Recently in Shkence Category

VOA - Ora më e saktë e botës - gabon një sekondë në 200 milion vjet

nga Shelley Schlender,  Boulder, Kolorado

Shkencëtarët në Universitetin e Kolorados në qytetin Boulder, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë, kanë krijuar një orë e cila gabon vetëm një sekondë në 200 milion vjet. Kjo është dy herë më e saktë se ora matëse zyrtare e përdorur në Shtetet e Bashkuara, e cila kontribuon në saktësinë e orës zyrtare botërore.

Në një dyqan të mbushur me orë të vjetra, asnjëra prej tyre nuk rreh njëlloj. Kjo sepse minutë pas minute, javë pas jave, shumica e pajisjeve që masin kohën e humbin saktësinë.

Por me ritmin të shpejtë që lëviz bota sot, për shumë procese duhet më shumë saktësi. Në një laborator në Universitetin e Kolorados, profesori i fizikës, Xhun Ji thotë se ora eksperimentale e ekipit të tij mund të bëhet një nga orët më të mira. Kjo për arsye se ajo rreh miliona herë më shpejt se një orë e vjetër.

Është më e saktë edhe se ora standarte zyrtare e Shteteve të Bashkuara, një orë e sofistikuar atomike që gabon me një sekondë në 80 milion vjet. Zoti Ji thotë se ora e re është me shumë se dy herë e saktë sepse ajo punon me rrahje më të shpejta. "Parimi i përgjithshëm është se kur prodhon një orë, duhet që lëkundja bazë të jetë sa më e shpejtë që të jetë e mundur, gjë që të krijon mundësinë për të gjetur shumë më shpejt gabimet."

Sa e shpejtë është një dridhje? Një orë e vjetër bën tik-tak një herë në sekondë. Orët më ekzakte që janë sot në përdorim numërojnë rrahjen natyrale brenda një atomi që vjen nga luhatjet e energjisë me miliarda herë në sekondë. Fizikani Andru Ludlou, i cili është duke punuar me Xhun Ji, thotë se ora e re e ekipit të tij gjithashtu varet nga një atom. "Atomi, që zëvendëson pendulin e një ore të vjetër, lëviz para-mbrapa dhe duke numëruar lëvizjet ashtu siç ndodhin, në atë mënyrë kontrollon dhe kohën. Në të njejtën mënyrë, atomi ka një frekuencë lëkundjeje natyrale. Ne po mundohemi të numërojmë këto dridhje, për të parë se si po përparon atomi dhe që në fund të fundit është orë."

Zoti Ludlou thotë se ajo që ndryshon në orën e re është se si ajo numëron lëkundjet. Një nga orët më ekzakte në ditët e sotme është ora standarte amerikane në Insitutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë në Boulder. Ajo punon nëpërmjet shpërthimeve radioaktive të mikrovalëve për të bërë numërimin.

Por, ndërsa këto mikrovalë lëvizin me një shpejtësi të jashtëzakonëshme, ato humbasin shumë rrahje. Zoti Ludlou thotë se ora e re eksperimentale përdor diçka që lëviz edhe më shpejt dhe që kap më shumë rrahje: rrezen lazer.

Për të përdorur këtë orë me precizion super të lartë duhen një numër i jashtëzakonshëm pajisjesh. Në laborator janë katër tavolina, secila në madhësinë e një kamioni të vogël, të mbuluara me tela, pompa vakumi, lazër, pasqyra, kuti metalike dhe xhama zmadhues. Andru Ludlou thotë se kjo është diçka e pritshme. "Nuk do ta vëmë që nesër në dorë, natyrisht."

Por, komjuterat e parë në botë zinin një dhomë të tërë dhe sot disa pajisje komjuterike mund të vihen në kyçin e dorës. Kështu, zoti Ludlou thotë se orët më të sakta do të përmirësojnë sistemin e komunikimit pa kabllo dhe sitemet satelitore në anijet kozmike që do të shërbejë për zbulimin e botëve të tjera.

VOA - Agjencia Europiane e Hapësirës lëshon anijen robot drejt S.O.N

 

Agjencia europiane e Hapësirës kreu lëshimin e parë të një anije robot të ndërtuar për t'u ankoruar automatikisht me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija robot me një ngarkesë 20 tonëshe u ngrit sot nga Guajana franceze e lëshuar nga një raketë e fuqishme. Anija do të dërgojë furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Të martën agjencia amerikane e hapësirës ka në plan të nisë anijen Endevër për në mision në këtë stacion.

Gjatë fluturimit të Endevërit, anija evropiane do të jetë rreth dy kilometra nga stacioni dhe nga anija amerikane. Roboti europian do të ankorohet në stacion vetëm pas kthimit të anijes Endevër në Tokë.

squba.jpgSwitzerland, - Logoreci - sQuba, nga Rinspeed makina e se ardhmes ne panairin e Gjeneves. Shiko Videon>>>

 

Zvicer, Bosi I Rinspeed companise se madhe zvicerane qe bashkpunon me "Porche" dhe "Bayer" Frank M. Rinderknecht komunikoi se makina e firmes se tij do te paraqitet ne panair muajin e ardhshem.

Panairin e veturave zhvillohet ne Gjeneve te Zvicres me mars 2008. SQuba eshte makina e pare ne bote qe mund te zhytet nen uje. Ndertimi i trupit te makines eshte bere me componente te karbonit. Ajo punon me motor elektrik me fuqi prej 37 kW kur ecen ne toke. Drejtohet nga nje system elektronik automatic dhe mund te zhytet ne uje deri ne 10 meter. Nen uje ajo leviz e shtytur nga dy motorre  "Jet" me fuqi 3.6 kW. Ajo do te perdore rrotat e kompanise se madhe italiane 'Pirelli'

Shiko sQuba Video>>>

Nokia, telefonat e se ardhmes

|
nokia1.jpgNokia, gjigandi Finlandez i telefonave celulare, qe shume prej nesh jane mesuar ti perdorin cdo dite po pergatitet te hedhe ne treg disa lloje telefonash te rinj. Telefonet e rinj do te kene ndryshime thelbesore teknologjike ne krahasim me paraardhesit. Nokia per te ulur konsumin e energjise ka prodhuar te shtuquajturin Eco Sensor Concept dhe ai do te kete  NFC (near field communication) qe eshte nje grup sensoresh diellore qe furnizojne telefonin qe gjithashtu ushqehet kenetikisht (nga levizja) ose nga energjia e nxehtesise se kontaktit. Ekrani likuid eshte zevendesuar me Nanoink nje ekran plastik shume me rezistent se likuidi i perbere me sensore shume te vegjel qe marrin ngjyre nga informacioni. Nokia Eco Sensor pervec sherbimeve qe afrojne paraardhesit e tij do te kete nder te tjera edhe:

Monitorim
  • Atmosferik, niveli i gazit, monoksid karboni, nivelin e ozonit etj.
  • Radiacioni ultraviolet
  • Sistem drejtimi dhe lajmerimi ne raste katastrofash ne zonen ku qendron
Shendetesia
  • Detektor levizje
  • Monitor i rrahjeve te zemres
  • Monitor i nivelit te zhurmave.
Monitorimi i kohes
  • Presioni i ajrit
  • Matja e lageshtires
  • Temperature sensor
  • Lajmerimi per zona te rreziqeve natyrore

... dhe shume te tjera... www.nokia.com

NASA, USA, -VOA - Anija Atlantis u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

 

Anija e hapësirës Atlantis përfundoi, para se të ankorohej në stacionin orbital ndërkombëtar, një kontroll të gjendjes së saj duke u rrotulluar para ekuipazhit të stacionit.

Kjo i lejoi ekuipazhit në stacion të shikojnë për dëmtime të mundshme në pajisjet që e mbrojnë anijen nga nxehtësia. Agjensia amerikane e hapësirës NASA shprehu shqetësim për dëmtimin e disa pjesëve të pajisjeve izoluese të anijes gjatë nisjes të enjten. Kamerat tregojnë se anija kishte humbur materialin izolues në tri vende.

Një inspektim i mëhershëm nga ekuipazhi nuk kishte gjetur dëmtime të rëndësishme. Anija e hapësirës Atlantis po dërgon në stacionin ndërkombëtar të hapësirës një laborator shkencor evropian të quajtur Kolumbus që kushton rreth 2 miliardë dollarë. Laboratori, i cili e merr emrin nga eksploratori italian i shekullit të 15 Kristofor Kolombi, synon të bëjë studime të metejshme në fusha si ndikimi i udhëtimeve në hapësirë te qëniet njerëzore.

 

ESA, BE - VOA - Mision i Observatorit të Agjencisë Evropiane të Hapësirës

 

Në lartësitë e maleve të ishujve Kanarie, që i përkasin Spanjës, po përdoret një teleskop i fjalës së fundit, i cili ka për qëllim të diktojë mbeturinat që enden në hapësirë dhe që mund të përbëjnë rrezik për astronautët.

Observatori Tiede i Agjencisë Europiane të Hapësirës po përdoret jo vetëm për të diktuar por edhe për të kataloguar mbeturinat në hapësirë të cilat mund të njohen nga lloji i trajektores që përshkojnë. Shumica e objekteve që vëzhgohen ndodhen rreth 36 mijë kilometra nga toka.

Gjatë 20 viteve të fundit, numri i mbeturinave në hapësirë është shtuar mjaft dhe observatori është në gjendje të diktojë objekte me diametër deri në 10-15 centimetra. Shkencëtarët thonë se mbetje të tilla që enden në orbitë shkaktohen zakonisht nga satelitë të cilët nuk janë më në përdorim.

Sipas agjencisë në fjalë, numri i objekteve me madhësi më tepër se 1 centimetër që sillen rreth planetit Tokë i kalon të 1 milionët. Një numër i konsiderueshëm ky po të kihet parasysh se çfarë dëmi mund t'i shkaktojnë objekte të tilla, qoftë edhe të vogla, mburojës së një anijeje të hapësirës me njerëz e cila udhëton me shpejtësi mjaft të madhe.

 

Montekarlo, - Euronews - Vizualizimi 3d i mjedisit

 

Te vizualizosh mjedisin tone fale internetit tani eshte nje praktike e njohur. Por perveç Google Earth ka edhe shume faqe te tjera qe te japin mundesine qe te lundrosh ne gjeografine e planetit. Nje i tille eshte Geoportail i cili eshte paraqitur ne Fiera e Imazhit ne Montecarlo.. Duke marre te dhenat e Institutit Kombetar te Gjeografise ne France, ai perdor te dhena precise dhe nje rezolucion shume te larte. Keto e radhisin Geoportail me lart se Google Earth. Menjehere ka gjetur perdorim te gjere nder arkitekte dhe urbaniste si dhe specialiste te fushave te ndryshme. Tani per tani ai mbulon vetem teritorin francez ne 3d me pretendimin e mbulimit te gjithe botes.

Siena, 25 Jan, (ANSA) -Shpejt do te jete gati vaksina kunder Menengjitit B. Keshtu komunikoi perfaqesuesi I deges se Vaksinave Novartis Rino Rappuoli. Ai sqaroi se duhen edhe dy vjet pra ne vitin 2010 qe cdo gje te perfundoje dhe vaksina te dale ne qarkullim
ESA, Europe, 25 Jan (Euronews) - A jane kometat qe prune jeten ne toke? Nje hipoteze per te cilen punon sonda e hapsires Rosetta, e cilla leviz ne gjuajtje te kometave  e leshuar ne 2004 nga ESA Agjencia e Hapsires se Europes, Sonda do te kaloje ne ditet e ardheshme afer Tokes dhe do te ndjeke nje komete per te vazhduar zbulimin e histories se sistemit tone djellor.

About this Archive

This page is a archive of recent entries in the Shkence category.

Shëndetësi is the previous category.

Sport is the next category.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en