Tag Archive | "bbc"

Rowan Atkinson pëson aksident automobilistik


Aktori britanik Rowan Atkinson ka mbetur i lënduar në një incident automobilistik.

Makina me të cilën ai po udhëtonte, një “McLaren F1”, u përplas për shkak të shpejtësisë së lartë (130 m/h) dhe mori flakë.

Ai ka dale nga makina dhe ka pritur ardhjen e zjarrfikesve dhe ambulances.
Aktori ka pësuar një dëmtim jo të rëndësishëm në shpatull kur makina goditi një pemë dhe një shtyllë ndricimi.
Atkinson, 56 vjec, njihet si adhurues i makinave të shpejta dhe së fundmi është pjesmarrës në emisionin e njohur të BBC, “Top Gear”.

Burimi: BBC

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Rowan Atkinson pëson aksident automobilistik

U mbyll revista e madhe “News of the World”


Revista e madhe britanike “News of the World” pronë e manjatit australian të mediave Rupert Murdoch si pasojë e një skandali përgjimesh u detyrua të mbyllej. Në numrin e fundit “News of the World” i kërkoi falje lexuesve. Revista vlerësohet se lexohet nga të paktën 7.5 milionë vetë. Pas 168 vjetësh në treg James Murdoch, djali i Rupert Murdoch dhe shef i shtëpisë botuese  News International, vendosi që revista të mbyllet për shkak të skandalit për përgjimet telefonike që kishte bërë kjo media. Sipas Scotland Yard revista ka përgjuar telefonatat e rreth 4.000 vetëve. Mënyra sesi “News of the World” mblidhte informacionet e saj, pra përmes përgjimit të telefonatave  ka shkaktuar zemërim të madh në Britaninë e Madhe dhe u bë edhe objekt i një mbledhjeje në parlament. Gazetari i kësaj reviste për çështjet mbretërore si dhe dedektivi Mulcaire, që e furnizonte atë, u burgosën në vitin 2007 sepse kishin përgjuar telefonatat e oborrit mbretëror.

Burimi: bbc

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on U mbyll revista e madhe “News of the World”

Përpjekje për ftohjen e reaktorit japonez në Fukushima


Japonia thotë se po shton përpjekjet për të ftohur karburantin e tejnxehur bërthamor në uzinën bërthamore Fukushima Daiichi që u godit nga cunami javën e shkuar.

Helikopterë të ushtrisë hodhën tonelata të tëra uji në përpjekje për të parandaluar shkrirjen e shufrave të karburantit bërthamor. Në operacion do të përfshihen më vonë gjatë ditës edhe pompat e ujit nga toka dhe shpresohet së shpejt të rivendoset sistemi i energjisë elektrike.

Numri i konfirmuar i viktimave të tërmetit prej gati 9 bollësh ditën e premte, që shkaktoi cunamin, është rritur në 5 000 vetë.

Policia thotë se 5 178 vetë janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 8 606 persona të tjerë janë të humbur.

Operacioni

Helikopterë CH-47 Chinook të ushtrisë japoneze filluan në orët e para të mëngjesit të hedhin tonelata uji mbi reaktorët 3 dhe 4 në Fukushima, që është rreth 220 km larg kryeqytetit Tokjo.

Helikopterët hodhën katër ngarkesa uji para se të largoheshin nga vendi i aksidentit për të minimizuar ekspozimin e ekujpazhit ndaj rezatimit. Të mërkurën helikopterët u detyruan ta pezullojnë operacionin për shkak të shqetësimit për nivele të larta rezatimi.

Ekspertët thonë se helikopterët mund të mbajnë sasi të mëdha uji, por për shkak të erërave të forta, është e vështirë të thuhet nëse ato hidhen saktësisht mbi reaktor.

Pamjet televizive sugjerojnë se përpjekjet e deritanishme nuk kanë qenë shumë të suksesshme dhe pjesa më e madhe e ujit ka rënë jashtë objektivit.

Ndërkohë, autobotë me ujë janë në gatishmëri për të hedhur më shumë ujë mbi reaktorët.

Operacioni synon ftohjen e reaktorëve si dhe mbushjen e rezervuarëve ku ndodhen shufrat e karburantit bërthamor.

Zyrtarët thonë se shpresojnë që më vonë gjatë ditës të rivendosin furnizimin me energji të uzinës, e cila nevojitet për sistemin e ftohjes dhe gjeneratorët ndihmës.

Kjo krizë e ka nxitur Kinën të pezullojë aprovimin e uzinave të reja bërthamore në vend si dhe të kontrollojë veprimtarinë e reaktorëve ekzistues.

Kina merr tashmë 2% të elektricitetit nga fuqia bërthamore, por po ndërton reaktorë të rinj më shumë se çdo vend tjetër.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on Përpjekje për ftohjen e reaktorit japonez në Fukushima

Gjermania mbyll disa uzina bërthamore


Gjermania ka vendosur të mbyllë uzinat më të vjetra bërthamore që ka pas aksidenteve në uzinën Fukushima në Japoni.

Kancelarja Angela Merkel tha se shtatë fabrikat, të gjitha të ndërtuara para 1980 do të rrinë të mybllura për tre muaj derisa standartet e sigurisë të rishikohen.

Ministrat shtuan se nuk ishte e sigurt nëse stacionet bërthamore do të rihapeshin.

Një korrespondent i BBC-së thotë se ndëprerja e operacioneve tek pothuajse gjysma e uzinave bërthamore shënon një ndryshim drejtimi të rëndësishëm që prej kohësh është përballur me thirrje nga opozita.

Rusia gjithashtu ka bër të ditur se do të rishikojë të gjithë sektorin e vet bërthamor.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on Gjermania mbyll disa uzina bërthamore

Japoni: Shpërthim në uzinën bërthamore


Pa ste parit, një shpërthim i dytë ka goditur uzinën bërthamore japoneze që u dëmtua gjatë tërmetit të ditës së premte, por zyrtarët thonë se qendra e reaktorit ishte ende e paprekur.

Një shtëllungë e madhe tymi u ngrit nga reaktori 3 i uzinës Fukushima Daiichi, dy ditë pas shpërthimit që goditi reaktorin 1.

Shpërthimi më i fundit që thuhet u shkaktua nga grumbullimi i hidrogjenit, lëndoi 11 njerëz, një prej tyre mjaft rëndë.

Pak pas këtij zhvillimi, qeveria tha se një reaktor i tretë kishte humbur sistemin ftohës.

Nivelet e ujit po bien edhe në reaktorin dy që po ftohej me ujë deti, tha zëdhënësi i qeverisë, Ykio Edano.

Evakuimet

Autoritetete japoneze po thonë se nuk ka rrezik për shëndetin, por SHBA tha se po laronte një nga avionmbajtësit e tyre nga zona pranë pasi ishte zbuluar nivel i ulët radiacioni 160 km larg bregut të detit.

Inxhinierët kanë patur vështirësi në ftohje të reaktorëve në uzinën Fukishma që të premten pas tërmetit dhe cunamit.

Në zhvillime të tjera:

Dy mijë trupa janë gjetur në bregdetin e prefekturës së Myagit sipas medias japoneze. Qeveria tha se do të pompojë 15 trilion jen në ekonomi për të inkurajuar tregun, por Nikkei ka rënë me më shumë se 6%.

Korrespondentja e BBC-së, Rachel Harvey në portin e Minamisanrikut tha se çdo gjë ishte sheshuar deri 2 km në brendësi të tokës.

Duket e pamundur të gjenden shumë të mbijetuar, tha ajo. Policia japoneze ka konfirmuar deri më tani 1597 të vdekur, por shifra përfundimtare pritet të jetë më e lartë.

Dhjetra mijëra vetë janë evakuar nga zona rreth uzinës Fukushima. Të paktën 22 vetë thuhet se po kurohen për radiacion.

Lëkundje të tjera

Qeveria tha se nivelet e radiacionit ishin nën limitet ligjore pas shpërthimit të së Hënës. Ekspertët thonë se kjo situatë është larg Çernobilit pasi reaktorët kanë standarte më të larta dhe masa sigurie më të forta.

Më herët, kryeministri japonez tha se situata në uzinat bërthamore ishte alarmuese dhe tërmeti e kishte futur Japoninë në krizën më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Burimi: BBC 

Posted in BotaComments Off on Japoni: Shpërthim në uzinën bërthamore

Japoni:Nuk ka rritje të niveleve të radiacionit


Qeveria japoneze po mundohet të ulë shqetësimet rreth problemeve të mundshme bërthamore pas shpërthimit të një prej uzinave më të rëndësishme në veri të vendit

Shpërthimi ndodhi një ditë pasi zona u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami.

Një anëtar i lartë i qeverisë tha se fuçia e çeliktë që rrethonte reaktorin bërthamor nuk ishte çarë nga shpërthimi.

Ai tha se nuk kishte rritje të niveleve të radiacionit që pas shpërthimit në uzinën Fukushima, 250 km në veri të Tokios.

Uji i detit po pompohet për të ulur temperaturat e larta. Korrespondenti i BBC-së për mjedisin thotë se megjithëse disa ekspertë besojnë se situata është nën kontroll, të tjerët po vënë në pikëpyetje fatin se sa po tregon të vërtetën qeveria japoneze.

Ndërkohë 50 mijë personel ushtarak japonez i janë bashkuar përpjekjeve të shpëtimit. Më shumë se një mijë vetë thuhet se kanë vdekur.

Rreth 400 trupa u gjendën në qytetin e Rikuzentakada dhe media japoneze thotë se dhjetë mijë vetë nuk dihet se ku janë në qytetin e Minamisanriku.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on Japoni:Nuk ka rritje të niveleve të radiacionit

Franca njeh zyrtarisht rebelët në Libi


Franca është vendi i parë që ka njohur zyrtarisht këshillin kombëtar të Libisë, dhe ka thënë se është grupi i vetëm legjitim që përfaqson popullin e Libisë.

Ky njoftim u konfirmua me një deklaratë pas takimit mes presidentit francez Nicolas Sarkozy, dhe dy delegatëve të këshillit kombëtar të Libisë.

Ndërkohë bëhet e ditur se një anëtar i rrethit të ngushtë të Gaddafit, Abdelrahman al-Zawi, ka arritur në Kajro.

Qëllimi i vizitës nuk është i qartë por ka njoftime që thonë se ai ka kërkuar një takim me udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit.

Ekipi i BBC-së torturohet

Ndërkohë tre anëtarë të televisionit arab të BBC-së që gjëndeshin në Libi për të mbuluar konfliktin atje tregojnë se si u kapën, i’u vënë prangat dhe u rrahën nga forcat e qeverisë.

Të tre personat i’u nënshtruan një eksekutimi të rremë dhe u mbajtën në qeli me sytë e lidhur dhe gjatë gjithë natës dëgjonin britamt e njerëzve që toruturoheshin në qelitë pranë.

Ata tregojnë se një djalë i ri i cili ishte i tmerruar dhe i bindur se do të vdiste.

Kishte edhe gra të plagosura nëpër qeli dhe burra me fytyra me plagë dhe brinjë të thyera.

Ekipi i BBc-së është larguar nga Libia tashmë, ata u kapën në qytetin e Zawiyës ku rebelët u sulmuan rëndë nga forcat e Gaddafit.

Red Cross njofton se Libia është mërthyer nga një luftë civile dhe është ankuar se organizata nuk ka qasje në zonat ku bëhen luftimet.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on Franca njeh zyrtarisht rebelët në Libi

Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë


Forca paqëruajtëse e NATO-s prej të martës ka përgjysmuar praninë e saj në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka konfirmuar se numri i ushtarëve është ulur në 5 mijë e 500 nga rreth dhjetë mijë sa kishte ky mision.

Reduktimi i trupave të Aleancës Veriatlantike po bëhet mbi bazën e një plani të miratuar vitin e kaluar nga NATO-s për zvogëlimin e misionit të saj në Kosovë, siç thuhet, në përputhje me përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të forcave vendore të sigurisë.

Zyrtarë të KFOR-it kanë thënë se pavarësisht reduktimit të trupave, misioni paqëruajtës i NATO-s është i gatshëm që të reagojë në çfarëdo situate.

Pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova në vitin 1999, NATO dërgoi në Kosovë rreth 50 mijë ushtarë, por numri i tyre u reduktua në vazhdimësi.

Gjatë kësaj periudhe, disa shtete anëtare të NATO-s, në mesin e të cilave edhe Britania e Madhe kanë tërhequr të gjitha trupat e tyre nga Kosova.

Aktualisht në KFOR kontribuojnë 31 shtete, në mesin e të cilave edhe kontribueset më të mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca dhe Italia.

 

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on Përgjysmohet prania e NATO-s në Kosovë

BBC mbyll shërbimin në shqip më 28 shkurt


BBC në shqip do të ndalojë më 28 shkurt 2011 transmetimet e saj për dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetkë, 18 vjet pas rifillimit të transmetimeve radiofonike.

Gjatë viteve që nga 28 shkurti 1993 BBC-ja është munduar të jetë një burim i besueshëm, i paanshëm, i saktë informacioni.

BBC në shqip rifilloi të transmetonte kur në Shqipëri po hidhte rrënjë sistemi shumëpartiak, kur në Kosovë po shtohej shtypja e regjimit serb të Milosheviqit.

BBC ka qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët në këto vite, ngritja e demokracisë, trazirat sociale në vitin 1997 në Shqipëri, bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1998-1999, arritja e ëndrës së Kosovës për pavarësi në vitin 2008, konflikti i armatosur në Maqedoni në vitin 2001.

BBC mbyll pesë shërbime

Shërbimi Botëror i BBC-së ka njoftuar se do të mbyllë shërbimet në pesë gjuhë – maqedonisht, portugalisht për Afrikën, serbisht, dhe shqip; si edhe shërbimin në anglisht për rajonin e Karaibeve.

Kjo është pjesë e reagimit të tij ndaj shkurtimit në financimin e tij në formë Granti nga Ministria e Jashtme (Foreign & Commonwealth Office) e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky shkurtim është pjesë e një ristrukturimi të Shërbimit Botëror të BBC-së për të plotësuar objektivin prej 16 përqind në kursime që u njoftua gjatë Rishikimit të Shpenzimeve nga qeveria më 20 tetor të vitit të shkuar.

Drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së Peter Horrocks tha: “Këto mbyllje nuk janë pasqyrim i punës së shërbimeve apo programeve individuale. Ato janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për audiencat e tyre dhe për BBC-në.

“Kjo ndodh thjesht sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqëndrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikimin më të madh.”

Të mërkurën Shërbimi Botëror njoftoi se rreth 650 punonjës të tij – një e katërta e stafit – do të humasë vendet e punës, shumica në vitin e parë, pjesa tjetër në vitet pasardhëse.

Burimi: BBC

Posted in BotaComments Off on BBC mbyll shërbimin në shqip më 28 shkurt

BBC mbyll shërbimin në shqip


Shërbimi Botëror i BBC-së ka njoftuar se do të mbyllë shërbimet në pesë gjuhë – maqedonisht, portugalisht për Afrikën, serbisht, dhe shqip; si edhe shërbimin në anglisht për rajonin e Karaibeve.

Kjo është pjesë e reagimit të tij ndaj shkurtimit në financimin e tij në formë Granti nga Ministria e Jashtme (Foreign & Commonwealth Office) e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky shkurtim është pjesë e një ristrukturimi të Shërbimit Botëror të BBC-së për të plotësuar objektivin prej 16 përqind në kursime që u njoftua gjatë Rishikimit të Shpenzimeve nga qeveria më 20 tetor të vitit të shkuar.

Drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së Peter Horrocks tha: “Këto mbyllje nuk janë pasqyrim i punës së shërbimeve apo programeve individuale. Ato janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për audiencat e tyre dhe për BBC-në.

“Kjo ndodh thjesht sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqëndrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikimin më të madh.”

Të mërkurën Shërbimi Botëror njoftoi se rreth 650 punonjës të tij – një e katërta e stafit – do të humasë vendet e punës, shumica në vitin e parë, pjesa tjetër në vitet pasardhëse.

Burimi: bbc

Posted in BotaComments Off on BBC mbyll shërbimin në shqip

Advert

Archives