Categorized | Art - Kulture, Shqiperia

Ndahet nga jeta aktori Minella Borova

Minella Borova ndërroi jetë në Buenos Ajres, Argjentinë, ku edhe jetonte prej disa vitesh.

Minella Borova lindi në vitin më 22 shkurt 1947 në Korçë. Kreu studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Punoi ne teatrin “A.Z Cajupi” të Korçës deri në vitin 1979, më pas si pedagog i “Mjeshtërisë së aktorit” në Institutin e Lartë të Arteve, deri në vitin 1989 dhe si specialist i teatrit në Ministrinë e Kulturës, deri më 1991.Në vitin 1993 emigroi per gati 15 vjet në Argjentinë, për t’u rikthyer serish ne vitin 2006, ku edhe nisi punë si specialist i teatrit në Qendrën Ndërkombetare e Kulturës “Pjeter Arbnori”. Roli i tij i parë është ai i Lirimit në dramën “Njollat e murrme” (1969) te Minush Jeros me regji te Mihallaq Luarasit, me të cilin fitoi edhe çmim si “Aktor i ri”.  Ndër rolet më të realizuar të tij janë: Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, 1970; Martini te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agolli, 1972; Stenli Kor tek “Engjëjt e sketerrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, 1972; mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, 1974; hetuesi te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Lacos, 1978; Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafezezit, 1984; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahes*, 1986 etj. Në vitin 2007 pas një ndërprejeje rreth 15 vjecare, luajti rolin e protagonistit në dramën “Duke pritur Hënën” e Karlos Maria Alsina.

Minella si aktor i filmit, ka realizuar figura të dimensioneve e karaktereve të ndryshme si tek “Udhëtim në pranverë”, “Rrugë të bardha”, “I treti”, “Pylli i lirisë”, “Rrethimi i vogël”  e  “Në fillim të verës”. Ai ka shkruar edhe mjaft artikuj kritikë per teatrin, sidomos në vitet 1980-1990.

Comments are closed.

Advert

Archives