Tag Archive | "kili"

Komuniteti astronomik rus do të bashkohet me projektin e Observatorit Evropian Jugor


Bashkësia astronomike ruse u ftua për t’u bashkuar me projektin më të madh të Observatorit Evropian Jugor (ESO) të vendosur në Kili.

Tarifa e hyrjes në të për Federatën Ruse është vlerësuar në 120 milionë euro me përfitime jashtëzakonisht të mëdha. Në këtë rast Rusia do të marrë porosi për instrumente unikale astronomike.
Rusia është fort e interesuar për përfshirjen e vet në këtë projekt: një sërë objektesh të Universit nuk duken nga Hemisfera Veriore, prandaj të gjitha vendet synojnë të sigurojnë platforma vëzhgimi në Jug. ESO është krijuar në Kili në vitin 1962 për garantimin e aksesit të astronomëve evropianë në qiellin jugor. Atje janë ndërtuar 18 teleskopë të mëdhenj dhe tepër të avancuar nga ana teknike.

 

Burimi: RIA, Zeri i Rusise

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Komuniteti astronomik rus do të bashkohet me projektin e Observatorit Evropian Jugor

Tërmeti i shkallës 7,1 ballë trondit Kilin


Kili është tronditur nga një tërmet i rëndë. Sipas të dhënave amerikane tërmeti kapte 7,1 ballë, ndërkohë njoftimet nga autoritete kiliane bëjnë të ditur se nuk ka viktima apo të plagosur. Gjithashtu nuk ka dëmtime të rënda të ndërtesave. Për shkak të frikës nga cunami, mijëra banorë të bregdetit u larguan për në vende kodrinore. Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago në një thellësi prej 17 kilometrash. I njëjti rajon u prek në shkurtin e vitit 2010 nga një tërmet i shkallës 8,8 ballë, i cili shkaktoi vdekjen e qindra vetëve.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Tërmeti i shkallës 7,1 ballë trondit Kilin

Kili feston shpëtimin e të gjithë minatorëve


Pas më shumë se dy muaj nën tokë 33 minatorët në Kili mundën të shpëtoheshin. Edhe gjashtë forca shpëtimi, të cilët kishin hyrë në minierën në shkretëtirën Atacama përmes një ashensori të ngushtë në formë tubi, u ngjitën përsëri mbi tokë. I fundit i minatorëve, kryepunëtori Luis Alberto Urzua, doli pas 69 ditësh shëndosh në sipërfaqen e tokës. Aksioni i shpëtimit u ndoq nga miliona njerëz në ekranet e televizorëve në mbarë botën. Më shumë se njëmijë gazetarë kishin shkuar në minierën e arit dhe bakrit në Copiapo. Mario Sepúlveda, minator i shpëtuar, tha:

“Jam shumë shumë i lumtur dhe akoma shumë i emocionuar. Pikërisht për këtë moment kam ëndërruar aq gjatë. Unë mbush 40 vjeç dhe mund të them se tani filloj një jetë të re së bashku me gruan time të mrekullueshme dhe fëmijët e mi.”

Shpëtimi i suksesshëm i minatorëve konsiderohet si më i shtrenjti në historinë e minierave. Sipas të dhënave të presidentit të Kilit Sebastian Pinera shpëtimi ka kushtuar afro 14 milionë euro. “Pasuria më e madhe e vendit tonë nuk janë burimet e tij nëntokësore, por është populli ynë. Dhe sot kilianët dhe shumë njerëz perreth rruzullit kanë mësuar një leksion, leksionin e të qenit për njëri-tjetrin, të guximit, leksionit e besimit, leksionin e shpresës.”

Burimi DW

Posted in BotaComments Off on Kili feston shpëtimin e të gjithë minatorëve

Minatorët e bllokuar kilianë shohin dritë në fund të tunelit


Minatorët kilianë vazhdojnë të jenë të bllokuar në minierë që nga fillimi i gushtit.
Inxhinierët në Kili kanë arritur ta çojnë tunelin e shpëtimit deri në xhepin nëntokësor ku 33 minatorë janë bllokuar që prej mëse dy muajsh.

Të gëzuar, inxhinierët u frynin borive plastike për të njoftuar familjarët e minatorëve, të cilët përqafoheshin dhe kërcenin nga gëzimi.

Ekipet e shpëtimit tani duhet të vendosin nëse është i nevojshëm përforcimi i tunelit me tuba metalikë, para se të fillojnë nxjerrjen e minatorëve gjatë ditëve të ardhshme.

Një korrespondent i BBC-së thotë se, nëse gjithçka shkon sipas planit, minatorët janë vetëm disa orë larg bashkimit me familjet e tyre.

Që prej fillimit të gushtit, minatorët janë bllokuar 700 metra nën tokë në minierën e arit dhe bakrit në San Hoze.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Minatorët e bllokuar kilianë shohin dritë në fund të tunelit

Fiton Hollanda dhe Brazili


Hollanda fitoi me Sllovakine 2 – 1
Brazili fitoi me Kilin 3 – 0

Keshtu ne raundin tjeter do te kemi perballe
Brazilin dhe Hollanden

Neser dt 29 do te jene dy ndeshjet e fundit te cerekfinaleve
ora 16:00
Paraguai – Japoni

Ora 20:30
Spanje – Portugali

Posted in SportComments Off on Fiton Hollanda dhe Brazili

Botërori 2010: Spanja dhe Kili kalojnë turin


Rezultatet e Grupit H

Kili – Spanja              1 – 2
Zvicra – Hondurasi    0 – 0

Rezultatet ne Grupin  H

Spanja            6 Pike (Golaverazh me te mire)
Kili                   6 Pike
Zvicra              4 Pike
Hondurasi      1 Pike

Kalojne ne turin tjeter Spanja (vend te pare ne grup) dhe Kili

Me dt 16 fillojne ndeshjet ne 16-teshe

Ne oren 10:00

Uruguai – Korea e Jugut

Ne oren 20:30

Shba – Gana

Posted in SportComments Off on Botërori 2010: Spanja dhe Kili kalojnë turin

Brazili dhe Portugalia kalojnë turin në Grupin G


U luajten ndeshtet e fundit ne Grupin G

Brazili – Portugalia                             0 – 0
Bregu i Fildishte – Korea e Veriut    3 – 0

Brazili dhe Portugalia kaluan ne turin tjeter

Brazili                          7 Pike
Portugalia                   5 Pike
Bregu i Fildishte        4 Pike
Korea e Veriut           0 Pike

Dt 25 ne oren 20:30 do te luajne skuadrat e Grupit H

Kili – Spanja
Zvicra – Hondurasi

Rezultatet e deritanishme ne Grupin  H

Kili                   6 Pike
Spanja           3 Pike
Zvicra             3 Pike
Hondurasi      0 Pike

Posted in SportComments Off on Brazili dhe Portugalia kalojnë turin në Grupin G

Përsëri tërmet i rëndë në Kili


Kur kanë kaluar më shumë se dy javë që prej tërmetit të rëndë, Kili është tronditur nga lëkundje të tjera të fuqishme. Sipas të dhënave të sizmologëve, tërmeti arriti fuqinë 6,7. Epiqendra gjendej para brigjeve të Paqësorit, rreth 70 kilometra në veriperëndim të qytetin Concepcion.

Burime:DW

Posted in BotaComments Off on Përsëri tërmet i rëndë në Kili

Kili tronditet nga një lëkundje tjetër e fortë pas tërmetit të madh


       Zona kiliane e tërmetit është tronditur sërish nga një lëkundje pas tërmetit. Epiqendra e lëkundjeve me fuqi 6,8 ballë ndodhej në qytetin Concepción, e cila është goditur rëndë edhe në tërmetin e së shtunës. Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se ndërtesat e dëmtuara më parë nga tërmeti janë rrëzuar tani plotësisht. Ndërkaq gjashtë ditë pas tëmetit në shumë rajone rurale të vendit mungojnë ende ndihmat. Nuk ka thuajse fare ujë të pijshëm dhe ushqime, bëjnë të ditur organizatat humanitare. Shtëpitë prej balte janë rrëzuar, shumë njerëz jetojnë në çadra. Ndërsa në qytetin Conceptión dhe përreth tij ndihma ka mbërritur në masë të madhe. Automjete të ushtrisë kanë sjellë ushqime, barna, ujë të pijshëm, çadra dhe batanije. Në kujtim të viktimave qeveria kiliane shpalli një zi shtetërore treditore. Ajo do të fillojë të dielën pas mesnate. Numri i viktimave vazhdon të jetë i paqartë. Në 800 viktimat e njoftuara deri tani janë llogaritur gabimisht 270 të humbur, tha ministri i Brendshëm, Patricio Rosende.

Burimi:DW 

Posted in BotaComments Off on Kili tronditet nga një lëkundje tjetër e fortë pas tërmetit të madh

Më shumë se 300 të vdekur nga tërmeti në Kili


       Në tërmetin e rëndë në Kili, sipas të dhënave të reja të Autoritetit për Mbrojtjen nga Katastrofat e kanë humbur jetën të paktën 300 vetë. Edhe një ditë pas tërmetit me fuqi 8,8 ballë, të shkallës Rihter, përmasat e shkatërrimeve ende nuk mund të parashikohen. Presidentja e vendit Michelle Bachelet shpalli gjendjen e emergjencës për shumë rajone. Sipas saj rreth 2 milionë, nga gjithsej 16,6 milionë banorët e Kilit, janë të prekur direkt nga katastrofa. Veçanërisht i prekur është qyteti me 400.000 banorë Concepción, rreth 500 kilometra në jug të Santiagos.  BE vuri në dispozicion një ndihmë emergjente prej 3 milionë eurosh.

        Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle shprehu keqardhjen për viktimat dhe gatishmërinë e Gjermanisë për të ndihmuar. “Unë i jam lutur në Ministrinë e Jashtme shtabit të krizës që të shqyrtojë ndihmat që mund të japim ne për kapërcimin e pasojave më të rënda të kësaj katastrofe natyrore. Dhe ne do të kujdesemi që organizata gjermane e ndihmës për katastrofat, Technisches Hilfswerk, të shkojë në Kili për t’u informuar, sepse Gjermania vetëkuptohet që është e gatshme të japë ndihmë.”  – tha Westerwelle.

Qendra paralajmëruese e Paqësorit për cunamet në Havai e hoqi paralajmërimin për rrezikun e cunamit. Kjo qendër kishte shpallur paralajmërim për rrezikun e cunamit për 53 shtete dhe rajone në të gjithë hapësirën e Paqësorit. Dallgët e përmbytjeve arritën deri në Japoni dhe Rusi, por nuk qenë aq të larta sa pritej. Të dhëna për dëme të mëdha ose të plagosur nuk ka.

Burimi:DW

 

Posted in BotaComments Off on Më shumë se 300 të vdekur nga tërmeti në Kili

Advert

Archives