Tag Archive | "rusi"

Shi meteoresh mbi Rusi


Një shi meteoresh sot ne qiellin e Uraleve, frikesoi banoret vendas me zhurmen e madhe te “sonic boom”, me rete e bardha te leshuara pas dhe duke goditur njerez e ndertesa.

Sipas agjencise Reuters meteoret goditen qytetin CHELYABINSK 950 milje ne lindje te Moskes. Sipas agencise Ruse te Hapsires Roscosmos, copat meteorite duke levizur me shpejtesi prej 19 milje per sekonde e duke leshuar nje njolle tymi prej 150 miljesh te gjate goditen token. 500 njerez jane plagosur

nga copat e xhamave te thyrjeve te dritareve ose copa nga demtimi i ndertesave dhe jane demtuar ndertesa, makina, eshte nderprere komunikimi i sherbimit celular.

Qendra e Hapsires e Europes lajmeroi se nuk ka lidhje midis shiut te meteoreve qe goditi Rusine sot me asteroidin qe do te kaloje sot afer tokes.

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Shi meteoresh mbi Rusi

Venezuela po transferon rezervat e veta në Rusi


Qeveria e Venezuelës planifikon të transferojë brenda 2 muajve rezervat valutore ndërkombëtare në Rusi, Kinë dhe Brazil, duke i tërhequr ato nga bankat e Evropës dhe SHBA, njoftoi në vigjilje Deputeti i Parlamentit të Venezuelës Julio Montoya.
Sipas fjalëve të tij, propozimi mbi transferimin e depozitimeve kombëtare u shqyrtua javën e kaluar nga Presidenti i Venezuelës Hugo Chávez. Deputeti shtoi, se dokumenti në fjalë parashikon gjithashtu kthimin e arit venezuelian nga Britania e Madhe, Kanadaja, SHBA dhe Zvicra për ruajtje të mëtejshme në depozitat në territorin kombëtar.

 

Burimi: Zëri i Rusisë

Posted in BotaComments Off on Venezuela po transferon rezervat e veta në Rusi

230 vjet më parë në Moskë u hap Teatri Bolshoi


230 vjet më parë, më 10 janar të vitit 1781 në Moskë u hap Teatri Petrovsk, paraardhësi i Teatrit Bolshoi. Që nga viti 1776 në shtëpinë e kontit Voroncov në Znamenk u vendosën në skenë spektakle të ndryshme. Në janar të vitit 1781 i gjithë kolektivi artistik kaloi në ndërtesën Petrovk. Teatri kishte një kat përdhes, tre kate me lozha dhe një galeri, dhe nxinte deri në 1500 shikues. Por në vitin 1805 teatri u dogj dhe vetëm pas disa vjetësh në vend të tij ndërtuan ndërtesën e Teatrit Bolshoi, që u bë një nga më të njohurit në Rusi dhe në Botë.

Burimi: Zeri i Rusise

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on 230 vjet më parë në Moskë u hap Teatri Bolshoi

Shpërthimi i vullkanit në Islandë ndalon një pjesë të fluturimeve në Evropë


Shpërthimi i ri i vullkanit në akullnajën Eyjafjalle në Islandë ka shkaktuar kufizim të trafikut ajror evropian. Nga frika e pengesave të shkaktuara nga hiri në atmosferë dhe të dëmtimeve të mundshme tek motorët e avionëve është bllokuar një pjesë e hapësirës ajrore për fluturime. Në aeroportin e madh të Londrës u anulluan njëqind fluturime. Pas orës 13 të orës lokale aeroporti Heathrow do të bllokohet komplet. Të prekur janë edhe  pjesë të tjera të Skandinavisë. Në kryeqytetin Rejkjavik të Islandës është raportuar se mund të llogaritet një zgjerim i ndalimit të udhëtimeve ajrore deri në rajonet veriperëndimore të Rusisë.  

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Shpërthimi i vullkanit në Islandë ndalon një pjesë të fluturimeve në Evropë

Demonstrata kundër qeverisë në Rusi


Në rreth 50 tubime në gjithë Rusinë, kritikë të qeverisë kanë
shprehur sot
zemërimin për papunësinë e lartë në vend dhe rritjen e çmimeve. Në
Vladivostok më shumë se 1.500 demonstrues kërkuan dorëheqjen e
kryeministrit Vladimir Putin. Edhe në Shën Petërburg dhe në Irkutsk të
Sibirisë protestuan qindra përkrahës të opozitës. Në qendër të Moskës,
policia pengoi një miting pa leje dhe arrestoi disa dhjetëra aktivistë.
Opozita
kishte bërë thirrje për protesta nën moton “Dita e zemërimit”. Gjatë
krizës
ekonomike kuota e papunësisë në Rusi ka arritur në 9 përqind.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Demonstrata kundër qeverisë në Rusi

Kuarteti për Lindjen e Afërme kërkon ndalimin e ngulimeve të reja hebreje


I ashtuquajturi kuartet për Lindjen e Afërme i ka bërë sërish thirrje Izraelit të ndalojë planet e tij të kritikuara nga bashkësia ndërkombëtare për ndërtime të reja në ngulimet hebreje. Ndërtimet pas marsit 2001 duhet të eliminohen dhe duhet t’i jepet fund shkatërrimit të shtëpive palestineze në pjesën lindore të pushtuar të Jeruzalemit, u tha pas konsultimeve në Moskë.

Veç kësaj kuarteti, ku marrin pjesë Kombet e Bashkuara, BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia, i bëri thirrje të dy palëve të rifillojnë sa më shpejt bisedimet për një zgjidhje paqësore. Të gjitha shtetet në rajon duhet ta mbështesin këtë dialog, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon. Në bisedime morën pjesë edhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, i ngarkuari i posaçëm për Lindjen e Afërme Tony Blair, ministrja e Jashtme e SHBA-së Hillary Clinton dhe e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton. Bisedimet u zhvilluan nën hijen e sulmeve të reja me raketa të palëve në konflikt në Rripin e Gazës.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Kuarteti për Lindjen e Afërme kërkon ndalimin e ngulimeve të reja hebreje

Mbyllen Lojërat Olimpikle Dimërore në Vankuver


        Me një ceremoni spektakolare përfunduan Lojërat e 21-a Olimpike Dimërore. Para 60.000 shikuesve në stadiumin e mbushur plot “BC Place Stadium” të Vankuverit u shua në orën 4 sipas orës së Evropës Qendrore flaka olimpike. Pak minuta më parë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge, i kishte shpallur lojërat zyrtarisht të përfunduara. Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje rinisë së botës që të takohet pas katër vitesh për Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë. Medaljen e fundit të artë të lojërave të 2010-ës e fitoi mbrëmë ekipi i hokejit i vendit mikpritës, Kanadasë, i cili mundi në finale SHBA-në.
          Në renditjen e medaljeve
Kanadaja doli e para, Gjermania zuri vendin e dytë me gjithsej 10 medalje ari, 13 argjendi dhe 7 bronzi, e treta ishte SHBA-ja.

Posted in Bota, SportComments Off on Mbyllen Lojërat Olimpikle Dimërore në Vankuver

Polonia do të instalojë raketat mbrojtëse amerikane


       SHBA do të stacionojë në mes të prillit të ardhshëm në Poloni raketat për mbrojtjen nga ajri të tipit Patriot. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Varshavë, njofton agjencia e lajmeve PAP.
       Raketat dhe rreth 100 ushtarë amerikanë do të stacionohen në veri të Polonisë, jo larg kufirit me enklavën ruse Kaliningrad. Presidenti i SHBA-së Barack Obama vitin e kaluar u tërhoq nga planet e paraardhësit të tij në post, George W. Bush, për stacionimin në Çeki dhe Poloni të një sistemi për mbrojtjen nga raketat. Rusia i pati kritikuar këto plane si kërcënim për sigurinë e saj.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Polonia do të instalojë raketat mbrojtëse amerikane

BE nuk është i gatshëm për vendosjen e regjimit pa viza me Rusinë


        Mosgatishmëria e BE për vendosjen e regjimit pa viza me Rusinë shpjegohet me pozitën politike të një sërë vendeve të BE, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë BE Vladimir Çizhov. Sipas fjalëve të tij, pengesë në rrugën e arritjes së vendosjes së regjimit pa viza me BE bëhen edhe disa “nuanca praktike”, të tilla si aplikimi i pasaportave biometrike, regjimi i kufijve  rusë në perimetrin joeuropian si dhe çështja e regjistrimit dhe dhënieve të lejeve për punë në Rusi. Çizhov, fjalët e të cilit i citon Agjencia informative RIA Lajmet, vuri në dukje se megjithëse çështja e fundit “nuk ka fare lidhje me vendosjen e regjimit pa viza”, Rusia është e gatshme ti marrë parasysh preokupimet e partnerëve europianë.

Burimi: Zeri i Rusise

Posted in BotaComments Off on BE nuk është i gatshëm për vendosjen e regjimit pa viza me Rusinë

Anija “Progres”, ne Stacionin Kozmik Nderkombetar


          Anija transportuese kozmike ruse “Progres” u bashkua me Stacionin
Kozmik Ndërkombëtar në regjim automatik. Ajo çoi në orbitë pajisje
shkencore, karburant, produkte, ujë të pijshëm si dhe dhurata për
ekuipazhin SKN nga familjarët e tyre.
       Anija “Progres” çoi gjithashtu në
SKN një miniserrë “Lada”. Ajo do të lejojë që në mes së shkurtit të
fillojë në kozmos eksperimenti për studimin e ndryshimit të biomasës së
bimëve.

Burimi: Zeri i Moskes

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Anija “Progres”, ne Stacionin Kozmik Nderkombetar


Advert

Archives