Tag Archive | "nato"

Kryengritësit libianë futen në kryeqytetin Tripoli, turmat festojnë


Rebelët libianë janë futur në Sheshin e Gjelbër në qendër të Tripolit pasi kaluan mbrojtjen e jashtëme të qytetit dhe njoftuan se kanë ndaluar dy djemtë e udhëheqësit Moammar Gadhafi, përshi kandidatin për fronin Seif al-Islam. Trupat rebele që vinin nga perëndimi u ndeshën me rezistencë të vogël ndërkohë që morën pozicionet qeveritare jashtë kryeqytetit. Mijëra banorë të Tripolit festuan kur luftëtarët e opozitës hynë në qendrën simbolike që e riquajtën Sheshi i Martirëve. Libianët e ngazëllyer grisën parulla të zotit Gadhafi dhe i shkelën ato me kembë. Deri së fundmi, qeveria e kishte përdorur zonën për demostrata të mëdha në mbështetje të udhëheqësit libian.

Udhëheqësit rebelë pranuan se në Tripoli ende kishte vatra rezistence. Një zëdhënës tha se luftëtarët e opozitës kishin rrethuar  kompleksin  Bab al-Azizija ku besohet se gjendet zoti Gadhafi, por po ngurrojnë për të ndërmarrë një mësymje përfundimtare.

Zëdhënësi tha se kryengritësit kishin dërguar një grup luftëtarësh në kryeqytet përmes detit nga porti i Misratës. Ai po ashtu thaa se roja elite presidenciale që mbron zotin Gadhafi ishte dorëzuar, duke i dhënë mundësi opozitës që të verë nën kontroll pjesë të mëdha të qytetit.

Më herët, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve konfirmoi se Seif al-Islam ndodhej i ndaluar. Ndaj tij dhe babait të tij dhe shefit të zbulimit janë ngritur padi se kanë planifikuar dhe dhënë urdhër për sulme ilegale ndaj civilëve në ditët e para të shtypjes së dhunëshme të protestave kundër qeverisë.

Prokurori i Gjykatës së Hagës Luis Morena-Ocampo tha të dielën se Seif al-Islam duhet ti dorëzohet sa më shpejt Hagës. Ndërkohë, udhëheqësit e opozitës u thanë gazetarëve se djali i madh i zotit Gadhafi, Mohammerd, u ishte dorëzuar forcave rebele.

Televizioni shtetëror libian transmetoi të dielën një seri mesazhes audiofonike nga zoti Gadhafi. Në të fundit, ai pranoi se forcat opozitate po futeshin në Tripoli dhe paralajmëroi se qyteti do të kthehej në një Bagdat tjetër. Udhëheqësi libian tha se do të qendronte në kryeqytet “deri në fund” për të mbrojtur qytetin dhe u bëri thirrje mbështetësve që të ndihmojnë në çlirimin e tij.

Trupat rebelë që lëvizën nga perëndimi i qytetit gjetë pak rezistencë të dielën ndërkohë që kaluan pozicionet qeveritare jashtë kryeqytetit. Gazetarët që udhëtonin me rebelët njoftuan se u futën në periferitë perëndimore të Tripolit të dielën mbrëma, vetëm pak orë pasi pushtuan një bazë ushtarake 27 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

Luftëtarët rebelë rrëmbyen ngarkesa të mëdha me armë dhe municione nga baza e pushtuar. Forcat e opozitës po ashtu liruan qindra të burgosur nga një burg shtetëror ndërkohë që marshuan drejt kryeqytetit.

Brenda Tripolit, mijëra civilë festojnë duke brohoritur karvanet e gjata të automjeteve të mbushura me luftëtarë rebelë që qëllonin në ajër.

Dëshmitarët në Tripoli njoftuan përleshje të shumta për të dytën ditë rrjesht mes celulave të fshehta rebele dhe besnikëve të Gadhafit. Po ashtu ka patur njoftime për demostrata të mëdha në katër qarqe që mbështesin opozitën.

Rebelët thonë se ishin në gjendje të fusnin disa luftëtarë në Tripoli përmes detit nga porti Misrata, në lindje të kryeqytetit. Të dielën, televizioni shtetëror libian transmetoi zërin e zotit Gadhafi që thoshte se ishte në Tripoli dhe do ta mbronte atë. Ai tha se kurr nuk do të dorëzohet. Në një mesazh të mëparshëm të shtunën mbrëma, zoti Gadhafi u bëri thirrje mbështetësve të tij që të “marshojnë me miliona” dhe të shtypin kryengritjen.

Një zëdhënës qeveritar tha të dielën mbrëma se 1,300 njerëz janë vrarë në Tripoli që nga mesdita. Pohimi nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Më herë ai tha se Tripoli është i mbrojtur mirë nga mijëra ushtarë profesionistë dhe i quajti rebelët “gangsterë të armatosur” suksesi i të cilëve mund t’i atribuohet vetëm NATO-s.

Rebelët perëndimore u futën me shpejtësi drejt Tripolit të dielën, duke pushtuar barakat e brigadës elitë Khamis, të udhëhequra nga djali i zotit Gadhafi. Banorët e kryeqytetit thanë se të shtënat e armëve vazhduan gjatë ditës dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin në mbarë qytetin. Më herët gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i qeverisë Moussa Ibrahim tha se qyteti është i përgatitur për një sulm rebel.

“Tripoli do të mbrohet dhe ne kemi mijëra e mijëra ushtarë profesional që janë të gatëshëm të mbrojnë këtë qytet.”

Avancimi i rebelëve përbën sfidën më të madhe për zotin Gadhafi në gjashtë muaj të kryengritjes. Është e paqartë se çfarë mbështetje ka udhëheqësi libian në kryeqytetin e vendit. Gazetarët e huaj që udhëtojnë drejt Tripolit thonë se forcat rebele janë përshendetur nga civilët me brohoritje dhe flamujë rebelë.

Një zyrtar me Këshillin Kombëtar Tranzicional në opozitë në Benghazi tha se ka informacione se trupat besnike të Moammar Gadhafi kanë braktisuar armët dhe postet në dalje të kryeqytetit. Ai po ashtu foli edhe për grupet rebele brenda në Tripoli.

Gjashtë muaj pas fillimit të trazirave dhe pas shumë dështimeve, rebelët duket se po ekzekutojnë një përpjekje të kordinuar për të rrethuar kryeqytetin. Ata kanë ndërprerë rrugët kryesore të furnizimit, megjithëse forcat qeveritare ende mbajnë disa rajone më tutje në lindje dhe në jug. Zëdhënës i qeverisë Moussa Ibrahim i quajti rebelët “gangsterë të armatosur”.

“NATO i ka furnizuar me armë këta rebelë. Kjo nuk është sekret. Janë armët me të cilat ata po vrasin popullin libian.”

Në bazë të një mandati nga Kombet e Bashkuara, NATO ka zhvilluar një fushatë ajrore pesë mujore kundër forcave të qeverisë libiane, pasi besnikët e regjimit u munduan të shtypin një kryengritje në mbarë vendin.

Analistët kanë paralajmëruar se NATO mund të përballet me vështirësi ndërkohë që beteja zhvendoset në kryeqytet, ku aleanca ka zhvilluar sulmet ajrore ndaj pozicioneve ushtarake. Forcat qeveritare në qytetet tjera kanë zënë pozicione në zonat e banuara dhe pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Tripoli që ka një të katërtën e popullsisë së Libisë.

 

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in BotaComments Off on Kryengritësit libianë futen në kryeqytetin Tripoli, turmat festojnë

Fushata ushtarake e NATO-s në Libi do të vazhdojë derisa Gadafi të largohet nga pushteti


Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara thanë se koalicioni i NATO-s do të vazhdojë fushatën ushtarake në Libi derisa Muamar Gadafi të largohet nga pushteti.
Kryeministri britanik Dejvid Kameron, Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe ai amerikan Barak Obama u shprehën se të lejosh zotin Gadafi të qëndrojë në pushtet do të ishte “tradhëti e pandërgjegjshme” ndaj popullit libian.

Në një artikull të përbashkët të botuar në disa gazeta ndërkombëtare, udhëheqësit shkruan se është “e papranueshme që një person, që ka masakruar popullin e vet, të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme” të vendit.

Vajza e zotit Gadafi mbrojti sot të jatin, duke kryesuar qindra përkrahës, që u mblodhën përjashta një vile të Gadafit në Tripoli, e cila u bombardua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1986.

Aisha Gadafi i tha grumbullit të njerzve se dorëheqja e babait të saj do të ishte një “fyerje” për të gjithë libianët.

Në Libi, forcat e zotit Gadafi sulmuan dje me raketa Misratën, qytetin e tretë më të madh të vendit. Kryengritësit antiqeveritarë thanë se të paktën 23 veta u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Objekti i sulmit ishte porti i Misratës, lidhja e vetme e kryengritësve me botën e jashtme.

Ndërkaq, televizioni shtetëror i Libisë njoftoi se NATO ka nisur bombardime ajrore ndaj pozicioneve në Tripoli. Dëshmitarët thonë se në qytet pati një sërë shpërthimesh.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të NATO-s janë mbledhur në Berlin për ditën e dytë e të fundit të takimit të tyre, ndërsa përpiqen të kapërcejnë mosmarrëveshjet se si të vazhdohen operacionet ushtarake në Libi. Franca dhe Britania u kanë bërë thirrje vendeve aleate që të intensifikojnë sulmet ajrore kundër forcave të kolonel Gadafit, por vende të tjera kanë shprehur shqetësim rreth zgjerimit të misionit ushtarak.

 

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in BotaComments Off on Fushata ushtarake e NATO-s në Libi do të vazhdojë derisa Gadafi të largohet nga pushteti

Gaddafi pranon planin paqësor të Bashkimit Afrikan


Sipas të dhënave të Bashkimit Afrikan qeveria e pushtetmbajtësit libian Muammar Al-Gaddafi ka pranuar një plan të kësaj organizate për kapërcimin paqësor të konfliktit me rebelët. Presidenti i Afrikës Jugore Jacob Zuma sqaroi pas bisedimeve disaorëshe me një delegacion të lartë në Tripoli se plani paqësor parasheh një armëpushim, korridore të sigurta për ndihmat humanitare për popullatën civile si dhe një dialog në mes të qeverisë dhe opozitës. Zuma ndërkohë është larguar sërish nga Tripoli. Përfaqësues të tjerë të Bashkimit Afrikan do të vazhdojnë këtë  të hënë bisedimet ndërmjetësuese me rebelët në Bengasi. Rebelët aktualisht përjashtojnë mundësinë e armëpushimit për aq kohë sa Gaddafi të mos largohet nga pushteti. Nga ana tjetër kanë vazhduar luftimet e ashpra në Axhdabija dhe Misrata. NATO ka njoftuar për shkatërrimin e 25 tankeve të trupave qeveritare në afërsi të këtyre dy qyteteve.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Gaddafi pranon planin paqësor të Bashkimit Afrikan

Vazhdon sulmi në Libi. Gedafi: Nuk tërhiqemi


Avionët ushtarakë të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera, vazhduan edhe më 22 mars, sulmin ajror ndaj objektivave të trupave qeveritare libaneze. Ndërkohë po dalin në pah dhe divergjencat lidhur me veprimet ushtarake, midis SHBA-së e Francës.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe propozuan që veprimet ushtarake duhet të drejtohen nga NATO-ja. Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe, u bëri thirrje ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s formojnë “një komision kontrolli dhe drejtimi” për t’i koordinuar veprimet ushtarake. Brenda NATO-s nuk është arritur ende unanimitet, lidhur me drejtimin e operacioneve.

Presidenti amerikan, Barack Obama, bisedoi në telefon me kryeministrin britanik, David Cameron dhe presidentin francez, Nicolas Sarcozy. Z. Obama ritheksoi përsëri se në të ardhmen, NATO-ja duhet marrë përsipër drejtimin e sulmit ushtarak në Libi.

Ndërkohë në Libi, vazhdon përplasja e dhunshme midis grupeve rebele dhe mbështetësve të kolonel Muamar Gadafit.

Lideri libanez, Muamar Gadafi, në një fjalim të hapur, deklaroi se nuk do të përkulet ndaj sulmit ushtarak të Perëndimit dhe do të luftojë deri në fund. Ai tha gjithashtu se Libia ishte e përgatitur për të luftuar.

 

Burimi: Radio Kina

Posted in BotaComments Off on Vazhdon sulmi në Libi. Gedafi: Nuk tërhiqemi

Njoftohet fundi i luftimeve në Libi


Duke reaguar ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, qeveria në Tripoli ka njoftuar fundin e menjëhershëm të luftimeve kundër kryengritësve. Ministri i Jashtëm libian Mussa Kussa u shpreh se vendi i tij e pranon rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në rezolutën e tij kërkoi fundin e menjëhershëm të luftimeve dhe vendosi për një zonë ndalim-fluturimi mbi Libinë. Rezoluta e miratuar në KS të OKB-së urdhëron diktatorin libian Muammar al-Gaddafi që të mbajë në tokë aviacionin e tij. Ndërkohë shtetet e NATO-s në konsultimet në Bruksel nuk ranë dakord për një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Vetëm Franca, Britania e Madhe dhe SHBA nisën përgatitjet për ndërhyrje kundër pushtetmbajtësit Muammar el Gaddafi. Franca do të jetë gati për misionin brenda disa orësh tha kryeministri francez, Francois Fillon. Ndërsa homologu i tij britanik, David Cameron ka bërë të ditur se Britania e Madhe do të dërgojë në rajon avionët ushtarakë. Rezoluta po ashtu lejon sulmet ajrore dhe “masat e tjera të nevojshme” të shteteve për mbrojtjen e civilëve. Por me rezolutë ndalohet ndërhyrja me trupa të këmbësorisë. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të veprojnë edhe të vetme kundër Gaddafit.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Njoftohet fundi i luftimeve në Libi

Nato e gatshme për të ndërhyrë në Libi


Nisur nga luftimet e përgjakshme në Libi, NATO është e gatshme për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në vendin afrikanoverior. Një operacion i tillë për miratimin e një zone të ndalim fluturimit duhet megjithatë të bëhet nga një mandat i Kombeve të Bashkuara, theksoi Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen. Britania e Madhe dhe Franca po përpiqen për një mandat të Kombeve të Bashkuara për një zonë ndalim-fluturimi mbi hapësirën ajrore të Libisë. Arsyet janë raportimet që kreu i shtetit Muammar al Gaddafi po përdor helikopterë ushtarakë kundër civilëve, tha ministri i Jashtëm britanik William Hague në Londër.  Përpjekjet janë bërë në konsultim të ngushtë me SHBA-në dhe NATO-n. NATO ka shtrirë monitorimin e saj në hapësirën ajrore libiane përmes avionëve vëzhgues 10 deri 24 orë, tha ambasadori amerikan në NATO Ivo Daalder. Qëllimi është që të merren pamje më të mira  se çfarë ndodh në të vërtetë në Libi, tha diplomati i SHBA-së.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Nato e gatshme për të ndërhyrë në Libi

Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë


Forca paqëruajtëse e NATO-s prej të martës ka përgjysmuar praninë e saj në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka konfirmuar se numri i ushtarëve është ulur në 5 mijë e 500 nga rreth dhjetë mijë sa kishte ky mision.

Reduktimi i trupave të Aleancës Veriatlantike po bëhet mbi bazën e një plani të miratuar vitin e kaluar nga NATO-s për zvogëlimin e misionit të saj në Kosovë, siç thuhet, në përputhje me përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të forcave vendore të sigurisë.

Zyrtarë të KFOR-it kanë thënë se pavarësisht reduktimit të trupave, misioni paqëruajtës i NATO-s është i gatshëm që të reagojë në çfarëdo situate.

Pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova në vitin 1999, NATO dërgoi në Kosovë rreth 50 mijë ushtarë, por numri i tyre u reduktua në vazhdimësi.

Gjatë kësaj periudhe, disa shtete anëtare të NATO-s, në mesin e të cilave edhe Britania e Madhe kanë tërhequr të gjitha trupat e tyre nga Kosova.

Aktualisht në KFOR kontribuojnë 31 shtete, në mesin e të cilave edhe kontribueset më të mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca dhe Italia.

 

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë

NATO miraton strategjinë e daljes nga Afganistani


Sekretari i përgjithshëm thotë se transferimi tek forcat afgane do të nisë në 2011
Samiti i NATO-s në Lisbonë ka miratuar strategjinë e re për Afganistanin, e cila do t’i hapë rrugën reduktimit të operacioneve ushtarake atje.

Sipas planit, NATO do të fillojë të kalojë kontrollin e sigurisë në duart e forcave afgane vitin e ardhshëm, me qëllim që të lëshojë plotësisht kontrollin deri në 2014.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen, tha se nuk do të kishte kalim të plotë të përgjegjësisë për sigurinë tek forcat afgane, derisa ato të stërviteshin siç duhet dhe të ishin gati.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe presidenti afgan, Hamid Karzai nënshkruan strategjinë e përbashkët për Afganistanin.

Zoti Rasmussen tha se NATO ishte e angazhuar të luante në rol mbështetës në Afganistan përtej rolit aktual:

“Një gjë duhet të jetë shumë e qartë, NATO është e angazhuar për një periudhë afatgjatë.”

“Ne nuk do ta kryejmë tranzicionin, derisa të jenë gati partnerët tanë afganë.”

“Ne do të qëndrojmë edhe pas tranzicionit në një rol mbështetës dhe siç e patë, unë dhe presidenti Karzai firmosëm një marrëveshje partneriteti të gjatë që do të ekzistojë edhe pas misionit tonë luftues”, tha zoti Rasmusen.

Presidenti afgan Hamid Karzai e falenderoi NATO-n, por përsëri shprehu shqetësimin e tij lidhur me viktimat në rradhët e civilëve (gjatë diskutimit me udhëheqësit e NATO-s).

Zoti Karzai dha këtë deklaratë për gazetarët:

“I falenderova për sakrificën e grave dhe burrave nga rradhët e NATO-s dhe të vendeve të ISAF-it në Afganistan dhe për ndihmëm që ata kanë dhënë për arsimin, rrugët dhe mirëqënien e popullit afgan.”

“Kjo gjë ka bërë një ndryshim të madh në jetën e afganëve.”

“Unë i informova ata edhe për shqetësimet e afganëve që kanë të bëjnë me viktimat në rradhët e civilëve, me burgjet dhe me raste qëndrimin e NATO-s,” tha presidenti.

Mjaft agjenci humanitare i kanë bërë thirrje NATO-s të bëjë më shumë në aspektin e mbrojtjes së popullsisë civile në Afganistan.

Në raportin e përbashkët të rreth 30 agjencive thuhet se ato janë tejet të alarmuara për lajmin se kontrolli i sigurisë në Afganistan do t’i transferohet forcave afgane.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on NATO miraton strategjinë e daljes nga Afganistani

Reagimet e para, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Pavarësia e Kosovës ishte e ligjëshme


Reagimet e para pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës

Westerwelle: E ardhmja e Serbisë dhe Kosovës ndodhet në BE – Ban Ki-Moon paralajmëroi kundër çdo “hapi provokativ”

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle u bëri thirrje udhëheqjes politike në Beograd dhe  Prishtinë që tani të hedhin vështrimin nga integrimi evropian. “E ardhmja e Serbisë dhe e Kosovës ndodhet në BE”, tha Westerwelle. Kryetari i liberalëve gjermanë (FDP) përshendeti vendimin: “Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare konfirmoi pikëpamjen tonë ligjore se deklarata e pavarësisë së Republikës së Kosovës ishte e ligjshme.”

E ngarkuara e Bashkimit Evropian me politikën e jashtme Catherine Ashton e përshendeti vendimin e Gjykatës dhe u bëri thirrje palëve për dialog. “Në të ardhmen si Serbia ashtu dhe Kosova do ta kenë vendin e tyre në Bashkimin Evropian”, tha Ashton.

“Ne nuk do ta njohim asnjëherë pavarësinë e Kosovës”, paralajmëroi ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq në një pronocim për televizionin serb nga Haga. “Para nesh ndodhen ditë të vështira” theksoi ai duke shtuar se “lufta diplomatike” do të vazhdojë edhe më tej.

Presidenti i Serbisë , Boris Tadiq Ndërkaq presidenti i Serbisë Boris Tadiq vlerësoi të enjten (22.07) se opinioni i GJND-së “është i rëndë për Serbinë” por megjithatë Serbia do të vazhdojë që me mjete politike të mbrojë integritetin e vet territorial.

Edhe Rusia e cila konsiderohet si fuqi mbrojtëse e serbëve e kritikoi vendimin e Gjykatës si “jo të pastër juridikisht dhe si vendim tërsisht politik.”

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e priti me gëzim shpalljen e vendimit të GJND-së. “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi sot se Kosova nuk paraqet precedent, por njeh të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje, për të jetuar i lirë dhe i pavarur”, tha Sejdiu i cili ftoi vendet që deri sot kanë hezituar ta njohin Kosovën, ta marrin këtë vendim, i cili sipas tij vetëm sa do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm ashtu si dhe liria e popullit tim. Sot nuk ka humbës dhe fitues. Gjykata e respekton realitetin në Kosovë. Dhe ky është një kapitull i ri për vendin tim, për shtetin tim, për njerëzit e mi, dhe për tërë rajonin”, deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në Uashington ku po qëndron për një vizitë zyrtare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sipas të dhënave të Aleancës Veriatlantike NATO nuk do të ndikojë në punën e trupës paqëruajtëse KFOR. “KFOR-i do të vazhdojë të ushtrojë edhe më tej mandatin e tij dhe në mënyrë të paanshme do të përkujdeset për një ambient të sigurtë në Kosovë, për të mirën e të gjitha bashkësive, shumicës dhe pakicës në mënyrë të njëjtë”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATOS, Anders Fogh Rassmusesn në Bruksel. Në kuadër të NATO-s në Kosovë aktualisht ndodhen 10 000 ushtarë në mesin e tyre rreth 1500 ushtarë gjerman.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Reagimet e para, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Pavarësia e Kosovës ishte e ligjëshme

Tony Blair viziton Kosovën


Prishtina po përgatitet për ta pritur në vizitë ish kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili vlerësohet lartë për rolin e tij gjatë fushatës ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbe që i dha fund luftës në Kosovë.

Zoti Blair, që konsiderohet si një prej miqve më të mëdhenj të Kosovës, mbërrin të enjten për vizitë dyditëshe dhe do të ketë një varg aktivitetesh.

Ai do të takojë udhëheqësit kosovarë dhe do të mbajë një fjalim në seancën solemne të parlamentit që do të mbahet për nder të tij.

Presidenti Fatmir Sejdiu do t’i ndajë zoti Blair medaljen e artë të lirisë, e cila i ishte thuhet se i ishte akorduar atij për të gjallë të ish presidentit Ibrahim Rugova.

Universiteti i Prishtinës ndërkaq do ta nderojë atë me çmimin “Doctor Honoris Causa”, ndërsa ditën e dytë të vizitës, ai do ta kalojë në Prizren dhe në Pejë.

Vizita e ish kryeministrit britanik, Tony Blair është organizuar nga qeveria e Kosovës, e cila thotë se po bën përgatitjet e fundit për ta pritur atë në mënyrë madhështore, kjo në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij në fund të viteve 90-të për ndaljen e dhunës që po ushtronte Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kjo do të jetë vizita e tij e dytë në Prishtinë që nga përfundimi i luftës më 1999.

Në fund të mandatit të tij si kryeministër i Britanisë, Tony Blair kishte thënë se besonte që Kosova ishte ndër sukseset më të mëdha të karrierës së tij dhe se mendonte që kishte bërë atë që ishte më se e drejtë.
 
Burimi:BBC

Posted in BotaComments Off on Tony Blair viziton Kosovën

Advert

Archives