Tag Archive | "edi rama"

Mbyllet rinumërimi në Tiranë, Basha në avantazh me 95 vota


Në Shqipëri komisioni qëndror i zgjedhjeve mbylli sot rinumërimin e fletëve të votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës të gjetura në kutitë e gabuara. Në përfundim të procesit kandidati demokrat Lulzim Basha rezultoi me 95 vota më shumë se rivali i tij kryetari socialist Edi Rama. Socialistët përsëritën sot se sipas tyre procesi ka patur parregullsi të theksuara, akuzë e hedhur poshtë nga zëdhënësi i Komisionit. Të majtët megjithatë kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen sërish kolegjit zgjedhor me shpresën që në kryeqytet të përsëritet gara për kreun e bashkisë.

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Mbyllet rinumërimi në Tiranë, Basha në avantazh me 95 vota

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankesën e PS, Basha fitues me 81 vota


Pas një seance maratonë që nisi paraditen e së premtes trupa me 5 gjykatës e Kolegjit ka konsideruar në mbrëmje vonë si të vlefshëm procedimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në nxjerrjen e rezultatit për kryeqytetin të përfshinte dhe ato vota që u hodhën në kuti të gabuara. Avokatët dhe juristët e PS në opozitë e konsideruan këtë si një veprim të jashtëligjshëm dhe që deformonte rezultatin nga 10 vota më shumë për kandidatin e saj, Edi Rama, në 81 vota më tepër për kandidatin e së djathtës Lulzim Basha. Nga ana tjetër juristët e mazhorancës dhe të KQZ vlerësuan para gjykatësve të Kolegjit Zgjedhor numërimin edhe të votave që ishin hedhur në kuti të gabuara si një detyrim demokratik dhe lexim të çdo verdikti të qytetarëve të Tiranës. Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, Kolegji vendosi ta rrëzojë ankesën e socialistëve, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së ku Lulzim Basha është fitues për postin e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit. Pas shpalljes së këtij vendimi Basha nga selia e PD iu foli një grupi mbështetësish që festonin, duke thënë se ndjehej i lumtur që çdo votë u arrit të numërohej, sipas ligjit dhe kushtetutës dhe me një transparencë të admiruar deri më sot. “Duke respektuar të drejtën tuaj legjitime për të festuar ju bëj thirrje që të dëshmoni durim dhe qytetari, respekt të plotë për ligjin dhe institucionet deri në përfundimin dhe çertifikimin final të këtij rezultati”. Ndërkohë burime nga PS kanë paralajmëruar se do të vijohet rruga ligjore për të kundërshtuar vendimin e KQZ-së për rezultatin final të bashkisë së Tiranës.

 

Burimi: DW

Posted in ShqiperiaComments Off on Kolegji Zgjedhor rrëzon ankesën e PS, Basha fitues me 81 vota

Ashton dhe Fyle: Shqipëria të kërkojë këshillim nga jashtë për vendimet e KQZ-së


Dy drejtues të lartë të Bashkimit Europian, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme, Katherin Ashton, dhe komisioneri për zgjerimin, Shtefan Fyle, u bënë thirrje partive shqiptare ta zgjidhin me dialog çështjen e votave të hedhura gabimisht. Ata propozuan që Shqipëria mund të kërkojë këshillim të pavarur nga jashtë për vendimet e debatuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesja e lartë, Ashton, dhe komisioneri Fyle, u kërkuan forcave politike shqiptare të nisin dialogun për të diskutuar çështjen e votave të hedhura gabim.

Zyrtarët e lartë të BE-së publikuan në mbrëmje një deklaratë të përbashkët ku theksuan se presin që “procedurat e apelimit të jenë të ndershme, transparente dhe të mbahen në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues”. Zonja Ashton dhe komisioneri Fyle deklaruan se “logjika ligjore të vendimeve të KQZ-së, për të numëruar të ashtuquajturat vota ‘të hedhura gabimisht’, është një çështje që përbën shqetësim”. Ata pohuan se “procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende. Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër plotësimin e procedurave të apelit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i monitorimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR”.

Zyrtarët e lartë të BE-së theksojnë në deklaratën e tyre se “zgjidhje konsensuale dhe të qëndrueshme mund të gjenden për ato çështje të cilat nuk janë mbuluar në mënyrë eksplicite nga ligji dhe që kërkojnë interpretim. Për këtë qëllim, partitë duhet të nisin menjëherë dialogun në mënyrë që të bien dakort se si ta trajtojnë çështjen e votave “të hedhura gabimisht”. Një mundësi që mund të merret në konsideratë është që të kërkohet këshillim nga jashtë i pavarur për vendimet e debatuara të KQZ-së”. Zonja Ashton dhe zoti Fyle theksuan se “interesi i vendit dhe vazhdimësia e procesit të integrimit evropian duhet të mbizotërojë para interesave partiake. Udhëheqësit politikë duhet të jenë në lartësinë e aspiratave evropiane dhe demokratike të qytetarëve shqiptarë”.

Deklarata e përbashkët e politikanëve të lartë europianë u publikua ndërkohë që Partia Socialiste bëri të ditur se nuk do të njohë rezultatet e shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku Lulzim Basha njihet si fitues zyrtarisht. Ndonëse kandidati Basha u shpreh se do të priste me durim edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi vendimet e nxjerra nga KQZ, kandidati tjetër Edi Rama i tha shtypit se nuk do të njohë asnjë rezultat që nuk pasqyron fitoren e tij me 10 vota, të publikuar në rezultatet paraprake. Zoti Rama tha se PS do të vazhdojë tubimet e protestës dhe se KQZ shkeli ligjin me numërimin e votave të hedhura gabimisht në kuti me ngjyra të tjera.

KQZ shpalli fitues me 81 vota kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, pasi numëroi disa qindra vota hedhura gabimisht në kuti me ngjyra të tjera. Ndërsa socialistët i kërkuan Kolegjit Zgjedhor të shpallë si të paligjshme këtë procedurë të paparashikuar dhe të njihte fitoren e kandidatit Edi Rama. Në pritje të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, debatet vazhdojnë po aq të ashpra sa edhe shifrat e ngushta të kësaj gare që nga fillimi u vlerësua prej socialistët si zgjedhje politike, ndonëse për demokratët ishin zgjedhjet vendore të radhës.

Burimi: Zëri i Amerikës
Ilirian Agolli | Tiranë  E martë, 24 Maj 2011

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Ashton dhe Fyle: Shqipëria të kërkojë këshillim nga jashtë për vendimet e KQZ-së

KQZ shpall Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli në mbrëmje kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, si fitues i zgjedhjeve për kryetar i bashkisë së Tiranës. Sipas rezultateve të KQZ, zoti Basha ka marrë 81 vota më shumë se kandidati tjetër, Edi Rama. Vendimi për të miratuar tabelat e rezultateve u miratua me 4 vota pro dhe 2 kundër të komisionerëve të pranishëm. Në zgjedhjet vendore për Tiranën morën pjesë 250 mijë e 880 qytetarë dhe secili kandidat mori afërsisht gjysmat e votave; përkatësisht Basha 124 786 vota, Rama 124 705 dhe kandidati Hysni Milloshi 1394 vota.

Tabelat u kundërshtuan nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, dhe sipas gjithë gjasave, ata pritet ta shfrytëzojnë të drejtën e ankimit në Kolegj Zgjedhor brenda tre ditësh. Juristët e Partisë Socialiste shpjeguan se tabelat e reja dolën nga një procedurë e kundërshtuar që mori në numërim edhe një numër votash të tjera që ishin lënë mënjanë si vota të pavlefshme, vetëm sepse ishin hedhur në kutitë e gabuara. Ata këmbëngulën se rezultati ishte një fitore për kandidatin Edi Rama me vota 10 vota para kandidatit Basha dhe se KQZ duhet të zyrtarizonte rezultatet paraprake që dolën nga numërimi në njësinë bashkiake numër 5.

Por demokratët këmbëngulën që në shumë kuti të kryeqytetit kishte shumë fletë votimi të rregullta që po mënjanoheshin si të pavlefshme vetëm pse ishin hedhur në kuti me ngjyra të tjera. Demokratët shpjeguan se ato janë vota të vlefshme që shprehin qartë vullnetin e qytetarëve. Votimi për Tiranën u krye me 4 fletë votimi me 4 ngjyra, dhe disa qindra njerëz hodhën fletët nëpër kuti me ngjyra të ndryshme nga ngjyra e fletës. Kjo solli edhe debatin se përse mospërputhja e ngjyrës së fletës me atë të kutisë e bënte të pavlefshme votën e rregullt me kryq.

Për KQZ tani ka mbaruar edhe debati edhe dokumentacioni; nga 10 vota plus për zotin Rama, fletët e votimit shtesë ndryshuan shifrat në 81 vota plus për zotin Basha. Avokatët socialistë pritet të drejtohen në Kolegjin Zgjedhor, për ta zhvendosur atje diskutimin mbi këtë rezultat të ngushtë, që mbi të gjitha nxori edhe një herë në dritë rëndësinë dhe peshën e secilës votë të qytetarit.

Analistët e jetës politike theksojnë se kjo është e para herë që rezultatet zgjedhore në Shqipëri dalin aq të ngushta sa ato bëhen një ushtrim i vështirë demokracie për institucionet dhe partitë. Të tilla rezultate të ngushta, sipas tyre, ngrejnë shumë pikëpyetje mbi mesazhet që ka dashur populli t’u japë politikanëve të vet dhe mënyrën se si do t’i lexojnë ata në mbledhjet e forumeve të tyre.

Burimi: Zëri i Amerikës
Ilirian Agolli

Posted in ShqiperiaComments Off on KQZ shpall Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës

Përmbytje dhe politikë


Ujë, ushtri, polici, televizion dhe politikë!
marre nga “Gazeta Sot”

Nga Besi BEKTESHI

Në autostradën e Fierit mësohet se ka mbi një metër ujë, në autostradën e Tiranë-Durrës, uji kërceu mbi gjysmë metri. Në Durrës se ku u gjet i gjithë ai ujë, që mbyti qytetin dhe lagjet e tij nuk u mor vesh, Fushë Kruja po ashtu u mbyt nga një përrua i ndytë që quhet Zezë.

Osumi ka dalë nga shtrati dhe Nexho Shabani, duke kaluar afër vendit ku po pija kafe thotë: Profesor a e more vesh, Sali Berisha “ka hapur edhe portat e kaskadës së Osumit” dhe është mbytur Skrapari! Qeshim, se e kuptojmë se ai po tall menderen me ato që bëjnë politikë në fatkeqësi, por marrim vesh se edhe Korça, dhe shumë vende në Shqipëri po përmbyten. Po ashtu Mati, ka përmbytur fusha dhe rrugë dhe në Malin e Zi, lumi Moraça, po bën namin, duke përmbytur gjithçka dhe duke u derdhur në liqenin e Shkodrës. Është një situatë uji e jashtëzakonshme, ku malet nuk mbajnë tashmë as një pikë ujë. Të gjitha fushat e Shqipërisë, por veçanërisht nën Shkodra, e cila ka pastaj edhe fuqinë kryesore hidroenergjitike, ka edhe dëmet kolosale. Sot kam pasur në sy dy fytyra, të cilat shprehnin dy mënyra të ndryshme të ndjeshmërisë ndaj situatës. Është fytyra e lodhur dhe e tërhequr e Berishës, dhe ministrave në përgjithësi, dhe fytyra e Ramës, apo kryeopozitarit, e cila ishte e shtendosur me hirin e gëzimit të “dopio gjashtës” jashtë vetes. Normalisht që në situatën e sotme, rolin kryesor e kanë uji dhe ushtria, apo policia, dhe pastaj televizionet, por patjetër edhe politika. Për të ardhur nga Velipoja në Shkodër, disa forcave të policisë, i janë dashur disa orë dhe vetëm me një varkë të vogël, mbasi kishin bërë mbi 12 aksione shpëtimi dhe transferimi të njerëzve. Po ashtu ushtria, në një zonë të Dajçit ka bërë disa aksione të rrezikshme të shpëtimit, por asnjë televizion nuk ju ka shkuar pas. Asnjë! Po, disa prej televizioneve kanë paguar edhe nga një 500 lekësh të ri, që anëtarë të komunitetit rom të deklarojnë pakënaqësitë e tyre në përballje me kamerat. Ka televizione që marrin banorë të lagjes afër stacionit të trenit në Shkodër, që deklarojnë se banojnë në Xhabije, dhe i ka marrë gjithçka uji! Televizione që sajojnë “shpëtime me porosi” dhe harrojnë se atyre që ju kanë dhënë lekë, ju shpëton edhe goja, duke treguar se si janë rekrutuar. Ndërkohë vijnë disa miq nga Ulqini, dhe tregojnë se është bërë nami në krahun andej dhe se Podgorica po vuan në shumë drejtime, për të përballur emergjencën. Policët e shkretë që po qëndrojnë natë ditë, ju duhet të bëjnë edhe roje, në disa njësi shumice në fillim të Shkodrës dhe të Xhabijeve, dhe pagjumësia dhe lodhja, kanë bërë të tyren, por asnjë televizion nuk i merr në intervistë… asnjë!! Ministrat në çizme dhe pelerina, shkojnë sa në njërin drejtim në tjetrin dhe mundohen të mbahen të lidhur me situatën, e cila është vështirësuar shumë për lokalët e Shkodrës në lidhje me strehimin. Si krybashkiaku Luka dhe Nënkryetari Troshani, janë në limit të forcave të tyre njerëzore, dhe megjithë ndihmën e madhe, kërkesat janë të shumta. Janë të shumta sepse tashmë emergjenca dhe përmbytja është edhe në qytet.
Dikush ka filluar të bëjë biznes me varkat, dhe një rrugë plot bën nga 1000-2000 lekë të reja. Kurse një mik i imi, që është marrë shumë me peshkim, ka vendosur të ndihmojë me tre varkat e tij pa asnjë lloj përfitimi, dhe normalisht është ndihmuar nga vendorët e Shkodrës me karburant, për motorrët e tij dhe megjithëse i lagur deri në palcë, ka mbi 18 orë që jep e merr për të shpëtuar dhe nxjerrë njerëzit, dhe mallin e tyre nga uji. E bën pa asnjë përfitim këtë veprim, asnjë lek dhe televizionet nuk i shkojnë pas, por shkojnë menjëherë aty ku një lypse e cila jeton në saj të lëmoshës dhe “Karitasit” bërtet “ më është mbytur shtëpia”! Jozefina Topalli është në urën e Spatharit dhe Presidenti Topi në Vaun e Dejës, por Berisha lëviz sa në Lezhë dhe Shkodër, dhe duke kaluar mbas një konference për shtyp të improvizuar, nuk shikon si Zëvendëskryeministrin Meta dhe ministra të tjerë, që janë afër tij. Por pastaj, ka dhe deputetë opozitarë, që qëndrojnë buzë uji dhe “analizojnë situatën” si të papërgjegjshme dhe tregojnë, se po të kishin qenë ato në pushtet, kjo fatkeqësi nuk do të kishte ndodhur. Politika dhe televizionet, janë ato që i bashkangjiten ujit dhe ushtrisë dhe policisë, duke u bërë pastaj një lloj sistemi i përbashkët njëri që punon dhe tjetri që punon dhe bën kryesisht politikë. Shkodra, sot është kryeqyteti i ujit dhe mobilizimit shtetëror dhe mediatik. Nuk është hera e parë dhe fatkeqësia e banorëve të nën Shkodrës dhe vetë lagjes Xhabije dhe Top-Hane apo Ajasëm e Bahçallëk, është tashmë një moment reflektimi mbi sjelljen e natyrës, dhe po ashtu shoqërisë shqiptare. Ka solidaritet në Shkodër, dhe kjo është e përgjithshmja. Por ka edhe denatyrizim të medies dhe politikës, e cila është ajo që kërkon edhe prishjen e sistemit të punës tani, për të filluar gjyqin. Në fushat e nën Shkodrës, një shumicë njerëzish, janë mbledhur në suka dhe kodra, ku nuk rrezikohen nga uji, por bagëtia dhe njerëzit rrezikohen, sepse rrethimi është i madh dhe mundësitë për ushqim edhe pse janë më të mëdha se në janar, gjithsesi po mbarohen.
Duhen helikopterët e mëdhenj të NATO-s dhe ushtria po i pret me shumë ankth, dhe patjetër që mjetet amfibe të ushtrisë janë më se të domosdoshme. Është dhënë lajmi se do të vijnë nga Turqia e gëzimi është i madh. Por një grup politikanësh të opozitës, po bëjnë mbledhje në lagjet gjysmë me ujë, me temën, “përmbytja e pestë e Shkodrës nga Sali Berisha”. Kurse politikanët e pozitës kanë temën e vetme “si t’ja bëjmë të çojmë ushqime dhe ndihmë për banorët e bagëtitë e tyre në fshat”. Por, edhe “ku ti strehojmë të gjithë” dhe sidomos, kur nuk kujtohen gjithë ditën këto banorë dhe kujtohen në mënyrë absurde natën! Aty nga mesdita, ka filluar edhe shpërndarja e ndihmës ushqimore, dhe është kësaj rradhe, edhe një sasi prej 12.000 banorëve të qytetit ka nevojë për gjithçka. Në mbyllje, ka qenë thirrja e Presidentit Topi, që të “mos hapen debate kot”, por të vihen në ndihmë situatës, dhe të jenë në solidaritet të plotë. Njerëzit në Shkodër, me të vërtetë që kanë problem të madh, kanë një problem që po i lodh së tepërmi, por janë tepër racionalë, tepër të qytetëruar, dhe për më shumë janë kaq të qartë, sa dallojnë gjithçka. Dallojnë se kush është në punë dhe kush është në muhabete, apo edhe sistem të daljes përpara kamerave. E dallojnë mirë dhe ndjekin fatin e atyre që janë tashmë pa mundësi të jetojnë në shtëpitë e tyre. Në fund, vjen lajmi se përmbytjet tashmë do të shoqërohen edhe nga ulja e temperaturës, dhe kjo ka ardhur si një lajm i mirë sidomos për liqenin e Shkodrës.
Lajm i mirë vjen dhe që njerëzit i mban sërish me kokën nga qielli, ku shikohen vazhdimisht helikopterë. Disi të lumtur janë “refugjatët” në konviktet e Shkodrës që thonë: Jo, jemi mirë, faleminderit shtetit, kemi të hamë dhe jemi ngrohtë, por shtëpitë i kemi keq të mbushura me ujë dhe ju mbushen sytë me lot.

Posted in ShqiperiaComments Off on Përmbytje dhe politikë

Rama letër Berishës


Opozita socialiste ka ndërmarrë një hap të ri drejt asaj që ajo e konsideron kompormis të domodoshëm për t’i dhë në fund krizës politike në Shqipëri.

Kreu i saj Edi Rama i ka drejtuar kreut të maxhorancës Sali Berisha një letër me anë të se cilësi kërkon hetimin të materialeve zgjedhore në votimet e përgjithshme të 28 qershorit 2009.

Përmbajtja e letrës ende nuk është bërë e ditur në mënyre integrale, por fragmente të saj janë botuar nga media të ndryshme.

Sipas letrës zoti Rama ka përsëritur deklaratën tashmë të njohur se opozita nuk kërkon hetimin e fletëve të votimit dhe me tej se nuk e kushtëzon marrëdhënien e mëtejshme të parlamentit me fatin e fleteve të votimit.

Lideri socialist ka shprehur gadishmërinë për të nisur dialogun për reformën zgjedhore, sapo të nisi procesi i hetimit.

Tashmë pritet përgjigjia e kreut të maxhorancës Sali Berisha.

Ai ka premtuar se oferta e opozitës do të shihet me seriozitet dhe përgjegjësi.

Por më parë zoti Berisha ka cilësuar si të papranueshme një nga propozimet e opozitës, e cila kërkonte një hetim të pakufizuar përsa i përket natyrës së materialeve, dokumentave apo provave që kërkohen të administrohen për qëllime hetimore, përvec rasteve, sipas saj, kur këto dokumenta janë në administrim të gjykatave apo organeve të ndjekjes penale.

Letrën e tij kreu i opozitës socialiste Edi Rama ja ka drejtuar njëherësh edhe presidentit të komisionit europian Hose Manuel Barozo, komisionerit për zgjerimin Stefan Fyle si dhe dhe drejtuesve të grupimeve të së majtës dhe te djathtës në Parlamentin Europian.

Burimi: BBC

Posted in ShqiperiaComments Off on Rama letër Berishës

BE heq vizat me Shqipërinë. Politikanët thanë me këtë rast:


Kreu i PE për Ballkanin Perëndimor, Eduart Kukan: Shqipëria i ka plotësuar kriteret e kërkuara. Komisioni Europian do të ndjekë nga shumë afër qytetarët shqiptarë që do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, që ata  të mos kërkojnë azil politik, leje qëndrimi apo leje pune. Shtetet e zonës shengen presin vizitorë të rregullt nga Shqipëria.

Komisionari për Zgjerim Stefan Fyle : Vendimi unanim në këshill është sukses për Shqipërinë. Nuk është dhuratë, por rezultat i një pune të vështirë nga autoritetet dhe qytetarët tuaj.

Eurokomisionerja për Çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom: Eshtë një datë historike për të dy vendet që do të ndihmojë të dy popujt t’i afrohen Evropës.

Eurodeputetja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon: Ne i dhamë fund radhëve të gjata para konsulatave dhe i rrëzuam muret që ndanin familjet dhe miqtë.

Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka përshëndetur me mjaft entuziazëm vendimin e Bashkimit Europian: Mirëseredhe Shqipëri në Europën e lëvizjes së lirë!

Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Eugen Wollafarth: Liberalizimi i vizave, është një votëbesim për Shqipërinë.

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, bën apel qytetarëve që të informohen edhe për detyrimet me qëllim që të shmangin penalizimet nga mosrespektimi i rregullave.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: sot fitoi shpirti i lirë shqiptar. Liberalizimi jo dhuratë, por vendim i merituar.

Presidenti i Republikës Bamir Topi: Sot është një ditë e madhe. Për shqiptarët ra një tjetër mur, ai i vizave që kufizonte të drejtat themelore të lëvizjes së lirë. Është gëzim që duhet ndarë si sukses i përbashkët.

Kryeministri Sali Berisha: Vendim historik për shqiptarët një mesazh mjaft miqësor në prag të 100 vjetorit të pavarësisë.

Zv. Kryeministri Ilir Meta: Vendimi për liberalizimin e vizave është arritja më e madhe.

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto: Heqja e vizave një moment sublim.

Ish-ministri i jashtëm Kastriot Islami: Heqja e vizave është meritë e shqiptarëve, të mos politizohet.

Lideri i PS Edi Rama: Sot është një ditë e shënuar në historinë e vendit pasi shqiptarët kanë mundësi për të udhëtuar drejt Europës.

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on BE heq vizat me Shqipërinë. Politikanët thanë me këtë rast:

Në Tiranë po qëndron një delegacion i Këshillit të Evropës


        Kriza politike në Shqipëri ka sjellë në Tiranë një delegacion të Këshillit të Evropës që kryesohet nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare Mevlut Kavushoglu. Delegacioni zhvilloi sot paradite bisedime me Presidentin Bamir Topi. Qëllimi i takimit ishte njohja me ecurinë e dy raundeve të deritanishme të bisedimeve  lidhur me daljen nga kriza politike.

        Më pas delegacioni i Këshillit të Evropës vazhdoi bisedimet me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli dhe më pas me kryemnistrin Sali Berisha, ndërsa  pasdite delegacioni do të dëgjojë kërkesat e liderit të opozitës Edi Rama, ku më kryesorja është hapja e kutive të votimit dhe transparenca e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të kaluar.

Burimi: DW 

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Në Tiranë po qëndron një delegacion i Këshillit të Evropës


Advert

Archives