Tag Archive | "Fukushima"

Një tërmet i ri i rëndë pasues trondit verilindjen e Japonisë


Një tjetër tërmet i rëndë ka tronditur verilindjen e Japonisë. Epiqendra e tërmetit me një fuqi prej 7,1 ballësh gjendej në jug të prefekturës Fukushima, në afërsi të centralit bërthamor të dëmtuar rëndë. Në blloqet e reaktorëve një, dy dhe tre u ndërpre për pak kohë furnizimi me rrymë elektrike, kështu që edhe pompat për furnizimin me ujë ftohës nuk funksionuan përkohësisht. Përkundër qëndrimit të deritanishëm qeveria japoneze do ta zgjerojë tani rrezen e zonës së evakuimit përreth Fukushimës. Aktualisht ajo përfshin një rreze prej 20 km. Sipas të dhënave të zëdhënësit qeveritar Yukio Edano, zona do të përfshijë në të ardhmen edhe territore të tjera me rrezatim të fortë, si për shembull vendbanimin Iitate, rreth 40 km larg centralit bërthamor. Japonia përkujtoi me minuta heshtjeje dhe veprimtari viktimat e tërmetit dhe të cunamit, para saktësisht një muaji. Në katastrofë humbën jetën sipas përllogaritjeve të autoriteteve deri në 28.000 vetë.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Një tërmet i ri i rëndë pasues trondit verilindjen e Japonisë

Tepco: Rrjedhja në Fukushima është mbyllur


Nga centralit atomik Fukushima në Japoni i dëmtuar rëndë, sipas të dhënave të operatorit nuk rrjedh më ujë me radioaktivitet në det. Rrjedhja është mbyllur, bëri të ditur operatori Tepco. Pas disa përpjekjeve të dështuara, me sa duket ndihmoi një lëndë izoluese me bazë xhami të lëngshëm që punëtorët kishin derdhur në kanalin e prekur. Por rrezatimi në ujin e detit mbetet shumë i lartë. Qeveria japoneze vendosi  ndërkaq  vlerat e parametrave  të rinj për ekspozimin ndaj rrezatimit tek peshqit dhe frutat e detit dhe njoftoi për kontrolle të ashpra.  Bashkimi Europian do të ashpërsojë po ashtu kontrollet për mallrat ushqimore dhe të tjera të ardhura nga Japonia, njoftoi Presidenti i Komisionit të BE-së Manuel Barroso në Strasburg.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Tepco: Rrjedhja në Fukushima është mbyllur

Nga reaktorët e Fukushimës do të dalë për disa muaj radioaktivitet


Në centralin e shkatërruar japonez Fukushima, teknikët po vazhdojnë përpjekjet për ta izoluar të çarën në kapsulën e betonit, prej së cilës rrjedh në det ujë i kontaminuar me radioaktivitet. Pasi nuk u arrit që e çara në reaktorin 2 të mbyllet me çimento, dështuan edhe përpjekjet për ta mbyllur të çarën me lëndë artificiale izoluese ndaj ujit. Qeveria i ka sinjalizuar bashkësisë ndërkombëtare se për disa muaj me radhë nga reaktori atomik do të vazhdojë të dalë radioaktivitet. Të hënën, dy ekspertë të Organizatës Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do të informohen në vend për situatën. Ata do të diskutojnë me specialistë japonezë rrugë zgjidhjeje, bëri të ditur zyra e OKB-së në Vjenë. Një zëdhënës i firmës TEPCO, përgjegjëse për centralin, Yoshimi Hitosugi e hodhi poshtë kritikën nga bota e jashtme për menaxhimin e keq të krizës:

“Tani ne punojmë në radhë të parë për stabilizimin e gjendjes në reaktorë dhe që t’i sjellim ata në një gjendje të sigurtë. Ende nuk ka ardhur koha për t’u vënë emrin fajtorëve. Edhe për shpenzimet ende nuk mund të themi gjë.” – Dy punëtorë të zhdukur të centralit bërthamor ndërkohë janë gjetur të vdekur. Ata kanë humbur jetën si pasojë e katastrofës së tërmetit dhe cunamit në 11 mars, njoftoi një zëdhënës i policisë.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Nga reaktorët e Fukushimës do të dalë për disa muaj radioaktivitet

Kryeministri i Japonisë kërkon mbylljen e plotë të Fukushimës


Kryeministri i Japonisë Naoto Kan, kërkon të mbyllë krejtësisht centralin e dëmtuar bërthamor Fukushima 1. I gjithë centrali me gjashtë reaktorë do të dalë jashtë përdorimit, siguroi Kan në Tokio. Firma operatore Tepco, deri tani kishte deklaruar se do të vazhdonte të mbante në funksionim dy reaktorë. Kan, premtoi gjithashtu se do të bëhet një rishqyrtim i të paktën 14 reaktorëve të rinj, të cilët planifikohet të ndërtohen deri në vitin 2030. Përqëndrimi i jodit radioaktiv në ujin e detit para centralit Fukushima ka arritur nivel të ri rekord. Tani ai e kalon kufirin e lejuar 4385 herë. Presidenti francez Nicolas Sarkozy, gjatë një vizite në Tokio i bëri thirrje 20 vendeve më të industrializuara dhe atyre në ekspansion (G20), të përcaktojnë standarde të vlefshme sigurie për reaktorët bërthamorë në plan ndërkombëtar. Në rajonin e tërmetit, në verilindje të  Japonisë ka pasur lëkundje të tjera toke. Ato kishin një fuqi prej 6 ballësh të shkallës Richter. Informacione për viktima në njerëz apo dëme materiale nuk ka.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Kryeministri i Japonisë kërkon mbylljen e plotë të Fukushimës

Tokio: Dyfishohet radioaktiviteti në ujin e pijshëm


Guvernatori i Tokios Shintaro Ishihara u bëri thirrje 13 milionë banorëve të kryeqytetit japonez të ruajnë qetësinë pasi u zbulua se niveli i jodios radioaktive ishte rritur në ujin e pijshëm. Njoftimi u bë i ditur pasi zyrtarët pezulluan punën në uzinën bërthamore të Fukushimës 250 kilometra nga Tokio. Në kryeqytet zyrtarët thanë se niveli i jodios radioaktive në impiantet e pastrimit të ujit kishte arritur në nivele të pranueshme për të rriturit, por dyfish më i lartë se lejohet për foshnjet.

Banorët e Tokios nxituan të blenin shishe uji sot, pasi zyrtarët njoftuan se niveli i materialit radioaktiv në ujin e pijshëm të Tokios u rrit më shumë se dyfishin e lejuar për fëmijët nën një vjeç. Foshnjet janë shumë të ndjeshme ndaj jodios radioaktive e cila, sipas ekspertëve, mund të shkaktojë kancer në tiroide. “Ne këshillojmë foshnjet në Tokio dhe një pjesë të zonës Tama të mos e pijnë ujin e çesmes,” thotë Ei Joshida, shef i departamentit të pastrimit të ujit. Radioaktiviteti ka arritur tek zarzavatet, qumështi i papërpunuar, uji i pijshëm si dhe në ujin e detit që rrethon centralin bërthamor Daiçi të Fukushimës që nga goditja e cunamit pas tërmetit 9 ballësh. Megjithatë, zyrtarët nga Zyra e Ujit në Tokio bënë thirrje për qetësi, duke thënë se sasi të vogla të ujit të pijshëm nga foshnjet nuk kishte problem dhe se niveli i tanishëm nuk përbënte ndonjë rrezik të menjëhershëm për fëmijët apo të rriturit. Megjithatë, në qendër të Tokios, banorët thanë se po blinin ujë në shishe për t’u përgatitur për zhvillime të reja. “Dua të kemi sa më shumë rezerva uji tani, meqë ka të ngjarë që niveli i radioaktivitetit të ngrihet në vend që të ulet,” thotë 37-vjeçarja Ajumi Sakamoto. Brokoli iu shtua listës së zarzavateve të prekura nga radioaktiviteti, ndërsa zyrtarët amerikanë njoftuan ndalimin e produkteve të bulmetit dhe prodhimeve të tjera nga rajoni. Qeveria japoneze zgjeroi kufizimet për shitjen e qumështit dhe zarzavateve të tjera nga zonat e ndotura nga centrali bërthamor i Fukushimës, i cili ka vazhduar të përhapë radioaktivitet në mjedisin përreth që nga tërmeti masiv dhe cunami i 11 marsit.

 

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in BotaComments Off on Tokio: Dyfishohet radioaktiviteti në ujin e pijshëm

Shefi i Energjisë Atomike, Amano: Gjendje tepër serioze në Japoni


Trupat e shpëtimit po vazhdojnë të luftojnë për të mënjanuar katastrofë të mundshme në Fukushima. Ata po ftohin reaktorin 3 në Fukushima tepër i rrezikshëm për shkak të lëndës së plutoniumit.

Ndërkohë shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që është japonez, Yukiya Amano, i cili mbërriti të premten në Japoni u shpreh tepër i shqetësuar: “Këtu bëhet fjalë për një aksident tepër serioz. Bashkësia ndërkombëtare është tepër e shqetësuar. Tani është e rëndësishme që Japonia të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë.”

Një javë pas tërmetit katastrofik dhe cunamit shkatërrimtar njerëzit në mbarë Japoninë mbajtën të premten një minutë heshtje për viktimat e katastrofës. Numri i të vdekurve dhe të zhdukurve sipas të dhënave vendore ka kaluar mbi 16 mijë.

Nga disa blloqe reaktorësh vazhdon të dalë tym i bardhë. Shkaqet mbeten të paqarta. Sipas ekspertëve mund të bëhet fjalë edhe për avull, i cili është krijuar pas ftohjes së blloqeve me ujin e hedhur nga ajri.

Në verilindjen e Japonisë, të prekur më rëndë nga tërmeti dhe cunami, njerëzit vazhdojnë të luftojnë me të ftohtët ekstrem. Karburanti dhe ushqimet po pakësohen vazhdimisht. Shumë strehime emergjence janë të tejmbushura dhe nuk mund të pranojnë refugjatë të tjerë.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Shefi i Energjisë Atomike, Amano: Gjendje tepër serioze në Japoni

Përpjekje për ftohjen e reaktorit japonez në Fukushima


Japonia thotë se po shton përpjekjet për të ftohur karburantin e tejnxehur bërthamor në uzinën bërthamore Fukushima Daiichi që u godit nga cunami javën e shkuar.

Helikopterë të ushtrisë hodhën tonelata të tëra uji në përpjekje për të parandaluar shkrirjen e shufrave të karburantit bërthamor. Në operacion do të përfshihen më vonë gjatë ditës edhe pompat e ujit nga toka dhe shpresohet së shpejt të rivendoset sistemi i energjisë elektrike.

Numri i konfirmuar i viktimave të tërmetit prej gati 9 bollësh ditën e premte, që shkaktoi cunamin, është rritur në 5 000 vetë.

Policia thotë se 5 178 vetë janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 8 606 persona të tjerë janë të humbur.

Operacioni

Helikopterë CH-47 Chinook të ushtrisë japoneze filluan në orët e para të mëngjesit të hedhin tonelata uji mbi reaktorët 3 dhe 4 në Fukushima, që është rreth 220 km larg kryeqytetit Tokjo.

Helikopterët hodhën katër ngarkesa uji para se të largoheshin nga vendi i aksidentit për të minimizuar ekspozimin e ekujpazhit ndaj rezatimit. Të mërkurën helikopterët u detyruan ta pezullojnë operacionin për shkak të shqetësimit për nivele të larta rezatimi.

Ekspertët thonë se helikopterët mund të mbajnë sasi të mëdha uji, por për shkak të erërave të forta, është e vështirë të thuhet nëse ato hidhen saktësisht mbi reaktor.

Pamjet televizive sugjerojnë se përpjekjet e deritanishme nuk kanë qenë shumë të suksesshme dhe pjesa më e madhe e ujit ka rënë jashtë objektivit.

Ndërkohë, autobotë me ujë janë në gatishmëri për të hedhur më shumë ujë mbi reaktorët.

Operacioni synon ftohjen e reaktorëve si dhe mbushjen e rezervuarëve ku ndodhen shufrat e karburantit bërthamor.

Zyrtarët thonë se shpresojnë që më vonë gjatë ditës të rivendosin furnizimin me energji të uzinës, e cila nevojitet për sistemin e ftohjes dhe gjeneratorët ndihmës.

Kjo krizë e ka nxitur Kinën të pezullojë aprovimin e uzinave të reja bërthamore në vend si dhe të kontrollojë veprimtarinë e reaktorëve ekzistues.

Kina merr tashmë 2% të elektricitetit nga fuqia bërthamore, por po ndërton reaktorë të rinj më shumë se çdo vend tjetër.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on Përpjekje për ftohjen e reaktorit japonez në Fukushima

Shpërthim i ri dhe zjarr në Fukushima 1


Gjendja në centralin bërthamor japonez Fukushima 1 po del gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Të martën në mëngjes ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër. Kësaj radhe shpërthimi ka ndodhur në bllokun 2. Si pasojë e shpërthimit të tretë brenda katër ditësh, sipas të dhënave të firmës menaxhuese është dëmtuar edhe mbështjellësi i reaktorit. Një shkrirje bërthamore nuk mund të përjashtohet më. Rrezatimi radioaktiv përreth Fukushimës 1 ka kaluar vlerat normale duke arritur vlerat me të cilat rrezikohet jeta e qytetarëve. Zona e sigurisë është zgjeruar në një perimetër prej 30 kilometrash përreth Fukushimës. Kryeministri Naoto Kan kërkoi nga njerëzit në rajon, që të kalojnë në vende më të sigurta. „Ka pasur shpërthime të hidrogjenit në reaktorët 1 dhe 3,  si dhe një zjarr në reaktorin 4. Shkalla e rrezatimit në këtë zonë është tani është shumë e lartë. Ekziston shqetësimi se mund ketë rrjedhje të tjera, kështu që bëj thirrje, që të gjithë njerëzit përreth centralit Fukushima të largohen nga rajoni, madje edhe jashtë zonës prej 20 kilometrash, të përcaktuar më parë “, tha kryeministri Naoto Kan.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Shpërthim i ri dhe zjarr në Fukushima 1

Japoni: Shpërthim në uzinën bërthamore


Pa ste parit, një shpërthim i dytë ka goditur uzinën bërthamore japoneze që u dëmtua gjatë tërmetit të ditës së premte, por zyrtarët thonë se qendra e reaktorit ishte ende e paprekur.

Një shtëllungë e madhe tymi u ngrit nga reaktori 3 i uzinës Fukushima Daiichi, dy ditë pas shpërthimit që goditi reaktorin 1.

Shpërthimi më i fundit që thuhet u shkaktua nga grumbullimi i hidrogjenit, lëndoi 11 njerëz, një prej tyre mjaft rëndë.

Pak pas këtij zhvillimi, qeveria tha se një reaktor i tretë kishte humbur sistemin ftohës.

Nivelet e ujit po bien edhe në reaktorin dy që po ftohej me ujë deti, tha zëdhënësi i qeverisë, Ykio Edano.

Evakuimet

Autoritetete japoneze po thonë se nuk ka rrezik për shëndetin, por SHBA tha se po laronte një nga avionmbajtësit e tyre nga zona pranë pasi ishte zbuluar nivel i ulët radiacioni 160 km larg bregut të detit.

Inxhinierët kanë patur vështirësi në ftohje të reaktorëve në uzinën Fukishma që të premten pas tërmetit dhe cunamit.

Në zhvillime të tjera:

Dy mijë trupa janë gjetur në bregdetin e prefekturës së Myagit sipas medias japoneze. Qeveria tha se do të pompojë 15 trilion jen në ekonomi për të inkurajuar tregun, por Nikkei ka rënë me më shumë se 6%.

Korrespondentja e BBC-së, Rachel Harvey në portin e Minamisanrikut tha se çdo gjë ishte sheshuar deri 2 km në brendësi të tokës.

Duket e pamundur të gjenden shumë të mbijetuar, tha ajo. Policia japoneze ka konfirmuar deri më tani 1597 të vdekur, por shifra përfundimtare pritet të jetë më e lartë.

Dhjetra mijëra vetë janë evakuar nga zona rreth uzinës Fukushima. Të paktën 22 vetë thuhet se po kurohen për radiacion.

Lëkundje të tjera

Qeveria tha se nivelet e radiacionit ishin nën limitet ligjore pas shpërthimit të së Hënës. Ekspertët thonë se kjo situatë është larg Çernobilit pasi reaktorët kanë standarte më të larta dhe masa sigurie më të forta.

Më herët, kryeministri japonez tha se situata në uzinat bërthamore ishte alarmuese dhe tërmeti e kishte futur Japoninë në krizën më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Burimi: BBC 

Posted in BotaComments Off on Japoni: Shpërthim në uzinën bërthamore


Advert

Archives