Tag Archive | "franca"

Minimumi i rrogave ne shtetet e Evropes


Raportimet nga 2005-2011

 

Albania                    muaj € 149.00                    ore € 0.75

Andorra                  muaj €  915.20                   ore € 5.28

Armenia                 muaj €  110                         ore € 0.55

Austria                   muaj €  1,000                      ore € 5.77

Belgium                 muaj €  1,440.67                ore € 8.31

Bosnia-Herzegovina   muaj €  180.00      ore € 0.85

Bulgaria               muaj €  176                         ore € 0.84

Croatia                muaj €  484                         ore € 2.32

Cyprus                muaj € 840                          ore €4.85

Cekia                     muaj € 410                          ore €1.9

Denmark               muaj € 1400                         ore €6.9

Estonia                   muaj € 290.00                   ore €1.80

Finland                   nuk raportohet minimum pagese

France                     muaj € 1,393.82                 ore €9.22

Georgia                     nuk ka te dhena te fundit

Germany                  nuk raportohet minimum pagese

Greece                        muaj € 740.00            ore €4.27

Hungary                    muaj € 384                     ore €1.8

Iceland                       nuk raportohet minimum pagese

Ireland                      muaj € 1,499.33            ore €8.65

Italy                            nuk raportohet minimum pagese

Kosove                      muaj €  80    ——          Jozyrtare

Latvia                      muaj € 324                            ore €1.56

Liechtenstein           nuk raportohet minimum pagese

Lithuania                muaj € 352                         ore €1.69

Luxembourg          muaj € 1,570.28               ore €7.5

Macedonia                nuk raportohet minimum pagese

Malta                         muaj € 634.75                 ore €3.66

Moldova                 muaj € 49                             ore €0.23

Monaco                muaj € 1,509.73                  ore  €8.71

Montenegro             muaj € 55.00                   ore €0.32

Netherlands          muaj € 1,398.00                 ore €8.07

Norway                   nuk raportohet minimum pagese

Poland                  muaj € 575                          ore €2.7

Portugal                   muaj € 485.00             ore  €2.02

Romania                    muaj € 226                   ore €1.0

Russia                         muaj € 171                    ore €0.8

San Marino              muaj € 1,220.27           ore €7.04

Serbia                            muaj € 267                 ore €1.28

Slovakia                        muaj € 307.70         ore €1.76

Slovenia                        muaj € 562.00          ore €3.32

Spain                              muaj € 744.92           ore €4.26

Sweden                        nuk raportohet minimum pagese

Switzerland                   nuk raportohet minimum pagese

Turkey                          muaj € 428                          ore €2.0

Ukraine                        muaj € 140                          ore €0.67

United Kingdom            muaj € 1384                    ore €6.6

 

Burimi Wikipedia

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Minimumi i rrogave ne shtetet e Evropes

Gjysmëfinalet e Botërorit për femra


Në Kampionatin Botëror të Futbollit për femra që po zhvillohet në Gjermani, mbrëmë janë kompletuar çiftet e gjysmëfinales. Pas një ndeshje dramatike 2:2 në kohën e rregullt dhe në kohën shtesë, kombëtarja amerikane mundi Brazilin në penallti me rezultat 5:3. Ndërsa pasdite Suedia ka mundur Australinë me rezultat 3:1. Pas eliminimit sensacional të Gjermanisë nga Japonia të shtunën, në gjysmëfinale do të ndeshen: Japonia – Suedia dhe SHBA – Franca.

Burimi: DW

Posted in Bota, SportComments Off on Gjysmëfinalet e Botërorit për femra

Fushata ushtarake e NATO-s në Libi do të vazhdojë derisa Gadafi të largohet nga pushteti


Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara thanë se koalicioni i NATO-s do të vazhdojë fushatën ushtarake në Libi derisa Muamar Gadafi të largohet nga pushteti.
Kryeministri britanik Dejvid Kameron, Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe ai amerikan Barak Obama u shprehën se të lejosh zotin Gadafi të qëndrojë në pushtet do të ishte “tradhëti e pandërgjegjshme” ndaj popullit libian.

Në një artikull të përbashkët të botuar në disa gazeta ndërkombëtare, udhëheqësit shkruan se është “e papranueshme që një person, që ka masakruar popullin e vet, të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme” të vendit.

Vajza e zotit Gadafi mbrojti sot të jatin, duke kryesuar qindra përkrahës, që u mblodhën përjashta një vile të Gadafit në Tripoli, e cila u bombardua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1986.

Aisha Gadafi i tha grumbullit të njerzve se dorëheqja e babait të saj do të ishte një “fyerje” për të gjithë libianët.

Në Libi, forcat e zotit Gadafi sulmuan dje me raketa Misratën, qytetin e tretë më të madh të vendit. Kryengritësit antiqeveritarë thanë se të paktën 23 veta u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Objekti i sulmit ishte porti i Misratës, lidhja e vetme e kryengritësve me botën e jashtme.

Ndërkaq, televizioni shtetëror i Libisë njoftoi se NATO ka nisur bombardime ajrore ndaj pozicioneve në Tripoli. Dëshmitarët thonë se në qytet pati një sërë shpërthimesh.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të NATO-s janë mbledhur në Berlin për ditën e dytë e të fundit të takimit të tyre, ndërsa përpiqen të kapërcejnë mosmarrëveshjet se si të vazhdohen operacionet ushtarake në Libi. Franca dhe Britania u kanë bërë thirrje vendeve aleate që të intensifikojnë sulmet ajrore kundër forcave të kolonel Gadafit, por vende të tjera kanë shprehur shqetësim rreth zgjerimit të misionit ushtarak.

 

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in BotaComments Off on Fushata ushtarake e NATO-s në Libi do të vazhdojë derisa Gadafi të largohet nga pushteti

Perëndimi bombardon me raketa Libinë, Gadafi deklaron se do të hakmerret


Shtetet  e Bashkuara dhe vendet evropiane  kanë ndërmarrë sulme me raketa kundër mbrojtjes ajrore të Libisë, duke vënë në fuqi ndalim-fluturimin  dhe për t’i detyruar forcat e udhëheqësit libian Moamar Gadafi të përmbahen.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha mbrëmë se mbi 112 raketa Tomahok, të lëshuara  nga luftanijet amerikane dhe britanike  si dhe nga nëndetëset në Detin Mesdhe goditën objektivat libiane dje.  Më shumë se 20 objektiva, të konsideruara kërcënim direkt për forcat e koalicionit dhe civilëve libianë u goditën gjatë sulmit.

Televizioni shtetëror libian tha se 48 njerëz u vranë dhe 150 u plagosën gjatë sulmeve të aleatëve.

Zoti Gadafi i dënoi sulmet si “kryqëzatë të pajustifikuar agresioni. Udhëheqësi libian u zotua se do të hakmerrej kundër objektivave ushtarake dhe civile në Mesdhe, duke thënë se rajoni është kthyer në një “fushë të vërtetë beteje”. Ai tha gjithashtu se do të hapë depot e armëve që libianët të armatosen.

Mijëra libinaë u mbodhën në kompleksin e fortifikuar rëndë, ku jeton  zoti Gadafi në Tripoli për të formuar një mburojë njerëzore kudnër sulmeve të tjera të mundëshme ajrore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i cili ndodhet për vizitë në Brazil, tha se udhëheqësi libian Moamer Gadafi e la perëndimin pa alternativë tjetër, veç veprimit ushtarak. Kryeministri britanik Dejvid Kameron tha në Londër se veprimi kundër zotit Gadafi ishte “i nevojshëm, ligjor dhe i drejtë”.

Nën admirali Bill Gortni, drejtor i Shtatmadhorisë ushtarake amerikane, tha se asnjë avion amerikan nuk po fluturonte mbi Libi në këtë kohë dhe në terren nuk kishte forca amerikane.

Më herët dje, avionë francezë qëlluan objektivat libiane, duke kryer sulmet e para të huaja për të zbatuar “zonën e ndalim-fluturimit” të shpalluar nga Kombet e Bashkuara mbi Libi. Sulmi ushtarak u vendos në një takim të nivelit të lartë ndërkombëtar në Paris më herët gjatë ditës.

Një zëdhënës i ushtrisë franceze tha se forcat e saj qëlluan një mjet që po kërcënonte civilët në Libi.  Por sipas lajemve, avionë luftarake francezë shkatërruan katër tanke libiane pranë kryeqendrës lindore të kryengritësve në Bengazi.

Ai tha se forcat franceze vunë në zbatin dispozitat e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të miratuara të enjten nga Këshilli për shpalljen e “zonës së ndalim-fluturimeve” mbi Libi.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila mori pjesë në takimin e Parisit, e mbështeti vendimin e udhëheqësve botërorë. Ajo tha se megjithëse po zhvilloheshin bisedime në Tripoli për armëpushim, situata në terren përbënte një realitet tjetër. Zonja  Klinton tha se fuqitë botërore besojnë se çdo shtyrje e mëtejshme e sulmit do të vinte më shumë civilë libianë në rrezik. Zonja Klinton tha më tej se avionët francezë po fluturonin mbi Libi gjatë kohës së takimit.

Udhëheqësit botërorë dëgjuan gjithashtu edhe një thirrje urgjente nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki – Mun, i cili mori pjesë në takim. Zoti Ban tha se duke patur parasysh “gjendjen kritike në terren” në Libi, ishte “e domosdoshme” që fuqitë botërore të vepronin “me shpejtësi dhe vendosmëri”. Ai tha se të dërguarit e Kombeve të Bashkuara kishin njoftuar për “shënja shqetësuese” në Libi, përfshirë edhe “kërcënimet dhe provokimet ndaj opozitës së armatosur”.

Në një zhvillim tjetër, Kryeministri i Kanadasë Stivën Harper, njoftoi formimin e bllokadës detare.

Forcat proqeveritare në Libi kishin avancuar kundër kryengritësve në dy fronte dje. Kryengritësit në kryeqendrën lindore të Bengazit thanë se forcat besnike të qeverisë kishin avancuar, duke mos respektuar hapur armëpushimin që zoti Gadafi shpalli të premten.

Pati gjithashtu njoftime për luftime në Axhabia në jug të Bengazit, si dhe në Misrata, një qytet që mbahet nga kryengritësit në pjesën perëndimore të Libisë pranë Tripolit. Agjencia e lajmeve Rojters citoi banorët, të cilët kishin thënë se nëntë njerëz u vranë në qytet dje si rezultat i goditjes me artileri nga qeveria dhe zjarri i snajperëve.

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in BotaComments Off on Perëndimi bombardon me raketa Libinë, Gadafi deklaron se do të hakmerret

Njoftohet fundi i luftimeve në Libi


Duke reaguar ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, qeveria në Tripoli ka njoftuar fundin e menjëhershëm të luftimeve kundër kryengritësve. Ministri i Jashtëm libian Mussa Kussa u shpreh se vendi i tij e pranon rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në rezolutën e tij kërkoi fundin e menjëhershëm të luftimeve dhe vendosi për një zonë ndalim-fluturimi mbi Libinë. Rezoluta e miratuar në KS të OKB-së urdhëron diktatorin libian Muammar al-Gaddafi që të mbajë në tokë aviacionin e tij. Ndërkohë shtetet e NATO-s në konsultimet në Bruksel nuk ranë dakord për një ndërhyrje të mundshme ushtarake. Vetëm Franca, Britania e Madhe dhe SHBA nisën përgatitjet për ndërhyrje kundër pushtetmbajtësit Muammar el Gaddafi. Franca do të jetë gati për misionin brenda disa orësh tha kryeministri francez, Francois Fillon. Ndërsa homologu i tij britanik, David Cameron ka bërë të ditur se Britania e Madhe do të dërgojë në rajon avionët ushtarakë. Rezoluta po ashtu lejon sulmet ajrore dhe “masat e tjera të nevojshme” të shteteve për mbrojtjen e civilëve. Por me rezolutë ndalohet ndërhyrja me trupa të këmbësorisë. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të veprojnë edhe të vetme kundër Gaddafit.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Njoftohet fundi i luftimeve në Libi

KS i OKB-së vendos zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë


Pas vendimit të Kombeve të Bashkuara për Libinë Këshilli i Natos po këshillohet aktualisht për pasojat e mundshme ushtarake. Kjo për faktin se pas rezolutës të KS të OKB-së për Libinë sulmet ajrore kundër trupave të Gaddafit mund të fillojnë së shpejti. Misioni luftarak mund të ndodhë brenda disa orësh, tha zëdhënsi i qeverisë franceze François Baroin. Po ashtu edhe SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Norvegjia sinjalizuan gatishmërinë e tyre. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi më parë për një zonë ndalim-fluturimi mbi Libinë. Një rezolutë e miratuar në KS të OKB-së urdhëron diktatorin libian Muammar al-Gaddafi që të mbajë në tokë aviacionin e tij. Rezoluta po ashtu lejon sulmet ajrore dhe “masat e tjera të nevojshme” të shteteve për mbrojtjen e civilëve. Por me rezolutë ndalohet ndërhyrja me trupa të këmbësorisë. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të veprojnë edhe të vetme kundër Gaddafit. Në këtë mënyrë i është hapur teorikisht rruga sulmeve ajrore nga jashtë. Pro rezolutës ishin dhjetë nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit ndërsa pesë abstenuan, në mesin e tyre edhe Gjermania. “Ne besojmë që sanksionet, të cilat mbështeten nga bashkësia ndërkombëtare, janë mjete efektive për t’i dhënë fund sundimit të Muammar al-Gaddafit dhe kështu të fillojë procesi i nevojshëm i tranzicionit politik”, tha ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, Peter Wittig. Rusia dhe Kina, të cilat me të drejtën e tyre të vetos kishin mundësi të parandalojnë këtë rezolutë, abstenuan po ashtu.

 

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on KS i OKB-së vendos zonën e ndalim-fluturimit mbi Libinë

Franca njeh zyrtarisht rebelët në Libi


Franca është vendi i parë që ka njohur zyrtarisht këshillin kombëtar të Libisë, dhe ka thënë se është grupi i vetëm legjitim që përfaqson popullin e Libisë.

Ky njoftim u konfirmua me një deklaratë pas takimit mes presidentit francez Nicolas Sarkozy, dhe dy delegatëve të këshillit kombëtar të Libisë.

Ndërkohë bëhet e ditur se një anëtar i rrethit të ngushtë të Gaddafit, Abdelrahman al-Zawi, ka arritur në Kajro.

Qëllimi i vizitës nuk është i qartë por ka njoftime që thonë se ai ka kërkuar një takim me udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit.

Ekipi i BBC-së torturohet

Ndërkohë tre anëtarë të televisionit arab të BBC-së që gjëndeshin në Libi për të mbuluar konfliktin atje tregojnë se si u kapën, i’u vënë prangat dhe u rrahën nga forcat e qeverisë.

Të tre personat i’u nënshtruan një eksekutimi të rremë dhe u mbajtën në qeli me sytë e lidhur dhe gjatë gjithë natës dëgjonin britamt e njerëzve që toruturoheshin në qelitë pranë.

Ata tregojnë se një djalë i ri i cili ishte i tmerruar dhe i bindur se do të vdiste.

Kishte edhe gra të plagosura nëpër qeli dhe burra me fytyra me plagë dhe brinjë të thyera.

Ekipi i BBc-së është larguar nga Libia tashmë, ata u kapën në qytetin e Zawiyës ku rebelët u sulmuan rëndë nga forcat e Gaddafit.

Red Cross njofton se Libia është mërthyer nga një luftë civile dhe është ankuar se organizata nuk ka qasje në zonat ku bëhen luftimet.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on Franca njeh zyrtarisht rebelët në Libi

Nato e gatshme për të ndërhyrë në Libi


Nisur nga luftimet e përgjakshme në Libi, NATO është e gatshme për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në vendin afrikanoverior. Një operacion i tillë për miratimin e një zone të ndalim fluturimit duhet megjithatë të bëhet nga një mandat i Kombeve të Bashkuara, theksoi Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen. Britania e Madhe dhe Franca po përpiqen për një mandat të Kombeve të Bashkuara për një zonë ndalim-fluturimi mbi hapësirën ajrore të Libisë. Arsyet janë raportimet që kreu i shtetit Muammar al Gaddafi po përdor helikopterë ushtarakë kundër civilëve, tha ministri i Jashtëm britanik William Hague në Londër.  Përpjekjet janë bërë në konsultim të ngushtë me SHBA-në dhe NATO-n. NATO ka shtrirë monitorimin e saj në hapësirën ajrore libiane përmes avionëve vëzhgues 10 deri 24 orë, tha ambasadori amerikan në NATO Ivo Daalder. Qëllimi është që të merren pamje më të mira  se çfarë ndodh në të vërtetë në Libi, tha diplomati i SHBA-së.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Nato e gatshme për të ndërhyrë në Libi

Sarkozy do të vizitojë Tiranën


Presidenti i Francës, Nikola Sarkozy, i rikonfirmoi në New York Kryeministrit Sali Berisha dëshirën dhe vendimin e tij për të vizituar Shqipërinë.

Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se gjatë punimeve të takimit “Objektivat e  Sfidave të Mijëvjeçarit” në selinë e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim të shkurtër me Presidentin e Francës, Nikola Sarkozy dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner.
Në takim, biseda u përqendrua tërësisht në vizitën e Presidentit francez, Sarkozy, në Shqipëri.

Burimi: trt

Posted in BotaComments Off on Sarkozy do të vizitojë Tiranën

Përfunduan ndeshjet në Grupin A, Uruguai dhe Meksika kalojne ne turin tjetër


Perfunduan ndeshjet ne Grupin A

Meksika – Uruguai 0 – 1
Franca – Afrika e Jugut 1 – 2

Uruguai 7 Pike
Meksika 4 Pike
Afrika e Jugut 4 Pike
Franca 1 Pike

Kalojne ne turin tjeter
Uruguai
Meksika (ka golaverazh me te mire se Afrika e Jugut)

Posted in SportComments Off on Përfunduan ndeshjet në Grupin A, Uruguai dhe Meksika kalojne ne turin tjetër

Advert

Archives