Tag Archive | "merkel"

Samiti i BE-së: Mario Draghi, shefi i ri i Bankës Qendrore Evropiane. Kroacia në BE.


Presidenti i ri i bankës Qendrore Evropiane do të jetë italiani Mario Draghi. Për këtë ranë dakord kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së në samitin e tyre në Bruksel. Në këmbim italiani Lorenzo Bini Smaghi, në fund të vitit do të largohet nga drejtoria e Bankës. Për këtë kishte ngulur këmbë Franca, pasi ndryshe pas largimit të shefit aktual Jean-Claude Trichet, ajo nuk do të ishte më e përfaqësuar në organet drejtuese të institucionit.

Samiti i BE-së vendosi gjithashtu pranimin e Kroacisë si anëtarja e 28 e Unionit. Nëse kroatët votojnë pro anëtarësimit në referendumin popullor, vendi do të jetë anëtar i BE-së nga mesi i vitit 2013. Në kuadër të konferencës, ekspertë të Komisionit të BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane ranë dakord me qeverinë greke për detajet e programit të kursimeve, për të cilat duhet të votojë parlamenti grek. Ai parashikon shkurtime në një volum prej 78 miliardë eurosh deri në vitin 2014.  Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri një bilanc pozitiv të konsultimeve të Brukselit për Greqinë. Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së nënvizuan se do të bëhet gjithçka për stabilizimin e euros.

“Unë mendoj se do të bëhet gjithçka që vendimi të jetë pozitiv dhe për këtë arsye nuk dua të merrem me spekulime. Unë pres gjithashtu që ministrat e financave në takimin e tyre më 3 korrik të shohin të gjitha aspektet në mënyrë që të zgjidhet edhe çështja e solidaritetit me Greqinë.”

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Samiti i BE-së: Mario Draghi, shefi i ri i Bankës Qendrore Evropiane. Kroacia në BE.

Gjermania mbyll disa uzina bërthamore


Gjermania ka vendosur të mbyllë uzinat më të vjetra bërthamore që ka pas aksidenteve në uzinën Fukushima në Japoni.

Kancelarja Angela Merkel tha se shtatë fabrikat, të gjitha të ndërtuara para 1980 do të rrinë të mybllura për tre muaj derisa standartet e sigurisë të rishikohen.

Ministrat shtuan se nuk ishte e sigurt nëse stacionet bërthamore do të rihapeshin.

Një korrespondent i BBC-së thotë se ndëprerja e operacioneve tek pothuajse gjysma e uzinave bërthamore shënon një ndryshim drejtimi të rëndësishëm që prej kohësh është përballur me thirrje nga opozita.

Rusia gjithashtu ka bër të ditur se do të rishikojë të gjithë sektorin e vet bërthamor.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on Gjermania mbyll disa uzina bërthamore

Një Kosovar vret dy ushtarë amerikanë në Frankfurt


Një person i armatosur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani janë qëlluar dy ushtarë amerikanë. Nuk përjashtohet as mundësia e një lidhjeje terroriste.

Personi, i cili vrau dy ushtarë dhe plagosi rëndë dy të tjerë, sipas informacioneve, është nga Kosova. Vrasja ka ndodhur ne terminalin 2 të Aeroportit të Frankfurtit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë për agjencinë e lajmeve AP se policia gjermane e ka identifikuar të dyshuarin si Arif Uka, qytetar i Kosovës nga qyteti i Mitrovicës. “Kjo është një ngjarje dërrmuese dhe tragjike. Po përpiqemi të kuptojmë nëse ishte diçka e organizuar apo çfarë natyre kishte sulmi”, tha ministri Rexhepi.

I dyshuari gjendet në paraburgim. Burimet gjermane raportojnë se sulmuesi është i moshës 21-vjeçare.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar sulmin duke e cilësuar si “ngjarje të tmerrshme”.

Posted in BotaComments Off on Një Kosovar vret dy ushtarë amerikanë në Frankfurt

Samiti G-20, protesta dhe përleshje


Përleshje të dhunshme në kuadër të samitit të G-20

Demonstratat fillimisht paqësore kundër samitit të G-20 u shndërruan në vijim të ditës në përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Demonstrues militantë  u vunë zjarrin të paktën tre makinave të policisë dhe qëlluan me gurë vitrinat e shumë dyqaneve. Policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës dhe arrestoi më shumë se 150 persona të dyshuar. Sipas të dhënave të policisë në rrugët e Torontos nuk ka pasur ndonjë herë një masë kaq të madhe kriminaliteti dhe shkatërrimi me vetëdije.

G20 bie dakord për pakësimin e deficiteve shtetërore

Kryetarët e vendeve më të mëdha të industrializuara dhe atyre në ekspansion industrial ranë dakord në takimin e G-20 në Kanada për një qëllim konkret për pakësimin e deficiteve shtetërore. Sipas fjalëve të kancelares  Angela Merkel deri në vitin 2013 deficitet e vendeve të industrializuara duhet të përgjysmohen. Po ashtu u ra dakord që në vitin 2016 të fillohet me reduktimin e borxheve. Zonja Merkel e quajti planin kohor për pakësimin e deficiteve si “mjaft pretendues”. Përfundimi i takimit tregon për një ndryshim kursi. SHBA, Kanadaja dhe Brazili ishin shprehur për vazhimin e masave stimuluese të financuara prej borxheve, kurse vendet evropiane si dhe Japonia ngulën këmbë për masa kursimi. Ende në diskutim janë taksa për bankat dhe taksa mbi transaksionet në tregjet financiare.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Samiti G-20, protesta dhe përleshje

Cameron takohet në Paris me Sarkozy dhe në Berlin me Merkel


Kryeministri britanik David Cameron ka mbërritur në vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin, ku u takua me Kancelaren Angela Merkel. Carmeron theksoi se Britania e Madhe ka nevojë për një euro stabile. Kryeministri i ri britanik më parë ishte për vizitë në Paris ku u prit nga Presidenti, Nicolas Sarkozy, i cili tha se Kancelarja Merkel dhe ai janë tërësisht të një mendimi, që duhen ndërmarrë sanksione kundër atyre shteteve që shkelin kriteret e kufirit të deficitit.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Cameron takohet në Paris me Sarkozy dhe në Berlin me Merkel

Zi në Poloni për vdekjen e Presidentit dhe personaliteteve të tjerë


Trupi i presidentit polak, Lech Kaczynski dhe personave të tjerë që humbën jetën ne aksidentin ajror në Rusi, janë dërguar në Moskë me dy helikopterë të mëdhenj.

Vëllai binjak i presidentit, ish-kryeministri Jaroslav Kaczynski vizitoi vendin ku u rrëzua avioni bashkë me kryeministrin rus, Vladimir Putin, dhe identifikoi trupin e presidentit dhe bashkëshortes së tij.

Kryeministri Putin po i kryeson vetë hetimet për këtë tragjedi, ku humën jetën dhjetra oficerë të lartë dhe politikanë polakë.

Dhoma ruse e kontrollit tha se piloti kishte tentuar ta ulte avionin në aeroportin e qytetit Smolensk në kushtet e mjegullës së dendur, megjithëse ishte udhëzuar të mos e bënte këtë.

Avioni po udhëtonte prej Varshavës për të shënuar 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku mijëra polakë u vranë nga forcat sovjetike.

Avioni Tupolev i presidentit ishte prodhim i vitit 1960 dhe disa zyrtarë në të kaluarën kishin kërkuar që të zëvendësohej me një avion modern.

Korrepondenti i BBC-së në Varshavë, Adam Easton thotë se aksidenti ishte një katastrofë për popullin polak.

Kryeministri i vendit, Donald Tusk, njoftohet se ka qarë kur mori vesh lajmin.

Ai anuloi vizitën e planifikuar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Të dielën do të mbahen dy minuta heshtje në të gjithë Poloninë.

Kjo shënon fillimin e shtatë ditëve të zisë për viktimat e tragjedisë ajrore.

Lider antikomunist

kaczynski.jpgLech Kaczynski është në postin e presidentit që prej vitit 2005.

Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit.

Sëbashku me vëllain e tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj.

Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohet edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolikë si shumë njerëz në Poloni.

Përpara se të hynte në politikë, të dy vëllezerit njiheshin si artistë kinemaje kur ishin ishin fëmijë.

Më vonë ata u bën aktivë në lëvizjen që kontribuoi në rënien e komunizmit në Poloni në vitet 1980.

Reagime

Presidenti Dmitri Medvedev i Rusisë i ofroi ngushëllimet e ti Polonisë për tragjedinë.

Kryeministri Vladimir Putin, do të kryesojë hetimin që do të kryhet për shkaqet e aksidentit.

SHBA, ofroi ngushëllimet për atë që e cilësoi si një tragjedi të tmerrshme për Poloninë.

Bashkimi Evropian shprehu solidaritet me Poloninë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ishte thellësisht e shokuar nga ngjarja.

Kryeministri, Gordon Brown, shprehu trishtimin e tij dhe e përshkroi presidentin Kaczynski si një prej aktorëve të shquar në historinë moderne politike.

Edhe Tirana zyrtare iu bashkua mesazheve ngushëlluese të liderëve botërorë.

Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe vlerësimin për presidentin e ndjerë të Polonisë.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Zi në Poloni për vdekjen e Presidentit dhe personaliteteve të tjerë

Merkel skeptike për anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE


Pas takimit me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë sot në Stamboll edhe disa takime të tjera. Kancelarja do të marrë pjesë në një takim të forumit ekonomik turko-gjerman dhe në një diskutim të përbashkët me nxënësit.

Në takimin me Erdoganin, kancelarja Merkel ka shprehur gatishmëri për negociata sa i përket mundësisë së hapjes në Gjermani të shkollave në gjuhën turke. Kryetarja e CDU-së theksoi njëkohësisht se migrantët turkë në këtë vend duhet të mësojnë edhe gjuhën gjermane.

Kancelarja Merkel edhe një herë u shpreh skeptike për mundësinë e anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE. Merkel dhe partia e saj kristiandemokrate angazhohen për një partneritet të posaçëm të Turqisë me BE-në.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Merkel skeptike për anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE

Eurozona miraton planin e ndihmës për Greqinë


Kushtet e planit, që u përcaktuan mes seancave të një samiti të BE-së në Bruksel, synojnë ndalimin e krizës ekonomike në Greqi, një problem që e ka cënuar besimin tek Euroja. Sipas planit, financimi do të bëhet nga Europa, por me përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëta, kusht për të cilin kishte këmbëngulur Gjermania.

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, tha se ishte marrë vendimi i duhur për zgjidhjen e një problemi krejt të veçantë.

“Ne e kemi zgjidhur këtë çështje brenda familjes europiane, në eurozonë, është një qasje e koordinuar europiane me pjesëmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për kohën”, tha zoti Barroso.

“Ne po përballojmë një problem krejt të veçantë në një nga vendet anëtare, një pjesëtari të eurozonës, duke shqyrtuar edhe ndikimin që mund të ketë për stabilitetin e ekonomise dhe bashkimit tonë monetar. Sikurse kemi treguar, vënia në punë e mekanizmit dhe përmbushja e kushteve do të ndiqet nga institucionet europiane. Ky mekanizëm nuk zëvendëson disiplinën e tregjeve financiare, po i ofron Greqisë një plan dhe sjell stabilitet në eurozonë”, tha Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Thelbi i Planit

Ky nuk është plan shpëtimi, por është krijuar një mekanizëm për shpëtim -dhe 16 vendet e eurozonës kanë rënë dakord ta mbështesin, tani mbetet vetëm një pohim, thjesht edhe me lëvizje koke, nga 27 vendet e BE-së.

Përfshirja e FMN-së në shpëtimet në të ardhmen është futur në marrëveshje megjithë kundërshtimet e francezëve, por ky ishte një kusht që gjermanët ta pranonin.

Sipas marrëveshjes, vendet që përdorin Euro-n do ta ofrojnë ndihmën – rreth 29 miliardë dollarë – së bashku me FMN-në, por Greqia do ta marrë huanë vetëm nëse nuk mundet të sigurojë më parë para nga tregjet financiare.

Qëndrimi politk

“Unë sugjeroj që të parashikojmë një kombinim të FMN-së dhe ndihmës bilaterale, nëse krijohet gjendja kur Greqia nuk mundet të sigurojë vetë para,” tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

” Mendoj se është e rëndësishme që ta përdorim këtë vetëm si gur të fundit, por ne nuk duam që të arrijmë deri atje,” tha zonja Merkel.

Qeveria greke beson se ky rrjet sigurie i eurozonës do ta ndihmojë të marrë hua mara me kosto më të ulët. Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, thotë se marrëveshja ishte e rëndësishme për Greqinë dhe gjithë Evropën.

“Greqia dhe euro është e sigurt dhe Evropa ka ndërmarrë një hap të madh,” tha zoti Papandreu.

“Sot nuk marrim vendime vetëm për Greqinë – Evropa dhe BE-ja u gjendën para një sfide të madhe dhe u treguan të vendosur. Udhëheqësit evropianë po mbrojnë unitetin tonë, monedhën tonë të përbashkët. Evropa dhe Greqia do të dalin më të forta nga kjo krizë,” tha kryeministri i Greqisë.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se kjo ishte e nevojshme jo thjesht për të shmangur krizën, por për të parandaluar të tjera në të ardhmen.

“Eurozona po e mban fatin e saj në duart e veta, ne arritëm një marrëveshje për të krijuar një kuadër për të menaxhuar krizën në Eurozonë,” tha zoti Sarkozy.

“Është një hap i madh që na detyron që të rimendojmë mekanizmat e survejimit buxhetor dhe ekonomik që kriza të tilla të mos përsëriten,” vuri në dukje presidenti francez.

Në samit do të vendoset edhe krijimi i një grupi pune që deri nga fundi i vitit do të raportojë sanksione më të ashpra ndaj vendeve që shkelin rregullat e buxhetit.

Reagimi i tregut

Euro-ja ka shënuar një rritje të lehtë kundrejt dollarit, pas njoftimit të enjten të planit franko-gjerman të ndihmës për ekonominë greke.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Eurozona miraton planin e ndihmës për Greqinë

Arsyet e rënies së fundit të Euro-s


Në tregjet financiare, Euro është dobësuar akoma më shumë, duke rënë poshtë nivelit të një dollari e 35 centësh.

Kjo ndodh, pasi dy agjensi kryesore të klasifikimit të kreditit, lëshuan një paralajmërim të ri në lidhje me borxhet e qeverisë greke.

Dy firmat, të cilat japin këshilla në lidhje me rrezikun e falimentimit të huamarrësve, thanë se ato do të zbresin më poshtë qeverinë greke në klasifikimin e kreditit.

Firmat Moody dhe Standard & Poor janë në mesin e agjensive të njohura këshillë-dhënëse për klasifikimin e kredive.

Paralajmërimet e reja shqetësojnë investitorët për borxhin e qeverisë greke dhe çuan në shitje të shumta të Euros si rezultat i saj.

Shqetësimi për një falimentim të mundshëm grek për shlyerjen e borxheve, që çon në një tronditje më të madhe në zonën e Euros, e ka mbajtur monedhën në kuotime të ula për disa muaj.

Kundrejt dollarit amerikan, Euro ka rënë në masën dhjetë për qind që nga fillimi i dhjetorit.

Gjatë kësaj periudhe, investitorët herëpashere janë garantuar nga shënjat se vënde të tjera që përdorin Euron, mund ti ofrojnë Greqisë një lloj ndihme.

Kancerlja gjermane Angela Merkel, do të jetë lojtarja kryesore në shpëtimin e Greqisë, por asaj i duhet të marrë në konsideratë votuesit gjerman të cilët janë kundër paketave të tilla të shpëtimit për Greqinë.

Burimi: BBC
 
         

Posted in BotaComments Off on Arsyet e rënies së fundit të Euro-s

Merkel përforcon gatishmërinë për sanksione kundër Iranit


        Në konflitin atomik me Iranin, kancelarja Angela Merkel ka përforcuar gatishmërinë e saj për sanksione të ashpra kundër vendit. Lidhur me këtë ajo tha se edhe shtetet deri tani skeptike si Rusia dhe Kina mbështesin sanksionet, tha Merkel në një intervistë për gazetën “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”. Në të njëjtën kohë ajo ofroi mirëkuptimin e ekonomisë gjermane për sanksionet e mundshme të Kombeve të Bashkuara kundër Teheranit.
       Pasojat nga një Iran i armatosur me armë bërthamore dhe rreziku i vënjes në lëvizje të një gare armatimi në Lindjen e Mesme janë më të mëdha se sa humbja e marrëveshjeve tregtare. Sipërmarrjet gjermane e llogarisin Iranin si patnerin më të rëndësishëm të tregtisë. Bashkësia ndërkombëtare dyshon se regjimi në Teheran   po punon fshehurazi për prodhimin e bombës atomike.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Merkel përforcon gatishmërinë për sanksione kundër Iranit


Advert

Archives