Tag Archive | "ke"

Komisioni Evropian: 2010 – vit rekord i katastrofave natyrore


Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian katastrofat natyrore në vitin 2010 kanë marrë përmasa deri tani të panjohura. Komisionerja e KE-së për ndihmat humanitare, Kristalina Georgieva, e vlerëson dëmin ekonomik të shkaktuar nga katastrofat në mbi 180 miliardë euro. Në vitet e mëparshme dëmet kapnin shifrën e 80 miliardë eurove, është shprehur Georgieva për agjencinë e lajmeve EPD. Gjatë vitit 2010 në këto katastrofa  kanë humbur jetën mbi 300.000 vetë, 250.000 vetëm gjatë tërmetit në Haiti.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Komisioni Evropian: 2010 – vit rekord i katastrofave natyrore

KE i propozon PE hapjen e kufijve të BE për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, vendimi në vjeshtë.


Bashkimi Evropian do të hapë kufijtë e tij për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Komisarja e Brendshme Cecila Malmström propozoi të enjten në Bruksel heqjen e vizave në rast se qytetarët e këtyre vendeve nuk do të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë në vendet e BE-së dhe do të posedojnë pasaporta biometrike.

Rekomandimi i KE për liberalizimin e vizave i ka kaluar tani Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit Evropian të cilët do të vendosin bashkarisht në vjeshtë edhe për kohën kur qytetarët e këtyre dy vendeve do të mund të udhëtojnë pa viza për në BE. 

Ndërkohë edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë Helmuth Lohan, deklaroi në një konferencë shtypi se “pas vendimit të Komisionerëve të BE-së për miratimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave, liberalizimi i vizave tashmë është në duart e Shqipërisë, e cila duhet të impenjohet për të plotësuar kërkesat që kanë mbetur pa u përmbushur”.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on KE i propozon PE hapjen e kufijve të BE për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, vendimi në vjeshtë.

61 vjetori i krijimit të Këshillit të Evropës


Këshilli i Evropës është themeluar më 5 maj të vitit 1949, me marrëveshjen që nënshkruan në këtë datë 10 vende të Evropës, Belgjika, Danimarka, Franca, Holanda, Anglia, Irlanda, Suedia, Italia, Luksemburgu dhe Norvegjia.
   
Këshilli i Evropës (KE), i cili po feston 61-vjetorin e themelimit, është një institucion i formuar pas Luftës II Botërore, me idenë që Evropa të mos e jetojë përsëri tragjedinë që jetoi gjatë kësaj lufte, nga ku doli me humbje të mëdha materiale dhe shpirtërore. Objektivi kryesor i Këshillit me qendër në qytetin Strasburg të Francës, është përcaktuar të jetë ngulitja në Evropë e sigurisë dhe bashkëpunimit në vend të tensionimit dhe luftërave…

Për këtë qëllim, më 5 Maj të vitit 1949, 10 vende të Evropës, Belgjika, Danimarka, Franca, Holanda, Anglia, Irlanda, Suedia, Italia, Luksemburgu dhe Norvegjia nënshkruajnë  marrëveshjen me anë të së cilës themelohet Këshilli i Evropës…

Në vitin pasues të themelimit të Këshillit të Evropës, pra në 1950-n, në këtë institucion marrin pjesë me cilësinë e vendeve themeluese edhe Turqia, Greqia dhe Islanda…

Edhe në vitet e mëvonshme, së pari me pjesëmarrjen e vendeve të Evropës Perëndimore, më vonë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik me pjesëmarrjen e vendeve të Evropës Lindore dhe me atë të disa vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik që fituan pavarësinë, numri i vendeve anëtare në këtë institucion arriti në 46. Së fundmi më 11 maj 2007, në Këshillin e Evropës mori pjesë Mali i Zi. Kështu numri i vendeve anëtare bëhet 47…

Në Këshillin e Evropës ka edhe vende që marrin pjesë si vëzhguese. SHBA-ja, Japonia, Kanadaja, Vatikani dhe Meksika marrin pjesë si vende me statusin e vëzhgueses në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, ndërsa Izraeli, Kanadaja dhe Meksika kanë statusin e vendit vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës…

Në bazë të statusit në Këshillin e Evropës mund të bëhen anëtare të gjitha vendet evropiane që respektojë dhe janë besnike ndaj parimeve të       respektimit të supremacisë së ligjit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), duke patur për qëllim zhvillimin e marrëdhënieve me vendet që kanë bërë kërkesë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe garantimin e mbështetjes për përgatitjen e tyre për anëtarësim në Këshill, u jep këtyre vendeve statusin “e të Ftuarit të Posaçëm”. Vendet që fitojnë këtë status, marrin pjesë me nga një delegacion parlamentar në punimet e APKE-së dhe komisioneve të saj të ndryshme. Kështu vendeve të interesuara nga njëra anë u jepet mundësia të informohen dhe fitojnë eksperiencë rreth funksionit të Këshillit të Evropës, ndërsa nga ana tjetër u krijohet mundësia të bëjnë vlerësimin se në çfarë fushash mund të përfitojnë ato prej Këshillit të Evropës.

Tani le tu hedhim një sy synimeve të Këshillit të Evropës. Ato mund t’i përmbledhim në katër kapituj kryesorë…

– Mbrojtja dhe fuqizimi i parimeve të të drejtave të njeriut, demokracisë pluraliste dhe shtetit ligjor;

– Zgjidhja e problemeve të racizmit, ksenofobisë, lëndëve narkotike dhe mjedisit;

– Kontributi për formimin dhe zhvillimin e identitetit kulturor evropian;

–  Mundësimi i arritjes së kushteve më të mira të jetesës për shtetasit e vendeve anëtare.

Punimet e Këshillit të Evropës në fushat e sipërpërmendura zakonisht përfundojnë me përgatitjen e Konventave ose Protokolleve. Këshilli nuk është kufizuar vetëm me përgatitjen deri më sot e 209 Konventave dhe Protokolleve, si dhe arritjen e integrimit ndërmjet vendeve anëtare, por ka realizuar njëkohësisht edhe qëllimin për krijimin e normave të përbashkëta dhe të një sistem ligjor evropian.

Punimet e Këshillit të Evropës drejtohen nga: Komiteti i Ministrave, që përfaqëson qeveritë; Asambleja Parlamentare, që përfaqëson parlamentet kombëtare dhe Kongresi për Autoritetet Lokale dhe Rajonale, që përbëhet nga kryetarët e bashkive të vendeve anëtare ose përfaqësuesit e administratave vendore. Të tre këto organe punojnë me mbështetjen e Sekretarisë së formuar prej nëpunësve që drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili zgjidhet një herë në 5 vjet.

Buxheti i Këshillit të Evropës garantohet nga vendet anëtare. Gjuhët zyrtare të Këshillit janë anglishtja dhe frëngjishtja.

Në Këshillin e Evropës nuk janë anashkaluar as mekanizmat e kontrollit me përgjegjësitë e vendeve anëtare. Kontrolli në Këshillin e Evropës bëhet nga: Komiteti i Ministrave, që formon krahun qeveritar; Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës(APKE), e cila formon krahun parlamentar; si dhe administratat vendore, që kryejnë aktivitetin në kuadër të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale (KALR). Gjithashtu ekzistojnë edhe marrëveshje që zotërojnë mekanizmat e tyre të kontrollit, ndër të cilat më të njohurat janë Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës.

Turqia, si një nga vendet themeluese më të vjetra të këtij Këshilli, i kushton rëndësi të madhe qoftë marrëdhënieve të saj me institucionin, qoftë edhe pozicionimit të duhur të institucionit në arkitekturën evropiane. Turqia mbështet përzemërsisht rritjen e aktivitetit të këtij institucioni, i cili përfshin pjesën më të madhe të vendeve që ndodhen brenda kufijve të hapësirës gjeografike të Evropës.

Turqia, ashtu si në çdo fushë, Këshillin e Evropës e shikon si një platformë të rëndësishme dialogu edhe në çështjet e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga Turqia ka 12 anëtarë kryesorë dhe 12 të tjerë rezervë, të cilët përbëjë Delegacionin e Turqisë në APKE dhe marrin pjesë rregullisht në punimet e saj.

Gjatë Sesionit Dimëror 2010 të Seancës Plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në datën 25 janar 2010, Kryetari i Delegacionit të Turqisë, Mevlyt ÇAVUSHOLLU (Mevlüt ÇAVUŞOĞLU) u zgjodh me unanimitet votash President i APKE-së. Ndërsa Drejtimin e Delegacionit të Turqisë e mori përsipër Eroll XHEBEXHI (Erol CEBECİ).

Turqia edhe në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale merr pjesë me një delegacion të përbërë nga 12 anëtarë kryesorë dhe 12 të tjerë rezervë. Këtë delegacion, qysh nga data 27 maj 2008 e këtij, e kryeson Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm Bashkiak të Stambollit nga Komuna Sulltangazi, Javuz MILDON (Yavuz MİLDON).

Kryesia e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili përbën edhe mekanizmin vendimmarrës, një nga 3 organet themelore të organizatës, në periudhën Nëntor 2010-Maj 2011, do t’i kalojë për 6 muaj Turqisë. Ndërsa pas saj, kryesinë e radhës së Komitetit të Ministrave të KiE-së do ta marrë Ukraina.

Përparësia e Turqisë brenda Këshillit të Evropës është përcaktuar të jetë prurja e marrëdhënieve ekzistente me këtë institucion në një nivel të bazuar në mirëkuptim dhe kontribut reciprok, duke u purifikuar nga kritikat e njëanshme negative.

Lufta kundër terrorizmit dhe racizmit, përbën çështjen parësore të Turqisë në Këshillin e Evropës.

Përpjekjet e saj që Këshilli i Evropës të funksionojë në mënyrë më efikase, Turqia do t’i vazhdojë edhe në periudhën në vijim…

Burimi: TRT

Posted in BotaComments Off on 61 vjetori i krijimit të Këshillit të Evropës

Bashkohen shoqëritë ajrore Iberia dhe British Airways


British Airways dhe Iberia kanë nënshkruar kontratën e fuzionimit, me të cilën krijohet një nga shoqëritë më të mëdha të transportit ajror në botë. Bashkimi i shoqërive britanike dhe spanjolle sipas të dhënave të tyre do të kryhet deri në fund të vitit. Fuzionimi duhet të miratohet edhe nga Komisioni Evropian. Edhe aksionerët e dy shoqërive duhet të japin dritën e gjelbër. Nga bashkimi, dy shoqëritë presin avantazhe në konkurrencën e ashpër në treg. Të dy kompanitë kohët e fundit kanë shënuar humbje.
 
Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Bashkohen shoqëritë ajrore Iberia dhe British Airways

Këshilli i Evropës: T’i jepet fund krizës, opozita në parlament


      Delegacioni i Këshillit të Evropës (KE) kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare  Mevlut Çavushoglu  në një konferencë për shtyp me mediat shqiptare ka apeluar për një zgjidhje të menjëhershme të krizës politike në vend. Kreu i delegacionit  ka kërkuar që dialogu mes palëve duhet të vazhdojë. Ai kërkoi krijimin e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit ku drejtimin dhe shumicën ta ketë opozita. Gjithashtu delegacioni i bëri thirrje opozitës që hyjë në parlament.
     Delegacioni i KE ka vlerësuar rolin pozitiv të Presidentit  në thirrjen dhe mbajtjen e tryezës politike mes mazhorancës dhe opozitës. Ai zhvilloi  ditën e hënë dhe sot takime me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarin e opozitës Edi Rama për të gjetur një zgjidhje për kapërcimin e krizës politike disa muajshe.

Burimi: DW  

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Këshilli i Evropës: T’i jepet fund krizës, opozita në parlament

Në Tiranë po qëndron një delegacion i Këshillit të Evropës


        Kriza politike në Shqipëri ka sjellë në Tiranë një delegacion të Këshillit të Evropës që kryesohet nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare Mevlut Kavushoglu. Delegacioni zhvilloi sot paradite bisedime me Presidentin Bamir Topi. Qëllimi i takimit ishte njohja me ecurinë e dy raundeve të deritanishme të bisedimeve  lidhur me daljen nga kriza politike.

        Më pas delegacioni i Këshillit të Evropës vazhdoi bisedimet me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli dhe më pas me kryemnistrin Sali Berisha, ndërsa  pasdite delegacioni do të dëgjojë kërkesat e liderit të opozitës Edi Rama, ku më kryesorja është hapja e kutive të votimit dhe transparenca e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të kaluar.

Burimi: DW 

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Në Tiranë po qëndron një delegacion i Këshillit të Evropës

President i APKE, nje deputet turk


        Për herë të parë në historinë e Këshillit të Evropës një parlamentar turk, deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) nga zona e Antalias Mevlyt Çavushollu , u zgjodh në detyrën e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Çavushollu u shpreh kështu: “As që mund ta ëndërroja se një ditë do të bëhem President i APKE-së, një organ ky që përfaqëson 800 milionë njerëz.” Në këtë detyrë Çavushollu erdhi në vend të parlamentarit spanjoll Lluis Maria de Puig. Çavushollu ishte kandidati i Grupit të Demokratëve Evropianë dhe në seancën plenare mori pjesë si kandidat i vetëm.
         Për herë të parë një deputet i Turqisë, e cila qysh nga viti 1949 e këtej është anëtare themeluese e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u ul për të kryer detyrën dyvjeçare në postin e presidencës. Çavushollu është anëtar i APKE-së prej dy legjislaturash dhe njihet me punimet e tij aktive nëpër komisione të ndryshme.

         Pas zgjedhjes së Çavushollusë në krye të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në muajin nëntor të 2010-s Turqia do të marrë për 6 muaj presidencën e radhës së Këshillit të Ministrave, organi vendimmarrës i Këshillit të Evropës.

Burimi TRT Televizioni Turk

Posted in BotaComments Off on President i APKE, nje deputet turk

Shqipërisë i kërkohet që të dalë nga kriza


BBC

Këshilli i Evropës i bën thirrje qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që t’i japin fund krizës politike dhe të marrin përgjegjësitë për të vazhduar reformat jetike në vend. Rekomandime për daljen nga kriza janë përfshirë në një projekt-rezolutë që do të diskutohet dhe miratohet javën tjetër gjatë Asamblesë së Këshillit në Strasburg.
         Dy raportues për Shqipërinë të Këshillit të Europës, Jaakko Laakso nga Finlanda dhe David Wilshire nga Britania e Madhe kanë hartuar një sërë rekomandimesh si rrugë për daljen nga kriza aktuale që ka mbërthyer Shqipërinë që pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit të kaluar. Por rekomandimet e tyre kryesore nuk janë të padëgjuara.
       Qeverisë i bëhet thirrje të ngrejë pa vonesë një komision parlamentar për të hetuar zgjedhjet, kurse opozitës i bëhet thirrje që të kthehet në parlament. Mirëpo ngërçi politik në Tiranë është pikërisht te mënyra e hetimit të zgjedhjeve, tek vendimi se kush do ta drejtojë këtë komision parlamentar dhe deri ku do t’i shkonin atij kompetencat. Për këtë, projekt-rezoluta e raporterëve evropianë nuk ofron ndonjë zgjidhje.
        E reja e dokumentit, që pritet të miratohet pas një jave në Strasburg, është se i ofrohet presidentit Topi asistencë për të marrë një rol qendror ndërmjetësues në daljen nga kriza.

Posted in ShqiperiaComments Off on Shqipërisë i kërkohet që të dalë nga kriza


Advert

Archives