Tag Archive | "bruksel"

Samiti i BE-së: Mario Draghi, shefi i ri i Bankës Qendrore Evropiane. Kroacia në BE.


Presidenti i ri i bankës Qendrore Evropiane do të jetë italiani Mario Draghi. Për këtë ranë dakord kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së në samitin e tyre në Bruksel. Në këmbim italiani Lorenzo Bini Smaghi, në fund të vitit do të largohet nga drejtoria e Bankës. Për këtë kishte ngulur këmbë Franca, pasi ndryshe pas largimit të shefit aktual Jean-Claude Trichet, ajo nuk do të ishte më e përfaqësuar në organet drejtuese të institucionit.

Samiti i BE-së vendosi gjithashtu pranimin e Kroacisë si anëtarja e 28 e Unionit. Nëse kroatët votojnë pro anëtarësimit në referendumin popullor, vendi do të jetë anëtar i BE-së nga mesi i vitit 2013. Në kuadër të konferencës, ekspertë të Komisionit të BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane ranë dakord me qeverinë greke për detajet e programit të kursimeve, për të cilat duhet të votojë parlamenti grek. Ai parashikon shkurtime në një volum prej 78 miliardë eurosh deri në vitin 2014.  Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri një bilanc pozitiv të konsultimeve të Brukselit për Greqinë. Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së nënvizuan se do të bëhet gjithçka për stabilizimin e euros.

“Unë mendoj se do të bëhet gjithçka që vendimi të jetë pozitiv dhe për këtë arsye nuk dua të merrem me spekulime. Unë pres gjithashtu që ministrat e financave në takimin e tyre më 3 korrik të shohin të gjitha aspektet në mënyrë që të zgjidhet edhe çështja e solidaritetit me Greqinë.”

Burimi:DW

Posted in BotaComments Off on Samiti i BE-së: Mario Draghi, shefi i ri i Bankës Qendrore Evropiane. Kroacia në BE.

BE: Kroacia përfundon me sukses negociatat


Bashkimi Evropian thotë se Kroacia i përfundoi me sukses negociatat për t’u bërë vendi i 28 anëtar i BE. Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç u takua këtë javë me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel për të përfunduar marrëveshjen. Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin Shtefan Fyle tha sot se BE-ja është e përgatitur për të mirëpritur Kroacinë në radhët e tij pas përfundimit të susksesshëm të bisedimeve mbi reforimin e sistemit të drejtësisë.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj sot se Komisioni ka përfunduar negociatat me Kroacinë. Kjo do të thotë që sa i takon Komisionit, puna ka përfunduar. Tani u takon vendeve anëtare të bëjnë vlerësimin përfundimtar dhe të vendosin në se negociatat do të përfundojnë zyrtarisht dhe të nënshkruhet marrëveshja e anëtarësimit. Ne kemi besim se kjo do të ndodhë pasi negociatat kanë qënë të thella dhe përmbajtësore”.

Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barozo tha sot se ai pret që Kroacia të anëtarësohet në mes të vitit 2013.

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in BotaComments Off on BE: Kroacia përfundon me sukses negociatat

Fluturimi i parë ndërkombëtar me avion me energji diellore


Një ekip aventurierësh suedezë thonë se fluturimi i parë ndërkombëtar me avion të energjisë diellore mund të kryhet në datën 2 maj.

Përmes një deklarate sot, ekuipazhi tha se avioni “Solar Impulse” do të fluturojë nga Zvicra për në Belgjikë, duke u ulur në aeroportin e Brukselit, në varësi të kushteve të motit.

Avioni shënoi një ngjarje historike korrikun e kaluar, si avioni i parë me pilot që fluturoi pa karburant. Ekuipazhi tha se fluturimi për në Bruksel do të jetë teknikisht një sfidë, ngaqë do të fluturojë në hapësira ajrore ndërkombëtare dhe do ta kryejë uljen në një aeroport tepër të ngarkuar.

Pas fluturimit në Bruksel, “Solar Impulse” do të përpiqet të fluturojë për në aeroportin “Le Bourget” të Parisit, ku ai do të vendoset tek ekspozita ndërkombëtare ajrore e Parisit, nga 20 deri më 26 qershor.

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Fluturimi i parë ndërkombëtar me avion me energji diellore

Bruksel, përfundoi raundi i dytë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit


Në Bruksel përfundoi raundi i dytë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë takim janë trajtuar temat si telekomunikacioni, furnizimi me energji elektrike, njohja e diplomave prej Serbisë dhe çështje të tjera.

Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord parimisht që Kosovës t’i kthehet dokumentacioni i regjistrit civil dhe dokumentat e kadastrave. Këtë e konfirmuan pas raundit të dytë të dialogut në Bruksel udhëheqësit e delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, Edita Tahiri dhe Borislav Stefanoviç. Tahiri tha se Kosova është nisur nga përvojat e vendeve tjera dhe ka bërë një kompromis.

„Nga përvoja e vendeve të tjera ish- jugosllave që ishin në suksesion, si Sllovenia, Kroacia apo Maqedonia, mësuam se edhe ato kanë bërë lëshime në procesin e kthimit dhe ndarjeve. Edhe ata i kishin marrë kopjet, kështu që edhe ne u pajtuam t’i marrim kopjet“, theksoi Tahiri.

Ka përparime për furnizimin me energji elektrike

Palët nuk bënë të ditur se kur do të kthehet dokumentacioni, duke shtuar se tani është arritur marrëveshje parimore për këtë çëshjte. Tahiri tha se përparime ka pasur edhe sa i përket furnizimit me energji elektrike.

„Janë afruar pikëpamjet, por kërkohet edhe një fazë tjetër e diskutimit për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme“, tha Tahiri, duke shtuar se pala kosovare do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe se Kosova nuk ka nevojë t’i dëshmojë Serbisë dhe askujt tjetër se është e aftë për negociata të mirëfillta.

„Ne kemi dëshmuar forcën tonë në Rambuje ku fituam betejën diplomatike. Serbia u bombardua nga NATO. E kemi dëshmuar edhe në Vjenë, ku ne ishim konstruktivë dhe fituam pavarësinë. Ne përsëri do të jemi konostruktivë dhe do të ecim përpara drejt objektivave që kemi, përmirësimit të jetës së qytetarëve, bashkëpunimit rajonal dhe afrimit sa më shpejtë me Bashkimin Evropian“, u shpreh Tahiri.

Borko Stefanovic në Bruksel Borko Stefanovic në Bruksel

Tema e veriut të Kosovës nuk diskutohet

Pala serbe shpreson që në takimin e ardhshëm, i cili pritet të mbahet nga mesi i prillit, të arrihet marrëveshje edhe përsa i përket furznizimit me energji elektrike. Stefanoviçi megjithatë nuk ishte i kënaqur me disa gjëra.

„Kemi pritur më shumë sa i përket vulave të doganave dhe çështjes së telekomunikacionit. Por të gjithë këto çështje kanë edhe specifikat e veta, që shpesh kanë një natyrë politike“, tha Stefanoviç duke shtuar se çështja e dokumentave dhe targave kosovare janë përmendur, por do të hapen në takimet tjera.

Një prej temave më të nxehta, që pritet të hapen në të ardhmen është ajo e veriut të Kosovës, pasi këto ditë në Bruksel edhe presidenti serb Boris Tadiç tha se Kosova duhet të njohë realitetin e ri, e ai ëshrë që serbët e atjeshëm nuk e njohin shtetin kosovar.

„Mendoj se çështja e veriut është shumë e rëndësishme, me specifika të shumta dhe shumë e ndieshme. Në një farë mënyre paraqet edhe çelësin e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Ne nuk e kemi përmendur çështjen e statusit, sepse për ne ai është shumë i qartë: ne mendojmë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk do të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Por kjo nuk do të thotë që shqiptarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të kenë një mendim tjetër, të cilin ne e dimë“, theksoi Stefanoviç.

Raundin e dytë e ka vizituar edhe shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ndërsa bisedimet e zhvilluan në zyrën e përfaqësuesit të saj, Robert Cooper.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Bruksel, përfundoi raundi i dytë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit

Bruksel, përfundojnë bisedimet e para Prishtinë-Beograd


Në Bruksel, përfunduan bisedimet e para të drejtpërdrejta ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për zgjidhen e çështjeve praktike të interesit të përbashkët. Lëvizja e lirë, dokumentet kadastrale, çështjet e doganave, hapësirës ajrore dhe të marrëveshjeve rajonale, ishin çështjet e diskutuara në këto bisedime. Diplomatë të Serbisë dhe Kosovës pritet të takohen shpesh në Bruksel gjatë muajve të ardhshëm dhe ndërmjetësit thonë se shppesojnë të shikojnë rezultate vitin e ardhshëm.

“Nuk ka një afat kohor për bisedimet, por mendoj se duhet të jemi të frytshëm në zgjidhjen e dallimeve për çështjet praktike që i shërbejnë përmirësimit të jetës së qytetarëve në të dyja shtetet. Kjo po ashtu do të ndihmojë në çuarjen përpara të agjendës euroatlantike. Prandaj është me interes që të përparohet shpejt dhe jo të bëhen biseda të gjata siç dinë të bëjnë popujt e Ballkanit por duhet menduar si evropian”, ka deklaruar zonja Tahiri.

Ndërsa shefi i delegacionit serb, Borko Stefanoviç, tha se këto bisedime mund të ndihmojnë në zgjidhjen e një varg çështjesh që shkojnë përtej dallimeve të thella politike ndërmjet dy vendeve.

“Lajm i mirë është se ne kemi arritur te shkojmë përtej dallimeve dhe të punojmë për zgjidhjen e problemeve që janë në tryezë. Kjo është ajo që kemi bërë dje dhe po e bëjmë edhe sot, sepse ne shpresojmë të nxjerrim rezultatet konkrete sa më parë. Rezultate që do të ndihmojnë njerëzit në Kosovë”, tha Borko Stefanoviç.

Në Prishtinë ndërkaq, ende vazhdojnë debatet për dhe kundër bisedimeve. Parlamenti i Kosovës ka caktuar të enjten seancën ku pritet të diskutohet për miratimin e një Rezolute për këtë çështje. Opozita kërkon përgatitjen e një platforme të qartë të bisedimeve, ndërsa një pjesë e saj kundërshton përfshirjen në to derisa Serbia nuk plotëson disa kushte, përfshirë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shpërbërjen e strukturave të saj paralele.

Zyrtarët  evropian shpresojnë në shpeshtim takimesh gjatë muajve në vazhdim duke nënvizuar se kjo do të ndihmojë edhe rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Një qëndrim të tillë përsëriti sot edhe përfaqësuesi civil ndërkombëtarë Pieter Faith i cili tha se bisedimet me asgjë nuk e cenojnë statusin politik të Kosovës dhe se të dyja palët bisedojnë si shtete të pavarura e sovrane.

“Mendoj se është e qartë se këto nuk do të jenë për statusin dhe tërësia tokësore e Kosovës nuk është e hapur dhe nuk do të jetë e hapur për diskutime”.

Zoti Faith, tha se në një periudhë të mëvonshme mund të diskutohet për veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, por vetëm në kuadër të planit të Martti Ahtisaarit në bazë të të cilit Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Udhëheqësit politik të Kosovës i shohin bisedimet si të domosdoshme dhe presin që në fund të tyre Serbia të njohe pavarësinë e Kosovës dhe të dyja vendet të afrohen me strukturat euroatlantike. Por. Kundërshtarët thonë se këto bisedime do t’i mundësojnë Serbisë që të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por është e paqartë se cilat janë përfitimet e Kosovës.

Burimi: VOA

Posted in BotaComments Off on Bruksel, përfundojnë bisedimet e para Prishtinë-Beograd

Bruksel: Sot nis dialogu mes Kosovës dhe Serbisë


Sot e  martë(08.03) pasdite nis në Bruksel dialogu i shumëpërfolur mes Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni kosovar është nisur ndërkohë sot paradite nga Prishtina për në kryeqytetin belg. Për palën kosovare dialogu do të jetë thjesht për çështje teknike, ka konfirmuar kryetarja e delegacionit Edita Tahiri.  Ndërkohë që çështja e statusit konsiderohet për Kosovën, një çështje e mbyllur, tha ajo. Delegacioni serb, i kryesuar Borislav Stefanoviç nuk e ka mohuar se statusi i Kosovës do te jetë pjesë e axhendës serbe. Bisedimet zhvillohen nën patronazhin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton, e cila ka ngarkuar Robert Cooper si ndërmjetësues. Ndërkohë në Prishtinë ditën e hënë kuvendi zhvilloi një debat disaorësh  lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, por nuk u arrit nga deputetët miratimi i një rezolute për këto bisedime duke i shtyrë këto diskutime për ditën e  enjte.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Bruksel: Sot nis dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

KE i propozon PE hapjen e kufijve të BE për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, vendimi në vjeshtë.


Bashkimi Evropian do të hapë kufijtë e tij për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Komisarja e Brendshme Cecila Malmström propozoi të enjten në Bruksel heqjen e vizave në rast se qytetarët e këtyre vendeve nuk do të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë në vendet e BE-së dhe do të posedojnë pasaporta biometrike.

Rekomandimi i KE për liberalizimin e vizave i ka kaluar tani Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit Evropian të cilët do të vendosin bashkarisht në vjeshtë edhe për kohën kur qytetarët e këtyre dy vendeve do të mund të udhëtojnë pa viza për në BE. 

Ndërkohë edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë Helmuth Lohan, deklaroi në një konferencë shtypi se “pas vendimit të Komisionerëve të BE-së për miratimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave, liberalizimi i vizave tashmë është në duart e Shqipërisë, e cila duhet të impenjohet për të plotësuar kërkesat që kanë mbetur pa u përmbushur”.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on KE i propozon PE hapjen e kufijve të BE për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, vendimi në vjeshtë.

Përfundon pa rezultat takimi i Strasburgut mes Berishës, Ramës dhe ndërkombëtarëve


Takimi i kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe liderit të opozitës Edi Rama përfundoi në Strasburg pa bërë publike asnjë marrëveshje konkrete. Të dy do të kthehen në Shqipëri, për t`iu rikthyer dialogut javën e ardhshme, të paktën për këtë është rënë dakord. Dialogu do të vazhdojë sigurisht me ndërmjetësimin e institucioneve evropiane, por pa përcaktuar ende vendin e zhvillimit të takimeve të ardhshme, në Bruksel apo në Strasburg. Në takimin e zhvilluar në një atmosferë pozitive, është rënë dakord për disa nga çështjet, tha zëdhënësi i Jospeh Daul-it, Antoine Ripoll, për Deutsche Welle-n, por për të siguruar vazhdimësinë e dialogut nuk duam të bëjmë publike për cilat çështje ka patur marrëveshje. Në takim kanë marrë pjesë Martin Schulz, kryetar i fraksionit socialdemokrat të Parlamentit Evropian si dhe Joseph Daul, kryetar i fraksionit të Partive Popullore. Në takim mori pjesë edhe Komisari i BE-së për zgjerimin, Stefan Füle.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Përfundon pa rezultat takimi i Strasburgut mes Berishës, Ramës dhe ndërkombëtarëve

Berisha dhe më pas Lohan përgënjeshtrojnë thëniet e ambasadorit të OSBE


Pas dekrates se Ambasadorit te OSBE Bosh qe theksoi se marrëveshja për zgjidhjen e krizës qendron ne tavolinet e dy paleve dhe përfaqëson vullnetin e SHBA dhe Brukselit.

Kryeministri Sali Berisha përgënjeshtroi në mënyrë kategorike deklarimet e djeshme të ambasadorit të OSBE-së, sipas të cilit shumica dhe opozita kishin në tryezë një projekt kompromisi, të cilin duhet ta merrnin në konsideratë. Kryeministri tha se ai nuk ka asnjë projekt marrëveshjeje dhe se çdo gjë tjetër është gënjeshtër e bazuar mbi trillimin.

Dje ka reaguar shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, i cili theksoi se ngërçi politik zgjidhet vetëm nga klasa politike në shqiptare. Gjatë një aktiviteti të organizuar në TOB, Lohan ka deklaruar se BE do të pranonte çdo lloj zgjidhje që do të ishte produkt i marrëveshjeve të të dyja palëve, bazuar këto në Kushtetutë e transparencë. “Bashkimi Evropian do të mirëpriste çfarëdolloj marrëveshje që do të arrihej mes udhëheqësve politikë të Shqipërisë, e cila do të respektonte parimet bazë të demokracisë, të cilat janë kushtetuta dhe transparenca”, pohoi Lohan. Ndër të tjera, Lohan theksoi se BE ditën e martë i kërkoi palëve politike t’i japin zgjidhje krizës politike, por sipas tij që prej të martës asgjë nuk ka ndryshuar. “Ditën e martë, BE ka theksuar rëndësinë që të gjitha palët të bashkëpunojë në mënyrë aktive që të rivendosin funksionimin e pandërprerë të parlamentit, duke përfshirë, si maxhorancën qeverisëse ashtu edhe opozitën. Që nga dita e martë ne nuk kemi parë progres apo ecuri, qoftë në parlament, apo në rrugë. Tani është koha që udhëheqësit politikë shqiptarë t’i japin fund ngërçit politik”, deklaroi Lohan. Ai theksoi se nuk është rastësi se BE thekson rëndësinë e dialogut politik e konstruktiv midis aktorëve dhe partive më të mëdha në vend.

Posted in ShqiperiaComments Off on Berisha dhe më pas Lohan përgënjeshtrojnë thëniet e ambasadorit të OSBE

Bashkimi Europian do të krijojë Fondin Antikrizë prej 750 miliardë euro


Për stabilizimin e sistemeve financiare të vendeve pjesëmarrëse të Bashkimit Europian dhe aktivizimin e shpejtë të mjeteve financiare BE do të krijojë Fondin e përgjithshëm Antikrizë me përmasa prej 750 miliardë euro.

Për këtë, siç njoftoi Agjencia Associated Press, deklaroi Ministrja e financave e Spanjës Elena Salgado sipas përfundimeve të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Bashkimit Europian në nivel të ministrave të financave që u mbajt në Bruksel. Negociatat, të cilat zgjatën 11 orë, u zhvilluan të dielën, më 9 maj, dhe vazhduan deri natën vonë, meqenëse përmasat e Fondit duhej të përcaktoheshin para hapjes së tregjeve aziatike më 10 maj.

Fondi Antikrizë nuk do të lejojë rënien e mëtejshme të vlerës së euros dhe destinohet për mbështetjen e vendeve të zonës së euros që nuk janë në gjendje t’ia dalin dot punës mbanë me rritjen në vazhdim të borxhit shtetëror. Për financimin e Fondit Komisioni Europian ka ndërmend të ingranojë Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili duhet të caktojë 250 miliardë euro, të aplikojë kreditë me shumë gati 60 miliardë euro si dhe do të vërë gjithashtu në veprim mekanizmat e huave dypalëshe me vëllim prej 440 miliardë euro.

Burimi: zëri rusisë

Posted in BotaComments Off on Bashkimi Europian do të krijojë Fondin Antikrizë prej 750 miliardë euro

Advert

Archives