Tag Archive | "paris"

Fluturimi i parë ndërkombëtar me avion me energji diellore


Një ekip aventurierësh suedezë thonë se fluturimi i parë ndërkombëtar me avion të energjisë diellore mund të kryhet në datën 2 maj.

Përmes një deklarate sot, ekuipazhi tha se avioni “Solar Impulse” do të fluturojë nga Zvicra për në Belgjikë, duke u ulur në aeroportin e Brukselit, në varësi të kushteve të motit.

Avioni shënoi një ngjarje historike korrikun e kaluar, si avioni i parë me pilot që fluturoi pa karburant. Ekuipazhi tha se fluturimi për në Bruksel do të jetë teknikisht një sfidë, ngaqë do të fluturojë në hapësira ajrore ndërkombëtare dhe do ta kryejë uljen në një aeroport tepër të ngarkuar.

Pas fluturimit në Bruksel, “Solar Impulse” do të përpiqet të fluturojë për në aeroportin “Le Bourget” të Parisit, ku ai do të vendoset tek ekspozita ndërkombëtare ajrore e Parisit, nga 20 deri më 26 qershor.

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Fluturimi i parë ndërkombëtar me avion me energji diellore

Rrënojat e avionit Air France lokalizohen në fundin e detit


Gati dy vjet pas rrëzimit të avionit të shoqërisë Air France mbi Atlantik me 228 të vdekur rrënoja e humbur u zbulua. Një anije kërkimi me robotë zhytës e lokalizoi atë, deklaroi prodhuesi e avionit Airbus. Koncerni shpreson tani që të mund të nxirren dhe të analizohen dy regjistruesit e të dhënave për të zbuluar se çfarë ka ngjarë vërtet, tha zëdhënësi i Airbusit Stefan Schaffrath për agjencinë e lajmeve dpa. Airbusi u rrëzua në rrethana deri tani të panjohura më 1 qershor 2009 gjatë fluturimit nga Rio-de-Zhaneiro për Paris gjatë një fronti atmosferik të keq. Ndër viktimat pati edhe gjermanë.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Rrënojat e avionit Air France lokalizohen në fundin e detit

Vdiq aktorja Maria Shnajder


Aktorja franceze Maria Schneider ka vdekur mëngjesin e së enjtes 3 shkurt në Paris nga kanceri në moshën 58 vjeçe. Gjatë karrierës së saj Schneider ka xhiruar mbi 30 filma artistikë, më i njohuri është filmi “Tango e fundit në Paris” të regjisorit italian Bernard Bertolucci, me partner aktorin Marlon Brando.
Schneider ishte vetëm 19 vjeç kur u përzgjodh për të qenë partnere e Marlon Brandos në atë kohë 40-vjeçar.
Gjatë viteve ’70 ajo pati probleme të mëdha me drogën duke qëndruar edhe për kurim në një klinikë psikiatrike.
Në fillim të viteve ’80 ndryshoi mënyrën e jetesës e ndërpreu drogën. Filmin e fundit e xhiroi në vitin 2000.

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Vdiq aktorja Maria Shnajder

Festime të mëdha në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri


Në shumë vende të botës, Viti i Ri u prit me festime.

Në plazhin legjendar Kopakabana, në Rio de Zhaneiro rreth dy milionë brazilianë e pritën vitin e ri mes vapës së verës, duke kërcyer samba dhe duke hedhur fishekzjarrë. Në Nju-Jork si tradicionalisht në natën e ndërrimit të viteve rreth një milionë njerëz u mblodhën në Time Square. Në festën më të madhe të vitit të ri në Gjermani, që zhvillohet tradicionalisht në Berlin, gjithashtu më se një milionë vetë përshëndetën fillimin e një viti të ri. Në Paris në bulevardin Champs Elysées rreth 350.000 ngritën dollinë për 2011-ën, ndërsa në Londër festuan së bashku më se 250.000 vetë. Festimi i Vitit të Ri nisi në shtetin ishull Kiribati. Fishekzjarrët e parë u hodhën në metropolin australian Sidnej dhe në Hongkong.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Festime të mëdha në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri

Cameron takohet në Paris me Sarkozy dhe në Berlin me Merkel


Kryeministri britanik David Cameron ka mbërritur në vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin, ku u takua me Kancelaren Angela Merkel. Carmeron theksoi se Britania e Madhe ka nevojë për një euro stabile. Kryeministri i ri britanik më parë ishte për vizitë në Paris ku u prit nga Presidenti, Nicolas Sarkozy, i cili tha se Kancelarja Merkel dhe ai janë tërësisht të një mendimi, që duhen ndërmarrë sanksione kundër atyre shteteve që shkelin kriteret e kufirit të deficitit.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Cameron takohet në Paris me Sarkozy dhe në Berlin me Merkel

Vidhen në Paris veprat e Picassos, Matisse…


Persona të panjohur kanë plaçkitur muzeun e artit modern në Paris dhe kanë vjedhur vepra artistike në vlerë prej rreth 500 milionë eurosh. Policia kumtoi se ndër veprat e vjedhura janë edhe ato të Pablo Picassos, Henri Matisse, George Braques, Amedeo Modiglianit dhe Fernand Légerit.

Burimi; DW

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Vidhen në Paris veprat e Picassos, Matisse…

Sot Ora e Botës, fiken dritat simbolikisht në Sidnej, Kullën Eifel, Piramidat dhe Qytetin e Ndaluar.


Sot me 26 mars simbolet më të njohura në botë, Piramidat në Egjypt, Kulla  Eifel në Francë dhe Qyteti i Ndaluar në Kinë, Simbolikisht do të fikin dritat, për shkak të “Orës së Tokës”.

 Fikja ceremoniale e dritave do të nis sot në Sidnej të Australisë.

Ora e Tokës filloi në Sidnej në vitin 2007, kur më shumë se dy milionë njerëz i fikën dritat në shtëpitë, zyrat dhe bizneset e tyre për 60 minuta, si simbol i konsumit te energjisë elektrike dhe ndotjes nga karboni.

Qe nga ajo kohë, shumë njerëz dhe ndërtesa publike në mbarë botën i janë bashkuar nismës.

Posted in BotaComments Off on Sot Ora e Botës, fiken dritat simbolikisht në Sidnej, Kullën Eifel, Piramidat dhe Qytetin e Ndaluar.

Në Paris gjyq për aksidentin të avionit Konkord


         
Fillon në Paris gjyqi që do të kërkojë të vendosë përgjegjësinë rreth aksidentit të avionit France Konkord në korrik të vitit 2000. 113 vetë gjetën vdekjen kur avioni supersonik i Air France u rrëzua i përfshirë nga flakët pak pasi u ngrit në ajër nga aeroporti Charles De Gol.
         Në vitin 2003 e gjithë flota e avionëve Konkord u nxor nga përdorimi.
         Prokurorët argumentojnë se një copë metali që kishte rënë më parë nga një avion i kompanisë amerikane Continental Airlines DC 10 ishte fajtore për aksidentin.
Në gjyq sot janë kompania Continental Airlines dhe pesë persona.

Burimi: BBC
 

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Në Paris gjyq për aksidentin të avionit Konkord


Advert

Archives