Tag Archive | "obama"

SHBA: Ceremoni me rastin e 11 shtatorit


Presidenti Barak Obama vendosi sot një kurorë në Pentagon, pranë Uashingtonit, në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Në fjalimin që mbajti në ceremoninë e zhvilluar sot në Pentagon, zoti Obama tha se personat që kryen sulmin ndaj SHBA nuk sulmuan thjesht ndërtesat, por vetë idenë e Amerikës.

Ai tha nderimi më i lartë që amerikanët mund të shprehin për personat që u vranë më 11 shtator, është ta jetojnë jetën si amerikanë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, admirali Mike Mullen, tha se personat që mundën t’i mbijetojnë sulmeve terroriste në Pentagon kanë nderuar të vrarët e asaj dite me jetën e tyre, përfshi sakrificat që ushtria ka bërë në luftë pas sulmeve të 11 shtatorit.

Po sot, nënpresidenti Jozef Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë dhe qytetarë privatë morën pjesë në ceremonitë e zhvillura në New York në Kuotën Zero, ku u rrëzuan Kullat Binjake nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Të pranishmit mbajtë një minutë zi në orën 8:46 minuta, për të shënuar orën kur avioni i parë i marrë peng nga terroristët goditi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Pastaj, pas 17 minutash, u mbajt edhe një minutë zi, për të kujtuar monmentin e goditjes së kullës së dytë.

Në ceremoninë solemne, u lexuan me zë të lartë nga familjarët, emrat e 2 mijë e 752 njerëzve që u vranë në sulme. Shumë nga pjesëmarrësit në cermoni mbanin në duar pankarta me fotografitë dhe emrat e të vrarëve.

Ceremoni të tjera për të kujtuar 11 shtatorin, u zhvilluan në Shanksville të Pensilvanisë, në vendin ku u rrëzua avioni i katërt i rrëmbyer nga terroristët,  ku folën ish-zonja e Parë e SHBA Laura Bush dhe Zonja e Parë Michelle Obama.

Burimi: Zeri i Amerikes

Posted in BotaComments Off on SHBA: Ceremoni me rastin e 11 shtatorit

Xhami në New York në vendin ku u rrëzuan Kullat Binjake


Presidenti Obama ka mbështetur planin kontraversial të myslymanëve në Nju Jork për ndërtimin e një qëndre kulturore dhe nje xhamie pranë vendit ku ndodhën sulmet e shtatorit 2001, në të cilin u vranë më shumë se 3 mijë persona.

Duke theksuar besimin histork amerikan në lirinë e besimit fetar, ai i tha një grupi myslymanësh të mbledhur në një darkë speciale në Shtëpinë e Bardhë se ata kishin të njëjtën të drejtë të praktikonin fenë e tyre ashtu si çdo kush tjetër

Dhe kjo e drejtë përfshinte edhe të drejtën për të ndërtuar një vend për tu falur aty ku dëshironin, sipas ligjit lokal.

Planet për ndërtimin e xhamisë janë kritikuar rëndë nga disa amerikanë të cilët thonë se është mungesë respekti ndaj atyre që u vranë.

Presidenti Obama tha se qëllimi i al-Qaedës ishte shpërfytyrimi i Islamit dhe ata që mbështetnin al-Qaedën ishin terroristë të cilët vranë njerëz të pafajshëm.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Xhami në New York në vendin ku u rrëzuan Kullat Binjake

Ikën Ambasadori i SHBA në Tiranë Xhon Uidhers, vjen Aleksandër Arvizu



Nga agjencia SOT

Mandatit të ambasadori të SHBA në Shqipëri Xhon Uidhers i ka ardhur fundi. Presidenti i Shtëpisë së Bardhë ka bërë publike dy ditë më parë emrin e ri, që pritet të marrë shumë shpejt detyrën e ambasadorin të SHBA në Shqipëri. Ai është Aleksandër Arvizu.

Me publikimin e emrit të ri për ambasador mbyllet dhe misioni i një tjetër diplomati amerikan në vendin tonë. Një diplomat, i cili do të mbahet mend gjatë për bëmat dhe gafat e tij. Pikë së pari ky ambasador do të mbahet mend për ndërhyrjet në mënyrë jo diplomatike dhe të drejtë në punët e brendshme të Shqipërisë aq sa shpesh herë është krijuar ideja se ai ishte kryeministri dhe drejtuesi i këtij vendi dhe jo thjeshtë një diplomat, i cili përcillte politikën e vendit të tij në Shqipëri.

Ndërhyrjet e Ambasadorit Uidhers në politikën shqiptare, ishin aq të mëdha sa diplomati amerikan nuk i shpëtoi dot tundimit të implikimit të tij në trafikun e armëve dhe municioneve, një skandal i cili doli në pah pas shpërthimit të tragjedisë së rëndë të Gërdecit. Uidhers u implikua thellë në këtë skandal dhe më pas si shenje hakmarrje ndaj qeverisë Berisha, e cila nuk e mbrojti dhe nuk e mbuloi, filloi sulmet e ashpra ndaj mazhorancës dhe kryeministrit duke mbajtur dukshëm dhe larg petkut diplomatik një qëndrim të anshëm politik, në këtë rast duke u rreshtuar në krah të opozitës.

Ambasadori Uidhers ka ndërhyrë aq shumë në punët e brendshëm të politikës shqiptare sa shumicën e rasteve nuk ka shërbyer për të zgjidhur situatat, por për ti acaruar dhe tensionuar ato edhe më keq. Ambasadori amerikan Uidhers gjatë misionit diplomatik në Shqipëri, në qëndrimet e tij është shfaqur hapur në krah të Partisë Socialiste dhe si rrjedhojë kundër Partisë Demokratike. Ai pothuajse në çdo deklaratë publike, ka kritikuar qeverinë Berisha dhe ka bërë njërin sy qorr për lëvizjet apo sjelljet e opozitës.

Uidhers në mjaft raste ka lënë me gojë hapur me deklaratat e tij bomba kundër qeverisë dhe nismave të saj. Këtu mund të sjellim deklaratën kundër ndryshimeve në ligjin e SHISH, ku Uidhers akuzoi Berishën se po minon demokracinë dhe pavarësinë e institucioneve.  Po kështu të shpeshta dhe të drejt për drejta, kanë qenë ndërhyrjet e ambasadorit Uidhers në emrit e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese duke diktuar se kë duhet të zgjedhë Kuvendi dhe kë jo në përbërje të këtyre institucioneve. Gjithashtu ambasadori është përpjekur të ndërhyjë edhe tek mediat duke favorizuar me deklarata disa që i kanë bërë fresk atij dhe duke sulmuar ata media, të cilat nuk janë rreshtuar në krah të ambasadorit. Siç ishte rasti i ndërhyrjes së ambasadorit Uidhers në përplasjen mes gazetarit Mero Bazes dhe biznesmenit Rezart Taçit, ku ambasadori ndikoi me gjithë forcën e tij që i jepte mandati i diplomatit mbi gjyqësorit për të dënuar biznesmenin Taçi, duke bërë deklarata politike një ditë para se gjykata të jepte vendimin e saj. Por ndërhyrjet dhe ndikimet e tij më të mëdha që kanë lënë me gojë hapur gjithë shqiptarët kanë qenë në mbrojtje të homoseksualeve. Ambasadori Uidhers në këtë rast ka qenë më “katolik se papa” duke mbrojtur me sa fuqi që kishte këtë shtresë dhe konkretisht Klodin një individ i cili u sheh publikisht për preferencat e tij seksuale. Një preferencë që ambasadori Uidhers e mbrojti fort dhe që u përpoq të ndikonte tek shqiptarë duke ju bërë leksione për vlerat e moralit dhe duke ju kërkuar me forcë që të pranonin këto kategori njerëzit që kanë preferenca seksuale të ndryshme nga shumë njerëz të tjerë. Ambasadori në të gjithë mediat u përpoq ta shpaloste homoseksualitetin si vlerë dhe që shqiptarët duhet ta ndiqnin. 

Disa nga ndërhyrjet
1-Uidhers u akuzua si diplomati që kishte lidhje në trafikun ndërkombëtare të armëve
2- Ka ndërhyrë duke diktuar zgjedhjen e  anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese
3- Ka penguar ndryshimet në ligjin e SHISH duke ndërhyrë hapur
4- Ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, duke bërë presion nëpërmjet deklaratave një ditë para se të jepej vendimi për biznesmenin Taçin
5- Ka ndërhyrë në zhvillimet politike në vend duke tensionuar shpesh herë situatat me deklarata e tij aspak diplomatike
6-Ndikimi i tij më shumë se ç’duhet tek shqiptarët që të pranonin homoseksualitetin si vlerë morale

Obama propozon Arvizun, ambasador të ri të SHBA në Shqipëri

Aleksandër Arvizu, pritet të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, si emër i propozuar nga Presidenti Barak Obama. Arvizu zë vendin e ambasadorit aktual Xhon Uidhers i cili në më të shumtën e kohës ka pasur marrëdhënie të tendosura me qeverinë “Berisha” dhe shpesh e ka kritikuar atë. Ambasadori Uidhers është ndër të paktët diplomatë të huaj dhe ndoshta ambasadori i vetëm që është kritikuar shumë herë nga mediat për deklarata që cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e institucioneve shtetërore shqiptare.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë publikoi dje, emrat e disa zyrtarëve të lartë që do të shërbejnë si ambasadorë në vende të ndryshme. “Jam i lumtur që pranuat të jeni pjesë e administratës që drejtoj”, ka deklaruar presidenti Obama, duke shprehur më tej bindjen se diplomatët do të jenë të suksesshëm në përfaqësimin e diplomacisë amerikane.

Aleksandër Arvizu, një diplomat në karrierë, në rangun e këshilltarit ministror mban aktualisht postin e Drejtorit të Zyrës së Zhvillimit të Karrierës dhe Pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit. Sikundër bëhet e ditur, Arvizu ka shërbyer më parë si zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit, e po kështu edhe në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ka punuar edhe në Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Aleksandër Arvizu u lind në një bazë ushtarake amerikane në Japoni dhe u rrit në Kolorado. Babai i tij ishte zyrtar i lartë ushtarak në këtë bazë, ku u njoh edhe me nënën e Arvizus, një shtetase japoneze. Studimet pasuniversitare, Arvizu i përfundoi në Universitetin Xhorxhtaun. Në vitin 1981 u bë pjesë e diplomacisë amerikane. Gjatë viteve 2003-2004, ai ishte anëtar i programit të lidershipit të qeverisë amerikane. Ka studiuar disa gjuhë të huaja aziatike përfshirë këtu gjuhën japoneze, tajlandeze dhe koreane.

CV e zgjeruar e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri
ALEXANDER ARMANDO ARVIZU – Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
Posti që mban aktualisht: Drejtor i Karrierës për Nivelin e Hyrjes – Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimet, (HR/CDA/EL) Burimet Njerëzore/ Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimeve) Byroja e Burimeve Njerëzore
Vend banimi: Virxhinia
Grada që ka në shërbimin e jashtëm: Ministër Këshilltar
Adresa zyrtare: Departamenti Amerikan i Shtetit, Washington, DC
Data e lindjes: 15 Mars 1958
Vendlindja: Kampi Ushtarak Amerikan Drew (U.S. Army Camp Drew)
Prefektura Gumma, Japoni
Gjendja civile: I martuar
Emri i bashkëshortes: Anne Florence Cunningham
Emrat e fëmijëve: Yukiko Hailey Arvizu
Arsimi: Universiteti Georgetown, 1976 – 1980, i diplomuar në fushën e shkencave në Shërbimin e Jashtëm
Universiteti Doshisha, Student në kuadrin e programit të shkëmbimeve 1978 – 1979
Kyoto, Japoni (program një vjeçar jashtë vendit për të rinj, i padiplomuar) 1980
Shërbimi ushtarak: Nuk ka kryer
Gjuhët e huaja:  Japonisht (njohuri pune profesionale)
Kor
eançe (njohuri pune profesionale)
Tailandisht (njohuri të kufizuara profesionale)
Khmere (njohuri të kufizuara profesionale)
Përvoja: Nga viti 2009 deri tani, Drejtor i Zhvillimit të Karrierës dhe Emërimeve të Nivelit të Hyrjes, ( HR/CDA/SL) Byroja e Burimeve Njerëzore
2007 – 2009:Zëvendës Ndihmës Sekretar, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit: 2004 – 2007: Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Bangkok, Tailandë
2003 – 2004: Anëtar i Seminarit të Lartë, Instituti i Shërbimit të Huaj
2000 – 2003: Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Pnom Pen, Kamboxhia
1999 – 2000: Student i gjuhës khmere, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1998 – 1999: Drejtor i Çështjeve Aziatike, Këshilli i Sigurimit Kombëtar
1997 – 1998: Zëvendës Drejtor, Byroja e Çështjeve Japoneze
1996 – 1997: Ndihmës Special, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit
1994 – 1996: Referent, Byroja e Çështjeve Japoneze
1991 – 1994: Sekretar i Parë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Bankok, Tailandë
1990 – 1991: Student i Gjuhës Tajlandeze, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1988 – 1990: Pjesëtar i Stafit, pjesëtar i Stafit të Sekretariatit dhe Stafit të Ekzekutivit
1985 – 1988: Sekretar i Dytë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Seul, Kore
1983 – 1985: Zëvendës Konsull, Konsullata e Përgjithshme Amerikane në Osaka – Kobe, Japoni
1982 – 1983: Zëvendës Konsull, Ambasada Amerikane në Seul, Kore
1981 – 1982: Punonjës i Drejtorisë së Nivelit të Hyrjes, Trajnimit Funksional dhe Orientues, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1980 – 1981: Ministria Japoneze e Arsimit, Seksioni i Programit Mësimdhënës të Anglishtes (paraardhësi i Programit Mësimdhënës Japonisht – Anglisht)
Vlerësime/Medalje
Shpërblim me Pagë për performancë të Lartë në Shërbimin e Jashtëm
Medalje e Lartë Nderi
Medalje Nderi për Merita (në Grup) 1991
Botime
Asnjë

 

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Ikën Ambasadori i SHBA në Tiranë Xhon Uidhers, vjen Aleksandër Arvizu

Obama vë koncernin BP para përgjegjësisë për katastrofën e naftës në brigjet amerikane


Përballë ndotjes gjithnjë e më dramatike me naftë në Gjirin e Meksikës, Presidenti i SHBA-së Barack Obama siguroi se do të ndërmarrë ç’është e mundur në luftën kundër katastrofës natyrore. Shtresa e ndotjes me naftë në këto përmasa është një katastrofë e paparë ndonjëherë, tha Obama në shtetin federal Luiziana, i cili është i prekur më rëndë. “BP është përgjegjëse për këtë dëm dhe do të marrë përsipër faturën financiare”, tha Obama. Ndërkohë koncerni BP ka bërë të ditur se do të marrë përsipër shpenzimet që dalin nga aksidenti i rëndë. Deri tani ende nuk është arritur të ndalet rrjedhja e naftës dhe çdo ditë derdhen rreth 800.000 litra naftë. Sipërfaqja e ndotur në det është tani rreth 10.000 kilometra katrorë.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Obama vë koncernin BP para përgjegjësisë për katastrofën e naftës në brigjet amerikane

Rusia mbyll reaktorin e fundit të pasurimit të uraniumit


Rusia mbylli reaktorin e fundit të pasurimit të plutoniumit sot në një përpjekje të fundit për të nxitur mospërhapjen e armëve bërthamore.

Lëvizja vjen dy ditë pasi presidenti Dmitri Medvedev tha në takimin e nivelit të lartë të sigurisë bërthamore në Uashington se Rusia do të mbyllë reaktorin.

Ndërtesa në Siberi ka qënë në funksionim për gati 52 vjetë.

Zoti Medvedev dhe presidenti amerikan Barak Obama nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme në fillim të muajit për të pakësuar arsenalet bërthamore të të dyja vendeve me gati 30 përqind.

Marrëveshja duhet të ratifikohet nga senati amerikan dhe parlamenti rus për të hyrë në fuqi.

Burimi: VOA

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Rusia mbyll reaktorin e fundit të pasurimit të uraniumit

Obama e Medvedev nënshkruajnë sot në Pragë traktatin për armët


Presidenti Barak Obama do të jetë të enjten në Pragë për të nënshkruar një traktat të ri mbi pakësimin e armëve bërthamore me Presidentin rus Dmitri Medvedev.

Pakti i ri parashikon shkurtimin e arsenaleve të dyja palëve deri në masën 30 përqind, duke i lënë secilës nga rreth 1500 armë bërthamore strategjike.

Marrëveshja e re i ze vendin Traktatit të vitit 1991 për Pakësimin e Armëve Bërthamore (START), të cilit i ka kaluar afati.

Ajo vjen pas rreth një viti bisedimesh mes negociatorëve amerikanë dhe atyre rusë. Ata diskutuan për çështjet të tilla si verifikimi dhe kundërshtimi i Rusisë ndaj planeve amerikane për sistemin e mbrojtjes kundër raketave në Europë.

Presidenti Obama e ka quajtur traktatin marrëveshjen më të gjerë për kontrollin e armëve në 20 vjet. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po ndërtojnë një të ardhme më të sigurtë për fëmijët e tyre.

Zoti Medvedev, i cili arriti në Pragë të mërkurën, tha se nënshkrimi i traktatit është një ngjarje me rëndësi. Traktati, tha ai, do të përcaktojë procesin e çarmatimit bërthamor global për shumë vite në të ardhmen.

Që traktati të hyjë në fuqi, ai duhet të ratifikohet nga parlamenti rus dhe nga Senati amerikan.

Burimi: VOA

Posted in BotaComments Off on Obama e Medvedev nënshkruajnë sot në Pragë traktatin për armët

Në SHBA vazhdojnë kundërshtimet ndaj reformës shëndetësore


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë kundërshtimet e reformës në shëndetësi të presidentit amerikan Barack Obama edhe pas miratimit të saj në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit.
Republikanët në Senat, sipas të dhënave të tyre, do të bëjnë krejt çka është në pushtetin e tyre për pengimin e reformës. Ata kritikuan para së gjithash shpenzimet e larta që bart me vete kjo reformë.

Përveç kësaj dhjetë shtete federale paralajmëruan se do të kundërshtojnë reformën me rrugë ligjore, pasi që ajo nuk është në përputhje me kushtetutën e vendit. Megjithë kritikat e vazhdueshme Obama pritet të nënshkruajë sot ligjin me të cilin do të hynte në fuqi sistemi i ri shëndetësor.

Falë këtij ligji 32 milionë amerikanëve pa sigurim shëndetësor do t’u mundësohet një i tillë. Me këtë ligj do të sigurohen rreth 95 për qind e popullsisë së SHBA-së, nga 85 për qind që kanë qënë të siguruar deri më sot.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Në SHBA vazhdojnë kundërshtimet ndaj reformës shëndetësore

SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve miraton reformën e kujdesit shëndetësor


Dhoma e Perfaqësuesve miratoi mbrëmë vonë projekligjin e miratuar më parë nga Senati me 219 vota pro dhe 212 kundër.

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan miratoi me një diferencë të ngushtë votash projektligjin për reformimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore, duke i dhënë presidentit Barak Obama fitoren në përparësinë kryesore të politikës së tij të brendshme.

Dhoma e përfaqësuesve, ku demokratët kanë shumicën, votoi mbrëmë në favor të një projektligji të miratuar më parë nga senati me 219 vota pro dhe 212 kundër. Republikanët e pakicës e kundërshtuan atë njëzëri, dhe 34 demokratë iu bashkuan atyre duke votuar kundër projektligjit. Për miratimin e tij nevojiteshin 216 vota.

Zoti Obama e vlerësoi rezultatin, i cili erdhi pas një beteje një-vjeçare me republikanët. Ky projektligj, është reforma më e madhe në sistemin shëndetësor në katër dekada.

Projektligji synon t’u japë sigurime shëndetësore 32 milion amerikanëve që nuk i kanë, duke i sjellë Shtetet e Bashkuara një hap më pranë sigurimit shëndetsor universal. Ky ka qenë një ndër synimet e paarritshme për shumë presidentë amerikanë gjatë një shekulli.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se nga projektligji do të përfitonin edhe amerikanët që kanë sigurime duke u vënë kufi atyre që ai i quajti abuzime të indutrisë së sigurimeve.

Kritikët paralajmëruan se projektligji do t’i dëmtojë amerikanët duke rritur taksat, pagesat për sigurime shëndetësore dhe ndërhyrjen e qeverisë në vendimet mjekësore.

Burimi: VOA

Posted in BotaComments Off on SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve miraton reformën e kujdesit shëndetësor

Polonia do të instalojë raketat mbrojtëse amerikane


       SHBA do të stacionojë në mes të prillit të ardhshëm në Poloni raketat për mbrojtjen nga ajri të tipit Patriot. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Varshavë, njofton agjencia e lajmeve PAP.
       Raketat dhe rreth 100 ushtarë amerikanë do të stacionohen në veri të Polonisë, jo larg kufirit me enklavën ruse Kaliningrad. Presidenti i SHBA-së Barack Obama vitin e kaluar u tërhoq nga planet e paraardhësit të tij në post, George W. Bush, për stacionimin në Çeki dhe Poloni të një sistemi për mbrojtjen nga raketat. Rusia i pati kritikuar këto plane si kërcënim për sigurinë e saj.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Polonia do të instalojë raketat mbrojtëse amerikane

Dalai Lama sot në Shtëpinë e Bardhë


         Dalai Lama ka shkuar për një vizitë në kryeqytetin amerikan. Megjithë kritikat e palës kineze këtë të enjte ai do të pritet nga Presidenti amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
         Republika Popullore e Kinës kërcënoi disa herë me pasoja për marrëdhëniet bilaterale në rast se Dalai Lama pritet nga Shtëpia e Bardhë. Kalden Lodoe nga Bashkësia Tibetiane në Uashington nuk e kupton reagimin e palës kineze: “Obama nuk është presidenti i parë amerikan që takohet me Dalai Lamën. Prej vitit 1990 atë e ka pritur secili president amerikan. Kështu që kjo është kthyer në rutinë”.  Pekini akuzon udhëheqësin shpirtëror të tibetianëve i cili jeton në ekzil se po angazhohet për shkëputjen e Tibetit nga Kina.
         Obama përmes një zëdhënësi të tij njoftoi se pret tibetianin në cilësinë e një “kreu fetar të respektuar në rrafsh ndërkombëtar”. Me Dalai Lamën do të takohet edhe Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

Posted in BotaComments Off on Dalai Lama sot në Shtëpinë e Bardhë


Advert

Archives