Tag Archive | "itali"

Liliana Kondakçi del nga burgu e dëbohet nga Italia


Këngëtarja Liliana Kondakçi, e arrestuar në Selanik më 3 prill të vitit 2010, ka përfunduar dënimin që i ishte dhënë nga drejtësia italiane për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe është riatdhesuar.

Me titullin ‘La Mina d’Albania è tornata in libertà’, e përditshmja italiane ‘Gazzetta  del Sud’ ka dhënë sot lajmin se këngëtarja Liliana Kondakçiu e dënuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike ka dalë nga burgu dhe është riatdhesuar.

Ajo ishte arrestuar fillimisht në maj të vitit 2006, në stacionin hekurudhor Sibari të provincës së Cosenza-s me tre kilogram kokainë në çantë. Asokohe ajo pati deklaruar se pakoja me drogë ishte dhuratë nga dikush dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj. Megjithatë u mbajt në burg e më pas në kushtet e arrestit të shtëpisë pranë një institut murgeshash. Duke përfituar nga arresti i shtëpisë, këngëtarja ishte larguar duke arritur të fshihet në  Greqi.

Në fund të muajit tetor të vitit 2008 Guardia di Finanza gjatë një operacioni të zgjeruar antidrogë me emrin “Shkodra” arriti të sekuestronte gati 500 kilogramë lëndë të ndryshme narkotike në krahinën e Kalabrisë. Gjatë operacionit u arrestuan 20 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Sipas të dhënave të atëhershme, pjesë e trafikut të drogës për të cilët ishin bërë arrestimet ishte edhe këngëtarja shqiptare Liljana Kondakçi, e njohur mes pjesëtarëve të grupit si “mamaja” apo “këngëtarja”. Asokohe u tha gjithashtu se këngëtarja shqiptare ka përdorur popullaritetin e saj për t’u shpëtuar kontrolleve të policisë në Shqipëri e për të transportuar lirisht drogën. Kështu, erdhi vendimi i ri i gjykatës: tjetër urdhër për arrestimin e këngëtares me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, urdhër i cili mbeti i pazbatuar deri më 3 prill 2010, deri sa Liljana Kondakçi u kap në Selanik.

Me t’u ekstraduar në Itali, ajo iu nënshtrua sërish procesit gjyqësor dhe u mbyll në burg deri para pak ditësh kur është lënë e lirë dhe është dëbuar nga Italia siç parashikon ligji Bossi-Fini.

Marre nga gazeta: Shqiptari i Italise 17 janar 2013

Posted in ShqiperiaComments Off on Liliana Kondakçi del nga burgu e dëbohet nga Italia

Vdes kantautori i madh italian Lucio Dalla


Kantautori italian Lucio Dalla, pësoi një infarkt dhe humbi jeten gjatë turit të tij në Zvicër. Ai do të mbushte 69 vjeç në 4 mars.
Dalla ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Mbrëmjen e kaluar ai kishte realizuar me sukses koncertin e planifikuar dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë që mund të paralajmëronte fundin e hidhur.
Kantautori Lucio Dalla mori pjesë pak ditë më parë edhe në festivalin e Sanremos në Itali, me këngën Nanì në bashkëpunim me këngëtarin e ri Pierdavide Carone.

Lucio Dalla lindi në 4 mars 1943 në Bologna të Italisë. Në vitin 1964 filloi aktiviteti i tij muzikor ku dha një kontribut te vyer si kompozitor dhe këngetar. Në vitin 1970 arriti suksesin e parë si kompozitor, me këngën “Occhi di ragazza” të kënduar nga Gianni Morandi.  Ndër këngët më të njohura të Dallës janë: “4/3/1943”, “Gesù Bambino”, “Piazza Grande”, “Il gigante e la bambina”, “Itaca”, “Caruso”.
Në vitin 1977, me publikimin e albumit “Come è profondo il mare”, Dalla debuton edhe si autor tekstesh. Më pas arriti të thyente rekorde me këngët, albumet dhe turet e tij të suskesshme që e bënë të njohur në të gjithë botën.

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Vdes kantautori i madh italian Lucio Dalla

Ballkan Pazar në kinematë italiane


Më 8 korrik do të dalë në kinematë italiane Ballkan Pazar, komedi satirike drejtuar nga regjisori shqiptar Edmond Budina, prodhim i studios EraFilm dhe shpërndarë nga Mediaplex, i cili ka shënuar rekordin për numrin e biletave të shitura në Shqipëri.
Në një konferencë shtypi të mbajtur në Romë ishin të pranishëm, përveç regjisorit Budina dhe ambasadori shqiptar në Itali, edhe protagonistja Veronica Gentili dhe aktori Luca Lionello.

 

 

 

Posted in Art - Kulture, ShqiperiaComments Off on Ballkan Pazar në kinematë italiane

Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë


Forca paqëruajtëse e NATO-s prej të martës ka përgjysmuar praninë e saj në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka konfirmuar se numri i ushtarëve është ulur në 5 mijë e 500 nga rreth dhjetë mijë sa kishte ky mision.

Reduktimi i trupave të Aleancës Veriatlantike po bëhet mbi bazën e një plani të miratuar vitin e kaluar nga NATO-s për zvogëlimin e misionit të saj në Kosovë, siç thuhet, në përputhje me përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të forcave vendore të sigurisë.

Zyrtarë të KFOR-it kanë thënë se pavarësisht reduktimit të trupave, misioni paqëruajtës i NATO-s është i gatshëm që të reagojë në çfarëdo situate.

Pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova në vitin 1999, NATO dërgoi në Kosovë rreth 50 mijë ushtarë, por numri i tyre u reduktua në vazhdimësi.

Gjatë kësaj periudhe, disa shtete anëtare të NATO-s, në mesin e të cilave edhe Britania e Madhe kanë tërhequr të gjitha trupat e tyre nga Kosova.

Aktualisht në KFOR kontribuojnë 31 shtete, në mesin e të cilave edhe kontribueset më të mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca dhe Italia.

 

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë

Shpërthime në ambasada në Itali


Pako me bomba kanë shpërthyer në ambasadën zvicerane dhe atë kiliane në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Sipas njoftimeve të para, dy persona janë lënduar.

Një punonjës i ambasadës zvicerane është lënduar rëndë duke hapur pakon që përmbante eksplozivin.

Brenda pak orësh një bombë e dytë shpërtheu në ambasadën kiliane.

Më herët gajtë javës një pako që dyshohej se ishte bombë u gjet në një tren bosh të metrosë së qytetit, por policia tha se ajo nuk përmbante as eksploziv dhe as detonator.

Ministria e Jashtme e Italisë ka konfirmuar se një pako kishte shpërthyer në ambasadën zvicerane e cila ndodhet pranë lagjes së pasur periferike Parioli në veri të qytetit.

Policia thotë se një person ishte dërguar në spital me lëndime të rënda në të dy duart.

Është shprehur frikë për mundësinë e sulmeve nga ana e Al-Kaidës në Evropë në periudhën e Krishtlindjeve, por deri tani nuk ka prova se shpërthimet kanë lidhje me ndonjë organizatë a grup të caktuar.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Shpërthime në ambasada në Itali

Fitore e befasishme e koalicionit të Berlusconit


Koalicioni i qendrës së djathtë i kryeministrit italian Silvio Berlusconi ka shënuar në zgjedhjet rajonale sipas llogarive të para rezultate shumë më të mira sesa që është pritur. Koalicioni konservator ka fituar në dy rajonet më jugore, në Kalabri dhe Kampania si dhe Piemont dhe Lacio, të cilat më parë ishin në duart e të majtëve. Ndërkohë që sërish ka fituar edhe në Lombardi dhe Venecie.

Vetë kryeministri i ka quajtur këto zgjedhje si një test të rëndësishëm para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Të dielën dhe të hënën është votuar në 13 nga 20 rajonet e Italisë. 11 rajone deri tani ishin në duart e të majtëve.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Fitore e befasishme e koalicionit të Berlusconit

Itali: Rrjedhje nafte, autoritetet dyshojnë për sabotazh


      Autoritetet italiane thonë se një rrjedhje e madhe nafte në Italinë veriore ka ndotur një përrua të vogël dhe ka hyrë në lumin më të madh të vendit Po.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA bëri të ditur se 600 mijë litra naftë vërshuan në përrua sot në mëngjes dhe përpjekjet për të mbyllur rrjedhjen deri tani kanë dështuar. Ambientalistët paralajmërojnë për një katastrofë të mundshme ekologjike.

Autoritetet në Milano thonë se shkaku i rrjedhjes ka të ngjarë të jetë sabotazh dhe ka ndodhur në një ish rafineri në veri të qytetit Monza.

Authoritetet thonë se me sa duket rrjedhja e naftës ndodhi pasi dikush hyri në rafinerinë e mbyllur dhe hapi valvulat e rafinerisë. Policia ka filluar hetimet.

Authoritetet rajonale thanë se rrjedhja nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për ujin e pijshëm në rajon. Zyrtarët thanë se do t’i kërkojnë qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të siguruar fonde pastrimi.

Burimi: VOA

   

Posted in BotaComments Off on Itali: Rrjedhje nafte, autoritetet dyshojnë për sabotazh

Berisha ne Itali


Tiranë 11 shkurt – Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se në ditën e parë të vizitës, Kryeministri Berisha është i ftuar nderi në Forumin Ekonomik “Italy and South Eastern Investment Forum”, që zhvillohet në Verona, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Gjatë këtij aktiviteti, Kryeministri Berisha do të takohet me Ministrin e Ekonomisë të Italisë, Claudio Scaiola si dhe me përfaqësues të grupeve të biznesit, pjesëmarrës në Forum.
            Në ditën e dytë të vizitës në Itali, Kryeministri Berisha do të ketë një takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini në Pallatin Montecitorio dhe më pas, do t’i drejtohet Pallatit Chigi, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare dhe takimi me Kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni.Dy homologët do të nënshkruajnë edhe Dokumentin e Partneritetit Strategjik.
            Në fund të vizitës zyrtare në Itali, Kryeministri Berisha do të pritet në takim në Campidolio nga Kryetari i Bashkisë së Romës, Giani Alemano.

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Berisha ne Itali


Advert

Archives