Tag Archive | "euro"

Sarkozy, Merkel dhe Zapatero konsultohen për krizën më të re


Për shkak të krizës më të re në zonën e euros, kancelarja gjermane Angela Merkel do të konsultohet sot me telefon me presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministrin e Spanjës José Luis Rodriguez Zapatero. Këto të dhëna i bëri të ditura kabineti i presidentit Sarkozy në Paris, pa dhënë detaje të tjera. Presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso ka deklaruar se për shkak të problemeve financiare në Spanjë dhe Itali ka nevojë për debate të reja lidhur me paketën e shpëtimit të euros. Në një letër dërguar presidentëve dhe kryeministrave të zonës së euros Barroso ka kërkuar në mënyrë indirekte rritjen e fondit të krizave i cili aktualisht kap shumën prej 440 miliardë euro. Qeveria gjermane ka hedhur poshtë këtë propozim.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Sarkozy, Merkel dhe Zapatero konsultohen për krizën më të re

Estonia anëtarja e 17-të e eurozonës


Estonia është anëtarja e 17-të e BE-së që ka hedhur në qarkullim zyrtarisht euron si mjet pagese. Me festimin e Vitit të Ri republika baltike i dha lamtumirën edhe monedhës kombëtare, koronës. Estonia është pas Sllovenisë dhe Sllovakisë vendi i tretë evropiano-lindor dhe e para ish-republikë sovjetike që pranon si monedhë euron. Presidenti i Komisionit  të BE-së, José Manuel Barroso, e përshëndeti antarësimin e Estonisë në zonën e monedhës së përbashkët evropiane. Sipas tij kjo është një shenjë e qartë për atraktivitetin dhe stabilitetin, që i sjell euroja BE-së. Me 1,3 milionë estonezë numri i njerëzve, që përdorin euron brenda eurozonës arrin tani në 330 milionë.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Estonia anëtarja e 17-të e eurozonës

Vladimir Putin bëri thirrje për largim nga monopolizmi i dollarit


Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin bëri thirrje për largim nga monopolizmi i tepërt i dollarit si valutë botërore rezervë. Sipas mendimit të tij, një monopolizëm i tillë dëmton ekonominë globale, e bën atë të çekulibruar. Putin mendon, se valutë rezervë mund të bëhet euro. “Për shkak të problemeve në Portugali, Greqi dhe Irlandë euro po lëkundet pak, por në përgjithësi kjo është valutë e besueshme”, deklaroi ai në forumin ekonomik në Berlin. Putin përmendi për marrëveshjet ruso-kineze, të cilat kanë të bëjnë me kalimin nga përdorimi i dollarit tek përdorimi i valutave kombëtare.

Burimi: Zeri i Rusise

Posted in BotaComments Off on Vladimir Putin bëri thirrje për largim nga monopolizmi i dollarit

Bashkimi Europian do të krijojë Fondin Antikrizë prej 750 miliardë euro


Për stabilizimin e sistemeve financiare të vendeve pjesëmarrëse të Bashkimit Europian dhe aktivizimin e shpejtë të mjeteve financiare BE do të krijojë Fondin e përgjithshëm Antikrizë me përmasa prej 750 miliardë euro.

Për këtë, siç njoftoi Agjencia Associated Press, deklaroi Ministrja e financave e Spanjës Elena Salgado sipas përfundimeve të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Bashkimit Europian në nivel të ministrave të financave që u mbajt në Bruksel. Negociatat, të cilat zgjatën 11 orë, u zhvilluan të dielën, më 9 maj, dhe vazhduan deri natën vonë, meqenëse përmasat e Fondit duhej të përcaktoheshin para hapjes së tregjeve aziatike më 10 maj.

Fondi Antikrizë nuk do të lejojë rënien e mëtejshme të vlerës së euros dhe destinohet për mbështetjen e vendeve të zonës së euros që nuk janë në gjendje t’ia dalin dot punës mbanë me rritjen në vazhdim të borxhit shtetëror. Për financimin e Fondit Komisioni Europian ka ndërmend të ingranojë Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili duhet të caktojë 250 miliardë euro, të aplikojë kreditë me shumë gati 60 miliardë euro si dhe do të vërë gjithashtu në veprim mekanizmat e huave dypalëshe me vëllim prej 440 miliardë euro.

Burimi: zëri rusisë

Posted in BotaComments Off on Bashkimi Europian do të krijojë Fondin Antikrizë prej 750 miliardë euro

Eurozona miraton planin e ndihmës për Greqinë


Kushtet e planit, që u përcaktuan mes seancave të një samiti të BE-së në Bruksel, synojnë ndalimin e krizës ekonomike në Greqi, një problem që e ka cënuar besimin tek Euroja. Sipas planit, financimi do të bëhet nga Europa, por me përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëta, kusht për të cilin kishte këmbëngulur Gjermania.

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, tha se ishte marrë vendimi i duhur për zgjidhjen e një problemi krejt të veçantë.

“Ne e kemi zgjidhur këtë çështje brenda familjes europiane, në eurozonë, është një qasje e koordinuar europiane me pjesëmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për kohën”, tha zoti Barroso.

“Ne po përballojmë një problem krejt të veçantë në një nga vendet anëtare, një pjesëtari të eurozonës, duke shqyrtuar edhe ndikimin që mund të ketë për stabilitetin e ekonomise dhe bashkimit tonë monetar. Sikurse kemi treguar, vënia në punë e mekanizmit dhe përmbushja e kushteve do të ndiqet nga institucionet europiane. Ky mekanizëm nuk zëvendëson disiplinën e tregjeve financiare, po i ofron Greqisë një plan dhe sjell stabilitet në eurozonë”, tha Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Thelbi i Planit

Ky nuk është plan shpëtimi, por është krijuar një mekanizëm për shpëtim -dhe 16 vendet e eurozonës kanë rënë dakord ta mbështesin, tani mbetet vetëm një pohim, thjesht edhe me lëvizje koke, nga 27 vendet e BE-së.

Përfshirja e FMN-së në shpëtimet në të ardhmen është futur në marrëveshje megjithë kundërshtimet e francezëve, por ky ishte një kusht që gjermanët ta pranonin.

Sipas marrëveshjes, vendet që përdorin Euro-n do ta ofrojnë ndihmën – rreth 29 miliardë dollarë – së bashku me FMN-në, por Greqia do ta marrë huanë vetëm nëse nuk mundet të sigurojë më parë para nga tregjet financiare.

Qëndrimi politk

“Unë sugjeroj që të parashikojmë një kombinim të FMN-së dhe ndihmës bilaterale, nëse krijohet gjendja kur Greqia nuk mundet të sigurojë vetë para,” tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

” Mendoj se është e rëndësishme që ta përdorim këtë vetëm si gur të fundit, por ne nuk duam që të arrijmë deri atje,” tha zonja Merkel.

Qeveria greke beson se ky rrjet sigurie i eurozonës do ta ndihmojë të marrë hua mara me kosto më të ulët. Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, thotë se marrëveshja ishte e rëndësishme për Greqinë dhe gjithë Evropën.

“Greqia dhe euro është e sigurt dhe Evropa ka ndërmarrë një hap të madh,” tha zoti Papandreu.

“Sot nuk marrim vendime vetëm për Greqinë – Evropa dhe BE-ja u gjendën para një sfide të madhe dhe u treguan të vendosur. Udhëheqësit evropianë po mbrojnë unitetin tonë, monedhën tonë të përbashkët. Evropa dhe Greqia do të dalin më të forta nga kjo krizë,” tha kryeministri i Greqisë.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se kjo ishte e nevojshme jo thjesht për të shmangur krizën, por për të parandaluar të tjera në të ardhmen.

“Eurozona po e mban fatin e saj në duart e veta, ne arritëm një marrëveshje për të krijuar një kuadër për të menaxhuar krizën në Eurozonë,” tha zoti Sarkozy.

“Është një hap i madh që na detyron që të rimendojmë mekanizmat e survejimit buxhetor dhe ekonomik që kriza të tilla të mos përsëriten,” vuri në dukje presidenti francez.

Në samit do të vendoset edhe krijimi i një grupi pune që deri nga fundi i vitit do të raportojë sanksione më të ashpra ndaj vendeve që shkelin rregullat e buxhetit.

Reagimi i tregut

Euro-ja ka shënuar një rritje të lehtë kundrejt dollarit, pas njoftimit të enjten të planit franko-gjerman të ndihmës për ekonominë greke.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Eurozona miraton planin e ndihmës për Greqinë

Eskalojnë zënkat për planin e shpëtimit të Greqisë


Komisioni i BE-së kërkoi për herë të parë në formë të qartë nga Gjermania dhe vendet e tjera anëtare që me “kredi të koordinuara bilaterale” të ndihmojnë Greqinë e tronditur nga kriza . Një mekanizëm i tillë i ndihmës nuk bie në kundërshtim me Marrëveshjen e BE-së dhe sinjalizon gatishmërinë për mbrojtjen e Euros, tha  në Bruksel presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso. Kështu Barroso kalon në një kurs konfrontimi me qeverinë gjermane. Në Berlin u përsërit qëndrimi se ende nuk është nevoja për ndërhyrje dhe në rast se do të jetë e domosdoshme atëherë Greqia duhet të kërkojë ndihëm e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Javën e ardhshme zhvillohet samiti i radhës i BE-së.

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Eskalojnë zënkat për planin e shpëtimit të Greqisë

Arsyet e rënies së fundit të Euro-s


Në tregjet financiare, Euro është dobësuar akoma më shumë, duke rënë poshtë nivelit të një dollari e 35 centësh.

Kjo ndodh, pasi dy agjensi kryesore të klasifikimit të kreditit, lëshuan një paralajmërim të ri në lidhje me borxhet e qeverisë greke.

Dy firmat, të cilat japin këshilla në lidhje me rrezikun e falimentimit të huamarrësve, thanë se ato do të zbresin më poshtë qeverinë greke në klasifikimin e kreditit.

Firmat Moody dhe Standard & Poor janë në mesin e agjensive të njohura këshillë-dhënëse për klasifikimin e kredive.

Paralajmërimet e reja shqetësojnë investitorët për borxhin e qeverisë greke dhe çuan në shitje të shumta të Euros si rezultat i saj.

Shqetësimi për një falimentim të mundshëm grek për shlyerjen e borxheve, që çon në një tronditje më të madhe në zonën e Euros, e ka mbajtur monedhën në kuotime të ula për disa muaj.

Kundrejt dollarit amerikan, Euro ka rënë në masën dhjetë për qind që nga fillimi i dhjetorit.

Gjatë kësaj periudhe, investitorët herëpashere janë garantuar nga shënjat se vënde të tjera që përdorin Euron, mund ti ofrojnë Greqisë një lloj ndihme.

Kancerlja gjermane Angela Merkel, do të jetë lojtarja kryesore në shpëtimin e Greqisë, por asaj i duhet të marrë në konsideratë votuesit gjerman të cilët janë kundër paketave të tilla të shpëtimit për Greqinë.

Burimi: BBC
 
         

Posted in BotaComments Off on Arsyet e rënies së fundit të Euro-s

Atentat kundër euros, Greqia ka fshehur deficitin buxhetor.


     Dega e financave në SHBA e ka ndihmuar Greqinë që të kamuflojë për vite me radhë problemet masive me borxhet.
       Sipas njoftimit të gazetës “New York Times” bankat e SHBA-së e kanë ndihmuar këtë vend anëtar të BE-së, që t’u devijojë kritereve të stabilitetit financiar në zonën e euros. Kësisoj Athina ka mundur t’i mbajë të fshehura BE-së borxhet miliardëshë përmes një biznesi me bankën Goldman Sachs.
       Në vitin 2001, pak pasi Greqia u pranua në zonën e euros, Goldman Sachs i ka dhënë borxh këtij vendi disa miliardë dollarë pa i publikuar ato, njofton më tej gazeta New York Times. Ky biznes është deklaruar si blerje valute dhe jo si kredi. Në këtë mënyrë Goldman Sachs ka kontribuar, që të krijohej përshtypja se Greqia nuk e tejkalon kufirin e deficitit buxhetor të përcaktuar në zonën e euros.

Burimi : DW

Posted in BotaComments Off on Atentat kundër euros, Greqia ka fshehur deficitin buxhetor.


Advert

Archives