Archive | Shkence – Teknologji

Shi meteoresh mbi Rusi

Një shi meteoresh sot ne qiellin e Uraleve, frikesoi banoret vendas me zhurmen e madhe te “sonic boom”, me rete e bardha te leshuara pas dhe duke goditur njerez e ndertesa.

Sipas agjencise Reuters meteoret goditen qytetin CHELYABINSK 950 milje ne lindje te Moskes. Sipas agencise Ruse te Hapsires Roscosmos, copat meteorite duke levizur me shpejtesi prej 19 milje per sekonde e duke leshuar nje njolle tymi prej 150 miljesh te gjate goditen token. 500 njerez jane plagosur

nga copat e xhamave te thyrjeve te dritareve ose copa nga demtimi i ndertesave dhe jane demtuar ndertesa, makina, eshte nderprere komunikimi i sherbimit celular.

Qendra e Hapsires e Europes lajmeroi se nuk ka lidhje midis shiut te meteoreve qe goditi Rusine sot me asteroidin qe do te kaloje sot afer tokes.

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Shi meteoresh mbi Rusi

Asteroidi 2012 DA14 do te kaloje afer tokes

Agencia e hapsires e SHBA, NASA njoftoi se asteroidi i koduar si 2012 DA14 nuk ka asnje shans qe te godase token, por do te levize ne rrethin e sateliteve te telekomunikimit dhe GPS. Ai do te kaloje me dt 15 shkurt nga Antarktida deri ne Sumatra ne Indonezi ku eshte pika me e afert me token ne lartesine 26,700 kilometra ne oren 14:25 minuta me oren lindore te amerikes ose 20 e 25 minuta me oren e Shqiperise.


Qe nga ora 2pm ose (20 ora e shqiperise kanali Tv i NASA (ne web www.nasa.gov/ntv) do te transmetoje drejtperdrejt per 30 minuta levizjen e asteroidit te shoqeruar me komentin e asrtronomeve.
Asteroidi eshte rreth 45 m i gjate dhe peshon afersisht 130.000 ton dhe leviz me shpejtesi 29,000 km per ore.

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Asteroidi 2012 DA14 do te kaloje afer tokes

Filloi transmetimet televizioni i parë Ultra HD për Evropën

Eutelsat Communications ka lançuar kanalin e parë Ultra HD në Evropë më datën 8 janar.

Ai transmeton përmes satelitit në rezolucion 3,840 x 2,160 (4K) në 50 frames per second.

Transmetimet janë në formatin MPEG-4, realizohen me ndihmën e kompresimit të videos nga ofruesi i zgjidhjeve ATEME si dhe transmetohet në 40 Mbps.

Kjo sasi është mbi dyfishin e gjerësisë së bandës që përdoret nga pjesa më e madhe e trasmetuesve por nuk tregon domosdoshmërisht të ardhmen e përdorimit për transmetime të tilla Ultra HD, pasi pritet që ato të përdorin një kodeks më efiçent HEVC. Ky i fundit varet nga hapësira e ngjyrave dhe faktorë të tjerë.

Faktikisht, të paktë janë konsumatorët që do të përfitojnë nga kjo teknologji, pasi edhe numri i televizorëve jashtëzakonisht të shtrenjtë Ultra HD kufizohet në tre.

marre nga: PCWorld Albanian

Posted in Art - Kulture, Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Filloi transmetimet televizioni i parë Ultra HD për Evropën

Censusi: Shqipëria ka 8% më pak banorë se 10 vjet më parë

Instat jep të rezultatet përfundimtare të Censusit. Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ka reduktuar në 2.821.977 persona popullsinë në Shqipëri. http://census.al/census2011/GeneralInfo.aspx?lang=sq

Shqipëria ka zyrtarisht 2 milionë e 821 mijë e 977 banorë. Kjo është shifra që jep sot INSTAT mbi censusin e zhvilluar në tetor  2011.

Sipas shifrave zyrtare të INSTAT-it, rreth 83% e të anketuarve janë deklaruar me kombësi shqiptare, 14% nuk kanë preferuar të deklarohen, 0,87% kanë deklaruar kombësinë greke ndërsa  0,3% kanë deklaruar se janë romë, 0,2% janë deklaruar me kombësi maqedonase .

Bie në sy se krahasuar me shifrat e censusit të vitit 2001 ka një rënie të popullsisë banuese me 8%. Numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3.069.275. Madje popullisia është edhe 9 mijë e 764 më e ulët se shifra që INSTAT publikoi në dhjetor të 2011, 2 milionë e 831 mijë e 741 shqiptarë, bazuar në rezultatet paraprake.

Rënia e popullsisë me 8% në dhjetë vetë

Shkak i uljes se numrit të popullsisë janë rritje e emigracionit dhe ulja e lindshmërisë. “Nga rezultatet përfundimtare të censusit të popullsisë dhe banesave 2011 rezulton se popullsia rezidente është 2.821.977. Numri total i refuzimeve është 21.839 persona. Krahasuar me censusin e vitit 2001 vërehet një rënie e banorëve me 8%. Analizat pararake na dëshmojnë se emigracioni dhe lindshmëria janë dy faktorët kryesorë përgjegjës të rënies së numrit të popullsisë, të cilat kërkojnë analizë të hollësishme në të ardhmen.” – ka deklaruar Ines Nurja, drejtoresha e Institutit të Statistikave.

Kombësia. 83% janë shqiptarë, 14% nuk shprehen për kombësinë, 0,87% grekët

Sipas INSTAT-it, 83% e të anketuarve janë deklaruar me kombësi shqiptare, ndërsa 14% nuk kanë dashur të shprehen për kombësinë e tyre. 0,87% kanë deklaruar kombësinë greke, 0,30% kanë deklaruar romë, ndërsa 0,2% janë deklaruar me kombësi maqedonase.

Rezultatet e censusit që lidhen me kombësinë, pritet të rindezin debate të forta veçanërisht mes shoqatave të minoritetit grek që janë shprehur kundër censusit.

Besimi fetar Vetëm 56,7% janë deklaruar myslimanë, katolikët më të shumtë se ortodoksit

Një rezultat që bie në sy janë shifrat mbi besimin fetar. Të dhënat e mbledhura nga Censusi tregojnë se 13,79% nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje. Për tri komunitetet më të mëdha fetare në Shqipëri, shifrat janë këto: 56,70% janë deklaruar myslimanë, 10,03% katolikë dhe 6,75% ortodoksë. Për herë të parë katolikët kapërcejnë në numër ortodoksit. Ateistë janë deklaruar 2,5%, bektashinj 2,09%, ndërsa evangjelistë 0,14%. Të krishterë të tjerë 0,1%, besimtarë të pa karakterizuar 5,53%, besime të ndryshme 0,2%.

Gjuha shqipe, gjuha amtare e 99% të popullsisë

Një risi e këtij censusi është përfshirja në formular e pyetjeve mbi gjuhën amtare. 99% e të pyeturve ka si gjuhë amtare shqipen, më pas vjen gjuha greke me 0,54%, gjuha maqedonase me 0,16, romë dhe arumunë me 0,14 %, egjiptianë 0,12%, malazezë 0,01%, të tjerë 0,1%.

Posted in Shkence - Teknologji, ShqiperiaComments Off on Censusi: Shqipëria ka 8% më pak banorë se 10 vjet më parë

Vdiq Rita Levi Montalcini, shkencetarja me e madhe e shekullit

Rita Levi Montalcini lindi ne Torino, i jati Adamo Levi, inxhinier elektronik dhe matematicien dhe e ema Adele Montalcini piktore. Ne moshen 20-vjecare vazhdoi shkollen mjekesore te Giuseppe Levi (mesues i 3 laureateve nobel). Ne 1936 mbaroi Universitetin e Torinos per Mjeksi e kirurgji dhe me pas u specializua per neurologji dhe psikiatri. Deri ne vitin 1947 punoi si mjeke dhe vazhdoi studimet per sistemin nervor. Ne kete vit shkoi ne ShBA si Docente e katedres Neurobiologjise ne Universitetin Washington ne St Luis. Megjithese qendroi ne ShBA deri ne vitin 1977 ajo ishte dhe drejtore e Laboratorit te Biologjise Celulare prane Consilio Nazionale delle Richerche.
1986 mori Cmimin Nobel per Mjeksi (per rritjen e qelizave nervore dhe krijimin e kancerit dhe semundjes se Parkinsonit dhe Alzheimer).
Ne 1987 mori cmimin National Medal Of Science, cmimi me i larte i shkences ne ShBA
Anetare e shume Akademive te Shkencave ne bote.
Nga viti 1989 deri ne 1995 punoi prane Instituto di Neurologia del Centro Nazionale delle Ricerche
Nga viti 1993 deri ne 1998 Presidente e Instituto dell’Enciclopedia Italiana.
Qe nga viti 2001 Senatore e Perjeteshme ne Senatin Italian.
Rita Levi Montalcini vdiq me 30 dhjetor 2012 ne shtepine e saj ne Rome ne moshen 103 vjec.

Njerezimi humbi ate qe e quajten shkencetarja me e madhe e shekullit.

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Vdiq Rita Levi Montalcini, shkencetarja me e madhe e shekullit

Shqiptaret ne raportin e Forumit Ekonomik Boteror

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2011 rendit në mes të 142 shteteve shqiptarët:

Për Përdorimin e celularëve                             ne vendi e    19
Për Tarifat për komunikimin                              ne vendi e    96
Për Përdorimi i internetit                                   ne vendi e    55
Për Tarifat për internetin                                     ne vendi e    36
Për Përdorimi i rrjeteve sociale                       ne vendi e    37
Për Thithja e teknologjisë nga kompanitë    ne vendi e    73
Për Kapacitetet për inovacion                          ne vendi e    119
Për Trajnimi i stafit për TI                                  ne vendi e    32
Për Përdorimi i internetit në biznes               ne vendi e    74
Për Mbulimi me rrjet në vend                          ne vendi e    69
Për Aksesi në pajisjet shifrore                        ne vendi e    87
Për Mundësimi i teknologjisë së fundit         ne vendi e    75

Posted in Bota, Shkence - Teknologji, ShqiperiaComments Off on Shqiptaret ne raportin e Forumit Ekonomik Boteror

Prova e ADN krijon hartën gjenetike të popullatave të Ballkanit.

U prezantua në simpoziumin “Imunologjia në erën e re gjeonomike”, në Shërbimin Universitar të Imunologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Ministria e Shëndetësisë,  studimi krahasues që përfshin të gjitha popullatat e rajonit. Studimi i polimorfizmit imunogjenetik në popullatat shqiptare u realizua me metodat e fundit të biologjisë molekulare, ndërsa studimi i distancave dhe hartave gjenetike u krye me metodologjitë më bashkëkohore antropologjike, si dhe me programe kompjuterike të specializuara. Rezultatet e studimit bënë të mundur ndërtimin e hartës aktuale gjenetike të popullatave që jetojnë në rajonin ballkanik, duke paraqitur me anë të “provës së ADN-së” raportet e këtyre popullatave në këtë rajon. Studimi përfshiu, përveç popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, edhe 10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike. Përfundimet e këtij studimi vënë qartë në dukje afërsinë gjenetike midis popullsive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës dhe popullatave te tjera. Shefit të shërbimit të imunologjisë, Genc Sulçebe thote “Ajo që bie në sy në studimin tonë, është fakti se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike në rritje nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08)”, ndërsa popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare.

Posted in Shkence - Teknologji, ShqiperiaComments Off on Prova e ADN krijon hartën gjenetike të popullatave të Ballkanit.

Nuk parashikohen ndryshime në punën e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar

EPA Partneret e programit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar – agjencitë hapësinore ruse, amerikane, evropiane, kanadeze dhe japoneze – po studiojnë bashkarisht situatën emergjente që u krijua pas lëshimit të pasuksesshëm nga kozmodromi Bajkonur të anijes kozmike të mallrave “Progress”.
Komisioni që u krijua urgjentisht nga Agjencia Federale Kozmike e Rusisë “Roskozmos” tashmë arriti të përcaktojë, se rënia e anijes kozmike ruse të mallrave “Progres M-12M” ndodhi për shkak të mosfunksionimit të motorit të shkallës së tretë të raketëmbajtëses “Sujuz-U”.
Tani do të pezullohen lëshimet kozmike deri sa të verifikohen të gjitha raketëmbajtëset e konstruktuara dhe ato në prodhim e sipër. Para së gjithash kjo ka të bëjë me lëshimin e raketëmbajtëses “Sojuz”, e cila në fillim të shtatorit duhet të nxjerrë në orbitë satelitin e sistemit rus të navigacionit GLONASS. Përveç kësaj, do të reformohet sistemi i kontrollit të cilësisë së aparateve kozmike dhe komponenteve të tyre. Një urdhër i tillë u dha nga Kryeministri Vladimir Putin.

E megjithatë, ekspertët janë mëse të bindur se lëshimi i raketëmbajtëseve “Sojuz” do të rifillojë së shpejti. Përfaqësuesja e NASA-s Kelly Humpherey të enjten deklaroi për gazetarët, se Agjencia nuk ka kurrfarë shqetësimesh në lidhje me fluturimet e mëtejshme në Stacionit Kozmik Ndërkombëtar si të pilotuara, ashtu dhe transportuese. “Roskozmos” konfirmoi edhe një herë se do të përmbushë të gjitha detyrimet e veta në kuadër të bashkëpunimit kozmik ndërkombëtar. Dhe se incidenti i fundit nuk do të ndikojë në kurrfarë mënyre në realizimin e programeve kozmike, theksoi eksperti i Institutit rus të Hulumtimeve Kozmike Aleksandër Rodin:
– Pavarësisht nga aksidenti që ndodhi, raketëmbajtësja “Sojuz” vazhdon të mbetet deri tani mjeti transportues më i sigurt, më i besueshëm kozmik. Unë mendoj se fluturimet do të rifillojnë së shpejti.
Askush nuk ka ndërmend ti kthejë para kohe kozmonautët dhe astronautët në Tokë.

Aktualisht në SKN punojnë 6 veta: 3 kozmonautë rusë, 2 astronautë amerikanë dhe 1 japonez.
Sipas njoftimeve të NASA-s, në rast nevoje ekuipazhi i SKN mund të jetojë në orbitë pa dërgesa mallrash deri në mars të vitit të ardhshëm. Por, me sa duket nga të gjitha, anëtarët e ekuipazhit nuk do të jenë të detyruar ti nënshtrohen provave të tilla. Lëshimi i radhës i anijes kozmike të mallrave “Progress” më parë ishte planifikuar për në tetor të këtij viti. Në lidhje me incidentin që ndodhi po shqyrtohet mundësia e nises së anijes transportuese të mallrave tashmë që në muajin shtator.

Burimi: Zëri i Rusisë

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Nuk parashikohen ndryshime në punën e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar

Google blen degën e telefonave celularë të Motorolas

Gjiganti i internetit Google ka blerë degën e telefonave celularë të Motorolas për 12,5 miliardë dollarë. Me këtë Google synon t’i japë shtysë të re sistemit vetjak të telefonave smartfon Android. Motorola e shkëputi pak kohë nga aktivitetet e tjera të koncernit degën e telefonave celularë. Dega e celularëve u nda nga dega e infrastrukturës, e cila ndërkohë është blerë nga Nokia Siemens Networks.

Burimi: DW

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Google blen degën e telefonave celularë të Motorolas

Anija Atlantis kthehet nga misioni i saj i fundit në hapësirë

Anija e Hapësirës Atlantis realizoi një zbritje të përsosur  sot duke i dhënë fund programit 30-vjeçar të misioneve të vatje-ardhjes në hapësirë. Anija që kishte në bord një ekuipazh me katër astronautë zbriti sot në Qendrën Kenedi të Hapësirës në Florida në orën 10 sipas Grinuiçit në kushte moti të mirë, e pritur me brohoritjet e qindra vetëve që kishin ardhur për të ndjekur mbylljen e një epoke në historinë e fluturimeve hapsinore:

Misioni 13-ditor i anijës së hapësirës Atlantis ishte fluturimi i saj i 33 dhe fundit, pas 26 vitesh në shërbim.
Një arritje e madhe gjatë tre dekadave të epokës së anijes është ndërtimi i stacionit të hapësirës, një objekt orbital shkencor për ndërtimin e të cilit u deshën 12 vjet dhe 37 fluturime të anijeve të hapësirës.
180 satelitë dhe objekte fluturuese të tjera janë dislokuar në hapësirë nga ana e gjithë flotës së anijeve të hapësirës.
Anija Atlantis do të vendoset  në Qendrën e Hapësirës Kenedi.
“Atlantis është e vetmja anije e hapësirës që NASA do ta mbajë  këtu në Qendrën e Hapësirës Kenedi dhe jemi me fat që ajo do të vendoset në këtë qendër”.
Atlantis u nis më 8 korrik drejt stacionit ndërkombëtar të hapësirës, dhe pas 13 ditësh në hapësirë dhe pas rifurnizimit të stacionit me artikuj të nevojshëm për një periudhë një vjeçare, të martën ajo filloi udhëtimin drejt Tokës.
Ulja e fundit e anijes ishte një ditë emocionale për shumë persona të cilët kanë punuar në këtë program.
“Ne e kemi ditur që nga viti 2004 se ky program do të mbyllej, por kjo me të vërtetë do të jetë dita e fundit e punës  për ne dhe përkon me ditën e uljes, kështu që unë mendoj se kjo do të jetë ditë një shumë emocionale”.

NASA tani do të mbështetet tek sektori privat për dërgimin e njerëzve dhe furnizimeve në stacionin ndërkombëtar të hapësirës.

 

Burimi: Zëri i Amerikës

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Anija Atlantis kthehet nga misioni i saj i fundit në hapësirë

Advert

Archives