Tag Archive | "japoni"

Një tërmet i ri i rëndë pasues trondit verilindjen e Japonisë


Një tjetër tërmet i rëndë ka tronditur verilindjen e Japonisë. Epiqendra e tërmetit me një fuqi prej 7,1 ballësh gjendej në jug të prefekturës Fukushima, në afërsi të centralit bërthamor të dëmtuar rëndë. Në blloqet e reaktorëve një, dy dhe tre u ndërpre për pak kohë furnizimi me rrymë elektrike, kështu që edhe pompat për furnizimin me ujë ftohës nuk funksionuan përkohësisht. Përkundër qëndrimit të deritanishëm qeveria japoneze do ta zgjerojë tani rrezen e zonës së evakuimit përreth Fukushimës. Aktualisht ajo përfshin një rreze prej 20 km. Sipas të dhënave të zëdhënësit qeveritar Yukio Edano, zona do të përfshijë në të ardhmen edhe territore të tjera me rrezatim të fortë, si për shembull vendbanimin Iitate, rreth 40 km larg centralit bërthamor. Japonia përkujtoi me minuta heshtjeje dhe veprimtari viktimat e tërmetit dhe të cunamit, para saktësisht një muaji. Në katastrofë humbën jetën sipas përllogaritjeve të autoriteteve deri në 28.000 vetë.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Një tërmet i ri i rëndë pasues trondit verilindjen e Japonisë

Tepco: Rrjedhja në Fukushima është mbyllur


Nga centralit atomik Fukushima në Japoni i dëmtuar rëndë, sipas të dhënave të operatorit nuk rrjedh më ujë me radioaktivitet në det. Rrjedhja është mbyllur, bëri të ditur operatori Tepco. Pas disa përpjekjeve të dështuara, me sa duket ndihmoi një lëndë izoluese me bazë xhami të lëngshëm që punëtorët kishin derdhur në kanalin e prekur. Por rrezatimi në ujin e detit mbetet shumë i lartë. Qeveria japoneze vendosi  ndërkaq  vlerat e parametrave  të rinj për ekspozimin ndaj rrezatimit tek peshqit dhe frutat e detit dhe njoftoi për kontrolle të ashpra.  Bashkimi Europian do të ashpërsojë po ashtu kontrollet për mallrat ushqimore dhe të tjera të ardhura nga Japonia, njoftoi Presidenti i Komisionit të BE-së Manuel Barroso në Strasburg.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Tepco: Rrjedhja në Fukushima është mbyllur

Kryeministri i Japonisë kërkon mbylljen e plotë të Fukushimës


Kryeministri i Japonisë Naoto Kan, kërkon të mbyllë krejtësisht centralin e dëmtuar bërthamor Fukushima 1. I gjithë centrali me gjashtë reaktorë do të dalë jashtë përdorimit, siguroi Kan në Tokio. Firma operatore Tepco, deri tani kishte deklaruar se do të vazhdonte të mbante në funksionim dy reaktorë. Kan, premtoi gjithashtu se do të bëhet një rishqyrtim i të paktën 14 reaktorëve të rinj, të cilët planifikohet të ndërtohen deri në vitin 2030. Përqëndrimi i jodit radioaktiv në ujin e detit para centralit Fukushima ka arritur nivel të ri rekord. Tani ai e kalon kufirin e lejuar 4385 herë. Presidenti francez Nicolas Sarkozy, gjatë një vizite në Tokio i bëri thirrje 20 vendeve më të industrializuara dhe atyre në ekspansion (G20), të përcaktojnë standarde të vlefshme sigurie për reaktorët bërthamorë në plan ndërkombëtar. Në rajonin e tërmetit, në verilindje të  Japonisë ka pasur lëkundje të tjera toke. Ato kishin një fuqi prej 6 ballësh të shkallës Richter. Informacione për viktima në njerëz apo dëme materiale nuk ka.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Kryeministri i Japonisë kërkon mbylljen e plotë të Fukushimës

Japonia ka lëvizur 4 metra nga pozicioni i saj.


Sipas shkencëtarëve pasoja e tërmetit të Japonisë është zhvendosja e ishullit me katër metra nga pozicioni i mëparshëm. Ndërsa aksi i planetit ka lëvizur me 16.5 centimetra, duke shtuar shpejtësinë e rrotullimit të tij, që sjell zvoglimin e ditës me 1.6 mikrosekonda. Sipas ekspertëve tërmeti ndodhi përgjatë dy pllakave tektonike, asaj të Paqësorit në lindje dhe asaj që shumë gjeologë e shohin si zgjatim të pllakës amerikano-veriore në perëndim. Pllaka e Paqësorit po lëviz drejt perëndimit pikërisht poshtë Japonisë. Përplasja mes pllakave i dha një goditje, duke shkaktuar tërmetin dhe zhvendosur sasi gjigante uji që krijuan dallgë shkatërrimtare 10 metrash të larta.

Skencëtarët theksojnë se nuk ka ndonje rrezik nga këto lëvizje. Të tilla kanë ndodhur çdo herë që ka pasur tërmete të fuqishëm. Në vitin 2004, tërmeti e cunami në Azi e zvogloi ditën e tokës me 6.8 mikrosekonda dhe lëvizi aksin me rreth 7.5 cm. Tërmeti në Kili në 2010 e shkurtoi ditën me 1.26 mikrosekonda dhe lëvizi aksin gjithashtu me rreth 7.5 cm.

Posted in BotaComments Off on Japonia ka lëvizur 4 metra nga pozicioni i saj.

Zjarre të reja në Fukushima


Gjendja në kompleksin bërthamor japonez Fukushima 1, po shkallëzon. Megjithë përpjekjet, punonjësit e centralit nuk po arrijnë të ftohin mjaftueshëm reaktorët, për të shmangur shkrirjen bërthamore dhe katastrofën atomike. Vazhdimisht shpërthejnë zjarre të reja. Rrezatimi bërthamor ka arritur nivelin 1000 millizivert në orë. Sipas të dhënave të ekspertëve një rrezatim kaq i lartë shkakton probleme të rënda shëndetësore. Një zëdhënës i firmës operatore të Fukushimës e shpjegon kështu gjendjen: “Në rastin më të keq tubat djegës janë plotësisht të zbuluar nga uji ftohës. Ata janë shumë të ndjeshëm dhe një lëkundje e re tërmeti mund t’i thyente. Atëherë çlirohet radioaktivitet.”

Megjithatë sipas fjalëve të zëdhënësit të qeverisë japoneze Yukio Edano, aktualisht nuk ka plane për zgjerimin e zonës së evakuuimit prej 30 kilometrash përreth centralit bërthamor. Perandori japonez Akihito në një fjalë në televizion u shpreh thellësisht i shqetësuar dhe i bëri thirrje popullit të rezistojë.

 

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Zjarre të reja në Fukushima

Shpërthim i ri dhe zjarr në Fukushima 1


Gjendja në centralin bërthamor japonez Fukushima 1 po del gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Të martën në mëngjes ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër. Kësaj radhe shpërthimi ka ndodhur në bllokun 2. Si pasojë e shpërthimit të tretë brenda katër ditësh, sipas të dhënave të firmës menaxhuese është dëmtuar edhe mbështjellësi i reaktorit. Një shkrirje bërthamore nuk mund të përjashtohet më. Rrezatimi radioaktiv përreth Fukushimës 1 ka kaluar vlerat normale duke arritur vlerat me të cilat rrezikohet jeta e qytetarëve. Zona e sigurisë është zgjeruar në një perimetër prej 30 kilometrash përreth Fukushimës. Kryeministri Naoto Kan kërkoi nga njerëzit në rajon, që të kalojnë në vende më të sigurta. „Ka pasur shpërthime të hidrogjenit në reaktorët 1 dhe 3,  si dhe një zjarr në reaktorin 4. Shkalla e rrezatimit në këtë zonë është tani është shumë e lartë. Ekziston shqetësimi se mund ketë rrjedhje të tjera, kështu që bëj thirrje, që të gjithë njerëzit përreth centralit Fukushima të largohen nga rajoni, madje edhe jashtë zonës prej 20 kilometrash, të përcaktuar më parë “, tha kryeministri Naoto Kan.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Shpërthim i ri dhe zjarr në Fukushima 1

Japoni: Nxirren viktima nga gërmadhat


Në bregdetin verlilindor japonez të shkatërruar nga tërmeti dhe cunami, shumë njerëz e kanë kaluar natën e katërt pa ujë të pijshëm, pa ushqime dhe ngrohje. Përmasat e katastrofës natyrore të së premtes po bëhen gjithnjë e më të qarta. Në provincën e goditur rëndë Miyagi çdo orë gjenden kufoma të tjera. Sipas policisë deri tani nga gërmadhat janë nxjerrë mbi 2400 viktima, disa mijëra banorë konsiderohen ende të zhdukur. Po ashtu edhe jashtë rajoneve të prekura nga tërmeti ka filuar të ndjehet mungesa e ushqimeve, energjisë elektrike dhe derivateve të naftës. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara janë 1.4 milionë njerëz që duhet të furnizohen me ujë të pijshëm. Grupi prej 40 ndihmësve i Shoqatës gjermane për Ndihmë Teknike (THW) ndërkohë ka përfunduar misionin e tij. Katër ditë pas tërmetit dhe cunamit praktikisht nuk ka më gjasa për të gjetur të mbijetuar, sqaroi një përfaqësues i THW-së.

Burimi: dw

Posted in BotaComments Off on Japoni: Nxirren viktima nga gërmadhat

Japoni: Shpërthim në uzinën bërthamore


Pa ste parit, një shpërthim i dytë ka goditur uzinën bërthamore japoneze që u dëmtua gjatë tërmetit të ditës së premte, por zyrtarët thonë se qendra e reaktorit ishte ende e paprekur.

Një shtëllungë e madhe tymi u ngrit nga reaktori 3 i uzinës Fukushima Daiichi, dy ditë pas shpërthimit që goditi reaktorin 1.

Shpërthimi më i fundit që thuhet u shkaktua nga grumbullimi i hidrogjenit, lëndoi 11 njerëz, një prej tyre mjaft rëndë.

Pak pas këtij zhvillimi, qeveria tha se një reaktor i tretë kishte humbur sistemin ftohës.

Nivelet e ujit po bien edhe në reaktorin dy që po ftohej me ujë deti, tha zëdhënësi i qeverisë, Ykio Edano.

Evakuimet

Autoritetete japoneze po thonë se nuk ka rrezik për shëndetin, por SHBA tha se po laronte një nga avionmbajtësit e tyre nga zona pranë pasi ishte zbuluar nivel i ulët radiacioni 160 km larg bregut të detit.

Inxhinierët kanë patur vështirësi në ftohje të reaktorëve në uzinën Fukishma që të premten pas tërmetit dhe cunamit.

Në zhvillime të tjera:

Dy mijë trupa janë gjetur në bregdetin e prefekturës së Myagit sipas medias japoneze. Qeveria tha se do të pompojë 15 trilion jen në ekonomi për të inkurajuar tregun, por Nikkei ka rënë me më shumë se 6%.

Korrespondentja e BBC-së, Rachel Harvey në portin e Minamisanrikut tha se çdo gjë ishte sheshuar deri 2 km në brendësi të tokës.

Duket e pamundur të gjenden shumë të mbijetuar, tha ajo. Policia japoneze ka konfirmuar deri më tani 1597 të vdekur, por shifra përfundimtare pritet të jetë më e lartë.

Dhjetra mijëra vetë janë evakuar nga zona rreth uzinës Fukushima. Të paktën 22 vetë thuhet se po kurohen për radiacion.

Lëkundje të tjera

Qeveria tha se nivelet e radiacionit ishin nën limitet ligjore pas shpërthimit të së Hënës. Ekspertët thonë se kjo situatë është larg Çernobilit pasi reaktorët kanë standarte më të larta dhe masa sigurie më të forta.

Më herët, kryeministri japonez tha se situata në uzinat bërthamore ishte alarmuese dhe tërmeti e kishte futur Japoninë në krizën më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Burimi: BBC 

Posted in BotaComments Off on Japoni: Shpërthim në uzinën bërthamore

Japoni:Nuk ka rritje të niveleve të radiacionit


Qeveria japoneze po mundohet të ulë shqetësimet rreth problemeve të mundshme bërthamore pas shpërthimit të një prej uzinave më të rëndësishme në veri të vendit

Shpërthimi ndodhi një ditë pasi zona u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami.

Një anëtar i lartë i qeverisë tha se fuçia e çeliktë që rrethonte reaktorin bërthamor nuk ishte çarë nga shpërthimi.

Ai tha se nuk kishte rritje të niveleve të radiacionit që pas shpërthimit në uzinën Fukushima, 250 km në veri të Tokios.

Uji i detit po pompohet për të ulur temperaturat e larta. Korrespondenti i BBC-së për mjedisin thotë se megjithëse disa ekspertë besojnë se situata është nën kontroll, të tjerët po vënë në pikëpyetje fatin se sa po tregon të vërtetën qeveria japoneze.

Ndërkohë 50 mijë personel ushtarak japonez i janë bashkuar përpjekjeve të shpëtimit. Më shumë se një mijë vetë thuhet se kanë vdekur.

Rreth 400 trupa u gjendën në qytetin e Rikuzentakada dhe media japoneze thotë se dhjetë mijë vetë nuk dihet se ku janë në qytetin e Minamisanriku.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on Japoni:Nuk ka rritje të niveleve të radiacionit

Një tërmet i rëndë 8,8 ballësh trondit Japoninë


Një tërmet i fortë i fuqisë 8,8 ballë tronditi brigjet verilindore të Japonisë duke shkaktuar dëme shkatërrimtare. Sipas të dhënave të autoriteteve epiqendra ishte në rajonin Miyagi, gati 400 kilometër në verilindje të kryeqytetit Tokio.

Disa valë cunami arritën brigjet e Paqësorit dhe rrëmbyen shtëpi e anije, siç njoftuan mediet. Njoftohet për shumë të vdekur dhe të plagosur, disa vetë janë mbuluar prej rrëshqitjeve të dheut. Në një ndërtesë turbinash të centralit bërthamor Onagawa në verilindje ra zjarr. Nuk ka njoftime për dalje radioaktiviteti.

Në kryeqytetin Tokio shtëpitë u lëkundën për minuta të tëra. Pati disa zjarre, furnizimi me rrymë elektrike pësoi pjesërisht kolaps. Aeroporti i Tokios u mbyll. Në shumë pjesë të vendit qarkullimi hekurudhor dhe ai ajror u pezulluan. Në Tokio kabineti u mblodh në një takim krize. Pas saj kryeministri Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve për qetësi. Ndërkaq Qendra e Paqësorit për Paralajmërimet nga Cunami i zgjeroi paralajmërimet e veta praktikisht për të gjitha rajonet bregdetare të Paqësorit. Kjo vlen sipas saj edhe për Australinë dhe Amerikën Jugore.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Një tërmet i rëndë 8,8 ballësh trondit Japoninë

Advert

Archives