Tag Archive | "gjermania"

Çfarë pasojash do të kishte për grekët dalja nga eurozona


Ajo që pak javë më parë konsiderohej ende si skenar tmerri, po diskutohet ndërkohë hapur në Gjermani: Të shprehurit në lidhje me daljen e Greqisë nga euroja shkakton në Athinë trazim. Qeveria e kryeministrit Jorgos Papandreou i mohon me forcë zërat dhe akuzat, se ajo ka hequr dorë prej synimeve të saj të kursimit, ose se ekspertët financiarë të BE-së, FMN-së dhe ECB-së nuk janë më të mirëseardhur në Athinë. Por shumë ekspertë financiarë e akuzojnë qeverinë se ajo është bashkëfajtore për gjendjen e keqe të sotme dhe për grindjen më të re me troikën gjithashtu. Me gjithë dyshimet ndaj përpjekjeve të kursimit të qeverisë Papandreou: lojërat e ideve mbi daljen nga euroja nuk shtrohen seriozisht për diskutim në Greqi. Të gjitha partitë politike e kanë shpallur mbetjen në eurozonë si detyrë kombëtare. Përjashtim përbëjnë komunistët, dikur besnikë të Moskës, të cilët do të donin të zhduknin krejt BE-në, si dhe populistët e djathtë, të udhëhequr prej ish-bodybuilder-it Jorgos Karadzaferis, i cili sjell në lojë një “dhrahmi evropiane” si monedhë paralele me euron.
“Rifutja e dhrahmisë do të ishte vetëvrasje ekonomike.”

Shumica e grekëve duan euron dhe dhrahminë
Shumica e ekspertëve financiarë në Athinë janë të një mendjeje: Rifutja e dhrahmisë do të ishte vetëvrasje ekonomike, aq më tepër që një zhvlerësim i fuqishëm i monedhës nuk do t’i zgjidhte aspak problemet strukturore të ekonomisë greke. Por e vërtetë është gjithashtu: Me një mbetje në eurozonë Greqia do të duhej të vazhdonte një zhvlerësim të brendshëm nëpërmjet uljes së pagave dhe të çmimeve. Fatkeqësisht politikanët e fshehin faktin, që edhe kjo udhë mund të jetë shumë e dhimbshme, ankohet eksperti monetar Kostas Melas: “Daç kështu daç ashtu Greqia duhet të zhvlerësojë me të paktën 40 për qind për të kompensuar humbjen e aftësisë konkurruese”, shpjegon Melas. “Që sot po shkurtohen pagat, të ardhurat dhe pensionet përmes zhvlerësimit të brendshëm dhe ky proces përshtatjeje mund të zgjasë shumë. Në sektorin publik shumë punëmarrësve u është dashur të heqin dorë nga 40 për qind e të ardhurave vjetore. Diçka e ngjashme pritet tani edhe në ekonominë private”, thotë ekonomisti athinas.
Venizelos mohon të ketë pasur ndonjëherë grindje me troikën

Ministri i Financave të Luksemburgut Jean-Claude Juncker me homologun e tij grek Evangelos Venizelos
Zërat për daljen e Greqisë nga euroja u dëgjuan, pasi e ashtuquajtura ‘troikë’ me ekspertë të BE-së, FMN-së dhe ECB-së u grind me ministrin grek të Financave Evangelos Venizelos dhe u largua para kohe nga Athina. Shumë grekë shohin këtu një lidhje: Gjoja Evropa ka përhapur zëra largimi të Greqisë nga euroja për të rritur trysninë mbi qeverinë greke, thuhet në Athinë. Venizelos mohon me forcë të ketë pasur ndonjëherë grindje me troikën, por ai duhet t’ia ngarkojë vetes fajin për grindjen dhe është kësisoj bashkëpërgjegjës për zërat, beson Stelios Katranidis, profesor ekonomie në Universitetin e Selanikut.
Arsyeja për gjendjen shpërthyese është përpjekja e jofatlume e ministrit të financave për të arritur doemos rinegociimin e masave të kursimit (me troikën), thotë Katranidis. Për këtë ai është paralajmëruar vazhdimisht. Negociata të reja mund të zhvillojë vetëm ai, që përmbush parakushte të caktuara, konkretisht besueshmëri, fuqi e madhe negociuese dhe ndjesia për momentin e duhur. Fatkeqësisht me dorë të zgjatur nuk je në gjendje të arrish rinegociim, ankohet Katranidis.
Kryeministri Papandreou u bën apel grekëve

Apeli i Papandreout synon të sigurojë edhe mbijetesën e tij politike
Me aftësi taktike ai po apelon me fjalë të bukura te bashkëatdhetarët e vet, që të nisin luftën kundër rrugës pa krye, të shmangin falimentimin dhe t’ua nxjerrin rrenat në shesh njerëzve brenda dhe jashtë vendit, të cilët bartin rezerva. Apeli i zakonshëm i kryeministrit në situata të tilla krize te krenaria e grekëve nuk synon të ndihmojë vetëm shmangien e më të keqes, po synon të sigurojë edhe mbijetesën e tij politike: „Disa zëra kërkojnë hapur daljen e Greqisë nga euroja; shumë në Evropë, por edhe këtu në vend, venë bast për dështimin tonë, për t’u shërbyer interesave të tyre politike, ose ekonomike, ose urojnë që të ndodhë falimentimi për të pasur një jetë të mirë në vendin e lirë Greqi me paratë, që kanë nxjerrë në kohën e duhur jashtë Greqisë,” paralajmëron Papandreou. “Qytetarët duhet të japin tani, sipas tij, përgjigjen e duhur. Ata duhet të livrojnë dëshminë, se Greqia mund t’ia dalë”, kërkon kryeministri.
Por për momentin qytetarët janë tepër të zënë me luftën e tyre për mbijetesë. Pas shkurtimeve të të ardhurave deri në 30 për qind në 2010-ën çdo familje greke duhet të heqë dorë sivjet edhe nga një pagë muaji. Masa të tjera kursimi deri në fund të 2011-ës nuk përjashtohen.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Çfarë pasojash do të kishte për grekët dalja nga eurozona

Deutsche Telekom shet biznesin e vet amerikan, që bënte humbje


Ngurrimi i gjatë mori fund. Koncerni më i madh evropian i telekomunikacionit DT i shet konkurrentit AT&T shoqërinë e vet bijë amerikane të telefonisë mobile, që s’po shkonte mirë, për një çmim prej 39 miliardë dollarësh.

Lajmi erdhi disi papritur të dielën në mbrëmje. Pa hyrë fillimisht në sfond Telekomi dërgoi me deklaratë emaili, radioje dhe televizioni të kryetarit të bordit René Obermann te gazetarët këtë informacion:

„Sot është një ditë e mirë për Deutsche Telekomin. Realizuam 39 miliardë dollarë për biznesin tonë amerikan. Investimet e së ardhmes, që duhet t’i bëjmë, bëhen me këtë shumë më të lehta. Bilanci ynë fuqizohet në këtë mënyrë. Është gjithashtu një ditë e mirë sepse në SHBA mbetemi të angazhuar si aksionari më i madh individual në një sipërmarrje, e cila ka një rol udhëheqës në treg dhe kësisoj vazhdojmë të marrim pjesë në shanset në Amerikë“, tha ai.

Evropa prioritet

Shefi i Deutsche Telekomit, René Obermann.Bildunterschrift: Shefi i Deutsche Telekomit, René Obermann.Me shitjen fuqizohet pozicioni i Telekomit në Evropë, shtoi Obermann. Tani mund të përqendrohemi te zgjerimi i rrjeteve të shpejta në Evropë dhe te zhvillimi i produkteve moderne të internetit, tha më tej ai. Me shitjen Telekomi nxjerr rreth 39 miliardë dollarë, rreth 28 miliardë euro. Blerësi, AT&T, paguan 25 miliardë dollarë para të thata dhe mbetjen në aksione. Kësisoj Telekomi merr pjesë te udhëheqësi i sektorit në SHBA me deri në tetë për qind. Instancat e të dyja sipërmarrjeve e kanë miratuar tashmë blerjen.

Por transaksioni duhet të miratohet edhe prej mbikëqyrësve të konkurrencës në SHBA, gjë që pritet të jetë kryer në gjashtëmujorin e parë parë 2012. Në vlerësimet e para ekspertët e sektorit bënë fjalë për një veprim çlirues të Obermannit. Biznesi amerikan, që nuk po ecte mirë, ishte një prej shqetësimeve të tij më të mëdha.

Fundi i aventurës

Shitja e biznesit amerikan do të thotë edhe fundi i aventurës, së cilës paraardhësi i Obermannit Ron Sommer i hyri para njëmbëdhjetë vjetësh me gjithë disa paralajmërime. Telekomi me seli në Bon e pati blerë asokohe ofruesin amerikan të telefonisë mobile VoiceStream për 40 miliardë euro. Por pas sukseseve të fillimit biznesi amerikan më shumë kushtonte sesa sillte. Para së gjithash rrethana, që Telekomi nuk lejohej të ofronte në Amerikë iPhone-in popullor, i kushtoi sipërmarrjes nga Boni pjesë tregu të konsiderueshme. Në fund të 2010-ës T-Mobile USA kishte rreth 34 milionë klientë. Me shitjen e biznesit amerikan Telekomi ka ulur sipas të dhënave të veta detyrimet.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Deutsche Telekom shet biznesin e vet amerikan, që bënte humbje

KS i OKB-së vendos zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë


Pas vendimit të Kombeve të Bashkuara për Libinë Këshilli i Natos po këshillohet aktualisht për pasojat e mundshme ushtarake. Kjo për faktin se pas rezolutës të KS të OKB-së për Libinë sulmet ajrore kundër trupave të Gaddafit mund të fillojnë së shpejti. Misioni luftarak mund të ndodhë brenda disa orësh, tha zëdhënsi i qeverisë franceze François Baroin. Po ashtu edhe SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Norvegjia sinjalizuan gatishmërinë e tyre. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi më parë për një zonë ndalim-fluturimi mbi Libinë. Një rezolutë e miratuar në KS të OKB-së urdhëron diktatorin libian Muammar al-Gaddafi që të mbajë në tokë aviacionin e tij. Rezoluta po ashtu lejon sulmet ajrore dhe “masat e tjera të nevojshme” të shteteve për mbrojtjen e civilëve. Por me rezolutë ndalohet ndërhyrja me trupa të këmbësorisë. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të veprojnë edhe të vetme kundër Gaddafit. Në këtë mënyrë i është hapur teorikisht rruga sulmeve ajrore nga jashtë. Pro rezolutës ishin dhjetë nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit ndërsa pesë abstenuan, në mesin e tyre edhe Gjermania. “Ne besojmë që sanksionet, të cilat mbështeten nga bashkësia ndërkombëtare, janë mjete efektive për t’i dhënë fund sundimit të Muammar al-Gaddafit dhe kështu të fillojë procesi i nevojshëm i tranzicionit politik”, tha ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, Peter Wittig. Rusia dhe Kina, të cilat me të drejtën e tyre të vetos kishin mundësi të parandalojnë këtë rezolutë, abstenuan po ashtu.

 

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on KS i OKB-së vendos zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë

Gjermania mbyll disa uzina bërthamore


Gjermania ka vendosur të mbyllë uzinat më të vjetra bërthamore që ka pas aksidenteve në uzinën Fukushima në Japoni.

Kancelarja Angela Merkel tha se shtatë fabrikat, të gjitha të ndërtuara para 1980 do të rrinë të mybllura për tre muaj derisa standartet e sigurisë të rishikohen.

Ministrat shtuan se nuk ishte e sigurt nëse stacionet bërthamore do të rihapeshin.

Një korrespondent i BBC-së thotë se ndëprerja e operacioneve tek pothuajse gjysma e uzinave bërthamore shënon një ndryshim drejtimi të rëndësishëm që prej kohësh është përballur me thirrje nga opozita.

Rusia gjithashtu ka bër të ditur se do të rishikojë të gjithë sektorin e vet bërthamor.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on Gjermania mbyll disa uzina bërthamore

Qeveria gjermane miraton reformën në shëndetësi


Miliona të siguruar në arkat publike të sigurimit shëndetësor në Gjermani, duke filluar nga viti i ardhshëm duhet të paguajnë më shumë kontribute për sigurimin shëndetësor. Kjo parashikohet nga reforma në shëndetësi, e cila u miratua nga kabineti federal. Kontributi do të rritet nga 14,9 aktualisht në 15,5 për qind të të ardhurave bruto. Projektligji përjashton rritje të tjera të kontributeve. Megjithatë në të ardhmen arkat e sigurimit mund të kërkojnë shuma fikse të cilat nuk varen nga të ardhurat e të siguruarve dhe për të cilat nuk parashikohet ndonjë kufi i sipërm. Veç kësaj qeveria gjermane kërkon të ngrijë në nivelin aktual kostot administrative të arkave të sigurimit. Parlamenti federal do ta diskutojë javën e ardhshme projektligjin.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Qeveria gjermane miraton reformën në shëndetësi

Spanja Kampione e Botës në futboll


Ndeshja finale e Kampionatit Boteror Afrika e Jugut 2010
Hollande – Spanje perfundoi 0 – 1 duke o dhene fitoren e kupes Spanjes qe per here te pare eshte kampione e botes ne futboll. Gjithashtu Hollanda per here te pare ndeshet ne nje finale boterori. Ne vendin e trete Gjermania.

Posted in SportComments Off on Spanja Kampione e Botës në futboll

Boterori 2010, Gjermania e treta


Ndeshja Gjermani – Uruguai perfundoi me fitoren e gjermaneve 3 – 2 duke e radhitur Gjermanine ne vendin e trete ne kete Boteror.
Neser  n (dt 11 Korrik) ndeshja finale e Boterorit Afrika e Jugut 2010

Hollandë – Spanjë ne oren 20:30

Posted in SportComments Off on Boterori 2010, Gjermania e treta

Spanja në finale, fiton me Gjermaninë


Spanja fitoi 1 – 0 me Gjermanine duke qene skuadra e dyte finaliste. Spanja do te ndeshet me Hollanden per titull diten e djele me dt 11 korrik ne oren 20:30

Diten e shtune me 10 korrik po ne oren 20:30 do te ndeshet Gjermania me Uruguain per vend te trete e te katert.

Posted in SportComments Off on Spanja në finale, fiton me Gjermaninë

Botërori 2010, Hollanda në finale


Pas ndeshjes Hollande – Uruguai  3 – 2, Holanda eshte e para finaliste e boterorit. Pritet ndeshja e neserme (dt.7 korrik) qe te percaktohet skudra e dyte qe do te jete fituesja e takimit Gjermani – Spanje qe do te zhvillohet me dt 7 korrik ne oren 20:30.
Kjo eshte hera e pare ne historine e boterorit qe do te fitoje nje skuader europiane jashte europes.

Posted in SportComments Off on Botërori 2010, Hollanda në finale

Spanja, gjysëmfinalistja e katërt


Spanja eshte gjysemfinalistja e katert pas fitores 1 – 0 ndaj Paraguajit. Ajo do te ndeshet me Gjermanine me dt 7 Korrik.

Gjysemfinalistet e Boterorit Afrika e Jugut 2010 jane:

Uruguai
Hollanda
Gjermania
Spanja

Me dt 6 korrik ne oren 20:30

Uruguai – Hollande

Me dt 7 korrik ne oren 20:30

Gjermania – Spanja

Posted in SportComments Off on Spanja, gjysëmfinalistja e katërt

Advert

Archives