Përdorimi i tastierës angleze me shkronjat ë dhe ç

Përdorimi i shkronjave shqipe ë dhe ç me tastierën angleze.
Ky aplikim është bërë për tu përdorur vetëm për tastierat e pc desktop, pasi vendosja e
shkronjave ë dhe ç është bërë në vend të numrave 1, 2, 3, 4, në krye të tastierës dhe për
lehtësi nuk përdoret shift as ctrl e alt, ndërkohë ne mund të perdorim numrat në të djathtë.

Dhe respektivisht

1 = ë
2 = Ë
3 = ç
4 = Ç
5 = €

Ky aplikim punon ne Windows XP dhe jo ne windows Vista dhe 7 .

Aplikimin mund ta merrni në adresën:
http://windows.filedish.com/english-albanian-custom-keyboard.html

Posted in Shqiperia, WebComments Off on Përdorimi i tastierës angleze me shkronjat ë dhe ç

33 vende duan të kenë adresa interneti me fjalorin e vet

33 shtete dorëzuan kërkesën për të patur emra domeinesh në Internet, ku të përdoret alfabeti kombëtar, njoftoi Përfaqësuesja e korporatës për drejtimin e hapësirës adresore  të Internetit ICANN Tina Dam në konferencën ndërkombëtare të administratorëve dhe regjistruesve të Internet-domeineve. Sipas fjalëve të saj, në qoftë se kërkesat do të përmbushen, atëherë adresa e site-ve të Internetit do të duhet të shkruhen edhe në 22 gjuhë të tjera.

Burimi :Zeri i Rusise

Posted in WebComments Off on 33 vende duan të kenë adresa interneti me fjalorin e vet

Policia britanike heton kundër Google

Operatori amerikan i kërkimit në internet, Google është duke rënë në presion gjithnjë e më të madh për shkak të mbledhjes së të dhënave private nga rrjetet e pasiguruara telefonike wireless. Edhe në Britaninë e Madhe, autoritetet kanë filluar hetimet për shkelje të mundshme të ligjeve për ruajtjen e të dhënave. Në SHBA, disa shtete federale janë bërë bashkë për të gjetur nëse Google ka shkelur ligjet me mbledhjen e të dhënave. Ndër të tjera do të mësohet nëse Google ka bërë vlerësim të të dhënave, dhe nëse po me çfarë qëllimi. Edhe në Gjermani prokuroria është duke zhvilluar hetime. Në muajin maj Google pranoi se ka mbledhur të dhëna nga më shumë se 30 vende nga rrjetet e pasiguruara wireless, në kuadër të shërbimit “Street View” të fotografimit të rrugëve. Firma foli për një pakujdesi.

Burimi DW

Posted in Bota, WebComments Off on Policia britanike heton kundër Google


Advert

Archives