një numri mesazhesh për perspektivën evropiane”.

Sipas zëdhënësit Stefan Dredohll, ministri Westerwelle pritet që në Beograd të diskutojë me zyrtarët e lartë serbë, çështjen e projekt-rezolutës serbe të paraqitur në OKB pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Kjo projekt-rezolutë ka shkaktuar një valë pakënaqësish në Bruskel e Washington.

Zëdhënësi Dredohll i tha BBC-së se ministri i jashtëm gjerman do të sigurojë autoritetet në Beograd për perspektivën evropiane të Serbisë.

Ai tha se qëndrimi gjerman është që BE-ja të mirëpresë anëtarët e rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor nëse qasja pro-evropiane e tyre është e qartë.

Zoti Dredohll tha, duke folur për Shqipërinë, se hapa të mëtejshëm për afrimin e vendit në BE do të ndërmerren pasi “këtë vjeshtë ose dimër” të vendoset nëse do të bëhet liberalizimi i vizave.

Me zotin Dredohll bisedoi korrespondenti i BBC-së në Prishtinë Arbër Vllahiu.

BBC: Cili është qëllimi i vizitës së ministrit Westerwelle në Ballkan?

Vendet e BE-së duan që të shohin një qasje pro-evropiane dhe sa i përket fqinjësisë, një qasje miqësore fqinjësore të vendeve kandidate.

Stefan Dredohll, zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane

Stefan Dredohll: Ka mesazhe të ndryshme. Ministri Westerwelle do të vizitojë Kroacinë, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Nëse e krahasoni gjendjen në këto vende me 10 vjet më parë duhet pranuar se kemi të bëjmë me rrëfime të suksesshme për ato që kanë ndodhur vitet e kaluara. Ky është mesazhi i parë.

Mesazhi tjetër do të jetë se qeveria gjermane ka qëndrim të palëkundur në garantimin e marrëveshjes së Selanikut, shtatë vjet më parë dhe kjo do të thotë se ka një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por në këtë rrugë ka edhe kushtëzime dhe këto kushte duhet të përmbushen, ky është mesazhi i tretë. Pra ka një numër mesazhesh të ndryshme që në faza të ndryshme, mendoj, se ministri do t’i transmetojë.

BBC: Me sa e kuptoj paska dy mesazhe pozitive dhe një, që nuk do ta quaja negative, por kushtëzuese. Cilat janë atëherë kushtet që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin në rrugën e tyre drejt BE-së?

Stefan Dredohll: Ato duhet të dallohen natyrisht. Nëse e merrni Kroacinë p.sh., Kroacia është në muajt e fundit të negociatave për hyrje në BE. Nëse e krahasoni këtë vend me Kosovën psh., ajo është e njohur nga 22 nga

Duhet të shohim nëse liberalizimi i vizave (për Shqipërinë) do të bëhet këtë vjeshtë ose dimër dhe pastaj do të ndërmerren hapat e ardhshëm.

Stefan Dredohll, zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane

27 vendet anëtare të BE-së dhe ne ende nuk jemi në një fazë të tillë që të mund ta diskutojmë një marrëveshje mes BE-së dhe Kosovës. Prandaj ka momente të ndryshme për shtete të ndryshme dhe duhet t’i dallojmë. Por siç e thashë, mesazhi i përgjithshëm është se perspektiva evropiane është ende e vlefshme për të gjitha këto vende, por duhet të përmbushen kushtet.

BBC: Të jemi më të qartë në këtë pikë. Cilat janë kushtet për Serbinë dhe Kosovën meqë ka probleme të shumta në marrëdhëniet mes tyre?

Stefan Dredohll: Mbase e keni përcjellë diskutimin sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit të Serbisë me BE-në pak muaj më parë. Dhe BE-ja e ka marrë vendimin që të fillojë procesin e ratifikimit brenda 27 vendeve anëtare. Ky ishte një diskutim që u vu në tryezë muaj më parë dhe tani kemi të bëjmë me një proces të anëtarësimit.

Serbia ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BE dhe vendet anëtare duhet të vendosin për të përcjëllë pastaj qëndrimin e tyre tek Komisioni Evropian. Dhe në çdo hap drejt anëtarësimit me BE-në ka kushte që duhet të përmbushen. Në rastin e Kosovës ne nuk jemi në pozitë që të themi këtë ose atë kusht për fillimin e asociimit ose të procesit të anëtarësimit, sepse vetëm 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën.

BBC: A ka ndonjë kusht për Serbinë, që të tërheqë projekt-rezolutën e saj nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të saj në BE?

Stefan Dredohll: Secili shtet e ka në duart e veta përshpejtimin ose ngadalësimin e procesit të e anëtarësimit. Nuk është vetëm në duart e BE-së por të vendeve që duan të bëhen anëtare të BE-së.

BBC: A ka ndonjë përpjekje për ta ndryshuar projekt-rezolutën serbe?

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle, turne në Ballkan

Kosova ndalon vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë


Qeveria e Kosovës do t’i ndalojë zyrtarët e Beogradit që të bëjnë vizita shtetërore në Kosovë pasi këta i kanë keqpërdorur vizitat në të kaluarën për provokime politike. Zyrtarët serbë lejohet të hyjnë e të dalin privatisht për sa kohë nuk bëjnë deklarata politike. Në lidhje me vendimin kryeministri Hashim Thaçi, ka vënë në dijeni përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Peter Feith.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Kosova ndalon vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

Përgënjeshtrohet vizita e presidentit serb në Tiranë


Nuk ekziston asnjë ftesë e qeverisë së Shqipërisë për një vizitë të presidentit serb Boris Tadiç në Tiranë. Lajmi, i dhënë nga mediat serbe dhe i ribotuar nga ato shqiptare, u përgënjeshtrua dje zyrtarisht nga Presidenca e Republikës dhe nga Ministria e Jashtme.
Lajmi i vizitës me ftesën e kryeministrit Sali Berisha doli në faqet e gazetës “Danas”, në një intervistë me ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Shpëtim Çaushi. Ambasadori, i cili e ka hedhur poshtë si të rreme intervistën, paskësh thënë edhe se vizita është historike e paskësh shprehur kënaqësi për marrëdhëniet e mira ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, duke përmendur vendimin e fundit të Tiranës për të hequr vizat e hyrjes për qytetarët serbë.
Ministria e Jashtme jo vetëm që përgënjeshtroi lajmin, por sqaroi edhe se zakonisht një president ftohet nga një president tjetër e jo nga kryeministri. Asnjë koment nuk është bërë ndërkaq, nga kryeministria.

Burimi: Radio Vatikani

Posted in ShqiperiaComments Off on Përgënjeshtrohet vizita e presidentit serb në Tiranë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së për dialogun Prishtinë-Beograd


Anëtarët e Këshillit të Sigurimit në seancën e rregullt për Kosovën, kanë nxitur palën kosovare dhe atë serbe për zhvillimin e dialogut Prishtinë-Beograd, megjithëse kanë pasur mospajtime për çështjet që palët duhen diskutuar.

Përfaqësuesja amerikane në OKB, Brooke Anderson ka theksuar se statusi dhe kufijtë e Kosovës janë të caktuar dhe se pavarësia është proces i pakthyeshëm.

Ambasadori rus, Vitaly Churkin ndërkaq ka përsëritur kundërshtimin e Moskës ndaj pavarësisë, ndërsa ka kërkuar respektimin e rezolutës 1244 si bazë juridike për funksionimin e Kosovës.

Diskutimet e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për gjendjen në Kosovë kanë pasuar raportimet e ministrave të jashtëm të Kosovës dhe të Serbisë si dhe shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier.

Shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni në fjalimin e tij i ka bërë thirrje Serbisë që t’i bashkohet përpjekjeve të vendeve tjera në Ballkanin Perëndimor për të krijuar një ambient mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në rajon dhe për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Qeveria ime është e gatshme të angazhohet në bisedime me Serbinë për çështje të shumta të interesit të përbashkët si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, tha zoti Hyseni.

Sipas tij, dialogu do të ndihmonte zbutjen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërsa homologu i tij serb, Vuk Jeremiq ka thënë se Beogradi është i interesuar që të gjendet një zgjidhje për Kosovën që nuk do ta kënaqte vetëm njërën palë.

“Kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë opinionin e saj mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovën dhe do t’i raportojë Asamblesë së Përgjitshme të OKB-së, do të krijohet një mundësi strategjike për arritjen e një kompromisi midis serbëve dhe shqiptarëve”, është shprehur zoti Jeremiq.

Përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier e ka cilësuar situatën në Kosovë të qëndrueshme, por të brishtë. Sipas tij, vështirësitë ekonomike dhe mospajtimi i komuniteteve paraqesin rrezik për trazira sociale.

Kreu i UNMIK-ut tha se ishte i gatshëm të ndihmonte në zgjidhjen e çështjeve praktike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shfaqi shpresën për hapjen e më shumë kanaleve të dialogut mes palëve.

Posted in BotaComments Off on Këshilli i Sigurimit i OKB-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Gjindet në Serbi një varr masiv me viktima shqiptare


Autoritetet Serbe kanë zbuluar një varr masiv ku gjenden trupat e rreth 250 shqiptarëve, që besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998 -1999 në Kosovë.

Lajmi u konfirmua nga prokurori për krime lufte në Serbi, Vladimir Vukçeviq.

“Sipas informatave tona dhe deklaratave të dëshmitarëve, të cilat janë pothuaj identike, ky vend gjendet afër vendit në Rashkë, ku para disa vitesh gjithashtu hetonim dhe kërkonim këtë varrezë masive, por ajo nuk u gjet. Dua të theksoj se ky është obligimi ynë ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Serbia e ka kapacitetin demokratik të ballafaqohet me gjithë atë që ka ndodhur në këto hapësira. Konsideroj se kjo është rruga më e mirë drejt pajtimit”, tha Vukçeviq.

“Neve si prokurori për krime lufte na intereson kjo sepse përmes analizave të ADN-së mund të vijmë te identiteti i disa viktimave, që të grumbullojmë informata të reja për procesuimin e disa kriminelëve të rinj të luftës. Nga ana tjetër, kjo është një nxitje për ata në Kosovë që të ndriçohet fati i 500 serbëve”, tha Vukçeviq.

Deri tani varri masiv më i madh në Serbi është zbuluar në vitin 2001 në rrethinat e Beogradit. Aty gjendeshin kufomat e 800 shqiptarëve të Kosovës.

Burimi: evropa e lire

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Gjindet në Serbi një varr masiv me viktima shqiptare

Ministri i Jashtëm shqiptar viziton Beogradin.


Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqiprisë, Ilir Meta fillon sot një vizitë dyditore në Serbi, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç.  Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së, gjatë qëndrimit në Beograd veç bisedimeve zyrtare me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç, Meta do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Presidentin e Republikës së Serbisë, Boris Tadiç, zëvendëskryeministrin per Integrimin Evropian, Bozhidar Gjeliç, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiç si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi. Në axhendën e vizitës do të jenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, si edhe të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Burimi: DW   

Posted in Bota, SportComments Off on Ministri i Jashtëm shqiptar viziton Beogradin.

Rifillon në Hagë gjyqi i Radovan Karaxhiçit


     Gjyqi për gjenocid ndaj ish udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, ka rifilluar në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë. Zoti Karaxhiç bëri deklarata hapëse të procesit gjyqësor, katër muaj pasi një bojkoti të seancave kundër tij.
         Kreu i serbëve të Bosnjës gjatë viteve 1990 e përshkroi konfliktin si “të drejtë dhe të shenjtë”, por fajësoi grupet e tjera etnike si shkaktare për fillimin e tij.   Radovan Karadzic vetëmbrohet në gjyq dhe mohon se ka orkestruar disa nga krimet më të rënda të luftës së Bosnjës, përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës më 1995 dhe rrethimin e Sarajevës.

Deklarata e parë

Radovan Karaxhiçi, që mbërriti në gjykatë me një pamje të relaksuar tha se në fillim të viteve 1990 kishte një grup myslimanësh në Bosnjë që kërkonin të kishin 100 për qind të pushtetit.
      Ai tha gjithashtu se qëllimet, siç u shpreh, fondamentaliste islamike të këtij grupi vazhdonin ende edhe sot. Sjellja e tyre, tha Karaxhiç nxiti sjelljen tonë. Serbët, tha ai ishin duke u vetëmbrojtur. “Ka patur zhvillime kaotike, por këto gjëra ndodhin në luftë civile”.
       Zoti Karaxhiç i tha gjykatës, se nuk po mbronte veten, por “madhështinë e një kombi të vogël që kishte vuajtur për 500 vjet”.

Paditë

       Gjyqi ndaj zotit Karaxhiç ishte shtyrë që prej muajit nëntor pasi Tribunali emëroi një avokat për ta mbrojtur atë. Por ai e ka kryer vetë mbrojtjen e tij dhe e ka bojkotuar gjyqin me justifikimin se kishte nevojë për më shumë kohë.
       Radovan Karaxhiç këmbëngul se është i pafajshëm, por ka refuzuar të shprehet zyrtarisht ndaj akuzave.
        Zoti Karaxhiç që është 64 vjeç, përballet me dy akuza për gjenocid, përfshirë edhe për vrasjet në Srebrenicë të më shumë se 7,000 burrave dhe djemve, si edhe padi të tjera për vrasje, shfarosje, persekutim dhe deportim me dhunë.

        Ish lideri serb i Bosnjës u arrestua në Beograd në 2008, pas gati 13 vjet të kaluara në arrati.
       Gjatë kohës që ishte në pushtet, ai ishte president i republikës së vetëshpallur serbe të Bosnjës dhe komandant i ushtrisë gjatë konfliktit boshnjak që la më shumë se 100 mijë viktima.

Burimi:BBC

Posted in BotaComments Off on Rifillon në Hagë gjyqi i Radovan Karaxhiçit


Advert

Archives