Tag Archive | "kosove"

Prova e ADN krijon hartën gjenetike të popullatave të Ballkanit.


U prezantua në simpoziumin “Imunologjia në erën e re gjeonomike”, në Shërbimin Universitar të Imunologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Ministria e Shëndetësisë,  studimi krahasues që përfshin të gjitha popullatat e rajonit. Studimi i polimorfizmit imunogjenetik në popullatat shqiptare u realizua me metodat e fundit të biologjisë molekulare, ndërsa studimi i distancave dhe hartave gjenetike u krye me metodologjitë më bashkëkohore antropologjike, si dhe me programe kompjuterike të specializuara. Rezultatet e studimit bënë të mundur ndërtimin e hartës aktuale gjenetike të popullatave që jetojnë në rajonin ballkanik, duke paraqitur me anë të “provës së ADN-së” raportet e këtyre popullatave në këtë rajon. Studimi përfshiu, përveç popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, edhe 10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike. Përfundimet e këtij studimi vënë qartë në dukje afërsinë gjenetike midis popullsive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës dhe popullatave te tjera. Shefit të shërbimit të imunologjisë, Genc Sulçebe thote “Ajo që bie në sy në studimin tonë, është fakti se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike në rritje nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08)”, ndërsa popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare.

Posted in Shkence - Teknologji, ShqiperiaComments Off on Prova e ADN krijon hartën gjenetike të popullatave të Ballkanit.

Protestuesit serbë djegin pikën kufitare në Jarinjë


Djegia dhe shkatërrimi me eskavator i pikës kufitare në Jarinjë, është bilanci i aksionit të rreth 200 protestuesve serbë në mbrëmjen e së mërkurës. Cak tjetër i protestuesve serbë ishte edhe baza e KFOR-it. Lajmin konfirmohet nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeminstri i Kosovës Hashim Thaçi akuzoi Beogradin për nxitje direkte të dhunës në veri, me qëllim ndarjen e Kosovës. „Këto veprime të dhunshme janë koordinuar dhe udhëhequr nga strukturat më të larta politike të qeverisë së Serbisë. Reciprociteti në mes të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë do të instalohet. Nuk do të tërhiqemi. Nuk do të ketë kthim prapa në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. Ky është vendi ynë dhe kjo është e drejta jonë kushtetuese dhe ligjore. Skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe në asnjë rrethanë. Kurrë s´kemi qënë më të vendosur në këto 12-të vjetët e fundit”, tha kryeministri Thaçi. Ai shprehu bindjen se vandalizmi nuk do të ngadhnjejë mbi vlerat demokratike dhe se tani është koha për instalimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Ndërsa komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler ka paralajmëruar esktremistët se KFOR-i është plotësisht i përgatitur, ka vullnetin dhe mjetet për të ruajtur rendin dhe sigurinë në Kosovë.

Burimi:DW

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Protestuesit serbë djegin pikën kufitare në Jarinjë

Stefanoviçi në Prishtinë – Protestuesit përleshen me policinë


Qindra shqiptarë të Kosovës u përleshën sot në kryeqytetin Prishtinë me policinë, pasi demonstruesit sulmuan ndërtesën qeveritare me gurë dhe shishe me ngjyrë, në shenjë proteste ndaj vizitës së kryenegociatorit serb në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviç. Protestuesit, kryesisht përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje dëmtuan edhe disa automjete të policisë dhe të qeverisë. Policia për të shpërndarë turmën ka përdorur shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës. Siç informon agjencia e lajmeve Reuters në mesin e protestuesve ka edhe të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim në urgjencë. Ndërkaq siç informojnë agjencitë shqiptare të lajmeve në mesin e të lënduarve janë edhe krerët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Glauk Konjufca si dhe disa policë.

Burimi: DW

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Stefanoviçi në Prishtinë – Protestuesit përleshen me policinë

Vazhdojnë bisedimet Prishtinë-Beograd


Në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës sot mund të preken tema që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes.

Sipas drejtuesit të ekipit serb Borislav Stefanovic çështja e lirisë së lëvizjes është shumë e vështirë dhe e komplikuar, sepse përfshin edhe çështjet e targave, të kartave të identitetit, pasaportave dhe të patentave të makinave.

Ai shtoi se në takimin vijues do të flitet për të gjitha temat, që janë diskutuar në dy raundet e mëparshme të bisedimeve dhe shprehur shpresën se disa çështje do të përfundojnë, tha Stefanoviç.

Bisedimet e ekipeve të Beogradit dhe Prishtinës, të udhëhequr nga Drejtori politik i Ministrisë së Jashtme të Serbisë Stefanovic dhe zevëndëskryeministres së Kosovës Edita Tahiri zhvillohen nën patronazhin e BE.

Deri tani janë mbajtur dy raunde bisedimesh me 8 mars dhe në fund të muajti me 28 mars.

Deri tani është biseduar për kadastrat, telekomunikacionin, presidencën e CEFTA-s, për vulat doganore, energjinë elektrike dhe regjistrat.

 

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Vazhdojnë bisedimet Prishtinë-Beograd

Atifete Jahjaga presidente e re e Kosovës


36 vjeçarja Atifete Jahjaga me shumicën e votave të deputetëve është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës. Jahjaga ka fituar qysh në raundin e parë, duke marrë 80 vota, nga 100 deputetët e pranishëm në sallë.  Kandidatja tjetër, Suzanë Novobërdaliu, mori 10 vota, kurse 10 fletëvotime ishin të pavlefshme.  Zgjedhja e Atifete Jahjagës për presidente u bë e mundur pas një marrëveshjeje politike të arritur mes ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Christopher Dell. Sipas kësaj marrëveshje do të formohet edhe komisioni përkatës për ndryshimin e ligjit zgjedhor që do të përcaktojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe ato lokale në vitin 2013. Atifete Jahjaga ndërkohë ka bërë edhe betimin.

 

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Atifete Jahjaga presidente e re e Kosovës

Kosovë: Arrihet marrëveshja për presidentin, shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme


Udhëheqësit e tri partive politike në Kosovë, Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e re, arritën një marrëveshje për tejkalimin e ngërçit politik dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Pas disa ditë bisedimesh me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Christopher Dell, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, ai LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thanë se kanë arritur një marrëveshje që i jep fundit krizës politike të krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në tekstin e marrëveshjes të paraqitur nga kryeministri Hashim Thaçi thuhet se “udhëheqësit e AKR-së, LDK-së dhe PDK-së nominojnë Atifete Jahjagën si kandidate për presidente të Republikës së Kosovës dhe shprehim përkrahjen e plotë të partive tona respektive për kandidaturën e saj. Jemi të përkushtuar ta vëmë interesin e vendit, mbi atë tonin”. Kandidatja e emëruar nga tre udhëheqësit politik, është zyrtare e lartë e Policisë së Kosovës.

Në tekstin e marrëveshjes thuhet se të tre udhëheqësit pajtohen që “menjëherë të formojnë një komision për reformën e zgjedhjeve presidenciale që do të hartojë amandamentet e nevojshme kushtetuese dhe çfarëdo legjislacioni të ndërlidhur të nevojshëm për të amandamentuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në mënyrë që presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli. Komisioni do të synojë të përfundojë punën e vetë brenda 6 deri 9 muaj nga data e themelimit të tij. Një anëtar i Kuvendit, i identifikuar nga koalicioni qeverisës do të udhëheq komisionin e themeluar për këtë qëllim”, thuhet në tekstin e marrëveshjes.  Ata janë pajtuar që zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në Republikën e Kosovës të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj nga data në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative hyjnë në fuqi.

Po ashtu ata janë pajtuar që “menjëherë të formohet një komision për reformën e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, i cili mes dispozitave tjera do të përkrah krijimin e më shumë qarqeve zgjedhore në Kosovë dhe do të hartojë ndryshimet e nevojshme legjislative dhe kushtetuese për të arritur këtë qëllim. Komisioni do të synojë të përfundojë punën e vetë brenda 8 deri në 12 muaj nga data e themelimit të tij. Një anëtar i Kuvendit i identifikuar nga partitë opozitare do të udhëheq komisionin e themeluar për këtë qëllim. Ligji i reformuar për zgjedhjet e përgjithshme do të përfshijë një dispozitë që thotë se zgjedhjet para të përgjithshme, sipas ligjit të amandamentuar do të mbahen jo më vonë se 18 muaj nga data në të cilën ligji i reformuar për zgjedhjet e përgjithshme me amandamentet e ndërlidhura kushtetuese hyn në fuqi”, thuhet në marrëveshjen e cila u mbështet nga ambasadori amerikan Christopher Dell.

Zoti Dell  tha se “udhëheqësit u treguan të gatshëm t’i vendosin interesat e shtetit para interesave të tyre. Fakti që unë jam  me ta tregon se ata mund të punojnë për të mirën e këtij vendi”. Ai vlerësoi lartë edhe vendimin e zotit Pacolli për t’u tërhequr nga kandidatura e tij për postin e presidentit, prej nga u largua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Vetë zoti Pacolli tha ndërkaq se “koalicioni qeverisës do të vazhdojë, ndërkaq me qëllim të tejkalimit të kësaj krize politike dhe institucionale, unë jam tërhequr nga rikandidimi im për postin e Presidentit të Republikës”.

Pas marrëveshjes së, pritet që Parlamenti i Kosovës të mblidhet për të zgjedhur presidentin, ndërsa përballë kandidates së propozuar me këtë marrëveshje duhet të vihet edhe një kandidat tjetër.

 

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in BotaComments Off on Kosovë: Arrihet marrëveshja për presidentin, shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë


Forca paqëruajtëse e NATO-s prej të martës ka përgjysmuar praninë e saj në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka konfirmuar se numri i ushtarëve është ulur në 5 mijë e 500 nga rreth dhjetë mijë sa kishte ky mision.

Reduktimi i trupave të Aleancës Veriatlantike po bëhet mbi bazën e një plani të miratuar vitin e kaluar nga NATO-s për zvogëlimin e misionit të saj në Kosovë, siç thuhet, në përputhje me përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të forcave vendore të sigurisë.

Zyrtarë të KFOR-it kanë thënë se pavarësisht reduktimit të trupave, misioni paqëruajtës i NATO-s është i gatshëm që të reagojë në çfarëdo situate.

Pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova në vitin 1999, NATO dërgoi në Kosovë rreth 50 mijë ushtarë, por numri i tyre u reduktua në vazhdimësi.

Gjatë kësaj periudhe, disa shtete anëtare të NATO-s, në mesin e të cilave edhe Britania e Madhe kanë tërhequr të gjitha trupat e tyre nga Kosova.

Aktualisht në KFOR kontribuojnë 31 shtete, në mesin e të cilave edhe kontribueset më të mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca dhe Italia.

 

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë

Evakuohen nga Libia shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë


Ministria e Jashtme e Kosovës tha se sot nga Libia  janë evakuuar për në Stamboll 13 shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë.

Kjo është pjesë e operacionit për evakuimin e shtetasve të Kosovës që ndodheshin në Libinë e përfshirë nga dhuna.

Ministria e Jashtme njofton se nga 61 shtetasit e Kosovës që dihej se qëndronin për punë apo studime në Libi, 24 prej tyre janë evakuuar, ndërkohë që pjesa tjetër pritet të evakuohen.

Procesi i evakuimit u vështirësua edhe për faktin se Libia është një nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, prandaj operacionet janë ndërmarrë nëpërmjet vendeve që e njohin Kosovën, siç është Turqia.

Burimi: voa

Posted in BotaComments Off on Evakuohen nga Libia shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë

Katari njeh pavarësinë e Kosovës


Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se Katari e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke e çuar në 73 numrin e vendeve që e kanë njohur shtetin e ri që nga shpallja e pavarësisë së tij më 17 shkurt të vitit 2008.
Njohja nga Katari ishte paralajmëruar që në shtator të vitit të kaluar gjatë një vizitë që kishte zhvilluar në atë vend të Gadishullit Arabik, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Katari vlerësohet si një nga shtetet me ndikim, ndërsa njohja e tij ndodhë në një periudhë të shtimit të shqetësimeve për rënien e njohjeve të Kosovës. Njohja e fundit, asaj i ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar kur njoh nga Tuvalu.

Pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtarë, ishte paralajmëruar një shtim njohjesh, që nuk ndodhi. Gjatë tërë vitit 2010 Kosova është njohur nga tetë vende.

Po ashtu, në Kosovë janë shfaqur shqetësime se edhe raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty do të mund të pasqyrohet në imazhin e shtetit të ri dhe të ndikojë negativisht edhe në shtimin e njohjeve.
Burimi: voa

Posted in ShqiperiaComments Off on Katari njeh pavarësinë e Kosovës

Serbia kërkon fillimin e hetimeve ndaj UNMIK-ut


Serbia ka kërkuar fillimin e hetimeve ndaj misionit të OKB-së në Kosovë për shkak të fshehjes të tregtisë me organe nga ana e UÇK-së. Sipas njoftimeve të sotme të gazetës serbe “Blic”, ministri i Serbisë për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës kërkoi prej kësaj gjykate të hetojë rolin e Sören Jessen Petersen, shefit të UNMIK-ut për periudhën 2004 dhe 2006. Ministri Rasim Ljajic tha, se sipas raportit të fundit të Këshillit të Evropës në lidhje me tregtinë e organeve UNMIK-u paska penguar hetimet dhe nuk i ka ndjekur gjurmët përkatëse në vitin 2004. Raporti i deputetit të Këshillit të Evropës, Dik Marti nuk është pranuar ende zyrtarisht prej Këshillit të Evropës dhe do të diskutohet prej tij në fund në janarit.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Serbia kërkon fillimin e hetimeve ndaj UNMIK-ut

Advert

Archives