Tag Archive | "france"

Në Belgjikë hyn në fuqi ndalimi i burkës


Në Belgjikë gratë myslimane këtej e tutje nuk mund të mbajnë më burkën në ambjente publike. Belgjika është pas Francës vendi i dytë evropian, në të cilin burka dhe nikabi ndalohen në jetën publike. Sipas ligjit të ri askush nuk lehojet më të mbulojë fytyrën në mënyrë të tillë, që të bëjë të pamundur identifikimin e personit. Ndryshe kërcënojnë gjoba deri në 137 euro, njoftojnë mediet. Edhe Spanja dhe Holanda planifikojnë masa të ngjashme.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Në Belgjikë hyn në fuqi ndalimi i burkës

Mbyllet festivali i Kanës, Palma e Artë për regjisorin amerikan Malick


Në mbyllje të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Kanë filmi “The Tree of Life” i regjisorit Terrence Malick ka fituar çmimin Palma e Artë. Filmi lidh historinë e një familjeje me pamje mbresëlënëse për krijimin e Tokës. Si aktorja më e mirë u vlerësua Kirsten Dunst për interpretimin e saj në filmin “Melancholia”. Regjisori i këtij filmi, Lars von Trier, ishte përjashtuar nga festivali, pasi në një konferencë për shtyp ai shprehu simpati për Adolf Hitlerin. Von Trier, i cili njihet si provokator, kërkoi falje dhe i quajti thëniet e tij shaka. Si aktor më i mirë u vlerësua Jean Dujardin për rolin e tij në filmin “The Artist”.

Burimi: DW

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Mbyllet festivali i Kanës, Palma e Artë për regjisorin amerikan Malick

Hapet Festivali Ndërkombëtar i filmit në Kanë


Me filmin romantik  “Midnight in Paris” të regjisorit të njohur Woody Allen ka hapur siparin Festivali i 64 ndërkombëtar i Kanës. Regjizori italian Bernardo Bertolucci u nderuar në hapje me Palmën e Artë për kontributin e tij në kinematografi. Deri më 22 maj konkurojnë në Cote d’ Azur në jug të Francës 20 filma, pjesa më e madhe nga Europa për çmimin kryesor. Të pranishëm në këtë eveniment janë edhe regjizorë si Pedro Almodóvar, Lars von Trier, Aki Kaurismäki, fituesit disa herë të Palmës së artë Jean-Pierre dhe Luc Dardennesi, si edheTerrence Malick. – Në konkurim merr pjesë edhe filmi francez  “La Conquête” që bën fjalë për luftën për pushtet të presidentit aktual francez Nicolas Sarkozy.

Burimi: DW

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Hapet Festivali Ndërkombëtar i filmit në Kanë

Filmat pjesmarrës në Festivalin e Filmit në Kanë


Nga data 11 maj deri më 22 maj në Francë zhvillohet Festivali Kanës. Këtë vit, mes pjesëmarrësve të bien në sy emra të famshëm të kinematografisë botërore. Ndër 19 filmat pretendentë për Palmën e Artë, këtë vit është historia e tre vëllezërve amerikanë, njëri prej të cilëve interpretohet nga aktori Brad Pitt, ndërsa mes filmave jo-konkurues është ai “Midnight in Paris”- Mesnatë në Paris, ku regjisori Woody Allen ka xhiruar edhe zonjën e parë të Parisit, ish-modelen e njohur Carla Bruni.

Filmi “Midnight in Paris” i regjisorit Woody Allen do të jetë filmi i parë që hap Festivalin e Kanës më 11 maj. Në filmin e xhiruar në kryeqytetin francez interpretojnë një ekip ndërkombëtar aktorësh, mes tyre Owen Wilson, Rachel McAdams dhe Marion Cotillard, në role kryesore si dhe aktorët Kathy Bates, Adrien Brody, Carla Bruni-Sarcosy në role dytësore.

Në konferencën për shtyp të prag të hapjes së kësaj ngjarjeve të rëndësishme të kulturës evropiane dhe botërore, drejtori i këtij viti i festivalit, Thierry Freanaux, tha se filmi “Midnight in Paris” është një letër e mrekullueshme dashurie drejtuar Parisit”. Filmi do të shfaqet në kinemanë “Lumiere”.

Një tjetër film që do të konkurojë në festivalin e Kanës është “The Tree of Life” me regjisor dhe skenarist Terrence Malick. Filmi rrëfen me reliazëm historisë e një familjeje amerikane me tre djem në vitet 1950. Në rolet kryesore intrepretojnë aktorët Brad Pitt, Sean Penn dhe Jessica Chastajn. Filmi do të fillojë të shfaqet në Shtetet e Bashkuara më 27 maj, pasi të ketë konkuruar në Festivalin e Kanës.

Si çdo vit, edhe këtë herë në festivalin e Kanës do të shfaqen disa filma jashtë konkurencës, që zakonisht  janë filma me emër, që janë ndjekur me interes nga publiku.

Mes tyre këtë vit janë filmat “The Beaver” dhe “Piratët e Karaibeve”. Jodi Foster është regjisore dhe njëkohësisht edhe interpretuese në njërin nga rolet kryesore të filmit “The Beaver”, krahas me aktorët Mel Gibson dhe Antony Jelçin ndërsa variantit më të fundit të filmit Piratët e Karaibeve” shikuesit do të kenë rastin ta shohin nën interpretimin e aktorëve me emër Jonny Depp dhe Penelope Kruz.

Edicioni i 64 i Festivalit të Kanës do të ketë një juri përbërë nga aktori Roberto de Niro, kryetar, si dhe regjisorët Michel Gondy, Emir Kusturica dhe Bong Joon-Ho.

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Filmat pjesmarrës në Festivalin e Filmit në Kanë

Vazhdon sulmi në Libi. Gedafi: Nuk tërhiqemi


Avionët ushtarakë të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera, vazhduan edhe më 22 mars, sulmin ajror ndaj objektivave të trupave qeveritare libaneze. Ndërkohë po dalin në pah dhe divergjencat lidhur me veprimet ushtarake, midis SHBA-së e Francës.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe propozuan që veprimet ushtarake duhet të drejtohen nga NATO-ja. Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe, u bëri thirrje ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s formojnë “një komision kontrolli dhe drejtimi” për t’i koordinuar veprimet ushtarake. Brenda NATO-s nuk është arritur ende unanimitet, lidhur me drejtimin e operacioneve.

Presidenti amerikan, Barack Obama, bisedoi në telefon me kryeministrin britanik, David Cameron dhe presidentin francez, Nicolas Sarcozy. Z. Obama ritheksoi përsëri se në të ardhmen, NATO-ja duhet marrë përsipër drejtimin e sulmit ushtarak në Libi.

Ndërkohë në Libi, vazhdon përplasja e dhunshme midis grupeve rebele dhe mbështetësve të kolonel Muamar Gadafit.

Lideri libanez, Muamar Gadafi, në një fjalim të hapur, deklaroi se nuk do të përkulet ndaj sulmit ushtarak të Perëndimit dhe do të luftojë deri në fund. Ai tha gjithashtu se Libia ishte e përgatitur për të luftuar.

 

Burimi: Radio Kina

Posted in BotaComments Off on Vazhdon sulmi në Libi. Gedafi: Nuk tërhiqemi

Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë


Forca paqëruajtëse e NATO-s prej të martës ka përgjysmuar praninë e saj në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka konfirmuar se numri i ushtarëve është ulur në 5 mijë e 500 nga rreth dhjetë mijë sa kishte ky mision.

Reduktimi i trupave të Aleancës Veriatlantike po bëhet mbi bazën e një plani të miratuar vitin e kaluar nga NATO-s për zvogëlimin e misionit të saj në Kosovë, siç thuhet, në përputhje me përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të forcave vendore të sigurisë.

Zyrtarë të KFOR-it kanë thënë se pavarësisht reduktimit të trupave, misioni paqëruajtës i NATO-s është i gatshëm që të reagojë në çfarëdo situate.

Pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova në vitin 1999, NATO dërgoi në Kosovë rreth 50 mijë ushtarë, por numri i tyre u reduktua në vazhdimësi.

Gjatë kësaj periudhe, disa shtete anëtare të NATO-s, në mesin e të cilave edhe Britania e Madhe kanë tërhequr të gjitha trupat e tyre nga Kosova.

Aktualisht në KFOR kontribuojnë 31 shtete, në mesin e të cilave edhe kontribueset më të mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca dhe Italia.

 

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë

Më 11 qershor hapet Kampionati Botëror i Futbollit. Transmetimi TV do te jete ne 3D


Dt 11 Qershor fillon Kampionati Boteror i Futbollit evenimenti me i madh i sportit ne bote. Eshte hera e pare qe Boterori zhvillohet ne Afriken e Jugut megjithese kombetarja e ketij vendi eshte ne vendin e 83 ne radhitjen e FIFA-s. Per here te pare transmetimi televiziv i ketij evenimenti nderkombetar do te behet ne 3 dimensional. Ne diten e pare do te jene perballe skuadrat e Grupit A: Afrika e Jugut – Meksika dhe Uruguai – Franca.

Ora 3:00 (ora e Shqiperise) Ceremonia e Hapjes

Ndeshja e pare:
Afrika e Jugut – Meksike
Soccer City Stadium, Johannesburg,
Ora 16:00  (10 AM Amerika lindore)

Uruguai – France
Cape Town Stadium, Cape Town
Ora 20:30   (2:30pm Amerika lindore)

Posted in Bota, SportComments Off on Më 11 qershor hapet Kampionati Botëror i Futbollit. Transmetimi TV do te jete ne 3D

Fillon Festivali i 55-të i Këngës Evropiane, Eurosong 2010 në Oslo të Norvegjisë


Eurosong (Festivali Evropian i Këngës 2010 fillon dt 25 deri ne 29 ne Oslo te Norvegjise.
Ky eshte Eurosong i 55-te dhe do te jete i organizuar me dy gjysem finale dhe finalja. E reja kete vit eshte mundesia e votimit gjate gjithe kohes se transmetimit e jo vetem 10 minuta pas perfundimit te te gjitha interpretimeve.
Si edhe vitet e fundit pritet qe spektaklin ta ndjekin direkt qindra miljon shikues nga evropa por edhe me gjere nepermjet valeve te satelitit si dhe nga faqja e internetit te saj e cila e transmeton drejt perdrejte http://www.eurovision.tv/esctv/future

Pjesmarresit e seleksionuar ne dy gjysem finalet jane:

Gjysemfinalja e pare dt 25 Maj ora 21 ne Oslo dhe Tirane (Standard time zone: UTC/GMT +1 ore)

01.    Moldova
02.    Russia
03.    Estonia
04.    Slovakia
05.    Finland
06.    Latvia
07.    Serbia
08.    Bosnia & Herzegovina
09     Poland
10.    Belgium
11.    Malta
12.    Albania
13.    Greece
14.    Portugal
15.    F.Y.R. Macedonia
16.    Belarus
17.    Iceland

Gjysemfinalja e dyte dt 27 Maj ora 21 ne Oslo dhe Tirane (Standard time zone: UTC/GMT +1 ore)

01.    Lithuania
02.    Armenia
03.    Israel
04.    Denmark
05.    Switzerland
06.    Sweden
07.    Azerbaijan
08.    Ukraine
09    The Netherlands
10.    Romania
11.    Slovenia
12.    Ireland
13.    Bulgaria
14.    Cyprus
15.    Croatia   
16.    Georgia
17.    Turkey

Finalja dt 29 Maj ora 21 ne Oslo dhe Tirane (Standard time zone: UTC/GMT +1 ore)

Ne finale shkojne vendet organizatore plus fituesit e dy gjysemfinaleve.

Direkt ne finale jane:

01.    France
02.    Germany
03.    Norway
04.    Spain
05.    United Kingdom

Edhe kete vit vihet re mungesa e Italise.

Reblog this post [with Zemanta]

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Fillon Festivali i 55-të i Këngës Evropiane, Eurosong 2010 në Oslo të Norvegjisë

Mbaroi festivali i filmit në Kanë u ndanë çmimet


Festivali i sivjetmë u hap në 12 maj me filmin “Robin Hood” të Ridley Scott (jashtë konkurimit) dhe u mbyll me shfaqjen e filmit  “The Tree” të Julie  Bertuccelli.

Juria e drejtuar nga regjisori amerikan Tim Burton ndau këto Cmime:

Palmën e Artë në edicionin e 63-të të festivalit e mori filmi tajlandez “Uncle Boonmee”.

Me Çmimin e Madh vlerësoi filmin me titull “Of Gods and Men” të regjisorit francez Xavier  Beauvois.

Çmimin për aktoren më të mirë e mori Juliette Binoche me rolin në filmin “Certified Copy”.

Çmimin për aktorin më të mirë e morën Javier Bardem në filmin me titull ” Beautiful” dhe Elio Germano për interpretimin në filmin “La Nostra Vita”.

Çmimi i jurisë shkoi për filmin “A Screaming Man”  të regjisorit nga Çadi, Muhammed Salih Harun.

Ndërsa çmimin për regjisorit më të mirë e meritoi francezi Mathieu Amalric me filmin me titull “Turne”.

Çmimin për Kamerën e Artë e mori regjisori meksikan Michael Rowe me filmin “Ano Bisiesto”, që ishte edhe përvoja e parë e tij si regjisor.

Kështu mbaroi edicioni i 63-të (2010) i festivalit më prestixhioz të filmit në botë.

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Mbaroi festivali i filmit në Kanë u ndanë çmimet

Reja e hirit vazhdon të bllokojë Evropën


Transporti ajror në Evropë vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të reve gjigande të hirit nga Islanda. Të paktën deri ditën e hënë do të qëndrojnë të mbyllur një sërë aeroportesh në Francë dhe Itali. Në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani mbyllja e aeroporteve do të vazhdojë deri sonte në darkë. Gjithësesi meteorologët janë të mendimit se për shkak të motit të qëndrueshëm reja e hirit e shkaktuar prej vullkanit nuk do të ndryshojë shpejt pozicion. Shërbimi Metereologjik Gjerman sqaroi se ka prova që hiri vullkanik është përhapur deri në Jug të Gjermanisë dhe i hodhi poshtë kritikat e shumë shoqërive ajrore, ndër to edhe të Lufthansës, se bllokimi i hapsirës ajrore për fluturimet bazohet vetëm në përllogaritjet e përftuara prej simulimeve në kompjuter. Prej anulimit të fluturimeve shoqërive ajrore u janë shkaktuar dëme në miliarda.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Reja e hirit vazhdon të bllokojë Evropën

Advert

Archives