Tag Archive | "berisha"

Komuniteti Fetar Shqiptar: Jo vetëdeklarimit


Komuniteti Fetar Shqiptar, i mbledhur në lidhje me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare lëshoi për mediat në kryeqytet deklaratën e përbashkët.“Të hiqet nga formulari vetëdeklarimi”.

Disa ditë më parë, 52 personalitete të fushave të ndryshme iu drejtuan përmes një peticioni, Presidentit Topi, Kryeministrit Berisha dhe Kryetares së Parlamentit  Topalli lidhur me regjistrimin e popullsise, mbi baza etnike dhe fetare te cilët shprehin shqetësimin pasi prek të drejtat themelore të njeriut, interesat kombëtare dhe bie ndesh me kushtetutën.

Posted in ShqiperiaComments Off on Komuniteti Fetar Shqiptar: Jo vetëdeklarimit

Ambasadori amerikan Arvizu: Shmangni dhunën e mëtejshme


Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu tha sot se ngjarjet e djeshme në Shqipëri shënojnë një kthim të madh prapa për vendin. Ambasadori Arvizu bëri thirrje që të shmangen protesta të ngjashme në të ardhmen. Dita e djeshme, tha ai, ishte një ditë e tmerrshme për Shqipërinë.

“Nuk pati fitimtarë. Pati vetëm të humbur. Dje bisedova me Kryeministrin Berisha, Kryebashkiakun Rama, Ministrin e Brendshëm Basha dhe Ministrin e Jashtëm Haxhinasto dhe ua përcolla këtë mesazh të dyve dhe i nxita të bëjnë çmos për të shmangur dhunë të mëtejshme”, tha ambasadori amerikan.

Dhuna gjatë protestës duhej të ishte shmanagur, tha ambasadori amerikan. “E drejta për t’u tubuar lirisht vjen me përgjegjësinë për të bërë gjithçka për t’u siguruar që të jetë paqësore. Dhuna që pamë dje, nuk ishte e nevojshme. As nuk ishte e pashmangshme. Mund të ishte shmangur”, tha ai.

Korrupsioni tha amabasadori Arvizu, është problem për Shqipërinë, por dhuna në rrugët e kryeqytetit nuk do ta zgjidhë këtë problem”.

Nevoja më e madhe e Shqipërisë në këto momente tha ambasadori amerikan, është udhëheqje politike. Udhëheqësit politikë të Shqipërisë, duhet të gjejnë rrugë për kompromis, shtoi ai. “Kur njëra palë – apo të dyja – këmbëngulin në pozicione maksimaliste që dihet që pala tjetër nuk mund t’i pranojë, ky nuk quhet kompromis. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve politike me anë të betejave në rrugë nuk është kompromis dhe nuk pasqyron aspiratat demokratike të Shqiptarëve”.

Ambasadori amerikan u bëri thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të besueshëm. “Për ngjarjet e djeshme duhet të dalin përgjegjës, përfshi një hetim të besueshëm mbi mundësinë se ka pasur përdorim të tepërt të forces”, tha ai. “Është koha për të hequr dorë nga provokime të mëtejshme. Është koha për t’i dhënë fund inkriminimeve dhe sharjeve të ndërsjella. Ka nevojë që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje. Mbi të gjitha, është koha për t’i dhënë fund dhunës”.

Zëri i Amerikës E shtunë, 22 Janar 2011

Posted in ShqiperiaComments Off on Ambasadori amerikan Arvizu: Shmangni dhunën e mëtejshme

Policia dhe protestuesit përleshen në Tiranë


Në Tiranë policia ka përdorur ujë me presion, mjete me gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë mijëra mbështetës të opozitës të cilët po demonstronin përpara selisë së qeverisë shqiptare.

Mijëra protestues nga i gjithë vendi u grumbulluan në orën 14 përpara zyrave të kryeministrit.

Brenda pak minutave protestuesit nisën të konfrontohen me forcat e shumta të policisë që gjendeshin të gatshëm për ruajtjen e rendit.

Protestuesit me gurë e shkopinj u konfrontuan me policinë e pajisur me shkopinj gome skafandra dhe mburoja plastike.

Policia përdori gazlotsjellës dhe makinat e ujit për të shpërndarë turmat.

Protestuesit kaluan në akte dhune duke përmbysur e shkatërruar automjete të rastit dhe të policisë.

Drejtuesit e opozitës fillimisht ishin mes protestuesve, por ata nuk u panë të ndalnin turmat e revoltuara.

Thirrje për qetësi

Kryetari i Partisë Socialsite të opozitës Edi Rama fajësoi qeverinë e kryeministrit Berisha për degradimin drejt dhunës së protestës së opozitës.

Ai bëri thirrje për qetësi dhe për gjetjen e rrugëzgjidhjes të asaj që ai e quajti “krizë e rëndë politike” në Shqipëri.

Zoti Rama tha se kryeministri duhet të vërë interesat e vendit mbi interesat e tij personale.

Deri tani nuk ka deklarim nga ana e qeverisë.

Nëpërmjet një deklarate me shkrim presidenti i vendit Bamir Topi i bëri thirrje popullit për qetësi dhe stabilitet.

Përfaqësues diplomatikë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kishin bërë thirrje që protestat të ishin paqësore dhe konstruktive dhe dënuan si “të papranueshme” retorikën e përdorur nga politikanët ditët e fundit.

Përplasjet

Situata në bulevardin Dëshmorët e Kombit ishte kaotike dhe pothuajse jashtë kontrollit.

Fillimisht demonstruesit u përplasën me kordonin e policisë e më pas me trupat e ndërhyrjes së shpejtë.

Policia përdori më pas forcën për t’i shpërndarë si dhe ujë me presion e shkopinj gome.

Demonstruesit kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të policisë që ishte vënë gardh rreth ndërtesës së kryeministrisë.

Ka pasur persona të gjakosur dhe të dëmtuar nga kjo ndërhyrje e policisë.

Pas një tërheqjeje të protestuesve ruajtja e ndërtesës së qeverisë ju është besuar trupave speciale.

Protestuesit janë kthyer sërisht duke hedhur parrulla kundër qeverisë.

Ata kanë arritur që t’i vënë zjarrin dhe një makine të policisë. Disa makina janë përmbysur dhe janë përfshirë nga flakët pranë ndërtesës së qeverisë.

Demonstruesit kanë hedhur parrulla kundër kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij.

Protesta u thirr nga opozita e cila kërkon zgjedhje të reja pas akuzave për korrupsion në radhët e qeverisë.

Burimi: BBC

Posted in ShqiperiaComments Off on Policia dhe protestuesit përleshen në Tiranë

Sarkozy do të vizitojë Tiranën


Presidenti i Francës, Nikola Sarkozy, i rikonfirmoi në New York Kryeministrit Sali Berisha dëshirën dhe vendimin e tij për të vizituar Shqipërinë.

Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se gjatë punimeve të takimit “Objektivat e  Sfidave të Mijëvjeçarit” në selinë e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim të shkurtër me Presidentin e Francës, Nikola Sarkozy dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner.
Në takim, biseda u përqendrua tërësisht në vizitën e Presidentit francez, Sarkozy, në Shqipëri.

Burimi: trt

Posted in BotaComments Off on Sarkozy do të vizitojë Tiranën

Ikën Ambasadori i SHBA në Tiranë Xhon Uidhers, vjen Aleksandër Arvizu



Nga agjencia SOT

Mandatit të ambasadori të SHBA në Shqipëri Xhon Uidhers i ka ardhur fundi. Presidenti i Shtëpisë së Bardhë ka bërë publike dy ditë më parë emrin e ri, që pritet të marrë shumë shpejt detyrën e ambasadorin të SHBA në Shqipëri. Ai është Aleksandër Arvizu.

Me publikimin e emrit të ri për ambasador mbyllet dhe misioni i një tjetër diplomati amerikan në vendin tonë. Një diplomat, i cili do të mbahet mend gjatë për bëmat dhe gafat e tij. Pikë së pari ky ambasador do të mbahet mend për ndërhyrjet në mënyrë jo diplomatike dhe të drejtë në punët e brendshme të Shqipërisë aq sa shpesh herë është krijuar ideja se ai ishte kryeministri dhe drejtuesi i këtij vendi dhe jo thjeshtë një diplomat, i cili përcillte politikën e vendit të tij në Shqipëri.

Ndërhyrjet e Ambasadorit Uidhers në politikën shqiptare, ishin aq të mëdha sa diplomati amerikan nuk i shpëtoi dot tundimit të implikimit të tij në trafikun e armëve dhe municioneve, një skandal i cili doli në pah pas shpërthimit të tragjedisë së rëndë të Gërdecit. Uidhers u implikua thellë në këtë skandal dhe më pas si shenje hakmarrje ndaj qeverisë Berisha, e cila nuk e mbrojti dhe nuk e mbuloi, filloi sulmet e ashpra ndaj mazhorancës dhe kryeministrit duke mbajtur dukshëm dhe larg petkut diplomatik një qëndrim të anshëm politik, në këtë rast duke u rreshtuar në krah të opozitës.

Ambasadori Uidhers ka ndërhyrë aq shumë në punët e brendshëm të politikës shqiptare sa shumicën e rasteve nuk ka shërbyer për të zgjidhur situatat, por për ti acaruar dhe tensionuar ato edhe më keq. Ambasadori amerikan Uidhers gjatë misionit diplomatik në Shqipëri, në qëndrimet e tij është shfaqur hapur në krah të Partisë Socialiste dhe si rrjedhojë kundër Partisë Demokratike. Ai pothuajse në çdo deklaratë publike, ka kritikuar qeverinë Berisha dhe ka bërë njërin sy qorr për lëvizjet apo sjelljet e opozitës.

Uidhers në mjaft raste ka lënë me gojë hapur me deklaratat e tij bomba kundër qeverisë dhe nismave të saj. Këtu mund të sjellim deklaratën kundër ndryshimeve në ligjin e SHISH, ku Uidhers akuzoi Berishën se po minon demokracinë dhe pavarësinë e institucioneve.  Po kështu të shpeshta dhe të drejt për drejta, kanë qenë ndërhyrjet e ambasadorit Uidhers në emrit e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese duke diktuar se kë duhet të zgjedhë Kuvendi dhe kë jo në përbërje të këtyre institucioneve. Gjithashtu ambasadori është përpjekur të ndërhyjë edhe tek mediat duke favorizuar me deklarata disa që i kanë bërë fresk atij dhe duke sulmuar ata media, të cilat nuk janë rreshtuar në krah të ambasadorit. Siç ishte rasti i ndërhyrjes së ambasadorit Uidhers në përplasjen mes gazetarit Mero Bazes dhe biznesmenit Rezart Taçit, ku ambasadori ndikoi me gjithë forcën e tij që i jepte mandati i diplomatit mbi gjyqësorit për të dënuar biznesmenin Taçi, duke bërë deklarata politike një ditë para se gjykata të jepte vendimin e saj. Por ndërhyrjet dhe ndikimet e tij më të mëdha që kanë lënë me gojë hapur gjithë shqiptarët kanë qenë në mbrojtje të homoseksualeve. Ambasadori Uidhers në këtë rast ka qenë më “katolik se papa” duke mbrojtur me sa fuqi që kishte këtë shtresë dhe konkretisht Klodin një individ i cili u sheh publikisht për preferencat e tij seksuale. Një preferencë që ambasadori Uidhers e mbrojti fort dhe që u përpoq të ndikonte tek shqiptarë duke ju bërë leksione për vlerat e moralit dhe duke ju kërkuar me forcë që të pranonin këto kategori njerëzit që kanë preferenca seksuale të ndryshme nga shumë njerëz të tjerë. Ambasadori në të gjithë mediat u përpoq ta shpaloste homoseksualitetin si vlerë dhe që shqiptarët duhet ta ndiqnin. 

Disa nga ndërhyrjet
1-Uidhers u akuzua si diplomati që kishte lidhje në trafikun ndërkombëtare të armëve
2- Ka ndërhyrë duke diktuar zgjedhjen e  anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese
3- Ka penguar ndryshimet në ligjin e SHISH duke ndërhyrë hapur
4- Ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, duke bërë presion nëpërmjet deklaratave një ditë para se të jepej vendimi për biznesmenin Taçin
5- Ka ndërhyrë në zhvillimet politike në vend duke tensionuar shpesh herë situatat me deklarata e tij aspak diplomatike
6-Ndikimi i tij më shumë se ç’duhet tek shqiptarët që të pranonin homoseksualitetin si vlerë morale

Obama propozon Arvizun, ambasador të ri të SHBA në Shqipëri

Aleksandër Arvizu, pritet të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, si emër i propozuar nga Presidenti Barak Obama. Arvizu zë vendin e ambasadorit aktual Xhon Uidhers i cili në më të shumtën e kohës ka pasur marrëdhënie të tendosura me qeverinë “Berisha” dhe shpesh e ka kritikuar atë. Ambasadori Uidhers është ndër të paktët diplomatë të huaj dhe ndoshta ambasadori i vetëm që është kritikuar shumë herë nga mediat për deklarata që cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e institucioneve shtetërore shqiptare.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë publikoi dje, emrat e disa zyrtarëve të lartë që do të shërbejnë si ambasadorë në vende të ndryshme. “Jam i lumtur që pranuat të jeni pjesë e administratës që drejtoj”, ka deklaruar presidenti Obama, duke shprehur më tej bindjen se diplomatët do të jenë të suksesshëm në përfaqësimin e diplomacisë amerikane.

Aleksandër Arvizu, një diplomat në karrierë, në rangun e këshilltarit ministror mban aktualisht postin e Drejtorit të Zyrës së Zhvillimit të Karrierës dhe Pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit. Sikundër bëhet e ditur, Arvizu ka shërbyer më parë si zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit, e po kështu edhe në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ka punuar edhe në Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Aleksandër Arvizu u lind në një bazë ushtarake amerikane në Japoni dhe u rrit në Kolorado. Babai i tij ishte zyrtar i lartë ushtarak në këtë bazë, ku u njoh edhe me nënën e Arvizus, një shtetase japoneze. Studimet pasuniversitare, Arvizu i përfundoi në Universitetin Xhorxhtaun. Në vitin 1981 u bë pjesë e diplomacisë amerikane. Gjatë viteve 2003-2004, ai ishte anëtar i programit të lidershipit të qeverisë amerikane. Ka studiuar disa gjuhë të huaja aziatike përfshirë këtu gjuhën japoneze, tajlandeze dhe koreane.

CV e zgjeruar e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri
ALEXANDER ARMANDO ARVIZU – Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
Posti që mban aktualisht: Drejtor i Karrierës për Nivelin e Hyrjes – Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimet, (HR/CDA/EL) Burimet Njerëzore/ Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimeve) Byroja e Burimeve Njerëzore
Vend banimi: Virxhinia
Grada që ka në shërbimin e jashtëm: Ministër Këshilltar
Adresa zyrtare: Departamenti Amerikan i Shtetit, Washington, DC
Data e lindjes: 15 Mars 1958
Vendlindja: Kampi Ushtarak Amerikan Drew (U.S. Army Camp Drew)
Prefektura Gumma, Japoni
Gjendja civile: I martuar
Emri i bashkëshortes: Anne Florence Cunningham
Emrat e fëmijëve: Yukiko Hailey Arvizu
Arsimi: Universiteti Georgetown, 1976 – 1980, i diplomuar në fushën e shkencave në Shërbimin e Jashtëm
Universiteti Doshisha, Student në kuadrin e programit të shkëmbimeve 1978 – 1979
Kyoto, Japoni (program një vjeçar jashtë vendit për të rinj, i padiplomuar) 1980
Shërbimi ushtarak: Nuk ka kryer
Gjuhët e huaja:  Japonisht (njohuri pune profesionale)
Kor
eançe (njohuri pune profesionale)
Tailandisht (njohuri të kufizuara profesionale)
Khmere (njohuri të kufizuara profesionale)
Përvoja: Nga viti 2009 deri tani, Drejtor i Zhvillimit të Karrierës dhe Emërimeve të Nivelit të Hyrjes, ( HR/CDA/SL) Byroja e Burimeve Njerëzore
2007 – 2009:Zëvendës Ndihmës Sekretar, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit: 2004 – 2007: Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Bangkok, Tailandë
2003 – 2004: Anëtar i Seminarit të Lartë, Instituti i Shërbimit të Huaj
2000 – 2003: Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Pnom Pen, Kamboxhia
1999 – 2000: Student i gjuhës khmere, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1998 – 1999: Drejtor i Çështjeve Aziatike, Këshilli i Sigurimit Kombëtar
1997 – 1998: Zëvendës Drejtor, Byroja e Çështjeve Japoneze
1996 – 1997: Ndihmës Special, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit
1994 – 1996: Referent, Byroja e Çështjeve Japoneze
1991 – 1994: Sekretar i Parë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Bankok, Tailandë
1990 – 1991: Student i Gjuhës Tajlandeze, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1988 – 1990: Pjesëtar i Stafit, pjesëtar i Stafit të Sekretariatit dhe Stafit të Ekzekutivit
1985 – 1988: Sekretar i Dytë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Seul, Kore
1983 – 1985: Zëvendës Konsull, Konsullata e Përgjithshme Amerikane në Osaka – Kobe, Japoni
1982 – 1983: Zëvendës Konsull, Ambasada Amerikane në Seul, Kore
1981 – 1982: Punonjës i Drejtorisë së Nivelit të Hyrjes, Trajnimit Funksional dhe Orientues, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1980 – 1981: Ministria Japoneze e Arsimit, Seksioni i Programit Mësimdhënës të Anglishtes (paraardhësi i Programit Mësimdhënës Japonisht – Anglisht)
Vlerësime/Medalje
Shpërblim me Pagë për performancë të Lartë në Shërbimin e Jashtëm
Medalje e Lartë Nderi
Medalje Nderi për Merita (në Grup) 1991
Botime
Asnjë

 

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Ikën Ambasadori i SHBA në Tiranë Xhon Uidhers, vjen Aleksandër Arvizu

“RALLY ALBANIA 2010′, garat e makinave në rrugët e Shqipërisë


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përshëndeti sot, ceremoninë e
nisjes së garës së makinave, “Rally Albania 2010″, e dyta në Ballkan për
nga madhësia dhe nga pjesëmarrja. Atëherë Zonja dhe Zotërinj: Ndizni motorët!”, tha në përshëndetjen e tij
Kryeministri Berisha.

Starti i garës u bë në orën 11:00 ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Këtë vit do të marrin pjesë garues nga 12 shtete: Itali, Greqi, Spanjë, Gjermani, Çeki, Sllovaki, Slloveni, Austri, Bullgari, Poloni, Zvicër, Shqipëri”, me gjithsej 260 garues”.

Rally Albania është gara e dytë në Ballkan për nga madhësia dhe nga pjesëmarrja, ndërkohë që çmimet që mund të fitohen nga garuesit janë disa, por çmimi i madh është “Rally Albania 2010”. Kjo garë përfshin 60 % të territorit të Shqipërisë

Ndërkohë që ndër garuesit do të ketë edhe pjesëmarrës me eksperiencë, që kanë konkurruar edhe në gara të tjera të këtij lloji nëpër botë.

Në këtë edicion do të marrë pjesë një garues që ka dalë 5 herë kampion në garën “Rally Paris – Dakar” në motocross. Do të ketë një ekip që ka marrë pjesë me makinë 4×4 në garën “Rally Paris – Dakar”. Gjithashtu, në këtë garë do të jetë edhe kampioni i Europës për motocross në vitin 2009″.

Risitë e kësaj gare janë ndërkombëtarizimi i saj, profesionalizmi, pjesëmarrja e madhe, stafi i specializuar mjekësor nga Italia, i përshtatur për garat Rally, sistemi i kontrollit satelitor të vendndodhjes së garuesve gjatë gjithë garës.

Posted in Shqiperia, SportComments Off on “RALLY ALBANIA 2010′, garat e makinave në rrugët e Shqipërisë

Krerët e BE-së kërkojnë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri


Zyra e shtypit e Ambasadës së Spanjës në Tiranë lëshoi sot një deklaratë ku thuhet se Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim, Stephan Fuele i bëjnë thirrje Kryeministrit Berisha dhe liderit të opozitës Rama të marrin përgjegjësi për zgjidhjen e krizës politike në vend. Deklarata vjen menjëherë pas dështimit të takimit joformal në Strasburg.

“Shqipëria është në një moment vendimtar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Gjithashtu, një sërë sfidash të brendshme kërkojnë kurajo politike. BE-ja është seriozisht e shqetësuar për bllokimin politik të vazhdueshëm. BE-ja është e shqetësuar për Parlamentin jofunksional dhe për efektet e mundshme në institucionet e tjera”, thuhet në kumtesë. Politikanët evropianë theksojnë se “është koha për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale mbi një bazë që t’i rezistojë testit të kohës. Perspektivat e Shqipërisë nuk duhet të ndikohen më tej nga vazhdimi i gjëndjes ekzistuese”. Ashton dhe Fuele i bashkangjiten thirrjes së grupeve politike të Parlamentit Europian dërguar krerëve të maxhorancës dhe opozitës për gjetjen e një zgjidhje kombëtare, të qëndrueshme dhe të shpejtë, në linjë me aspiratat e qytetarëve të Shqipërisë, Kushtetutën  dhe principin e transparencës.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Krerët e BE-së kërkojnë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri

Përfundon pa rezultat takimi i Strasburgut mes Berishës, Ramës dhe ndërkombëtarëve


Takimi i kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe liderit të opozitës Edi Rama përfundoi në Strasburg pa bërë publike asnjë marrëveshje konkrete. Të dy do të kthehen në Shqipëri, për t`iu rikthyer dialogut javën e ardhshme, të paktën për këtë është rënë dakord. Dialogu do të vazhdojë sigurisht me ndërmjetësimin e institucioneve evropiane, por pa përcaktuar ende vendin e zhvillimit të takimeve të ardhshme, në Bruksel apo në Strasburg. Në takimin e zhvilluar në një atmosferë pozitive, është rënë dakord për disa nga çështjet, tha zëdhënësi i Jospeh Daul-it, Antoine Ripoll, për Deutsche Welle-n, por për të siguruar vazhdimësinë e dialogut nuk duam të bëjmë publike për cilat çështje ka patur marrëveshje. Në takim kanë marrë pjesë Martin Schulz, kryetar i fraksionit socialdemokrat të Parlamentit Evropian si dhe Joseph Daul, kryetar i fraksionit të Partive Popullore. Në takim mori pjesë edhe Komisari i BE-së për zgjerimin, Stefan Füle.

Burimi: DW

Posted in BotaComments Off on Përfundon pa rezultat takimi i Strasburgut mes Berishës, Ramës dhe ndërkombëtarëve

Kryeministri Berisha dhe lideri i opozitës Rama nisen në Strassburg për zgjidhjen e krizës


Kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës, Edi Rama janë nisur për në Strasburg me qëllim dhënien fund të krizës politike me ndërmjetësinë e BE-së. Mbrëmë përfundoi edhe greva e urisë që deputetët socialistë dhe mbështetësit e tyre zhvilluan për 19 ditë me radhë. Në bisedimet e Strasburgut, që pritet të zhvillohen të enjten në mbrëmje, do të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të së majtës dhe të djathtës evropiane si edhe dhe komisioneri i zgjerimit te BE, Stefan Fuele. Burime konfidenciale nga Kryeministria dhe selia e PS bëjnë të ditur për DW se kryetari i Grupit të Partive Popullore Europiane, Joseph Daule dhe kryetari i Grupit Parlamentar Socialist në Parlamentin Europian, Martin Schultz, paralajmëruan dje, me anë të një letre dërguar të dyja palëve në konflikt, se “do të ndërpritet procesi i anëtarësimit europian të Shqipërisë deri në kohën kur do të gjendet një zgjidhje e ndershme për krizën politike.” Në këtë letër Daule dhe Schultz kërkonin ndërprerjen e menjëhershmë të protestave dhe grevës së urisë. Kjo grevë shënoi kulmin e protestave të opozitës për të detyruar qeverinë të bëjë transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të kaluar përmes hapjes së kutive të votimit. 22 deputetë socialistë dhe 180 mbështetës të tyre qëndruan në grevë urie për 19 ditë, në çadra, përballë kryeministrisë.

Burimi: DW

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Kryeministri Berisha dhe lideri i opozitës Rama nisen në Strassburg për zgjidhjen e krizës

Nobelisti Orhan Pamuk në Shqipëri


Orhan Pamuk, nobelisti turk i 2006-ës vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Shkrimtari që në mbërritje të vizitës së tij pati takime me personalitete të letrave, artit dhe politikës, por dhe aktivitete të shumta, që e shoqëruan vizitën e tij në vendin tonë, me të cilin ka një lidhje të hershme.

Pamuk ishte i pranishëm edhe në promovimin e romanit të tij më të ri “Stamboll-kujtime dhe qyteti”, një libër ku trajtohet, pikërisht kjo lidhje e tij me Shqipërinë. Një roman me nota të thella biografike, ku rrëfehet dashuria e tij e parë, e cila ka qenë një shqiptare.

 Presidenti Bamir Topi ka qenë personaliteti i parë shqiptar, i cili është takuar me nobelistin turk Pamuk. Po ashtu një takim të veçantë nobelisti pati dhe me Kryeministri Sali Berisha, i cili shprehu kënaqësinë që priste shkrimtarin e mirënjohur.

Nga ana tij Orhan Pamuk shprehu gëzimin që vizitonte një vend mik, shumë të dashur për të gjithë turqit. “Duhet të kisha ardhur më parë, sepse edhe unë kam gjak shqiptar nga gjyshja ime, nga ana e nënës”, tha ai. Në vijim të vizitës së tij në Sallën e Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua “Mbrëmje me Orhan Pamuk”. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në fjalën e saj përshëndetëse i uroi mirëseardhjen Nobelistit
Orhan Pamuk, në Kuvendin e  Shqipërisë, në vizitën e tij të parë në
Tiranë.
Promovimin i librit “Stamboll- kujtime dhe qyteti”, i Nobelistit Orhan Pamuk, në mjediset e Kuvendit në prani të vetë nobelistit Pamuk, mblodhi artistë shkrimtarë, personalitete të letrave dhe artit shqiptar, përfaqësues të Trupit Diplomatik e më gjerë. 

Orhan Pamuk u nderua nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa”. Në ceremoninë përkatëse të zhvilluar në sallën e mbledhjeve të senatit, morën pjesë krahas rektorit të Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, ministri i Arsimit dhe i Shkencës, z. Myqerem Tafaj, zëvendësministri, z. Halit Shamata, anëtarët e senatit akademik të Universitetit të Tiranës, ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri e të tjerë. 

Titulli “Doctor Honoris Causa” iu dha shkrimtarit të njohur turk, me motivacionin “për kontribut të shquar në fushën e letrave, të emancipimit shoqëror dhe të dialogut mes qytetërimeve”, pas propozimit të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Posted in Art - Kulture, Bota, ShqiperiaComments Off on Nobelisti Orhan Pamuk në Shqipëri

Advert

Archives