Tag Archive | "berlin"

Filmi “Falja e gjakut” në kinematë amerikane


Filmi “Falja e gjakut”, pas vlerësimit me “Ariun e Argjendtë” në Berlin, Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons në New York, për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, etj, u shfaq pak kohë më parë në Hollandë. Këtë muaj që prej datës 24 shkurt do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane me titullin The Forgiveness of Blood.
Festivali “Sundance Selects” ka marrë përsipër shpërndarjen e filmit në 40 kinema amerikane në Los Angeles, Texas, Florida e Çikago, ndërkohë që premiera do të jetë në New York.
Filmi, një prodhim shqiptaro-amerikan, me regji të Joshua Marston, me skenar të Joshua Marston dhe të Andamion Murataj, trajton historinë e një vrasjeje pas grindjes për një tokë dhe që çon në ngujimin e një familjeje. Kjo e detyron personazhin Nik 17-vjeçar të ngujohet në shtëpi bashkë me meshkujt e tjerë të familjes, duke ia përmbysur të ardhmen.
“Falja e Gjakut” është filmi i dytë pas filmit “Amnistia” të Bujar Alimanit që projektohet në kinematë amerikane.

Posted in Art - Kulture, ShqiperiaComments Off

Berlinalja ngre siparin – Festivali i 61-të ndërkombëtar i filmit në Berlin


Këtë të enjte hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit, Berlinale. Pas nëntë ditësh ndahet “Ariu i Artë”.

Vitin e kaluar u festua në mënyrë madhështore edicioni i 60-të i Berlinales. Kjo ishte e bukur, por edhe  shumë e lodhshme, prandaj këtë radhë donim kohë pak më të qetë, thotë drejtori i festivalit, Dieter Kosslick:

“Ne  fillojmë njëherë nga e para dhe përpiqemi që të bëjmë një tjetër program. Përpiqemi  të zbulojmë forma të reja,  të zbulojmë tendenca të reja të kinematografisë botërore. Këtu bëjnë pjesë edhe filmat të formatit 3D, që janë gjithsej katër në program.”

Ajo që është karakteristike për këtë vit është se ka më pak regjisorë yje dhe më shumë debutime filmash edhe nga regjisore të reja. Tematika e filmave rrotullohet kryesisht në dy fusha: “histori çiftesh” dhe “dhuna”.
“Si mund të shpëtosh nga kjo spirale e dhunës dhe si mund ta shmangësh atë. Le t’i kthehemi historive të çifteve: këto histori në të vërtetë asnjëherë nuk përfundojnë deri tek privatja, por janë një lloj pamundësi objektive për t’u afruar me njëri tjetrin, për t’u dashuruar. Dhënia formë marrë. dhënies në çift është një temë universale.”

Tristan Halilaj luan rolin kryesor në filmin mbi gjakmarrjen në Shqipëri “Falja e gjakut” me regji të Joshua Marston. Pra ky festival nuk ofron shumë për të qeshur kur tregohet për gjakmarrjen në Shqipëri, juntën në Argjentinë, apo për Çernobilin. Dhe në filmin që hap festivalin tregohet për ndjekje të disa vrasësve.

Në tapetin e kuq të enjten në mbrëmje do të parakalojnë duke u fotografuar yjet e kinematografisë, pjesëmarrës në këtë festival.

Por një vend do të jetë bosh, ai i regjisorit iranian Jafar Panani, i cili është anëtar zyrtar i jurisë, por që nuk mund të marrë pjesë, arsyeja është dënimi i tij dhe Mohamed Rasoulofit. Jafar Panahi u dënua me gjashtë vjet burg dhe me 20 vjet ndalim të ushtrimit të profesionit. “Për këtë arsye ne kemi vendosur, që në ditën e parë të festivalit, më 11 shkurt, që është edhe Dita e Revolucionit, në orën 16:00 do të shfaqet edhe një herë, në vend të filmit të garës së festivalit, filmi i regjisorit Jafar Panahi  “Offside”, i cili është nderuar me çmimin ‘Ariu i Artë’”, – tregon drejtori i Berlinales Dieter Kosslick.

Në këtë festival do të shfaqen edhe zbulimet interesante nga Çekia, Polonia dhe Amerika Latine. Për më tepër, në Berlinale do të jetë e pranishme edhe “kinemaja e kulinarisë” në rubrikën me titull  “Give Food a Chance”. Aty bëjnë pjesë filma ambiciozë për fëmijë dhe të rinj dhe promovohen talente të reja nga e gjithë bota.

Festivali i sivjetëm do të përkujtojë yje të vjetër të kinematografisë si regjisorin suedez Ingmar Bergman dhe aktorin gjerman Armin Müller-Stahl. Do të ketë filma shumë të shkurtër dhe sërish tejet të pazakontë: dokumentarin 95-minutësh “Life in a Day”,  britaniku Kevin McDonald e ka krijuar duke montuar 80.000 video nga Youtube. Njerëz nga 179 vendet e botës kishin vendosur për këtë qëllim në rrjet pjesë nga jeta e tyre.

Burimi: DW

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off

Festime të mëdha në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri


Në shumë vende të botës, Viti i Ri u prit me festime.

Në plazhin legjendar Kopakabana, në Rio de Zhaneiro rreth dy milionë brazilianë e pritën vitin e ri mes vapës së verës, duke kërcyer samba dhe duke hedhur fishekzjarrë. Në Nju-Jork si tradicionalisht në natën e ndërrimit të viteve rreth një milionë njerëz u mblodhën në Time Square. Në festën më të madhe të vitit të ri në Gjermani, që zhvillohet tradicionalisht në Berlin, gjithashtu më se një milionë vetë përshëndetën fillimin e një viti të ri. Në Paris në bulevardin Champs Elysées rreth 350.000 ngritën dollinë për 2011-ën, ndërsa në Londër festuan së bashku më se 250.000 vetë. Festimi i Vitit të Ri nisi në shtetin ishull Kiribati. Fishekzjarrët e parë u hodhën në metropolin australian Sidnej dhe në Hongkong.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off

Cameron takohet në Paris me Sarkozy dhe në Berlin me Merkel


Kryeministri britanik David Cameron ka mbërritur në vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin, ku u takua me Kancelaren Angela Merkel. Carmeron theksoi se Britania e Madhe ka nevojë për një euro stabile. Kryeministri i ri britanik më parë ishte për vizitë në Paris ku u prit nga Presidenti, Nicolas Sarkozy, i cili tha se Kancelarja Merkel dhe ai janë tërësisht të një mendimi, që duhen ndërmarrë sanksione kundër atyre shteteve që shkelin kriteret e kufirit të deficitit.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off

8 Maj, 65 vjet më parë përfundoi Lufta e Dytë Botërore


8 maji është dita në të cilën mori fund një nga katastrofat më të mëdha të njerëzimit. Me kapitullimin e Gjermanisë përfundoi Lufta e Dytë Botërore, e cila kërkoi 55 milionë të vrarë. Pjesë të tëra të kontinentit u kthyen në rrënoja dhe hi. Por armët heshtën.

Qytetet gjermane ishin shkatërruar në pjesën më të madhe, miliona njerëz u larguan nga shtëpitë prej dëbimeve dhe ikjeve. Mijëra vetë, ndër të cilët shumë baballarë u kthyen në robër lufte. Forcat aleate e ndanë Gjermaninë në zona influence. Gjermania u mposht ushtarakisht, politikisht dhe moralisht. Bashkimi Sovjetik ishte vendi që derdhi më shumë gjak ndër kundërshtarët e Hitlerit. 27 milionë qytetarë të Bashkimit Sovjetik humbën jetën në luftën kundër nacionalsocializmit. Ishte Ushtria e Kuqe që mundi vehrmaht-in në frontin e lindjes dhe i dha fund vrasjeve në kampin e përqëndrimit në Aushvic. Por, fitorja e Bashkimit Sovjetik betonoi dhe zgjeroi pushtetin e Stalinit, prej të cilit vuajtën në vitet që pasuan vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore.

Më 25 prill 1945, amerikanët dhe rusët u takuan në Torgau, në brigjet e lumit Elbë. Më 2 maj Berlini i rrethuar kapitulloi. Dy ditë me parë Hitleri kishte bërë vetëvrasje në bunkerin e tij. Në kuartierin e gjeneralit amerikan Eisenhower, në qytetin francez Reims, Koloneli Jodl dhe admirali von Friedeburg nënshkruan dokumentin e kapitullimit pa kushte. Komanda e vehrmaht-it gjerman u detyrua të ndërpriste të gjitha luftimet dhe i dorëzoi Shtabit të Përgjithshëm të forcave aleate të gjitha forcat ushtarake gjermane tokësore, ajrore dhe ujore.

Me dëshirën e Stalinit, kapitullimi u përsërit në kuartierin kryesor të forcave sovjetike në Berlin-Karlshorst në natën e 8 duke gdhirë 9 maji. Fundit të fashizmit iu vu kështu vula. Shumë gjermanë e vlerësuan kapitullimin katarstrofë. Vetëm me demokratizimin dhe themelimin e Republikës Federale u zhvillua një vetëdije e re historike. Shprehje e këtij këndvështrimi të ri historik ishte fjalimi i Presidentit Richard von Weizsäcker më 8 maj të vitit 1985, i cili e quajti çlirim përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Autor: Daniel Scheschkewitz
Burimi: DW

Posted in BotaComments Off

Berlin: Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu bisedime me Köhler dhe Merkel


Në Berlin sot dhe nesër po qëndron një delgacion nga Kosova i kryesuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu.  Sejdiu u  takua paradite me Presidentin Horst Këhler dhe gjatë ditës do të takohet me kancelaren Angela Merkel, ministrin e Jashtëm Guido Westerwelle si dhe me personalitete të tjera të politikës gjermane. Gjithashtu Sejdiu do të mbajë një fjalim në selinë qëndrore të Fondacionit Konrad – Adenauer. Presidenti i Kosovës shoqërohet nga ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, ai i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku dhe nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala. 

Burimi: DW 

Posted in BotaComments Off

Një kompani gjermane konkurron i-Pad-in me një produkt të ri


Një kompani gjermane po përpiqet të rivalizojë me gjigandin Apple të teknologjisë amerikane, duke krijuar një produkt të ngjashëm  me iPAD-in.

Kompania gjermane Neofonie ka prodhuar kompjuterin WE-PAD, i cili është dizenjuar në Berlin, ku kompania ka edhe zyrat, por prodhohet në Azi. Ai mund të ngjajë si i-PAD, por prodhuesit e WE-PAD-it këmbëngulin se është shumë i ndryshëm.

WE-PAD ka dy vende për vendosjen e USB-së që është pajisja për të regjistruar informacionin dhe është pajisur me një kamera, që i lejon përdoruesit të kenë akses në programet e video-konferencave, ashtu sikurse Skype.

Porositë e para për WE-PAD-in fillojnë në fund të muajit dhe çmimi fillestar do të jetë 449 EURO. Por kompania Neofonie thotë se, që para daljes në treg të këtij kompjuteri, ka marrë paraprakisht 20 mijë porosi.

Burimi: VOA

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off

U hap edicioni i 60-të i Festivalit të Filmit të Berlinit


            Me një shfaqje plot shkëlqim u hap Berlinalja e 60-të. Në hapje të festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin u prezantua si premierë botërore filmi kinez “Tuan Yuan”, i përkthyer “Të ndarë së bashku”. Ditët që vijnë Berlinalja shfaq rreth 400 filma nga mbarë bota. Në konkurrim për Ariun e Artë janë përveç filmit të hapjes edhe 19 të tjerë.

Burimi: DW

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off


Advert

Archives