Tag Archive | "kina"

KS i OKB-së vendos zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë


Pas vendimit të Kombeve të Bashkuara për Libinë Këshilli i Natos po këshillohet aktualisht për pasojat e mundshme ushtarake. Kjo për faktin se pas rezolutës të KS të OKB-së për Libinë sulmet ajrore kundër trupave të Gaddafit mund të fillojnë së shpejti. Misioni luftarak mund të ndodhë brenda disa orësh, tha zëdhënsi i qeverisë franceze François Baroin. Po ashtu edhe SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Norvegjia sinjalizuan gatishmërinë e tyre. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi më parë për një zonë ndalim-fluturimi mbi Libinë. Një rezolutë e miratuar në KS të OKB-së urdhëron diktatorin libian Muammar al-Gaddafi që të mbajë në tokë aviacionin e tij. Rezoluta po ashtu lejon sulmet ajrore dhe “masat e tjera të nevojshme” të shteteve për mbrojtjen e civilëve. Por me rezolutë ndalohet ndërhyrja me trupa të këmbësorisë. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të veprojnë edhe të vetme kundër Gaddafit. Në këtë mënyrë i është hapur teorikisht rruga sulmeve ajrore nga jashtë. Pro rezolutës ishin dhjetë nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit ndërsa pesë abstenuan, në mesin e tyre edhe Gjermania. “Ne besojmë që sanksionet, të cilat mbështeten nga bashkësia ndërkombëtare, janë mjete efektive për t’i dhënë fund sundimit të Muammar al-Gaddafit dhe kështu të fillojë procesi i nevojshëm i tranzicionit politik”, tha ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, Peter Wittig. Rusia dhe Kina, të cilat me të drejtën e tyre të vetos kishin mundësi të parandalojnë këtë rezolutë, abstenuan po ashtu.

 

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on KS i OKB-së vendos zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë

Përplasje të reja mes Pekinit dhe Romës


Në kohën që Papa Benedikti konfirmonte 24 kardinalët e rinj të Kishës romano-katolike gjatë një ceremonie në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, Kina sfidonte autoritetin e Papës.

Megjithë kundërshtimet e forta nga Vatikani, qeveria kineze ka mbështetur Kishën katolike patriotike, e cila i realizoi planet për të konfirmuar një peshkop të ri në qytetin Çungduh.

Sipas njoftimeve nga një agjenci lajmesh e miratuar nga Vatikani, autoritetet kineze kanë detyruar 8 peshkopë katolikë të konfirmuar nga Papa Bendedikti që të merrnin pjesë në ceremoninë në Çungduh.

Në Kinë ka dy kisha katolike, njëra mbështetet nga qeveria e Pekinit dhe tjera është një kishë në ilegalitet që i bindet Papës në Romë.

Përpjekjet e Romës për të mbyllur këtë ndarje, deri tani kanë patur sukses të vogël, por në vitet e fundit, shumica e peshkopëve kinezë ia propozuar Romës për miratim.

Tani duket se marrëdhëniet mes Pekinit dhe Romës, kanë hedhur një hap të madh prapa.

Për kinezët zgjedhja e një peshkopi të ri është një veprim politik dhe nuk mund t’i delegohet një të huaji në Romë.

Por për Vatikanin, kisha kineze ka bërë në shkelje të rëndë të disiplinës.

Kardinali i Hong Kongut, Jospeh Zen e ka cilësuar vendimin kinez një akt të turpshëm dhe të paligjshëm.

Peshkopi i ri kinez, Guo Jincai është i dyti në ierarkinë e Kishës Katolike patriotike që kontrollohet nga qeveria, ndaj edhe konfirmimi i tij është një shuplakë për Romën.

David Willey
Burimi: BBC, Romë

Posted in BotaComments Off on Përplasje të reja mes Pekinit dhe Romës

Kina i kundërpërgjigjet vendimit të Google


Google i ridrejtoi përdoruesit kinezë në Hong Kong por qeveria kineze u kundërpërgjigj duke bllokuar rezultatet që i cilëson si politikisht të rrezikshme

Nuk kanë përfunduar ende ecejaket mes Kinës dhe kompanisë Google pas vendimit të kësaj të fundit për të ndalur censurën në rezultatet e kërkimit në faqen e saj elektronike në Kinë. Në fillim të javës, Google filloi ti ridrejtonte përdoruesit kinezë në faqen e saj të pa filtruar në Hong Kong por qeveria kineze u kundërpërgjigj duke bllokuar rezultatet e kërkimit që i cilëson si politikisht të rrezikshme. Vendimi i Google-it ka shqetësuar shumë investitorë dhe ka rindezur debatin mbi lirinë e Internetit.

Në një vend me gati 400 milionë përdorues vendimi i Google-it për të ndalur censurën në rezultatet e kërkimeve shihet si një lëvizje e rrezikshme. Por zëdhënësi i kompanisë Bill Echikson thotë se kjo ka të bëjë me parimet.

Kur hymë në Kinë katër vjet më parë menduam se do të bënim më shumë të mira duke iu përulur rregullave që censurojnë disa kërkime dhe duke u dhënë më shumë informacion përdoruesve kinezë. Por gjatë vitit të fundit kemi parë shumë kufizime dhe një numër faqesh janë bllokuar.

Censura kineze në Internet është ndër më të rreptat në botë. Faqe popullore si Twitter, Youtube dhe Facebook bllokohen së bashku me kërkimet që përmbajnë terma sensitivë politikë.

Por ndërsa Pekini ka shprehur zemërim rreth asaj që e cilëson si shkelje të ligjeve të vendit nga Googli, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Çin Gang thotë se veprimet e kompanisë nuk do të kenë asnjë ndikim në imazhin e Kinës.

Nuk shoh sesi çështja Google mund të ndikojë imazhin e Kinës në komunitetin ndërkombëtar. Vetëm në se dikush kërkon ta përdor këtë rast për të formuluar trillime. Kjo çështje nuk dëmton Kinën, ajo dëmton Google-in.

Por disa thonë se kjo grindje mund t’i shtohet tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit. Në një seancë dëgjimore në kongres dje, senatori Byron Dorgan qortoi udhëheqësit e Pekinit.

Vendet e respektuara nuk censurojnë popullin e tyre. Vendet e respektuara nuk burgosin qytetarët e tyre pa gjykime apo pa të drejtë dhe vendet e respektuara nuk kanë frikë nga idetë e reja.

Disa biznese të Perëndimit përshëndetën qëndrimin e kompanisë Google. Kompania e internetit GoDaddy.com njoftoi se do të hedhë në gjyq qeverinë kineze pasi kjo e fundit vendosi një politikë që kërkon fotografi për të gjithë përdoruesit.

Christine Jones është avokate e kompanisë.

Jemi të shqetësuar rreth efekteve drithëruese që besojmë se këto kërkesa mund të kenë tek regjistruesit e rinj dhe si rrjedhojë edhe në këmbimin e lirë të ideve në Internet. Për këto arsye ashtu siç e përmendët edhe ju kongresmenë, ne kemi vendosur të mos ofrojmë më shërbimet tona.

Por ndërsa Google mund ta shqyrtojë vendimin e saj për të dalë nga tregu më i populluar në botë të ndershëm, kjo nuk do të thotë se është mirë për biznesin. Isaac Mao është ekspert për median kineze.

Rreth 90 përqind e përdoruesve në Kinë nuk duan tja dinë në se Google rri apo ikën.

Kina është një fraksion i vogël në të ardhurat vjetore të Google-it por aksionet e kompanisë janë ulur 5 përqind që kur njoftoi planet e largimit nga Kina në janar.

Burimi: VOA

Posted in BotaComments Off on Kina i kundërpërgjigjet vendimit të Google

Miliardat e Kinës drejt Ballkanit


        Jo rrallë bëhet fjalë për partneritete strategjike. Keshtu kur presidenti serb, Boris Tadiç, gjatë gushtit të kaluar bëri vizitë njëjavore në Kinë. Po ashtu ishte, edhe kur ushtritë e të dy vendeve ranë dakord disa javë më vonë për bashkëpunim të ngushtë dhe Tadiçi deklaroi se bashkëpunimi me Kinën është pjesë përbërëse e “Politikës së jashtme mbi katër shtylla. Qëllimi kryesor i vendit mbetet hyrja në BE (për një kohë qëndrimi larg nga NATO), por Serbia do t’i rrumbullakosë marrëdhëniet me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën”, – tha Tadiç. Pyetjen e një gazetari, nëse është e çuditshme kur një gjigant dhe një xhuxh janë partnerë strategjikë, kryetari i shtetit nuk e gjeti me vend, sepse sa më të fortë t’i ketë “miqtë” një shtet, aq më i fortë është ai vetë.
         Për 170 milionë euro firmat kineze deri në vitin 2013 duan të ndërtojnë me partnerë të rinj serbë një urë të dytë urgjentisht të nevojshme në Beograd. Në fund të janarit, qeveria serbe u dha kinezëve porosinë për modernizimin e termocentraleve në Danub pranë Pozharevcit, të cilat rrjedhin nga koha jugosllave. Volumi i kontratës arrin në më shumë se 900 milionë euro. Por, arsyeja më e madhe për atraktivitetin e ofertave kineze ka të bëjë me faktin se kinezët i sjellin menjëherë paratë për projekte të mëdha. Ky model konstatohet kudo në rajon. Bankat kineze japin kredi të leverdishme. Ndryshe nga BE dhe FMN, kinezët i japin të hollat pa kushte për reforma strukturore, apo shkurtime të shpenzimeve publike. Guvernatori i Bankës Kombëtare serbe, Radovan Jelasiç e konfirmon këtë me fjalët: “Nëse Serbia nesër u drejtohet tregjeve financiare, nuk do të marrë para me më pak se gjashtë për qind interes dhe kjo për një periudhë më së shumti prej pesë vjetësh”. Shefi i Bankës Qendrore e sheh angazhimin e kinezëve në një kuadër më të gjerë. “Të gjitha qeveritë e rajonit kanë plane të mëdha, por s’kanë para.

        Kinezët kanë para dhe janë më të gatshëm se vendet e tjera për të investuar. Që prej dy vjetësh vërejmë një sjellje deri-diku agresive të kinezëve. Ata kërkojnë të kenë më shumë prezencë këtu”. Kështu është edhe në shtetet e tjera të rajonit: Nëse vitet e fundit Kina ka siguruar në Afrikë dhe Amerikën Latine lëndë të parë për industri, kështu Lindja e Evropës është një prej rajoneve për eksportin e teknologjisë kineze.
       Mali i Zi ka marrë një kredi prej 47 milionë dollarësh nga banka eksport-import për të financuar blerjen e anijeve kineze.
       Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vendi i të cilit ka qenë dikur bastion i Kinës në Europë në kohën e Enver Hoxhës, deklaroi pas takimit me presidentin kinez, Hu Jintao, krijimin e një zone të tregtisë së lirë për tregtarët kinezë.
       Hungaria shpreson të bëhet nyjë e tregtisë së Kinës me Evropën. Një shkollë dygjuhëshe hungarezo-kineze do të përgatisë ekspertët.
       Në Izmir dhe Talin investitorët kinezë kontrollojnë portet, ose negociojnë për t’u futur në to.
    
        “Ndërsa Moska dhe Uashingtoni diskutojnë për çarmatimin nuklear dhe hahen për zona influence, ne përjetojmë se si një Kinë e pasur dhe e sigurt po i dominon në një hapësirë fare të papritur”, komentonte amerikani Louis O’Neill, dikur ambasador i OSBE-së në Kisinau, në gazetën “Financial Times”.
  
         Kinezët synojnë edhe në shtetet e Evropës Juglindore, anëtare të BE-së. Greqia, e cila prej vitit 2006 ka një marrëveshje “partneriteti strategjik” me Kinën, shpreson që kinezët të bëhen blerës të bonuseve greke të thesarit, gjë për të cilën ministri i Financave, Papakonstantinu, do të shkojë në Pekin, Shangai dhe Hong Kong.

Burimi:Frankfurter Zeitung

Posted in BotaComments Off on Miliardat e Kinës drejt Ballkanit

Merkel përforcon gatishmërinë për sanksione kundër Iranit


        Në konflitin atomik me Iranin, kancelarja Angela Merkel ka përforcuar gatishmërinë e saj për sanksione të ashpra kundër vendit. Lidhur me këtë ajo tha se edhe shtetet deri tani skeptike si Rusia dhe Kina mbështesin sanksionet, tha Merkel në një intervistë për gazetën “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”. Në të njëjtën kohë ajo ofroi mirëkuptimin e ekonomisë gjermane për sanksionet e mundshme të Kombeve të Bashkuara kundër Teheranit.
       Pasojat nga një Iran i armatosur me armë bërthamore dhe rreziku i vënjes në lëvizje të një gare armatimi në Lindjen e Mesme janë më të mëdha se sa humbja e marrëveshjeve tregtare. Sipërmarrjet gjermane e llogarisin Iranin si patnerin më të rëndësishëm të tregtisë. Bashkësia ndërkombëtare dyshon se regjimi në Teheran   po punon fshehurazi për prodhimin e bombës atomike.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Merkel përforcon gatishmërinë për sanksione kundër Iranit

Dalai Lama sot në Shtëpinë e Bardhë


         Dalai Lama ka shkuar për një vizitë në kryeqytetin amerikan. Megjithë kritikat e palës kineze këtë të enjte ai do të pritet nga Presidenti amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
         Republika Popullore e Kinës kërcënoi disa herë me pasoja për marrëdhëniet bilaterale në rast se Dalai Lama pritet nga Shtëpia e Bardhë. Kalden Lodoe nga Bashkësia Tibetiane në Uashington nuk e kupton reagimin e palës kineze: “Obama nuk është presidenti i parë amerikan që takohet me Dalai Lamën. Prej vitit 1990 atë e ka pritur secili president amerikan. Kështu që kjo është kthyer në rutinë”.  Pekini akuzon udhëheqësin shpirtëror të tibetianëve i cili jeton në ekzil se po angazhohet për shkëputjen e Tibetit nga Kina.
         Obama përmes një zëdhënësi të tij njoftoi se pret tibetianin në cilësinë e një “kreu fetar të respektuar në rrafsh ndërkombëtar”. Me Dalai Lamën do të takohet edhe Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

Posted in BotaComments Off on Dalai Lama sot në Shtëpinë e Bardhë

Jo Gjermania, por Kina numër 1 në botë për eksport


        Megjithë tendencat e rritjes në fund të vitit, Gjermania ka humbur në vitin 2009 para Kinës titullin e pozicionit numër një ndër eksportuesit në botë. Sipërmarrjet shitën mallra në vlerë prej 803, 2 miliardë euro jashtë vendit, 18,4 për qind  më pak  se në vitin 2008. Kjo ishte edhe rënia më e madhe qysh prej fillimit të  regjistrimit të të dhënave në Zyrën Federale të Statistikave në Wiesbaden. Epërsia e Kinës në eksport gjatë vitit 2009 ishte gati 60 miliardë euro më shumë.  

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Jo Gjermania, por Kina numër 1 në botë për eksport

Obama do të takohet me Dalai Lama


        Shtetet e Bashkuara konfirmuan sot zyrtarisht se Dalai Lama do të pritet në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij nga mesi i këtij muaji.
        Kina ka protestuar disa herë për takimin e presidentit amerikan Barack Obama me Dalai Laman.
Z       ëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs konfirmoi sot zyrtarisht se Dalai Lama do të pritet në rezidencën e presidentit me rastin e vizitës së tij në Uashington, 17 dhe 18 shkurt.
Shtëpia e Bardhë theksoi dje se “presidenti Obama e konsideron Dalai Laman një eksponent fetar dhe kulturor që respektohet në të gjithë botën dhe në këtë kuadër do të pritet në Shtëpinë e Bardhë”.

Burimi:TRT  Televizioni Turk

Posted in BotaComments Off on Obama do të takohet me Dalai Lama

Kina paralajmëron Obamën që të mos takohet me Dalai Lamën


           Kina ka paralajmëruar presidentin amerikan Barack Obama që të mos takohet me Dalai Lamën. Një takim i tillë do të dëmtonte rëndë bazat e raporteve mes Kinës dhe SHBA-së, kumtoi Zhu Weiqun, drejtues i autoriteteve kineze në negociatat për Tibetin. Ai shtoi se në negociatat më të reja me të dërguarit e Dalai Lamës janë shënuar përparime. Megjithatë, qendrimet lidhur me ardhmërinë e këtij rajoni në Himalaje ende janë “krejtësisht të ndryshme”.
           Kina ka kumtuar se sovraniteti i Pekinit ndaj Tibetit është i pakontestueshëm. Lidhur me spekulimet për mundësinë e takimit të Dalai Lamës me presidentin Obama deri tani nuk ka asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë. Kina është e interesuar që një takim i tillë të evitohet me të gjitha mjetet, para vizitës së presidentit Hu Jintao në prill në Uashington. Në fundjavë Kina ka kërcënuar SHBA-në me sanksione për shkak të një marrëveshje për shitjen e armëve në Tajvan, në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Kina paralajmëron Obamën që të mos takohet me Dalai Lamën


Advert

Archives