Tag Archive | "greqia"

Çfarë pasojash do të kishte për grekët dalja nga eurozona


Ajo që pak javë më parë konsiderohej ende si skenar tmerri, po diskutohet ndërkohë hapur në Gjermani: Të shprehurit në lidhje me daljen e Greqisë nga euroja shkakton në Athinë trazim. Qeveria e kryeministrit Jorgos Papandreou i mohon me forcë zërat dhe akuzat, se ajo ka hequr dorë prej synimeve të saj të kursimit, ose se ekspertët financiarë të BE-së, FMN-së dhe ECB-së nuk janë më të mirëseardhur në Athinë. Por shumë ekspertë financiarë e akuzojnë qeverinë se ajo është bashkëfajtore për gjendjen e keqe të sotme dhe për grindjen më të re me troikën gjithashtu. Me gjithë dyshimet ndaj përpjekjeve të kursimit të qeverisë Papandreou: lojërat e ideve mbi daljen nga euroja nuk shtrohen seriozisht për diskutim në Greqi. Të gjitha partitë politike e kanë shpallur mbetjen në eurozonë si detyrë kombëtare. Përjashtim përbëjnë komunistët, dikur besnikë të Moskës, të cilët do të donin të zhduknin krejt BE-në, si dhe populistët e djathtë, të udhëhequr prej ish-bodybuilder-it Jorgos Karadzaferis, i cili sjell në lojë një “dhrahmi evropiane” si monedhë paralele me euron.
“Rifutja e dhrahmisë do të ishte vetëvrasje ekonomike.”

Shumica e grekëve duan euron dhe dhrahminë
Shumica e ekspertëve financiarë në Athinë janë të një mendjeje: Rifutja e dhrahmisë do të ishte vetëvrasje ekonomike, aq më tepër që një zhvlerësim i fuqishëm i monedhës nuk do t’i zgjidhte aspak problemet strukturore të ekonomisë greke. Por e vërtetë është gjithashtu: Me një mbetje në eurozonë Greqia do të duhej të vazhdonte një zhvlerësim të brendshëm nëpërmjet uljes së pagave dhe të çmimeve. Fatkeqësisht politikanët e fshehin faktin, që edhe kjo udhë mund të jetë shumë e dhimbshme, ankohet eksperti monetar Kostas Melas: “Daç kështu daç ashtu Greqia duhet të zhvlerësojë me të paktën 40 për qind për të kompensuar humbjen e aftësisë konkurruese”, shpjegon Melas. “Që sot po shkurtohen pagat, të ardhurat dhe pensionet përmes zhvlerësimit të brendshëm dhe ky proces përshtatjeje mund të zgjasë shumë. Në sektorin publik shumë punëmarrësve u është dashur të heqin dorë nga 40 për qind e të ardhurave vjetore. Diçka e ngjashme pritet tani edhe në ekonominë private”, thotë ekonomisti athinas.
Venizelos mohon të ketë pasur ndonjëherë grindje me troikën

Ministri i Financave të Luksemburgut Jean-Claude Juncker me homologun e tij grek Evangelos Venizelos
Zërat për daljen e Greqisë nga euroja u dëgjuan, pasi e ashtuquajtura ‘troikë’ me ekspertë të BE-së, FMN-së dhe ECB-së u grind me ministrin grek të Financave Evangelos Venizelos dhe u largua para kohe nga Athina. Shumë grekë shohin këtu një lidhje: Gjoja Evropa ka përhapur zëra largimi të Greqisë nga euroja për të rritur trysninë mbi qeverinë greke, thuhet në Athinë. Venizelos mohon me forcë të ketë pasur ndonjëherë grindje me troikën, por ai duhet t’ia ngarkojë vetes fajin për grindjen dhe është kësisoj bashkëpërgjegjës për zërat, beson Stelios Katranidis, profesor ekonomie në Universitetin e Selanikut.
Arsyeja për gjendjen shpërthyese është përpjekja e jofatlume e ministrit të financave për të arritur doemos rinegociimin e masave të kursimit (me troikën), thotë Katranidis. Për këtë ai është paralajmëruar vazhdimisht. Negociata të reja mund të zhvillojë vetëm ai, që përmbush parakushte të caktuara, konkretisht besueshmëri, fuqi e madhe negociuese dhe ndjesia për momentin e duhur. Fatkeqësisht me dorë të zgjatur nuk je në gjendje të arrish rinegociim, ankohet Katranidis.
Kryeministri Papandreou u bën apel grekëve

Apeli i Papandreout synon të sigurojë edhe mbijetesën e tij politike
Me aftësi taktike ai po apelon me fjalë të bukura te bashkëatdhetarët e vet, që të nisin luftën kundër rrugës pa krye, të shmangin falimentimin dhe t’ua nxjerrin rrenat në shesh njerëzve brenda dhe jashtë vendit, të cilët bartin rezerva. Apeli i zakonshëm i kryeministrit në situata të tilla krize te krenaria e grekëve nuk synon të ndihmojë vetëm shmangien e më të keqes, po synon të sigurojë edhe mbijetesën e tij politike: „Disa zëra kërkojnë hapur daljen e Greqisë nga euroja; shumë në Evropë, por edhe këtu në vend, venë bast për dështimin tonë, për t’u shërbyer interesave të tyre politike, ose ekonomike, ose urojnë që të ndodhë falimentimi për të pasur një jetë të mirë në vendin e lirë Greqi me paratë, që kanë nxjerrë në kohën e duhur jashtë Greqisë,” paralajmëron Papandreou. “Qytetarët duhet të japin tani, sipas tij, përgjigjen e duhur. Ata duhet të livrojnë dëshminë, se Greqia mund t’ia dalë”, kërkon kryeministri.
Por për momentin qytetarët janë tepër të zënë me luftën e tyre për mbijetesë. Pas shkurtimeve të të ardhurave deri në 30 për qind në 2010-ën çdo familje greke duhet të heqë dorë sivjet edhe nga një pagë muaji. Masa të tjera kursimi deri në fund të 2011-ës nuk përjashtohen.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Çfarë pasojash do të kishte për grekët dalja nga eurozona

Politika gjermane diskuton për falimentimin e Greqisë


Deklarata e zëvendëskancelarit gjerman, Philipp Rösler për falimentim të kontrolluar të Greqisë ndez debatin për përjashtimin e Greqisë nga eurozona. Kancelarja Merkel bën të qartë se pret vendimet e trojkës evropiane. Pas deklaratave të ministrit gjerman të Ekonomisë dhe zëvendëskancelarit, Philip Rösler (FDP) në fundjavë për një falimentim të kontrolluar të Greqisë si shansin e fundit me qëllim stabilizimin e eurozonës nga borxhet, reagon edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Merkel tha në Berlin se ajo nuk mendon se puna do të shkojë deri aty sa Greqia do të nxirret jashtë eurozonës. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert tha në Berlin të hënën se qeveria gjermane, nuk llogarit me daljen e Greqisë nga eurozona. “Ne duam të stabilizojmë eurozonën me të gjithë shtetet anëtare” tha Seibert. Qeveria gjermane nuk do një debat për përjashtimin e Greqisë.

Sekretari i Përgjithsëm i CDU-së, Hermann Gröhe kritikoi debatin e ndezur pas deklaratave të Röslerit për falimentim të mundshëm, duke dalë kështu hapur kundër partnerit të koalicionit.

Steffen Seibert zëdhënësi i qeverisë
Por përjashtimi i Greqisë nga eurozona edhe sikur të dëshirohet nga qeveria gjermane nuk bëhet aq kollaj. Marrëveshjet evropiane nuk e parashohin një dalje vullnetare nga eurozona dhe as përjashtimin e një vendi nga unioni. “Madje edhe vetë kuadri ligjor e pengon këtë hap”, tha Seibert në Berlin.
Për kancelaren gjermane Merkel, rezultatet e trojkës evropiane për Greqinë kanë një rëndësi vendimtare. Kjo vlen për të gjithë koalicionin qeveritar, tha zëdhënësi i qeverisë.
Vendimet e trojkës janë fjala e fundit
Trojka e ekspertëve të BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evopiane udhëton këtë të mërkurë në Athinë për të kontrolluar sukseset e Greqisë në drejtim të programit të kursimeve. Deri më tani Greqia nuk ia ka dalë të ristrukturojë shtetin dhe të luftojë evazionin fiskal në ato përmasa që pret BE.

Horst Seehofer (CSU) e sheh si zgjidhje të fundit përjashtimin nga eurozona
Trysni po i vjen qeverisë gjermane në çështjen greke edhe nga radhët e saj. Kryetari i partisë kristiansociale CSU që qeveris bashkë me CDU-, Horst Seehofer u shpreh se Bashkimi Evropian nuk duhet të kthehet në një union huash. Prandaj përjashtimi nga eurozona duhet parë “si zgjidhja e fundit po qe se se grekët nuk ia dalin të ulin borxhet.”
Autor: dpa/Lindita Arapi
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Politika gjermane diskuton për falimentimin e Greqisë

Në pikëpyetje kreditimi i mëtejshëm i Greqisë – Dështon përpjekja për konsensus ndërpartiak


Greqia rrezikohet të mos marrë muajin e ardhshëm transhin e pestë prej 12 miliardë eurosh të kredisë së troikës. Kryeministri Papandreu nuk mundi të sigurojë konsensusin e nevojshëm politik ndërpartiak, kërkuar si kusht nga trojka për livrimin e parave por edhe akordimin e një kredie të re prej 60 miliardë eurosh për evitimin e falimentimit të vendit dhe vazhdimin e reformave. Mbledhja 3-orëshe e krerëve partiakë, nën kryesinë e presidentit të republikës Karolos Papulias, përfundoi pa rezultat. “Do të vazhdojmë përpjekjen e konsensusit kombëtar për të mirën e vendit me një synim: të shpëtojmë atdheun por dhe ta ndryshojmë rrënjësisht”, deklaroi mbrëmë Papandreu, i cili u shpreh i gatshëm edhe për qeveri koalicioni por përjashtoi zgjedhjet e parakohshme. Opozita e djathtë vë si kusht “rishikimin e memorandumit”. Komisioneri evropian Oli Ren shprehu keqardhjen e Komisionit Evropian dhe “kërkoi të arrihet së shpejti marrëveshja, se koha po mbaron”. Ndërkohë vazhduan mbrëmë me pjesëmarrje akoma më të madhe, pavarësisht motit të keq, për të tretën ditë me radhë protestat paqësore antiqeveritare të “qytetarëve të revoltuar” në Athinë dhe Selanik.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Në pikëpyetje kreditimi i mëtejshëm i Greqisë – Dështon përpjekja për konsensus ndërpartiak

Wikileaks, paralajmëron për publikimin e dokumenteve të reja


Shumë shtete po shqetësohen pas paralajmërimit të Wikileaks se do të publikojë mbi 3 milionë dokumente të Departamentit të Shtetit. Kështu, Hillary Clinton zhvilloi këtë javë një bisedë telefonike me homologun kinez Yang Jiechi. Ndërkohë, qeveria e Britanisë së Madhe  u ka kërkuar botuesve që ta informojnë nëse do të publikojnë dosje diplomatike me përmbajtje “pikante”.
Por këtë herë në dokumentet sekrete të Wikileaks parashikohet të publikohen edhe dokumente nga Shqipëria dhe marrëdhëniet me Greqinë. Dokumentet pritet të nxjerrin fakte të forta në lidhje me marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.

Sipas mediave greke dhe shqiptare, në dokumenta përfshihen edhe dosjet sekrete të marrëdhënieve mes Greqisë dhe disa shteteve të tjera.
Duke qenë se burimi i marrjes së këtyre dokumenteve është Shba atëherë Ministri i Jashtëm grek,  ka kërkuar sqarime se si kanë përfunduar në duart e SHBA-së informacione të klasifikuara si “top sekret” nga qeveria greke.

Gazeta Shqiptare njoftoi pak ditë më parë se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese kanë nisur tashmë negociatat shqiptaro-greke për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re të përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve.
Takimi i parë dypalësh ndërmjet Gazmend Turdiut për palën shqiptare dhe Yannis-Alexis Zepos, për atë greke është realizuar me dyer të mbyllura, në Ministrinë së Jashtme të Greqisë.

Permbledhje e materialeve te shtypit shqiptar dhe te huaj

Posted in BotaComments Off on Wikileaks, paralajmëron për publikimin e dokumenteve të reja

Emigrantët do të aplikojnë për pasaportën biometrike në vendet ku janë


Emigrantët shqiptarë shumë shpejt do të mund të aplikojnë në vendet ku jetojnë për t’u paisur me pasaportë biometrike.

Një vendim i fundit i qeverisë shqiptare do të mundësojë këtë proçes, duke shmangur ardhjet në Shqipëri dhe sorollatjet nëpër sportelet e aplikimit.

Italia dhe Greqia, ku janë dhe shumica e emigrantëve shqiptarë, do të jenë vendet e para ku do të çelen sportelet e aplikimit për pasaporta biometrike.

Në këto vende sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme është edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë.

Ky proçes pritet të nisë në muajin tetor.

Ende nuk është vendosur një çmim për aplikimin, por mendohet që të jetë një shumë diku tek 100-110 euro, ndërkohë që në Shqipëri ky aplikim bashkë me kartën e identitetit, kushton 7.200 lekë.

Pasaporta biometrike është dokumenti bazë për lëvizje të lirë në vendet e Bashkimit Europian, pas heqjes së vizave për shqiptarët, proçes që pritet të ndodhë gjatë këtij viti.

Aplikimi në vendet ku jetojnë është një lehtësi për emigrantët, të cilët këto ditë që janë kthyer për pushime gjenden dhe nëpër dyert e zyrave për aplikime.

Burimi: BBC

Posted in ShqiperiaComments Off on Emigrantët do të aplikojnë për pasaportën biometrike në vendet ku janë

Përfundojnë ndeshjet e Grupit B, Argjentina dhe Korea e Jugut kalojnë turin


Rezultatet per Grupin B

Argjentina – Greqia           2 – 0
Nigeria – Korea e Jugut     2 – 2

Kalojne ne turin tjeter:

Argjentina        9 Pike
Korea e Jugut   4 Pike

Ne dt 23 ora 16:00 do te luajne per Grupin C:

Sllovenia – Anglia       
Shba – Algjeria           

Rezultatet e Grupit C

Slovenia           4 Pike
Shba               2 Pike
Anglia              2 Pike
Algjeria            1 Pike

Ne dt 23 ora 20:30 do te luajne per Grupin D:

Gana – Gjermania       
Australia – Serbia       

Rezultatet e Grupit D

Gana               4 Pike
Gjermania        3 Pike
Serbia              3 Pike
Australia          1 Pike

Posted in SportComments Off on Përfundojnë ndeshjet e Grupit B, Argjentina dhe Korea e Jugut kalojnë turin

Botërori 2010 në ditën e dytë


Ndeshjet e dites se dyte te Boterorit 2010 perfunduan:

Korea e Jugut me Greqine 2 – 0
Argjentina me Nigerine 1 – 0
Anglia me Shba 1 – 1

Perfundoi takimi i pare per skuadrat e Grupit A dhe B, renditja:

Ne Grupin A

Afrika e Jugut    1 Pike
Meksika            1 Pike
Uruguaji            1 Pike
Franca              1 Pike

Grupi B

Korea e Jugut    3 Pike
Argjentina          3 Pike
Nigeria              0 Pike
Greqia               0 Pike

Per Grupin C
Ne diten e trete do te ndeshen Neser:

Slovenia – Algjeria ora 13:30

Dhe Grupin D
Serbia – Gana ora 16:00
Gjermania – Australia 20:30

Posted in Bota, SportComments Off on Botërori 2010 në ditën e dytë

Protestë në Tiranë para ambasadës Greke


Përfaqësues të disa organizatave jo qeveritare organizuan sot, para ambasadës së Greqisë në Tiranë një protestë kundër aktit të një grupi ushtarësh grekë që lëshuan thirrje antishqiptare në paradën e zhvilluar në Athinë me rastin e festës kombëtare të Greqisë.

Në protestën paqësore e cila nisi rreth orës 11:00 merrnin pjesë qytetarë, përfaqësues të komunitetit çam, si dhe dy deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, të cilët denoncuan thirrjet raciste dhe ksenofobe të ushtarakëve grekë.

Duke reaguar pas shfaqjes së videos skandaloze të ushtarëve grekë që brohorisnin thirrje anti-shqiptare, Kryetari i PDU-së, Idrizi kërkoi që “qeveria shqiptare të kërkojë shpjegime mbi aktin e turpshëm të ushtarëve grekë që brohorisnin thirrje anti-shqiptare”.

Ai kërkoi që Athina zyrtare të distancohet në mënyrë të menjëhershme nga aktet ekstremiste.

Parada e ushtarëve grekë u zhvillua më 25 mars, me rastin e festës Kombëtare të Greqisë dhe videoja u publikua nga mediat helene. Në të njëjtën ditë, parlamenti shqiptar miratoi ligjin për ngritjen e varrezave të ushtarëve greke në vendin tonë.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta dënoi dje, në një deklarate për shtyp, incidentin e ushtarëve grek duke e konsiderur atë një akt skandaloz dhe të dënueshëm. Ai vlerësoi gjithashtu gatishmërinë e autoriteteve greke për t`u distancuar nga kjo ngjarje skandaloze dhe kërkoi angazhimin e menjëhershëm për të dënuar autorët e ngjarjes së rëndë, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Burimi: TRT

Posted in ShqiperiaComments Off on Protestë në Tiranë para ambasadës Greke

Në 145 vjet, shqiptarët kanë humbur 62.270 kilometra katrorë të vendit të vet


(Fragment)

Gjeneratat duhet të dinë se ku shtrihen sot kufijtë e Shqipëria aktuale Natyrale. Dhe ku ishin kufijtë e saj të dikurshëm historikë-gjeografik, para rënies së Perandorisë Osmane!? Në prag të formimit të Komitetit të Stambollit, atëherë kur Perandoria Osmane pas luftërave ruse-turke kishte filluar ta merrte tatëpjetën. Nëse shfletohen dokumentet, hartat, vulat, kriso-vulat, shënimet e diplomacisë së atëhershme kronikat e konsujve, ambasadorëve, konferencave dhe kancelarive të ndryshme, të arkivave në: Stamboll, Vjenë, Selanik, Sofje, Beograd, Vatikan-Romë, Londër dhe Paris, dëshmohet se hapësira shqiptare e banuar me këtë popullsi në viset e tyre natyrale, shtrihej në 100.270 kilometra katrore.

Popullsia ishte autoktone homogjene, por aty-këtu kishte edhe popullsi heterogjene, turke, sllave, rome jude etj. Ndërkaq, sipas dëshmive “jo të dëshirës”, por atyre shkencore, shënimeve dhe kronikave historike, në prag të formimit të Komitetit të Stambollit, (Turqia, pas luftërave ruse-turke, po përjetonte krizën më të thellë ushtarake, politike dhe ekonomike).

Para shpërnguljeve të mëdha nga Sanxhaku i Nishit, kur ndodhë shpopullimit i këtyre trojeve, dhe atyre në jug, hapësira shqiptare shtrihej të paktën 100.270 kilometra katrorë. Kjo shtrirje ka të bëjë më periudhën gjatë rënies së pashallëqeve, deri më “Krizën Lindore” të viteve 1875-1912.
Brenda kësaj periudhe, territoret shqiptare u ngushtuan nga 102.270, në 90.270 kilometra katrorë. Pikërisht kur hapësira shqiptare ndahej në katër vilajete: Kosovës më 32900 kilometra, Manastirit 28.900, Janinës më 17.500, dhe Shkodër, më 10.970 kilometra katrore. Të cilët së bashku bënin 90.270 kilometra.

Pas vitit 1878 dhe pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912, Shqipërisë iu shkëputën 62.270 kilometra. Prandaj me pavarësimin e Greqisë 1822, rënies së pashallëqeve, dhe pas shpalljes së pavarësisë, nën okupimin grek, bullgar, serb dhe malazez, mbetën 62.270 kilometra katrorë. Kjo gjendje sot me Kosovën aktuale, e cila shtrihet në afro 9.000 kilometra katrorë, së bashku me Shqipërinë Natyrale, territoret shqiptare në Maqedoni, L. e Preshevës dhe zonat e banuara me shqiptar në M. të Zi, mezi arrijnë në 52.000 kilometra katrorë. Pra, në qoftë se ajo do të përfshinte, Manastirin, Strugën, Çamërinë, Luginën e L. Cem, Malësinë, Guci, Plavë, “Luginën e Preshevës etj. Kjo do të thotë se shqiptarët para viteve 1875, shtriheshin në 100.270 kilometra katrorë.

Tani, në dekadën e dytë të shekullit XXI, shtrirja e shqiptarëve në të ashtuquajturën Shqipëri Natyrale, zor që shtrihet në hapësirën prej 52.000 kilometra katrorë. Për më pak se 145 vjet, shqiptarët kanë humbur mbi 62.270 kilometra katrore. Diçka që nuk ka ndodh më as një vend apo popull në botë, për t`iu marrë më shumë se gjysma e territoreve dhe po aq e popullsisë. Duke u tkurrur dhe sot, duke u shtrirë në 6 shtete në Ballkan: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Greqi dhe Mal të Zi.

Në të njëjtën kohë, Serbia, Greqia Maqedonia, madje dhe Bullgari, pretendojnë zgjerim të mëtejmë në dëm të territoreve shqiptare. Kjo është historia e dhimbshme e kohës së re, dhe më të resë për shqiptarët, akoma të ndarë në 6 shtete. Dy prej të cilave, Shqipëria dhe Kosova, nga politikanë dhe diplomatë të ndryshëm shqiptarë, thuhet se janë shtete shqiptare! E vërteta është se as njëra, por as tjetra, nuk janë shtete sovrane. Përderisa populli shqiptarë është i ndarë në këtë mënyrë dhe në hapësirën e vet autoktone jeton në 6 shtete. Përderisa shqiptarët nuk e posedojnë një shtet të vetmin të lirë, sovran, demokratik dhe të zhvilluar. Këto “dy shtete” s`mund të quhen shtete të lira dhe sovrane!

Prandaj, qysh tani shtrohen pyetjet, dilemat dhe shqetësimet shumë aktuale: Ku ishin kufijtë historik të shtrirjes së shqiptarëve para “Krizës Lindore”, pa u themeluar Komiteti Shqiptar i Stambollit, për të cilët më lart u dhanë ca shënime ilustruese. Ku janë dhe ku shtrihen sot, ku do të shtrihen nesër a pas nesër këta kufij të Shqipërisë Natyrale!? Prandaj, për çdo vonesë të humbur të bashkimit kombëtar, shqiptarët humbasin jo më, (pak nga pak), por me shumicë territore, duke u shpërngulur anë e kënd botës, shkak i presioneve politike, social-ekonomike, presioneve të hapëta e të fshehta të fqinjëve.   

A jemi ne si komb akoma në një “letargji gjumi përçmues”!? Apo do të duhej që gjeneratat ta dinë se ku gjendeshin dikur dhe ku janë sot, kufijtë aktual të hapësirës shqiptare, respektivisht ku shtrihet sot e ku dikur, Shqipëria Natyrale në Ballkan!?

Autor: Qerim Pllana

 
Burimi: Kosova Press

Posted in ShqiperiaComments Off on Në 145 vjet, shqiptarët kanë humbur 62.270 kilometra katrorë të vendit të vet

Miliardat e Kinës drejt Ballkanit


        Jo rrallë bëhet fjalë për partneritete strategjike. Keshtu kur presidenti serb, Boris Tadiç, gjatë gushtit të kaluar bëri vizitë njëjavore në Kinë. Po ashtu ishte, edhe kur ushtritë e të dy vendeve ranë dakord disa javë më vonë për bashkëpunim të ngushtë dhe Tadiçi deklaroi se bashkëpunimi me Kinën është pjesë përbërëse e “Politikës së jashtme mbi katër shtylla. Qëllimi kryesor i vendit mbetet hyrja në BE (për një kohë qëndrimi larg nga NATO), por Serbia do t’i rrumbullakosë marrëdhëniet me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën”, – tha Tadiç. Pyetjen e një gazetari, nëse është e çuditshme kur një gjigant dhe një xhuxh janë partnerë strategjikë, kryetari i shtetit nuk e gjeti me vend, sepse sa më të fortë t’i ketë “miqtë” një shtet, aq më i fortë është ai vetë.
         Për 170 milionë euro firmat kineze deri në vitin 2013 duan të ndërtojnë me partnerë të rinj serbë një urë të dytë urgjentisht të nevojshme në Beograd. Në fund të janarit, qeveria serbe u dha kinezëve porosinë për modernizimin e termocentraleve në Danub pranë Pozharevcit, të cilat rrjedhin nga koha jugosllave. Volumi i kontratës arrin në më shumë se 900 milionë euro. Por, arsyeja më e madhe për atraktivitetin e ofertave kineze ka të bëjë me faktin se kinezët i sjellin menjëherë paratë për projekte të mëdha. Ky model konstatohet kudo në rajon. Bankat kineze japin kredi të leverdishme. Ndryshe nga BE dhe FMN, kinezët i japin të hollat pa kushte për reforma strukturore, apo shkurtime të shpenzimeve publike. Guvernatori i Bankës Kombëtare serbe, Radovan Jelasiç e konfirmon këtë me fjalët: “Nëse Serbia nesër u drejtohet tregjeve financiare, nuk do të marrë para me më pak se gjashtë për qind interes dhe kjo për një periudhë më së shumti prej pesë vjetësh”. Shefi i Bankës Qendrore e sheh angazhimin e kinezëve në një kuadër më të gjerë. “Të gjitha qeveritë e rajonit kanë plane të mëdha, por s’kanë para.

        Kinezët kanë para dhe janë më të gatshëm se vendet e tjera për të investuar. Që prej dy vjetësh vërejmë një sjellje deri-diku agresive të kinezëve. Ata kërkojnë të kenë më shumë prezencë këtu”. Kështu është edhe në shtetet e tjera të rajonit: Nëse vitet e fundit Kina ka siguruar në Afrikë dhe Amerikën Latine lëndë të parë për industri, kështu Lindja e Evropës është një prej rajoneve për eksportin e teknologjisë kineze.
       Mali i Zi ka marrë një kredi prej 47 milionë dollarësh nga banka eksport-import për të financuar blerjen e anijeve kineze.
       Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vendi i të cilit ka qenë dikur bastion i Kinës në Europë në kohën e Enver Hoxhës, deklaroi pas takimit me presidentin kinez, Hu Jintao, krijimin e një zone të tregtisë së lirë për tregtarët kinezë.
       Hungaria shpreson të bëhet nyjë e tregtisë së Kinës me Evropën. Një shkollë dygjuhëshe hungarezo-kineze do të përgatisë ekspertët.
       Në Izmir dhe Talin investitorët kinezë kontrollojnë portet, ose negociojnë për t’u futur në to.
    
        “Ndërsa Moska dhe Uashingtoni diskutojnë për çarmatimin nuklear dhe hahen për zona influence, ne përjetojmë se si një Kinë e pasur dhe e sigurt po i dominon në një hapësirë fare të papritur”, komentonte amerikani Louis O’Neill, dikur ambasador i OSBE-së në Kisinau, në gazetën “Financial Times”.
  
         Kinezët synojnë edhe në shtetet e Evropës Juglindore, anëtare të BE-së. Greqia, e cila prej vitit 2006 ka një marrëveshje “partneriteti strategjik” me Kinën, shpreson që kinezët të bëhen blerës të bonuseve greke të thesarit, gjë për të cilën ministri i Financave, Papakonstantinu, do të shkojë në Pekin, Shangai dhe Hong Kong.

Burimi:Frankfurter Zeitung

Posted in BotaComments Off on Miliardat e Kinës drejt Ballkanit

Advert

Archives