Tag Archive | "filmi falja e gjakur"

Filmi “Falja e gjakut” në kinematë amerikane


Filmi “Falja e gjakut”, pas vlerësimit me “Ariun e Argjendtë” në Berlin, Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons në New York, për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, etj, u shfaq pak kohë më parë në Hollandë. Këtë muaj që prej datës 24 shkurt do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane me titullin The Forgiveness of Blood.
Festivali “Sundance Selects” ka marrë përsipër shpërndarjen e filmit në 40 kinema amerikane në Los Angeles, Texas, Florida e Çikago, ndërkohë që premiera do të jetë në New York.
Filmi, një prodhim shqiptaro-amerikan, me regji të Joshua Marston, me skenar të Joshua Marston dhe të Andamion Murataj, trajton historinë e një vrasjeje pas grindjes për një tokë dhe që çon në ngujimin e një familjeje. Kjo e detyron personazhin Nik 17-vjeçar të ngujohet në shtëpi bashkë me meshkujt e tjerë të familjes, duke ia përmbysur të ardhmen.
“Falja e Gjakut” është filmi i dytë pas filmit “Amnistia” të Bujar Alimanit që projektohet në kinematë amerikane.

Posted in Art - Kulture, ShqiperiaComments Off


Advert

Archives