Tag Archive | "gjermani"

Cilën pasaportë duhet të mbash? Debat për nënshtetësinë e dyfishtë në Gjermani


A duhet të vendosin ndërmjet dy nënshtetësive fëmijët, që kanë lindur dhe jetojnë në Gjermani me prindër të huaj? Po, thonë politikanët konservatorë, jo thonë të majtët dhe liberalët.

Në koalicionin qeveritar ravijëzohet një konflikt i ri për të drejtën e të huajve. Sipas politikanëve të SPD (partia socialdemokrate) të rinjve me origjinë të huaj duhet t´u lejohet në parim nënshtetësia e dyfishtë.CDU (unioni kristiansocial) nga ana tjetër synon kthimin te rregulli i vjetër i viteve 90-të, i cili lejon nënshtetësinë e dyfishtë vetëm në raste të veçanta. Që prej vitit 2000 vlen varianti, sipas të cilit fëmijët e të huajve të lindur në Gjermani duhet të vendosin deri në moshën 23 vjeçare për njërën nga nënshtetësitë. Nëqoftëse nuk e bëjnë këtë, e humbasin automatikisht nënshtetësinë gjermane. Nga kjo problematikë janë të prekur kryesisht banorët me origjinë turke. Shumica e tyre shpreson për një vendim në favor të nënshtetësisë së dyfishtë.

3.300 të rinjve në Gjermani u vijnë këto ditë letra nga autoritetet – jo sepse kanë bërë diçka të keqe. Në letër u shtrohet pyetja se cilën pasaportë dëshërojnë të mbajnë? Për fëmijët, që kanë lindur në Gjermani, por që kanë prindër të huaj, vlen që prej tetë vjetësh ky rregull. Fillimisht mund t´i mbajnë të dyja pasaportat, por nga mosha 18 deri 23 duhet të vendosin për gjermanen, ose psh për turken. Meqë rregulli vlen për të gjithë ata, që kanë lindur pas vitit 1990, letrat e para kanë filluar të vijnë tani.

SPD (Partia Socialdemokrate), e cila e ka futur në zbatim këtë ligj në vitin 2000 me këmbënguljen e CDU (Unionit kristiandemokrat), e konsideron tanimë këtë rregull absurd, siç shprehet eksperti për cështjet e brendshme Dieter Wiefelspütz: “Njeriu është 18 me rradhë qytetar gjerman dhe tani detyrohet që të vrasë mendjen, nëse do të mbetet gjerman apo jo. Kjo më duket e çmendur dhe johumane. Përveç kësaj është një gjë monstruoze për nga burokracia. Ne duhet t´i kërkojmë e t´i gjejmë njerëzit dhe t´i detyrojmë të marrin vendim.”

Partia e tij prej vitesh dëshëron, që të fusë parimisht si model nënshtetësinë e dyfishtë, sepse nuk do të krijoheshin probleme po të kishte dy pasaporta. Këtë çështje e sheh ndryshe shumica te partneri në koalicion, CDU. Ata kanë frikë, se përmes nënshtetësisë së dyfishtë do të krijoheshin konflikte në çështjen e lojalitetit.

“Ne në union jemi të mendimit, që të gezohemi për secilin, që ka vendosur, të marrë nënshtetësinë gjermane. Nqs janë plotësuar kushtet për një gjë të tillë, nga ne kjo është më se e mirëpritur. Por ju lutem me devocion të plotë për nënshtetësinë gjermane, sepse nuk mund të ketë as lojalitete të ndara dhe as të dyfishtal,” thotë Wolfgang Bosbach, politikan i CDU-së. Ai do të kthehet përsëri te rregulli i vjetër i nënshtetësisë. Në bazë të tij për pasaportë gjermane ka të drejtë vetëm ai, që heq dorë nga nënshtetësia e tij e vjetër.

Shoqatat e migrantëve shohin nga ana e tyre probleme lojaliteti të një lloji krejt tjetër. Nqs të rinjtë duhet të vendosin tani për njërën pasaportë, dhe për arsye praktike të zgjedhin atë gjermane, atëherë kjo shpesh shihet si ofezë nga familja turke. Kjo fut grindje të panevojshme në familje. Për Serdar Yazar i shoqatës federale të studenteve turq patja e të dy pasaportave është një simbol i rëndësishëm. “Në zemër ne jemi turq dhe gjermanë dhe prandaj bota e ndjenjave tona duhej të respektohej sa më shumë të jetë e mundur në ligje. Dhe është me të vertetë një investim burokratik, për ta ndryshuar këtë situatë ligjore.”

Yazar angazhohet prej vitesh për pasaportën e dyfishtë. Edhe për faktin se ajo ekziston prej kohësh për shumë të huaj: qytetarët nga vende të tjera të BE-së , zviceranët dhe gjermanët e ardhur vonë nga vendet e lindjes. Po të heqësh të gjitha këto përjashtime, ankohen shoqatat turke, do të mbeteshin vetëm turqit. Përse pra gjermano-turqit me dy pasaporta duhet të përbëjnë problem? Por Serdar Yazar shpreson, se do të bëhet diçka me pasaportën e dyfishtë.

“Ne e shohim, që kemi ngjallur një debat, në të cilin as CDU nuk është unike kundër kërkesave tona. Edhe në rradhët e veta ka disa, që janë të gatshëm, për të diskutuar për këtë temë.”

Ai beson se pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, do të vijë nënshtetësia e dyfishtë. Atëherë studenti 27 vjecar nga Berlini do të kerkojë pasaportën numër dy, atë turke.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Cilën pasaportë duhet të mbash? Debat për nënshtetësinë e dyfishtë në Gjermani

Gjysmëfinalet e Botërorit për femra


Në Kampionatin Botëror të Futbollit për femra që po zhvillohet në Gjermani, mbrëmë janë kompletuar çiftet e gjysmëfinales. Pas një ndeshje dramatike 2:2 në kohën e rregullt dhe në kohën shtesë, kombëtarja amerikane mundi Brazilin në penallti me rezultat 5:3. Ndërsa pasdite Suedia ka mundur Australinë me rezultat 3:1. Pas eliminimit sensacional të Gjermanisë nga Japonia të shtunën, në gjysmëfinale do të ndeshen: Japonia – Suedia dhe SHBA – Franca.

Burimi: DW

Posted in Bota, SportComments Off on Gjysmëfinalet e Botërorit për femra

Parlamenti federal gjerman vendos daljen nga energjia bërthamore


Plot katër muaj pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë, parlamenti federal gjerman vendosi dhënien fund përdorimit të energjisë bërthamore në Gjermani deri në vitin 2022. Në parlamentin në Berlin pati një konsensus ndërpartiak. 523 deputetë të Unionit CDU/CSU, liberalëve (FDP) si dhe të grupeve opozitare SPD dhe ekologjistëve votuan pro daljes nga energjia bërthamore. Pati 79 vota kundër para së gjithash nga partia “E Majta” si dhe 8 abstenime. Ligji për daljen nga energjia bërthamore parashikon që tetë reaktorët e shkëputur tashmë nga rrjeti, të mbeten të fikur. Nëntë centralet e tjera bërthamore do të fiken njëri pas tjetrit deri në vitin 2022. Me votat e partive të koalicionit konservatoro-liberal, Bundestagu miratoi shtatë ligje për zgjerimin e energjive të ripërtëritshme dhe për më shumë eficiencë energjitike. Opozita i refuzoi këto ligje si të pamjaftueshme.

 

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Parlamenti federal gjerman vendos daljen nga energjia bërthamore

Gjermani, koalicioni qeveritar përcakton afatin për mbylljen e centraleve atomike


Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se me strategjinë më të re, Gjermania do të ketë një arkitekturë të re për furnizimin me energji. Krerët e koalicionit qeveritar duan që deri në fund të vitit 2022 të nxjerrin përfundimisht nga përdorimi centralet atomike. Për këtë afat kohor ranë dakord përfaqësuesit e Unionit Kristiademokrat/Kristiansocial (CDU-CSU) dhe të FDP-së pas këshillimeve, që përfunduan në orët e vona të natës. Shtatë centralet e mbyllura ndërkohë do të mbeten që tani jashtë përdorimit, pjesa më e madhe e centraleve të tjera do të mbyllen deri në vitin 2021 ndërsa tre centralet e fundit do të shkëputen nga rrjeti në fund të vitit 2022. I ashtuquajturi Komisioni i Etikës për furnizimin me energji, kishte sugjeruar heqjen dorë nga energjia bërthamore brenda 10 viteve të ardhshme. Ekologjistët kanë kritikuar vendimet e qeverisë si të pamjaftueshme. Sipas tyre, shumë pyetje edhe më tej kanë mbetur pa përgjigje.

 

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Gjermani, koalicioni qeveritar përcakton afatin për mbylljen e centraleve atomike

Ajzerbajxhani fitues i “Eurovision Song Contest”


Ajzerbajxhani ka fituar për herë të parë Festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest”. Kënga “Running Scared” e kënduar nga Ell dhe Nikki me 221 pikët e mbledhura la prapa Italinë me 189 dhe Suedinë me 185 pikë. Përfaqësuesja e Gjermanisë, Lena arriti të renditet në vendin e dhjetë. Me mijëra fansa të muzikës festuan nën qiellin e hapur në kryeqytetin e landit të Renanisë Veriore-Vetsfalisë, Dyseldorf. Në ekrane të mëdha televizive të vendosura në disa vende në qytet ata përcollën spektaklin, ndërkohë që në arenën e futbollit po garonin përfaqësuesit e 25 kombeve. Një prej festivaleve më të mëdha botërore është ndjekur nga rreth 120 milionë njerëz në mbarë botën.

Burimi: DW

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Ajzerbajxhani fitues i “Eurovision Song Contest”

Festivali Europian i këngës Eurosong


Në Düsseldorf Arena në Düsseldorf të Gjermanisë sonte në orën 21:00  me orën e Europës qendrore ( ku bën pjesë edhe Shqipëria) fillon Festivali Europian i Këngës “Eurosong 2011” organizuar nga Eurovision.
Në natën e parë do të konkurojnë shtetet sipas kësaj radhe:

1. Poland: Magdalena Tul – Jestem
2. Norway: Stella Mwangi – Haba Haba
3. Albania: Aurela Gaçe – Feel The Passion
4. Armenia: Emmy – Boom Boom
5. Turkey: Yüksek Sadakat – Live It Up
6. Serbia: Nina – Čaroban
7. Russia: Alexej Vorobjov – Get You
8. Switzerland: Anna Rossinelli – In Love For A While
9. Georgia: Eldrine – One More Day
10. Finland: Paradise Oskar – Da Da Dam
11. Malta: Glen Vella – One Life
12. San Marino: Senit – Stand By
13. Croatia: Daria – Celebrate
14. Iceland: Sjonni’s Friends – Coming Home
15. Hungary: Kati Wolf – What About My Dreams?
16. Portugal: Homens Da Luta – Luta É Alegria
17. Lithuania: Evelina Sašenko – C’est Ma Vie
18. Azerbaijan: Ell/Nikki – Running Scared
19. Greece: Loucas Yiorkas feat. Stereo Mike – Watch My Dance

Këtë vit është rikthyer në garë edhe Italia pas shumë vjetësh mungesë. Ajo do të konkurojë natën e tretë.

Transmetimi i festivalit behet nga tv publike te shume vendeve të botës gjithashtu transmetohet në Web TV në faqen zyrtare të Eurosong
http://www.eurovision.tv/esctv/main

Festivali transmetohet drejtperdrejt nga RadioTirana, Kanali 1 Kombëtar
http://live.logoreci.com/radio/europe/albania/radio_tirana/

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Festivali Europian i këngës Eurosong

Qeveria gjermane do të vendosë për të ardhmen e energjisë bërthamore në vend


Qeveria gjermane do të marrë një vendim për të ardhmen e energjisë bërthamore brenda afatit tremujor të moratoriumit të saj. Ministri i Mjedisit Norbert Röttgen, prezantoi në Berlin një katalog masash kontrolli të ekspertëve të komisionit për sigurinë e reaktorëve bërthamorë. Vazhdimi i funksionimit të 17 centraleve bërthamore në Gjermani varet shumë nga vendimi i komisionit. Reaktorët do të kontrollohen në radhë të parë për sigurinë në rast rrëzimi avioni, tërmeti apo përmbytjeje. Deri në mes të muajit maj komisioni pritet të paraqesë raportin e tij të parë. Qeveria gjermane do të vlerësojë deri në mes të qershorit të gjitha raportet dhe rekomandimet, shpjegoi më tej ministri Röttgen. Shoqata e mjedisit BUND paralajmëroi që kontrollet e centraleve të mos kufizohen në çështje teknike. Energjia bërthamore paraqet një teknologji me rreziqe të papranueshme, theksoi kryetari i shoqatës Hubert ëeiger në Berlin.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Qeveria gjermane do të vendosë për të ardhmen e energjisë bërthamore në vend

Një Kosovar vret dy ushtarë amerikanë në Frankfurt


Një person i armatosur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani janë qëlluar dy ushtarë amerikanë. Nuk përjashtohet as mundësia e një lidhjeje terroriste.

Personi, i cili vrau dy ushtarë dhe plagosi rëndë dy të tjerë, sipas informacioneve, është nga Kosova. Vrasja ka ndodhur ne terminalin 2 të Aeroportit të Frankfurtit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë për agjencinë e lajmeve AP se policia gjermane e ka identifikuar të dyshuarin si Arif Uka, qytetar i Kosovës nga qyteti i Mitrovicës. “Kjo është një ngjarje dërrmuese dhe tragjike. Po përpiqemi të kuptojmë nëse ishte diçka e organizuar apo çfarë natyre kishte sulmi”, tha ministri Rexhepi.

I dyshuari gjendet në paraburgim. Burimet gjermane raportojnë se sulmuesi është i moshës 21-vjeçare.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar sulmin duke e cilësuar si “ngjarje të tmerrshme”.

Posted in BotaComments Off on Një Kosovar vret dy ushtarë amerikanë në Frankfurt

Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë


Forca paqëruajtëse e NATO-s prej të martës ka përgjysmuar praninë e saj në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka konfirmuar se numri i ushtarëve është ulur në 5 mijë e 500 nga rreth dhjetë mijë sa kishte ky mision.

Reduktimi i trupave të Aleancës Veriatlantike po bëhet mbi bazën e një plani të miratuar vitin e kaluar nga NATO-s për zvogëlimin e misionit të saj në Kosovë, siç thuhet, në përputhje me përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të forcave vendore të sigurisë.

Zyrtarë të KFOR-it kanë thënë se pavarësisht reduktimit të trupave, misioni paqëruajtës i NATO-s është i gatshëm që të reagojë në çfarëdo situate.

Pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova në vitin 1999, NATO dërgoi në Kosovë rreth 50 mijë ushtarë, por numri i tyre u reduktua në vazhdimësi.

Gjatë kësaj periudhe, disa shtete anëtare të NATO-s, në mesin e të cilave edhe Britania e Madhe kanë tërhequr të gjitha trupat e tyre nga Kosova.

Aktualisht në KFOR kontribuojnë 31 shtete, në mesin e të cilave edhe kontribueset më të mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca dhe Italia.

 

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë

Gjermania shënon rritje të fortë ekonomike


Pasi Gjermania u godit nga recesioni më i keq që prej Luftës së Dytë Botërore në 2009, ekonomia tani është duke ecur mirë në rrugën e rimëkëmbjes, sipas statistikave të publikuara nga zyra federale.

Ekonomia më e madhe e botës ecën fuqishëm përpara.

Statistikat e fundit tregojnë se rritja ekonomike vitin e kaluar ishte 3.6%, që përbën performancën më të fortë në dy dekada.

Përsëri, eksportet e Gjermanisë i kanë dhënë shtysë rritjes.

Kërkesa globale për prodhime Gjermane u rrit me 14% vitin e kaluar.

Rimëkëmbja u nxit edhe nga investimet e fuqishme brenda vendit.

Shpenzimet për makineri dhe pajisje të tjera u rrit me mbi 9%.

Ministri i Ekonomisë, Rainer Bruederle tha se Gjermania ishte duke shkuar drejt një punësimi të plotë dhe kishte arsye të forta për të qënë optimist për të ardhmen.

Megjithatë shumë ekspertë kanë paralajmëruar se konsumi i brendshëm mbetet i dobët dhe kërkesa globale për produkte mund të bjerë gjatë vitit.

Tristana Moore
Korrespondente e BBC-së

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Gjermania shënon rritje të fortë ekonomike

Advert

Archives