Tag Archive | "greqi"

Liliana Kondakçi del nga burgu e dëbohet nga Italia


Këngëtarja Liliana Kondakçi, e arrestuar në Selanik më 3 prill të vitit 2010, ka përfunduar dënimin që i ishte dhënë nga drejtësia italiane për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe është riatdhesuar.

Me titullin ‘La Mina d’Albania è tornata in libertà’, e përditshmja italiane ‘Gazzetta  del Sud’ ka dhënë sot lajmin se këngëtarja Liliana Kondakçiu e dënuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike ka dalë nga burgu dhe është riatdhesuar.

Ajo ishte arrestuar fillimisht në maj të vitit 2006, në stacionin hekurudhor Sibari të provincës së Cosenza-s me tre kilogram kokainë në çantë. Asokohe ajo pati deklaruar se pakoja me drogë ishte dhuratë nga dikush dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj. Megjithatë u mbajt në burg e më pas në kushtet e arrestit të shtëpisë pranë një institut murgeshash. Duke përfituar nga arresti i shtëpisë, këngëtarja ishte larguar duke arritur të fshihet në  Greqi.

Në fund të muajit tetor të vitit 2008 Guardia di Finanza gjatë një operacioni të zgjeruar antidrogë me emrin “Shkodra” arriti të sekuestronte gati 500 kilogramë lëndë të ndryshme narkotike në krahinën e Kalabrisë. Gjatë operacionit u arrestuan 20 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Sipas të dhënave të atëhershme, pjesë e trafikut të drogës për të cilët ishin bërë arrestimet ishte edhe këngëtarja shqiptare Liljana Kondakçi, e njohur mes pjesëtarëve të grupit si “mamaja” apo “këngëtarja”. Asokohe u tha gjithashtu se këngëtarja shqiptare ka përdorur popullaritetin e saj për t’u shpëtuar kontrolleve të policisë në Shqipëri e për të transportuar lirisht drogën. Kështu, erdhi vendimi i ri i gjykatës: tjetër urdhër për arrestimin e këngëtares me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, urdhër i cili mbeti i pazbatuar deri më 3 prill 2010, deri sa Liljana Kondakçi u kap në Selanik.

Me t’u ekstraduar në Itali, ajo iu nënshtrua sërish procesit gjyqësor dhe u mbyll në burg deri para pak ditësh kur është lënë e lirë dhe është dëbuar nga Italia siç parashikon ligji Bossi-Fini.

Marre nga gazeta: Shqiptari i Italise 17 janar 2013

Posted in ShqiperiaComments Off on Liliana Kondakçi del nga burgu e dëbohet nga Italia

Prova e ADN krijon hartën gjenetike të popullatave të Ballkanit.


U prezantua në simpoziumin “Imunologjia në erën e re gjeonomike”, në Shërbimin Universitar të Imunologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Ministria e Shëndetësisë,  studimi krahasues që përfshin të gjitha popullatat e rajonit. Studimi i polimorfizmit imunogjenetik në popullatat shqiptare u realizua me metodat e fundit të biologjisë molekulare, ndërsa studimi i distancave dhe hartave gjenetike u krye me metodologjitë më bashkëkohore antropologjike, si dhe me programe kompjuterike të specializuara. Rezultatet e studimit bënë të mundur ndërtimin e hartës aktuale gjenetike të popullatave që jetojnë në rajonin ballkanik, duke paraqitur me anë të “provës së ADN-së” raportet e këtyre popullatave në këtë rajon. Studimi përfshiu, përveç popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, edhe 10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike. Përfundimet e këtij studimi vënë qartë në dukje afërsinë gjenetike midis popullsive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës dhe popullatave te tjera. Shefit të shërbimit të imunologjisë, Genc Sulçebe thote “Ajo që bie në sy në studimin tonë, është fakti se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike në rritje nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08)”, ndërsa popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare.

Posted in Shkence - Teknologji, ShqiperiaComments Off on Prova e ADN krijon hartën gjenetike të popullatave të Ballkanit.

Parlamenti grek miraton zbatimin e paketës së kursimeve


Parlamenti grek aprovoi zbatimin e paketës së kursimeve, të miratuar një ditë më parë (29.6.). Partia socialdemokrate në pushtet PASOK arriti shumicën e nevojshme për miratimin e ligjit për zbatimin e paketës së kursimeve, e cila do të hapë rrugën për ndihma të tjera financiare nga BE dhe FMN. Ndërkohë në Athinë sërish janë zhvilluar protesta të dhunshme kundër programit të kursimeve të qeverisë greke. 150 vetë u plagosën në përleshjet me policinë në sheshin qendror Syntagma. Gjithashtu disa protestues u vunë zjarrin ndërtesave.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Parlamenti grek miraton zbatimin e paketës së kursimeve

Moody’s ul aftësinë e pagesës së shtetit grek me tri shkallë


Agjencia për vlerësimin e bonitetit “Moody’s” e ka ulur me tri shkallë aftësinë e pagesës së shtetit grek.  “Moody’s” e shpjegoi këtë hap me shtimin e rrezikut që Greqia të mos sigurojë kredi të reja financiare për stabilizimin e vendit. Në vlerësimet e fundit Greqia bie në një nivel jashtëzakonisht të ulët spekulativ dhe do ta ketë edhe më vështirë të gjejë kreditorë. Agjencia “Moody’s” është pesimiste edhe sa i përket së ardhmes së afërt të Greqisë, ku rrezikohet që boniteti të bjerë edhe më shumë. Ndërkohë Greqia ka komunikuar, se ulja e vlerësimit mbi aftësitë e saj të pagesës nuk do ta stepë qeverinë në Athinë në përpjekjet për përshpejtimin e reformave dhe daljen nga kriza. Ekspertët e BE-së janë duke vlerësuar aktualisht në Athinë nëse Greqia po përparon në procesin e uljes së borxhit prej rreth 350 miliardë eurosh. Nga këto vlerësime varet nëse do të paguhet kësti i pestë i kredive të emergjencës në vlerën prej 12 miliardë eurosh.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Moody’s ul aftësinë e pagesës së shtetit grek me tri shkallë

Greqi: reforma e pensioneve edhe për pakicën greke në Shqipëri


Instituti grek i Pensioneve (OGA) ka nisur reformimin e sistemit të pensioneve duke njoftuar kritere te reja edhe për banorët e pakicës greke në Shqipëri, të cilët përfitonin nga ky sistem. Kriteret pritet të ulin numrin e përfitimit të pensioneve nga një kategori e gjerë e banorëve të pakicës greke, mbi moshën 65 vjeç.

Banorët jetojnë në Gjirokastër dhe në Sarandë, kryesisht në zonat ruale. Këta banorë nga burime jo zyrtare llogariten në mbi 20 mijë. Ata përfitonin deri tani një pension nga 300 deri në 500 dollarë amerikanë në muaj në kuadrin e një financimi nga qeveria greke. Shifra është mjaft e konsiderueshme po të kihet parasysh që pensionet shqiptare nuk e kalojnë të 200 dollarët në muaj. Në zonën rurale kjo shifër është edhe më e ulët.

Ndryshimet në dokumentacionin e pensioneve, sipas burimeve zyrtare greke, përfshijnë ripërtëritjen e dokumenteve të identitetit, dëshmisë së prejardhjes, legalizimin e një seri dokumentesh si në institucionet shqiptare dhe ato greke, dëshmitë nëse personat marrin pension nga shteti shqiptar si dhe të dhëna të tjera familjare.

Instituti grek i Pensioneve përcaktoi 5 majin si afat të dorëzimit të këtyre dokumenteve përmes një qarkoreje të njoftuar nga mjetet lokale të informimit. Dhjetëra pensionistë janë dyndur ditët e fundit pranë zyrave të administratës në Gjirokastër dhe në Sarandë për të plotësuar dokumentet. Legalizimi i këtyre dokumenteve tani kryhet lirisht pasi selitë konsullore janë lehtësuar nga liberalizimi i vizave dhe agjensitë postare kanë marr një rol gjithnjë e më të madh në sigurimin e këtyre shërbimeve.

Vitin e shkuar shtypi qëndror grek kishte folur për reformimine këtij sistemi pasi dyshohej se qindra pensionistë nga Shqipëria e përfitonin këtë skemë në mënyrë të padrejtë. Sipas shtypit grek, vendimi merrej prej krizës së thellë të ekonomisë greke e cila nuk kishte kursyer edhe pensionistët, pjesëtarë të pakicës greke që jetonin në Shqipëri. Për shumë prej tyre vështirësitë e marrjes së pensioneve filluan që dhjetorin e vitit të kalur me disa praktika shtrënguese të autoriteteve greke në tërheqjen e pensioneve nga pensionistët pranë Bankave të Greqisë.

 

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Greqi: reforma e pensioneve edhe për pakicën greke në Shqipëri

Sabri Godo: Të arrestohet konsulli grek, atentat ndaj pavarësisë së Shqipërisë


Deklaratat e para dy ditëve bërë nga konsulli grek në Korçë se korçarët edhe vllahët janë grekë kanë sjellë reagimin shumë figurave publike të politikës shqiptare. Anëtari i nderit i Partisë Republikane edhe historiani Sabri Godo ka thënë se ky konsull edhe persona të tjerë si Nikolas Gejxh kanë për mision çkombtarizimin e shqiptarëve dhe për këtë arsye duhet të ndiqen penalisht.

“Ky konsull edhe persona të tjerë si Nikolas Gejxh po shfaqin haptazi punën e tyre ç’kombëtarizuese, minonjëse, diskriminuese edhe atë aneksonjëse”, tha Godo. Ai ka cituar se ky konsull ka bërë një atentat të pafalshëm ndaj pavarësisë së popullit shqiptar edhe se këta persona duhen ndaluar menjëherë nga ligji i cili është në dorë të qeverisë. Godo tha se këta persona po rekrutojnë pensionistë të varfër korçarë të cilët vuajnë për bukën e gojës duke i dhënë atyre paga mujore vetëm për vetëm që në çastin e duhur domethënë kur të bëhet regjistrimi i popullsisë t’jua ndërrojnë kombësi edhe shtetësinë. Gjithashtu ai është prononcuar se konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka dhunuar haptazi varret e të parëve tani gjithashtu edhe të figurave më të shquara të qytetit të Korçës që kanë bërë bujë ndër kohëra. Godo, me një ironi të thellë ka theksuar se qëllimi i këtij konsulli edhe i shokëve të tij është ti bëjnë edhe figurat publike të kaluara të Korçës në grekë ashtu siç bënë para disa vitesh edhe Skënderbeun. Këta persona tha ai po bëjnë një fyerje të rëndë ndaj parimeve njerëzore, fyerje ndaj njeriut sepse kombësia do te thotë prindër. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve korçarëve që në qoftë se do të ndërrojnë kombësinë do të ndërrojnë prindërit në radhë të parë pastaj gjuhën, zakonet edhe traditat. “Këta grekë po përfitojmë nga problemet e Shtetit Shqiptar duke vënë në vepër një shprehje të vjetër të tyre “Ujku do mjegull” sepse ne jemi në mjegull edhe greku ky ujk ka filluar rrugën e tij për të ngrënë prenë e tij të dobët”, u shpreh Godo.

Posted in ShqiperiaComments Off on Sabri Godo: Të arrestohet konsulli grek, atentat ndaj pavarësisë së Shqipërisë

Atentat ndaj ministrisë greke: një i vdekur


Një shpërthim që ndodhi mbremë pak pas ores 8.00 me orën lokale në katin e shtatë të ministrinë greke të Rendit i kushtoi jetën bashkëpunëtorit të ngushtë të ministrit, oficerit 52-vjeçar Jorgos Vasillaqis. Shpërthimi që pothuajse “sheshoi” zyrën ndodhi në momentin që oficeri grek tentoi të hapë zarfin-bombë që i drejtohej ministrit, i cili ndodhej edhe vetë në atë kohë në zyrën e tij rreth 12 metra më tutje. Tymi mbushi gjithë katin dhe pasoi kaos i madh deri sa mbërritën ekspertët dhe sqaruan rrethanat e atentatit terrorist.

“Nuk trembemi dhe nuk terrorizohemi. Do të vazhdojnë pa ndërprerje luftën tonë për sigurinë e qytetarëve, gjitonive dhe qyteteve tona” deklaroi më pas i tronditur dukshëm ministri i Rendit Mihalis Hrisohoidhis.

 “Vrasësit burracakë duan të godasin normalitetin, demokracinë dhe sakrificën që bën populli grek për rimëkëmbjen e vendit” theksoi në deklaratën e tij me shkrim kryeministri Papandreu, i cili pak para mesnatës shkoi në vendin e ngjarjes.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Atentat ndaj ministrisë greke: një i vdekur

Athinë: Protesta, por qeveria do ti përmbahet kursit të kursimeve


Pavarësisht nga protestat masive  të përgjakshme  të popullit, qeveria greke do t’i përmbahet paketës së saj të kursimeve drastike. Ministri i Financave Jorgos Papakonstantinou përforcoi në parlament se qeveria nuk do të tërhiqet. Qeveria socialiste do ta nxjerrë vendin nga kriza e borxheve. Deputetët këtë të enjte do të miratojnë programin e kursimeve. Në fillim të punimeve u mbajt një minutë heshtje për tre viktimat e një dite më parë nga përshkallëzimi i protestave në Athinë. Kryeministri Giorgos Papandreou i bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij për maturi:

“Natyrisht, secili ka të drejtë të votojë, por askush nuk ka  të drejtë të provokojë një veprim të tillë dhune, veçanërisht kur kjo shkakton të vdekur”.

Të mërkurën në Athinë dhjetëra mijëra njerëz dolën nëpër rrugë. Në fund të një tubimi paqësor protestat u shkallëzuan, një njeri i vuri zjarrin një banke ku si pasojë tre punonjës vdiqën.  Qindra të rinj vandalë i vunë zjarrin makinave në qendër të Athinës. Sindikatat njoftuan se do të ketë greva dhe protesta të reja.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Athinë: Protesta, por qeveria do ti përmbahet kursit të kursimeve

Eurozona miraton planin e ndihmës për Greqinë


Kushtet e planit, që u përcaktuan mes seancave të një samiti të BE-së në Bruksel, synojnë ndalimin e krizës ekonomike në Greqi, një problem që e ka cënuar besimin tek Euroja. Sipas planit, financimi do të bëhet nga Europa, por me përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëta, kusht për të cilin kishte këmbëngulur Gjermania.

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, tha se ishte marrë vendimi i duhur për zgjidhjen e një problemi krejt të veçantë.

“Ne e kemi zgjidhur këtë çështje brenda familjes europiane, në eurozonë, është një qasje e koordinuar europiane me pjesëmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për kohën”, tha zoti Barroso.

“Ne po përballojmë një problem krejt të veçantë në një nga vendet anëtare, një pjesëtari të eurozonës, duke shqyrtuar edhe ndikimin që mund të ketë për stabilitetin e ekonomise dhe bashkimit tonë monetar. Sikurse kemi treguar, vënia në punë e mekanizmit dhe përmbushja e kushteve do të ndiqet nga institucionet europiane. Ky mekanizëm nuk zëvendëson disiplinën e tregjeve financiare, po i ofron Greqisë një plan dhe sjell stabilitet në eurozonë”, tha Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Thelbi i Planit

Ky nuk është plan shpëtimi, por është krijuar një mekanizëm për shpëtim -dhe 16 vendet e eurozonës kanë rënë dakord ta mbështesin, tani mbetet vetëm një pohim, thjesht edhe me lëvizje koke, nga 27 vendet e BE-së.

Përfshirja e FMN-së në shpëtimet në të ardhmen është futur në marrëveshje megjithë kundërshtimet e francezëve, por ky ishte një kusht që gjermanët ta pranonin.

Sipas marrëveshjes, vendet që përdorin Euro-n do ta ofrojnë ndihmën – rreth 29 miliardë dollarë – së bashku me FMN-në, por Greqia do ta marrë huanë vetëm nëse nuk mundet të sigurojë më parë para nga tregjet financiare.

Qëndrimi politk

“Unë sugjeroj që të parashikojmë një kombinim të FMN-së dhe ndihmës bilaterale, nëse krijohet gjendja kur Greqia nuk mundet të sigurojë vetë para,” tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

” Mendoj se është e rëndësishme që ta përdorim këtë vetëm si gur të fundit, por ne nuk duam që të arrijmë deri atje,” tha zonja Merkel.

Qeveria greke beson se ky rrjet sigurie i eurozonës do ta ndihmojë të marrë hua mara me kosto më të ulët. Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, thotë se marrëveshja ishte e rëndësishme për Greqinë dhe gjithë Evropën.

“Greqia dhe euro është e sigurt dhe Evropa ka ndërmarrë një hap të madh,” tha zoti Papandreu.

“Sot nuk marrim vendime vetëm për Greqinë – Evropa dhe BE-ja u gjendën para një sfide të madhe dhe u treguan të vendosur. Udhëheqësit evropianë po mbrojnë unitetin tonë, monedhën tonë të përbashkët. Evropa dhe Greqia do të dalin më të forta nga kjo krizë,” tha kryeministri i Greqisë.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se kjo ishte e nevojshme jo thjesht për të shmangur krizën, por për të parandaluar të tjera në të ardhmen.

“Eurozona po e mban fatin e saj në duart e veta, ne arritëm një marrëveshje për të krijuar një kuadër për të menaxhuar krizën në Eurozonë,” tha zoti Sarkozy.

“Është një hap i madh që na detyron që të rimendojmë mekanizmat e survejimit buxhetor dhe ekonomik që kriza të tilla të mos përsëriten,” vuri në dukje presidenti francez.

Në samit do të vendoset edhe krijimi i një grupi pune që deri nga fundi i vitit do të raportojë sanksione më të ashpra ndaj vendeve që shkelin rregullat e buxhetit.

Reagimi i tregut

Euro-ja ka shënuar një rritje të lehtë kundrejt dollarit, pas njoftimit të enjten të planit franko-gjerman të ndihmës për ekonominë greke.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Eurozona miraton planin e ndihmës për Greqinë

Eskalojnë zënkat për planin e shpëtimit të Greqisë


Komisioni i BE-së kërkoi për herë të parë në formë të qartë nga Gjermania dhe vendet e tjera anëtare që me “kredi të koordinuara bilaterale” të ndihmojnë Greqinë e tronditur nga kriza . Një mekanizëm i tillë i ndihmës nuk bie në kundërshtim me Marrëveshjen e BE-së dhe sinjalizon gatishmërinë për mbrojtjen e Euros, tha  në Bruksel presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso. Kështu Barroso kalon në një kurs konfrontimi me qeverinë gjermane. Në Berlin u përsërit qëndrimi se ende nuk është nevoja për ndërhyrje dhe në rast se do të jetë e domosdoshme atëherë Greqia duhet të kërkojë ndihëm e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Javën e ardhshme zhvillohet samiti i radhës i BE-së.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Eskalojnë zënkat për planin e shpëtimit të Greqisë

Advert

Archives