Tag Archive | "okb"

Bregu i Fildishtë: Ushtarët francezë arrestojnë Gbagbon


Pas një lufte disamujore për pushtet, kreu i deritanishëm i shtetit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, është arrestuar dhe i është dorëzuar trupave të rivalit të tij Allasane Ouattara. Kjo u konfirmua nga zëdhënësit e të dyja kampeve në konflikt. Sipas tyre, njësi speciale franceze përparuan me rreth 30 autoblinda dhe morën me sulm selinë e Gbagbos në Abidjan. Një ditë më parë ndërtesa ishte qëlluar nga helikopterë luftarakë të francezëve dhe të njësive të OKB-së. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i kishte urdhëruar trupat e paqes të ndërmerrnin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e popullsisë.

 

Burimi DW

Posted in BotaComments Off on Bregu i Fildishtë: Ushtarët francezë arrestojnë Gbagbon

OKB njofton për humbje të jashtëzakonshme ozoni mbi Polin e Veriut


Organizata Botërore Meteorologjike thotë se ka pasur një humbje të jashtëzakonshme ozoni mbi Polin e Veriut që nga janari.

Agjencia e OKB-së njoftoi sot se niveli i ozonit, gazi që mbron tokën nga rrezet e dëmshme të diellit, është pakësuar me 40 për qind. Agjencia tha se kjo ka ndodhur për shkak të pranisë së vazhdueshme të substancave të dëmshme për ozonin në atmosferë dhe temperaturat tepër të ftohta të dimrit në stratosferë.

Agjencia tha se ky nivel i humbjes së ozonit është i paprecedent, por jo i papritur. Ajo tha se humbja do të kishte qenë edhe më e madhe pa përpjekjet e OKB-së për eliminimin e kimikateve të dëmshme për ozonin gjatë viteve të fundit.

 

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in BotaComments Off on OKB njofton për humbje të jashtëzakonshme ozoni mbi Polin e Veriut

Nga reaktorët e Fukushimës do të dalë për disa muaj radioaktivitet


Në centralin e shkatërruar japonez Fukushima, teknikët po vazhdojnë përpjekjet për ta izoluar të çarën në kapsulën e betonit, prej së cilës rrjedh në det ujë i kontaminuar me radioaktivitet. Pasi nuk u arrit që e çara në reaktorin 2 të mbyllet me çimento, dështuan edhe përpjekjet për ta mbyllur të çarën me lëndë artificiale izoluese ndaj ujit. Qeveria i ka sinjalizuar bashkësisë ndërkombëtare se për disa muaj me radhë nga reaktori atomik do të vazhdojë të dalë radioaktivitet. Të hënën, dy ekspertë të Organizatës Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do të informohen në vend për situatën. Ata do të diskutojnë me specialistë japonezë rrugë zgjidhjeje, bëri të ditur zyra e OKB-së në Vjenë. Një zëdhënës i firmës TEPCO, përgjegjëse për centralin, Yoshimi Hitosugi e hodhi poshtë kritikën nga bota e jashtme për menaxhimin e keq të krizës:

“Tani ne punojmë në radhë të parë për stabilizimin e gjendjes në reaktorë dhe që t’i sjellim ata në një gjendje të sigurtë. Ende nuk ka ardhur koha për t’u vënë emrin fajtorëve. Edhe për shpenzimet ende nuk mund të themi gjë.” – Dy punëtorë të zhdukur të centralit bërthamor ndërkohë janë gjetur të vdekur. Ata kanë humbur jetën si pasojë e katastrofës së tërmetit dhe cunamit në 11 mars, njoftoi një zëdhënës i policisë.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Nga reaktorët e Fukushimës do të dalë për disa muaj radioaktivitet

Perëndimi bombardon me raketa Libinë, Gadafi deklaron se do të hakmerret


Shtetet  e Bashkuara dhe vendet evropiane  kanë ndërmarrë sulme me raketa kundër mbrojtjes ajrore të Libisë, duke vënë në fuqi ndalim-fluturimin  dhe për t’i detyruar forcat e udhëheqësit libian Moamar Gadafi të përmbahen.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha mbrëmë se mbi 112 raketa Tomahok, të lëshuara  nga luftanijet amerikane dhe britanike  si dhe nga nëndetëset në Detin Mesdhe goditën objektivat libiane dje.  Më shumë se 20 objektiva, të konsideruara kërcënim direkt për forcat e koalicionit dhe civilëve libianë u goditën gjatë sulmit.

Televizioni shtetëror libian tha se 48 njerëz u vranë dhe 150 u plagosën gjatë sulmeve të aleatëve.

Zoti Gadafi i dënoi sulmet si “kryqëzatë të pajustifikuar agresioni. Udhëheqësi libian u zotua se do të hakmerrej kundër objektivave ushtarake dhe civile në Mesdhe, duke thënë se rajoni është kthyer në një “fushë të vërtetë beteje”. Ai tha gjithashtu se do të hapë depot e armëve që libianët të armatosen.

Mijëra libinaë u mbodhën në kompleksin e fortifikuar rëndë, ku jeton  zoti Gadafi në Tripoli për të formuar një mburojë njerëzore kudnër sulmeve të tjera të mundëshme ajrore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i cili ndodhet për vizitë në Brazil, tha se udhëheqësi libian Moamer Gadafi e la perëndimin pa alternativë tjetër, veç veprimit ushtarak. Kryeministri britanik Dejvid Kameron tha në Londër se veprimi kundër zotit Gadafi ishte “i nevojshëm, ligjor dhe i drejtë”.

Nën admirali Bill Gortni, drejtor i Shtatmadhorisë ushtarake amerikane, tha se asnjë avion amerikan nuk po fluturonte mbi Libi në këtë kohë dhe në terren nuk kishte forca amerikane.

Më herët dje, avionë francezë qëlluan objektivat libiane, duke kryer sulmet e para të huaja për të zbatuar “zonën e ndalim-fluturimit” të shpalluar nga Kombet e Bashkuara mbi Libi. Sulmi ushtarak u vendos në një takim të nivelit të lartë ndërkombëtar në Paris më herët gjatë ditës.

Një zëdhënës i ushtrisë franceze tha se forcat e saj qëlluan një mjet që po kërcënonte civilët në Libi.  Por sipas lajemve, avionë luftarake francezë shkatërruan katër tanke libiane pranë kryeqendrës lindore të kryengritësve në Bengazi.

Ai tha se forcat franceze vunë në zbatin dispozitat e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të miratuara të enjten nga Këshilli për shpalljen e “zonës së ndalim-fluturimeve” mbi Libi.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila mori pjesë në takimin e Parisit, e mbështeti vendimin e udhëheqësve botërorë. Ajo tha se megjithëse po zhvilloheshin bisedime në Tripoli për armëpushim, situata në terren përbënte një realitet tjetër. Zonja  Klinton tha se fuqitë botërore besojnë se çdo shtyrje e mëtejshme e sulmit do të vinte më shumë civilë libianë në rrezik. Zonja Klinton tha më tej se avionët francezë po fluturonin mbi Libi gjatë kohës së takimit.

Udhëheqësit botërorë dëgjuan gjithashtu edhe një thirrje urgjente nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki – Mun, i cili mori pjesë në takim. Zoti Ban tha se duke patur parasysh “gjendjen kritike në terren” në Libi, ishte “e domosdoshme” që fuqitë botërore të vepronin “me shpejtësi dhe vendosmëri”. Ai tha se të dërguarit e Kombeve të Bashkuara kishin njoftuar për “shënja shqetësuese” në Libi, përfshirë edhe “kërcënimet dhe provokimet ndaj opozitës së armatosur”.

Në një zhvillim tjetër, Kryeministri i Kanadasë Stivën Harper, njoftoi formimin e bllokadës detare.

Forcat proqeveritare në Libi kishin avancuar kundër kryengritësve në dy fronte dje. Kryengritësit në kryeqendrën lindore të Bengazit thanë se forcat besnike të qeverisë kishin avancuar, duke mos respektuar hapur armëpushimin që zoti Gadafi shpalli të premten.

Pati gjithashtu njoftime për luftime në Axhabia në jug të Bengazit, si dhe në Misrata, një qytet që mbahet nga kryengritësit në pjesën perëndimore të Libisë pranë Tripolit. Agjencia e lajmeve Rojters citoi banorët, të cilët kishin thënë se nëntë njerëz u vranë në qytet dje si rezultat i goditjes me artileri nga qeveria dhe zjarri i snajperëve.

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in BotaComments Off on Perëndimi bombardon me raketa Libinë, Gadafi deklaron se do të hakmerret

Njoftohet fundi i luftimeve në Libi


Duke reaguar ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, qeveria në Tripoli ka njoftuar fundin e menjëhershëm të luftimeve kundër kryengritësve. Ministri i Jashtëm libian Mussa Kussa u shpreh se vendi i tij e pranon rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në rezolutën e tij kërkoi fundin e menjëhershëm të luftimeve dhe vendosi për një zonë ndalim-fluturimi mbi Libinë. Rezoluta e miratuar në KS të OKB-së urdhëron diktatorin libian Muammar al-Gaddafi që të mbajë në tokë aviacionin e tij. Ndërkohë shtetet e NATO-s në konsultimet në Bruksel nuk ranë dakord për një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Vetëm Franca, Britania e Madhe dhe SHBA nisën përgatitjet për ndërhyrje kundër pushtetmbajtësit Muammar el Gaddafi. Franca do të jetë gati për misionin brenda disa orësh tha kryeministri francez, Francois Fillon. Ndërsa homologu i tij britanik, David Cameron ka bërë të ditur se Britania e Madhe do të dërgojë në rajon avionët ushtarakë. Rezoluta po ashtu lejon sulmet ajrore dhe “masat e tjera të nevojshme” të shteteve për mbrojtjen e civilëve. Por me rezolutë ndalohet ndërhyrja me trupa të këmbësorisë. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të veprojnë edhe të vetme kundër Gaddafit.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Njoftohet fundi i luftimeve në Libi

KS i OKB-së vendos zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë


Pas vendimit të Kombeve të Bashkuara për Libinë Këshilli i Natos po këshillohet aktualisht për pasojat e mundshme ushtarake. Kjo për faktin se pas rezolutës të KS të OKB-së për Libinë sulmet ajrore kundër trupave të Gaddafit mund të fillojnë së shpejti. Misioni luftarak mund të ndodhë brenda disa orësh, tha zëdhënsi i qeverisë franceze François Baroin. Po ashtu edhe SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Norvegjia sinjalizuan gatishmërinë e tyre. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi më parë për një zonë ndalim-fluturimi mbi Libinë. Një rezolutë e miratuar në KS të OKB-së urdhëron diktatorin libian Muammar al-Gaddafi që të mbajë në tokë aviacionin e tij. Rezoluta po ashtu lejon sulmet ajrore dhe “masat e tjera të nevojshme” të shteteve për mbrojtjen e civilëve. Por me rezolutë ndalohet ndërhyrja me trupa të këmbësorisë. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të veprojnë edhe të vetme kundër Gaddafit. Në këtë mënyrë i është hapur teorikisht rruga sulmeve ajrore nga jashtë. Pro rezolutës ishin dhjetë nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit ndërsa pesë abstenuan, në mesin e tyre edhe Gjermania. “Ne besojmë që sanksionet, të cilat mbështeten nga bashkësia ndërkombëtare, janë mjete efektive për t’i dhënë fund sundimit të Muammar al-Gaddafit dhe kështu të fillojë procesi i nevojshëm i tranzicionit politik”, tha ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, Peter Wittig. Rusia dhe Kina, të cilat me të drejtën e tyre të vetos kishin mundësi të parandalojnë këtë rezolutë, abstenuan po ashtu.

 

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on KS i OKB-së vendos zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë

Serbia kërkon fillimin e hetimeve ndaj UNMIK-ut


Serbia ka kërkuar fillimin e hetimeve ndaj misionit të OKB-së në Kosovë për shkak të fshehjes të tregtisë me organe nga ana e UÇK-së. Sipas njoftimeve të sotme të gazetës serbe “Blic”, ministri i Serbisë për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës kërkoi prej kësaj gjykate të hetojë rolin e Sören Jessen Petersen, shefit të UNMIK-ut për periudhën 2004 dhe 2006. Ministri Rasim Ljajic tha, se sipas raportit të fundit të Këshillit të Evropës në lidhje me tregtinë e organeve UNMIK-u paska penguar hetimet dhe nuk i ka ndjekur gjurmët përkatëse në vitin 2004. Raporti i deputetit të Këshillit të Evropës, Dik Marti nuk është pranuar ende zyrtarisht prej Këshillit të Evropës dhe do të diskutohet prej tij në fund në janarit.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Serbia kërkon fillimin e hetimeve ndaj UNMIK-ut

SHBA iu nënshtuan kritikës në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut


Një sërë vendesh i nënshtruan një kritike të rreptë SHBA në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut gjatë shqyrtimit të pasqyrës periodike Univesale të SHBA. Gjithsej morrën fjalën përfaqësuesit e 87 vendeve, të cilët përveç gjithë tjerash, i bënë thirrje Uashingtonit për të anuluar bllokadën e Kubës, për ti dhënë fund krimeve të trupave amerikane jashtë shtetit, për të ndalur torturat, për të mbyllur burgjet sekrete, për të pezulluar operacionet e paligjshme ushtarake përtej kufijve të vendit.

Burimi: Zëri Rusisë

Posted in BotaComments Off on SHBA iu nënshtuan kritikës në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Jehonë pozitive pas miratimit nga OKB të rezolutës për Kosovën


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të re për Kosovën. Në të qeveria në Beograd pranon dialogun me Kosovën. Me rezolutën e re bashkësia e shteteve kërkon të hapë rrugën për dialogun mes dy shteteve ballkanike.

E ngarkuara e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton, e përgëzoi miratimin e rezolutës nga OKB-ja dhe e cilësoi atë një hap të rëndësishëm përpara për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. BE-ja ka shprehur gatishmërinë të lehtësojë dialogun mes dy vendeve për të promovuar bashkëpunimin, për arritjen e përparimeve në rrugën drejt Evropës dhe përmirësimin e jetës për popujt e të dy vendeve. Vetë procesi i dialogut do të jetë një faktor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, thuhet në deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton.

Edhe qeveria gjermane e përshëndeti miratimin e rezolutës nga OKB-ja. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, u bëri thirrje të dy vendeve të fillojnë sa më shpejt bisedimet.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Jehonë pozitive pas miratimit nga OKB të rezolutës për Kosovën

Kosova mirëpret rezolutën BE-Serbi


Kosova ka mirëpritur një projekt-rezolutë kompromis të arritur midis BE-së dhe Serbisë e cila pritet të paraqitet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Qeveria e Kosovës thotë se ajo hedh poshtë mundësinë e bisedimeve për statusin me Serbinë dhe inkurajon dialogun midis të dy vendeve si shtete të pavarura.

Në projektin e ri bëhet thirrje për dialog mes dy shteteve për një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.

Projekti i ndryshuar përmend faktin se “një zgjidhje e pranuar nga të dy palët … mund të gjendet nëpërmjet negociatave”.

Një projekt i mëparshëm i rezolutës ishte kritikuar nga BE-ja sepse dënonte shpalljen e pavarësisë nga Kosova.

Qeveria serbe këmbëngul se projekt-rezoluta e ndryshuar nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp qeveria e Kosovës thotë se projekti, që ka mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së “është në përputhje të plotë me realitetin e krijuar në Kosovë dhe në rajon”.

“Kjo draft-rezolutë merr në konsideratë mendimin këshillëdhënës të GJND-së, e cila ka konkluduar qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare,” thuhet në deklaratë.

“Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për deklaratën e bërë publike nga Qeveria e Serbisë, e cila në mënyrë dëshpëruese përpiqet të krijojë keqinterpretime dhe pritje false lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së re të përpiluar nga BE-ja dhe SHBA-ja”, thuhet më tej në deklaratë.

BE e kënaqur

BE-ja e ka përshëndetur vendimin e Serbisë që të pranojë kushtet e e saj për paraqitjen e tekstit të ri të projekt-rezolutës për Kosovën.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka thënë se përshëndet ngrohtësisht njoftimin e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, lidhur me hapat e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në lidhje me projektrezolutën për vendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

Zonja Aston tha se tashmë kjo projektrezolutë do të paraqitet nga 28 vende evropiane, 27 vendet anëtare të BE-së dhe Serbia.

“Ne kemi bashkëpunuar me Serbinë dhe kjo arritje është një tregues i angazhimit të përbashkët për perspektivën evropiane të Serbisë,” tha zonja Ashton.

“Pas votimit të sotëm në Asamblenë e Përgjithshme, është e rëndësishme që të fillojë dialogu me Beogradit dhe Prishtinës. Ky dialog do të jetë një faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon,” tha zonja Ashton.

Projekt-rezoluta e paraqitur nga Beogradi në korrik në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishte një dokument i shkruar shpejt-e-shpejt që kërcënonte një përplasje serioze mes Serbisë dhe perëndimit.

Teksti hidhte poshtë shkëputjen e njëanshme të Kosovës dhe bënte thirrje per bisedime të reja për, siç thuhej, ‘të gjitha çështjet e pazgjidhura’, gjë që parakuptonte edhe statusin Kosovës.

SHBA-ja dhe 22 vende anëtare të BE-së që e kanë njohur Kosovën reaguan me zemërim dhe bënë fushatë që vendet e tjera të votonin kundër projekt-rezolutës, duke i sugjeruar Beogradit se kërkesa për anëtarësim në BE do të vihej në rrezik.

Qeveria serbe duhej të ruante një ekuiliber delikat: të parandalonte izolimin dioplomatik, teksa bënte përpjekje për të mos provokuar nacionalistët që ende e përdorin Kosovën si element elektoral.

Beogradi u pajtua për një tekst të ri kompromisi, ku thjesht kërkohet dialog me Kosovën, gjë që ka të ngjarë të pranohet nga Asambleja e Përgjithshme.

Potencialisht, kjo është një pikë kthesë në marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

Beogradi nuk do t’i kundervihet me pavarësisë në Kombet e Bshkuara.

Serbia i përmbahet qëndrimit për te mos e njohur kurrë shkëputjen e Kosovës por tani mundësia për manovrim është reduktuar ndjeshëm.

Dialogu zyrtar mes Beogradit dhe Prishtinës, i pari që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tani duket se mund të ndodhë.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Kosova mirëpret rezolutën BE-Serbi

Advert

Archives