Archive | Bota

Bota humbi Damiano Damianin

Ndahet nga jeta Damiano Damiani, aktor, shkrimtar dhe regjisor ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes 7 mars 2013, në shtëpinë e tij në Romë. Damiano Damiani ka lindur ne Pasiano di Pordenone ne Friuli, me 23 korrik 1922. Ka mbaruar studimet per pikture ne Akademine Brera, ne Milano.

Me 1947 realizoi dokumentarin “La banda d’Affori”, dhe me pas ne 1954 “Le giostre” ku ishte skenarist dhe regjisor. Filmi i pare i tij me metrazh te gjate ku beri regjine ishte ne 1960, “Il rossetto”, per te vazhduar me pas me “Il delitto Matteotti”, “Perché si uccide un magistrato” , “Il sorriso del grande tentatore” ne 1973-74, “Goodbye e amen”, e “Io ho paura” ne 1977. E me vone nje nga punet e tij te medha ishte gjigandi televiziv “La piovra”, (Oktapodi- i transmetuar edhe ne Shqiperi si ne shumicen e vendeve te botes). Po ashtu edhe filmat kinematografike: La moglie più bella (1970) (Gruaja me e bukur), Confessioni di un Commissario di Polizia al Procuratore della Repubblica (1971) (Rrefimet e komisarit te policise), paten jehone edhe ne Shqiperi si ne shume vende te botes.

Filma te tjere te tij gjithashtu te suksesshem qe siguruan edhe cmime ne festivalet nderkombetare ishin: Pizza Connection (1985), La grande incognita (1986), L’inchiesta, 1986, Imago urbis (1987), Gioco al massacro (1989), Lenin: The Train (1990, TV), Il sole buio (1990), Uomo di rispetto (1992), L’angelo con la pistola (1992), Una bambina di troppo (1994, TV), Ama il tuo nemico (1999, TV). Alex l’ariete (2000), Ama il tuo nemico 2 (2001, TV), Un altro mondo è possibile, 2001), Assassini dei giorni di festa (2002). Pas ketij viti Damiano u tërhoq nga kinematografia, për t’iu përkushtuar pikturës.

Me vdekjen Damiano Damianit bota e kinemase humbi nje nga regjisoret e saj me te medhenj.

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Bota humbi Damiano Damianin

Interviste e Ismail Kadare per revisten LA REVUE

“Një sfinks në dimër” titullohet intervista ekskluzive e Kadaresë, dhënë revistës mujore La Revue, në numrin e shkurtit 2013.

intervistoi Frederic Ferney

Shkrimtari i rikthehet me një “sprovë letrare” historisë dhe mitologjisë së këtij vendi të vogël – antik, i trazuar, i harruar nga Europa – që është i tiji: Shqipëria. Për të thuhet se është krenar, i zymtë, lunatik, i humb durimi me budallenjtë. Nuk gënjejnë. Ismail Kadare di edhe të jetë i ngrohtë, i gëzuar, ironik e i këndshëm. Është shpifur rreth tij për një kohë të gjatë, jashtë dhe brenda vendit të tij, është akuzuar dikur (ndonjëherë nga të njëjtët!) për “modernizëm”, për “antisocializëm” dhe pastaj për “nacionalizëm”. Ai u ka ikur gjithmonë kategorive ku e vendosnin. As shkrimtar zyrtar, as disident, sot ai u ka mbyllur gojën të gjithë përndjekësve të tij. Në krah të Philip Roth ose Haruki Murakami në listën e shkrimtarëve kandidatë për ‘Nobel’, Ismail Kadare, 77 vjeç, mbetet një autor i paklasifikueshëm dhe enigmatik. Është një bir Homeri që ka shkruar Iliadën  me bojën e Orwell ose Huxley. Vepra e tij – madhështore, paralajmëruese, muzgore, flet për të. Më tepër se 100 libra, ndër të cilët rreth 40 të botuar në frëngjisht – një Komedi Hyjnore në erën e stalinizmit.

Thoni Shqipëri dhe mendja ju shkon menjëherë te “Kadare”; shohim të valëvitet shqiponja me dy koka, emblema kombëtare ndërmjet djallit (Enver Hoxha) dhe ikonës (Nënë Tereza). Kadare ka mishëruar, dhe kjo ndonjëherë kundër dëshirës së tij, ndjenjën e fajit të Shqipërisë, skllave dhe zonjë në të njëjtën kohë; Koha nuk i ndan të gjallët nga të vdekurit. Historia është populluar nga fantazma dhe nga krime që i rivizitojnë njerëzit: udhëtohet ndërmjet qiellit dhe tokës – madje dhe nën tokë, sikur Zhyl Verni të kishte njohur Plutonin.

Gjithçka fillon nën shi dhe në baltë, gjithçka përfundon me erën, në një vjeshtë të përjetshme, a thua autori u mohon heronjve të tij ëmbëlsinë e një vere. Libri i tij i ri (Mosmarrëveshja, La discorde në frëngjisht, botimet Fayard), është një ese njëherazi kritike dhe satirike, ku ai na rrëfen peripecitë e një kombi të përçmuar nga Europa: Shqipëria. Me këtë rast, ai na priti në shtëpinë e tij, në Quartier Latin, ku jeton që prej vitit 1990.

Frederic Ferney: Si mund të jesh shqiptar?

Ismail Kadare: Sa për këtë, edhe unë vras mendjen! E dini se çfarë shkruante në shekullin II një autor latin, në Nuits attiques: “Në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”

 Frederic Ferney: Nuk është shumë e gëzueshme…

Ismail Kadare: Çfarë  t’i bësh fatit, atje u linda!

 Frederic Ferney: Ju vetë thoni për Shqipërinë: “Është një vend heroiko-absurd”

Ismail Kadare: Dhe përsëri jam treguar modest! Shqiptarët i janë nënshtruar zgjedhës turke dhe gjuha e tyre kombëtare ka qenë e ndaluar për 5 shekuj. Gjatë shekullit XX, ata përjetuan, njëra pas tjetrës, republikën, monarkinë, pushtimin hitlero-musolinian, komunizmin stalinist dhe maoist – një nga më të këqijtë që ka ekzistuar ndonjëherë. Shqipëria është një vend me histori të gjatë dhe tradita; qoftë brenda vendit, qoftë  me pushtuesit tanë apo me fqinjët që kanë dashur të sillen si të tillë, përballjet për pikëpamjet janë zgjidhur, për një kohë të gjatë, me armë dhe me kufoma të dergjura anëve të ndonjë lumi!

Frederic Ferney: Nga e ka origjinën urrejtja shekullore e serbëve dhe shqiptarëve?

Ismail Kadare: Ah, kjo… fillon që në shekullin VIII dhe IX, kur pushtuesit sllavë, të ardhur nga stepat e Uraleve, ushtruan mbi shqiptarët një trysni që tkurri territoret e tyre. Pati luftëra pa fund. Sllavët pushtuan përkohësisht Kosovën dhe një pjesë të Shqipërisë, pa arritur ta shkatërrojnë këtë vend të vogël që i ndan nga Adriatiku. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët çuditërisht donin të bënin për vete shqiptarët dhe, akoma më e çuditshme, i  klasifikuan ndër “racat superiore”. Ata donin që shqiptarët të kishin nën Rajhun e tretë, të njëjtin pozicion si nën Perandorinë Otomane. Ata bashkuan Kosovën me Shqipërinë. Nuk është nevoja t’ua them se nuk na leverdis t’ia dimë për nder Hitlerit këtë bashkim të përkohshëm. 

Historia e Shqipërisë është e mbrujtur me aleanca të tradhtuara, me pashallarë me koka të prera, me kalorës mizorë, me masakra, me mesha. Çfarë thesari për një autor romanesh!

Ndikimi i Perandorisë Otomane në Shqipëri është i pamatshëm, është një trashëgimi tragjike, groteske, burokratike, që at’herë totalitare, që ka rënduar mbi ndërgjegjet dhe ka ravijëzuar mentalitetet më fort se komunizmi. E dini, ka ende nostalgjikë për gjumin e thellë turk! Por, e vërtetë, është një rezervuar mitesh, heronjsh, tradhtarësh. Një thesar për letërsinë shqiptare që kumbon nga thirrjet dhe betimet për besnikëri ndaj Nënës Shqipëri, nga premtimet e ujitjes së saj me gjak, nga këngë të pasionuara ku ëndërrohet çlodhja mbi gjirin e saj. Por të gjitha këto himne të zjarrta, thjesht maskojnë realitetin: robërimin, diasporën, mërgimin.

Frederic Ferney: Kjo është e kaluara…

Ismail Kadare: Posi, vetëm me fjalë! Në shqip, numërojmë nga 2 në 5 në latinisht, më pas në turqisht, më pas në sllavisht, por shifra “1” thuhet njëlloj si para tre mijë vjetësh. Është një gjuhë më e vjetër se gjuha e Homerit. Si mund ta harrojmë të kaluarën? Ajo që europianët kanë harruar, është se Shqipëria është një zgjatim mitologjik i Romës dhe Greqisë.

Frederic Ferney: Sot Shqipëria është një republikë parlamentare demokratike dhe përfaqësuese që aspiron të pranohet në Bashkimin Europian, apo jo?

Ismail Kadare: Le të themi: një republikë e ngatërruar dhe e korruptuar, që ëndërron Europën, por që, për fat të keq, komuniteti europian nuk ka pikën e dëshirës për ta pritur krahë hapur.

Frederic Ferney: Përse ky rikthim i përjetshëm tek e kaluara, kur ajo është e dhimbshme, ky trazim i hirit, ky lëndim i plagëve të vjetra? Është mazokist shqiptari?

Ismail Kadare: Po.Popujt, nëse refuzojnë të gënjejnë veten, duhet të jenë të aftë për një ekzaminim të tillë. Ju mund të më thoni: është si të zbresësh në fund të një shpelle  të mbushur me skelete dhe flamuj të rreckosur, me armë të ndryshkura, me gazeta të vjetra të mbajtura nga spektrat. Po, objekte të panevojshme dhe që u përkasin legjendave, por që i duhen të vërtetës. Është pikërisht kjo që quajmë histori ose destin. Kësaj s’ke çfarë t’i bësh.

Frederic Ferney: Si do t’i përgjigjeshit ju atyre që mendojnë se kombi është vetëm një mbijetesë barbare?
Ismail Kadare: Ne kemi njohur shumë versione mitologjike dhe të njëpasnjëshme të kombit: feudal, republikan, perandorak, komunist. Është gjithmonë një ndërtim. Dhe një mister. Në Ballkan është thirrja e gjakut. Është Lufta e Trojës. Edhe te ju (në Francë), çështja e identitetit kombëtar ngjall akoma debate pasionante,  ngjall “mosmarrëveshje”. E pamë shumë mirë gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy, në një vend si Franca, që e mban veten demokratik, europian, universalist. Shmangia e këtyre pyetjeve është e rrezikshme, edhe nëse ato bëhen  nga njerëz idhnakë dhe antipatikë, të nisur nga prapamendime kobzeza.

Frederic Ferney: Kush  është ky Skënderbeu që e kërkojnë shumë vende si hero kombëtar dhe që ka ngjallur kaq shumë grindje?
Ismail Kadare: Është pak si Karli i Madh ose Rolandi për ju. Do të më duheshin orë të tëra për të shpjeguar arsyet e qarta ose të errëta të grindjes për këtë përkatësi të lashtë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Druaj se, për një francez do të jetë po aq e paqartë sa luftërat Pikrokroline te Rabelais, ose grindjet midis Gelfëve dhe Gibelinëve te Dante. Për shembull, në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, mbajta një ditar (i botuar me titullin Ra ky mort e u pamë, botimet Fayard). Gjithçka filloi nga një shkrim në Le Courrier International, që i dha shkas një polemike të egër në faqet e periodikut nju-jorkez Illyria. Titulli i tij ishte: “Nëna e Skënderbeut ishte sllave”. Ju vjen për të qeshur? Kaq mjaftoi për t’i çmendur njerëzit dhe për t’u trajtuar, reciprokisht, si tradhtarë dhe fashistë. Në atë kohë, ishte kulmi i fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbi. Natyrisht, faturën e paguan shqiptarët e Kosovës. Hakmarrja serbe është e papërfytyrueshme: foshnja të shkuara në thikë, gra të përdhunuara, shtëpi të djegura, dëbime masive. Një makth!

Frederic Ferney: Pse serbët treguan kaq tërbim kundër Kosovës?
Ismail Kadare: Pa dyshim, ata donin të hakmerreshin ndaj dënimit të Europës dhe Aleancës Atlantike. Argumenti më i vjetër  i propagandës së tyre është se Kosova qenka djepi historik i Serbisë dhe “serbizmit”.

Frederic Ferney: Po si qëndron puna?
Ismail Kadare: Është një përrallë që rrëfehet për të përkundur budallenjtë. Për ta, Kosova është shpirti i pavdekshëm  dhe origjina e Serbisë! Për ta, është lugthi ku filloi gjithçka dhe ku do të përfundojë gjithçka; është një kauzë e shenjtë, gjë që, sipas tyre, justifikon kryqëzatat dhe spastrimin etnik. Kosova qenka serbe jo vetëm prej varrezave, manastireve, fshatrave, por për më tepër, Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, qenka edhe ai serb!

Më kujtohet në atë kohë, shkrimtari dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Draskoviç, më akuzoi se u isha dorëzuar mirazheve të nacionalizmit shqiptar. Sipas tij, ishte e thjeshtë, unë isha në kampin e atyre që kishin vrarë Arkimedin, kishin djegur Xhordano Brunon dhe torturuar Tommaso Campanella, gjë që, edhe ju e kuptoni, është shumë e tepruar!

Frederic Ferney: Kur lexon librat tuaj, historia e Shqipërisë është e mbushur me fantazma, me të rikthyer prej botës tjetër, që në të vërtetë nuk janë larguar kurrë. Po ju, ku e vendosni veten? Cili është vendi juaj?
Ismail Kadare: Për një kohë të gjatë, për perëndimorët, fakti që kisha jetuar në Lindje, në epokën komuniste, më jepte menjëherë rolin e shkrimtarit zyrtar ose disident. Unë vendosem gjetkë. Do t’ju rrëfej një të fshehtë: unë jetoj në një planet tjetër… Kam njohur “shpirtrat e vdekur” para se të lexoja Gogolin. Nuk më është dashur të shpik në romanet e mi një konte imagjinare, Yoknapatawpha, si ka bërë Faulkner. Në një farë mënyre, unë nuk jam larguar kurrë nga Gjirokastra, qyteti im i lindjes. Në një farë mënyre dhe cilidoqoftë emri i saj, është gjithmonë “kryeqyteti i Perandorisë”, ka vetëm një lumë, Ullana, dhe vetëm një urë: ajo me tri harqe, e kuptoni besoj. Edhe kur jam në Kinë!

Frederic Ferney: Pikërisht, ju e keni lexuar Makbethin kur ishit ende fëmijë, tiranët, kështjellat, mjegullat, vrasjet, fantazmat. A thua gjithçka filloi prej këtej, dhe  me këto tema dhe me këto klima shekspiriane, ju keni shkruar njëqind libra!
Ismail Kadare: Madje e kopjova fjalë për fjalë në një fletore, pa e kuptuar se çfarë bëja. Isha 11 vjeç. Nuk e kisha idenë e Shekspirit, as të tragjedisë. Madje, as nuk dija se ç’ishte leximi ose shkrimi i një libri. E kisha gjetur atë gjë në bibliotekën e gjyshes sime – në shtëpinë e prindërve nuk kishim libra.

Ne banonim në një shtëpi të madhe, me gjithë të ardhurat modeste të prindërve. Kishte gjithë ato dhoma bosh, të braktisura, dhe që unë i mbushja me imagjinatën time. Nuk janë shtëpitë të pushtuara nga të përtejmit, por njerëzit.

Frederic Ferney: Në veprën tuaj, gjithçka është fabul dhe alegori. Ju jeni një rrëfenjatregues…
Ismail Kadare: Po, kështu thonë. Është deri diku një komoditet gazetarësh, një klishe. Gjithashtu, më pyesin shpesh për ndikimin e traditës gojore në romanet e mi. Por meqë jam nga Ballkani, duhet të jem medoemos një farë rapsodi, apo jo?

Ajo çka shkruaj është shumë larg realitetit, por, sigurisht gjithçka varet nga ajo se çfarë quajmë realitet. Krijimi letrar është një proces kompleks për të cilin thuhen broçkulla që unë nuk i pranoj. Ajo që ke përjetuar vetë është njëkohësisht një rrugë dhe një pengesë, elementet autobiografike i japin shtysë frymëzimit dhe në të njëjtën kohë e frenojnë.

Mekanizmat e fiksionit janë të çuditshëm. Dhe të pabesa. Kështu që nuk është për t’u çuditur që të duket gjurma e peizazheve të fëmijërisë sime, aty-këtu shpate të shkreta dhe malore, por kush e di nëse, në të vërtetë, nuk jam frymëzuar nga leximi i Servantesit? Më kanë vënë në dukje praninë e shpeshtë të disa motiveve në romanet e mi, shiu, i ftohti, bryma. E keni vënë re që nuk përkon plotësisht me klimën e Shqipërisë.

Frederic Ferney: Metaforë e stalinizmit?
Ismail Kadare: Jo, vetëm një kundërshti meteorologjike. Në kohën e komunizmit, shkrimtarët flisnin vetëm për diellin dhe qiellin blu, at’herë…

Frederic Ferney: Nuk keni dyshuar kurrë që jeni shkrimtar?
Ismail Kadare: Kur isha student në Institutin ‘Gorki’, në Moskë, aty nga mesi i viteve ’50, më vinte pak turp t’u thosha vajzave që u vija rrotull se isha shkrimtar. Shkrimtarët e njohur sovjetikë kishin pamje burokrati, me bark të dalë. Nuk ishte as erotike, as romantike!

Frederic Ferney: Ju keni njohur suksesin shumë herët me romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur botuar në vitin 1963. Jeni prej një kohe të gjatë në listën e shkrimtarëve të mëdhenj kandidatë për çmimin ‘Nobel’. Fama është e rëndë apo e lehtë par t’u mbajtur?
Ismail Kadare: Kjo më sjell ndërmend kalcunias të stërgjyshit…

Frederic Ferney: Më falni?
Ismail Kadare: Kalcunias ishin si punë çorape që vishnin burrat dikur. Kur botova vargjet e para, mikesha të gjyshes sime, thoshin: do të bëhet i famshëm, ky vocërrak, si Ismail Kadare – stërgjyshi të cilit i kam trashëguar emrin. Ky kishte fituar famë një Gjirokastër për elegancën e tij, aq sa një këngë e kohës i lavdëronte kalcunias të Ismailit, ndër gjërat që mund të bëjnë një njeri të lumtur, si sarajet e vezirit, kopshti i Cela Kaili, gratë e Dank Bakir, ose kënga e Bilbilit.

Frederic Ferney: Pasi pësuat censurën dhe terrorin komunist, a mendoni ju se demokracia, barazia e kushteve, reale ose imagjinare, është një kërcënim për letërsinë, siç besonin Alexis de Tocqueville ose Henry James ?
Ismail Kadare: Shoqëritë tona kanë prirjen të përçmojnë enigmën, misterin, të mohojnë kompleksitetin e gjërave. Mendohet se ka një shpjegim për gjithçka, ka një shkak, për shembull ekonomik ose sociologjik. Unë nuk besoj asgjë nga këto.

Nuk është liria ajo që bën të mundur letërsinë, por letërsia që mundëson lirinë. Në të gjitha rastet, shkrimtari është atje për të marrë goditjet, si boksier. Ai është i dobët dhe në të njëjtën kohë, i paprekshëm. Ndonjëherë, ai arrin pavdekësinë me anë të vdekjeve të njëpasnjëshme.

Frederic Ferney: A duhet besuar në veçantësinë e totalitarzimit, ashtu si e njohëm gjatë shekullit XX?
Ismail Kadare: Format e terrorit mund të ndryshojnë nga njëra epokë në tjetrën, por seç ka një diçka të pandryshueshme. Komplotet, proceset e sajuara, krimet politike, madhështia e Shtetit, nuk kanë qenë shpikje komuniste. Për aq sa di unë. Agamemnoni që flijoi të bijën nuk ishte komunist. As ideja e sakrifikimit në emër të Partisë, ose Atdheut ose të Perëndive nuk më duket shumë e re. Në të gjitha kohërat, shkrimtarët janë persekutuar. Egjipti i faraonëve ose Kina kanë njohur gjithashtu pushtete që shkatërronin trupat dhe sfilitnin shpirtrat me punë të detyruar.

Ajo çka unë besoj ose dua të besoj, është se frika që ndien tirani është gjithmonë më e fortë se ajo që ngjall.

Marre nga www.mapo.al
Përktheu: Blerta Hyska.

Posted in Art - Kulture, Bota, ShqiperiaComments Off on Interviste e Ismail Kadare per revisten LA REVUE

Shi meteoresh mbi Rusi

Një shi meteoresh sot ne qiellin e Uraleve, frikesoi banoret vendas me zhurmen e madhe te “sonic boom”, me rete e bardha te leshuara pas dhe duke goditur njerez e ndertesa.

Sipas agjencise Reuters meteoret goditen qytetin CHELYABINSK 950 milje ne lindje te Moskes. Sipas agencise Ruse te Hapsires Roscosmos, copat meteorite duke levizur me shpejtesi prej 19 milje per sekonde e duke leshuar nje njolle tymi prej 150 miljesh te gjate goditen token. 500 njerez jane plagosur

nga copat e xhamave te thyrjeve te dritareve ose copa nga demtimi i ndertesave dhe jane demtuar ndertesa, makina, eshte nderprere komunikimi i sherbimit celular.

Qendra e Hapsires e Europes lajmeroi se nuk ka lidhje midis shiut te meteoreve qe goditi Rusine sot me asteroidin qe do te kaloje sot afer tokes.

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Shi meteoresh mbi Rusi

Asteroidi 2012 DA14 do te kaloje afer tokes

Agencia e hapsires e SHBA, NASA njoftoi se asteroidi i koduar si 2012 DA14 nuk ka asnje shans qe te godase token, por do te levize ne rrethin e sateliteve te telekomunikimit dhe GPS. Ai do te kaloje me dt 15 shkurt nga Antarktida deri ne Sumatra ne Indonezi ku eshte pika me e afert me token ne lartesine 26,700 kilometra ne oren 14:25 minuta me oren lindore te amerikes ose 20 e 25 minuta me oren e Shqiperise.


Qe nga ora 2pm ose (20 ora e shqiperise kanali Tv i NASA (ne web www.nasa.gov/ntv) do te transmetoje drejtperdrejt per 30 minuta levizjen e asteroidit te shoqeruar me komentin e asrtronomeve.
Asteroidi eshte rreth 45 m i gjate dhe peshon afersisht 130.000 ton dhe leviz me shpejtesi 29,000 km per ore.

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Asteroidi 2012 DA14 do te kaloje afer tokes

Papa Benedikti XVI jep doreheqjen

Papa Benedikti XVI  dorëhiqet, do të largohet nga Papati në 28 shkurt.
Ati i Shenjtë e beri njoftimin vete gjatë një ceremonie për shenjtërimin e martirëve të Otrantos. Papa foli në latinisht e tha se e mori vendimin pas një meditimi të gjatë për shkak të moshës së thyer dhe për të mirën e Kishës.  “I vetëdijshëm për rëndësinë e aktit tim, me liri të plotë, deklaroj se heq dorë nga detyra e Ipeshkvit të Romës, Pasues i Shën Pietrit, që mua mu besua nga Kardinalët më 19 prill 2005, në mënyrë që, nga 28 shkurti 2013, në orën 20.00, që froni do të jetë bosh e do të nevojitet të thirret Konklava për zgjedhjen e Papës së ri”.


“Të dashur vëllezër, ju falënderoj me gjithë zemër për gjithë dashurinë dhe punën që keni bërë për të mbajtur bashkë me mua peshën e detyrës sime, kërkoj falje për gjithë të metat e mia”...   – tha në mbyllje Benedikti XVI.

Joseph Ratzinger u ngjit në fronin e shën Pietrit më 19 prill 2005, pas vdekjes së Papës Gjon Pali II. është Papa i 265-të në historinë e Kishës dhe pontifikati i tij, deri më 28 shkurt 2013 zgjat 2872 ditë.
Dorëheqja e Papës, parashikohet nga Kodi i të Drejtës Kanonike. Në historinë e Kishës deri më sot numërohen vetëm katër raste të tilla: Benedikti IX (1 maj 1045), Gregorio VI (20 dhjetor 1046), Celestino V (13 dhjetor 1294) dhe Gregorio VII (4 korrik 1415).

Agjencia Italiane e lajmeve ANSA ben te ditur se ne mbremje nje rrufe goditi kupolen Katedrales se Shen Pjetrit.


Posted in BotaComments Off on Papa Benedikti XVI jep doreheqjen

Filloi transmetimet televizioni i parë Ultra HD për Evropën

Eutelsat Communications ka lançuar kanalin e parë Ultra HD në Evropë më datën 8 janar.

Ai transmeton përmes satelitit në rezolucion 3,840 x 2,160 (4K) në 50 frames per second.

Transmetimet janë në formatin MPEG-4, realizohen me ndihmën e kompresimit të videos nga ofruesi i zgjidhjeve ATEME si dhe transmetohet në 40 Mbps.

Kjo sasi është mbi dyfishin e gjerësisë së bandës që përdoret nga pjesa më e madhe e trasmetuesve por nuk tregon domosdoshmërisht të ardhmen e përdorimit për transmetime të tilla Ultra HD, pasi pritet që ato të përdorin një kodeks më efiçent HEVC. Ky i fundit varet nga hapësira e ngjyrave dhe faktorë të tjerë.

Faktikisht, të paktë janë konsumatorët që do të përfitojnë nga kjo teknologji, pasi edhe numri i televizorëve jashtëzakonisht të shtrenjtë Ultra HD kufizohet në tre.

marre nga: PCWorld Albanian

Posted in Art - Kulture, Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Filloi transmetimet televizioni i parë Ultra HD për Evropën

Senati i SHBA: Projekti TAP? Mbështesim Nabucco West

Shkruar nga Tedi Blushi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pozicionohen kundër projektit të gazsjellësit “Trans Adriatic Pipeline” (TAP), të cilësuar si prioritar nga Tirana zyrtare, duke mbështetur projektin tjetër konkurrues Nabucco, që shmang territorin shqiptar. Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan, në raportin me temë “Energjia dhe Siguria, nga Kaspiku në Europë”, të përgatitur në 12 dhjetor 2012, qartëson kategorikisht se projekti “Nabucco West është qartësisht superior ndaj TAP-it për interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon”. Në rekomandimin që ky dokument strategjik i bën qeverisë amerikane theksohet se “pa dyshim, TAP ka përparësi, është më pak i kushtueshëm dhe më i shkurtër se Nabucco. Megjithatë SHBA duhet të mbrojnë që Nabucco West të zgjidhet si rrugë e poshtme e Korridorit Jugor, në vend që të lekundet mes opsioneve të disponueshme”. Në konkluzionet e raportit, ndonëse evidentohet se nga projekti TAP do të përfitojnë shtetet aleate si Shqipëria, Greqia dhe më shumë Italia, nga ana tjetër theksohet se “presionet shtrënguese të energjisë nga Rusia kundër aleatëve në Europën Qendrore dhe Juglindore janë të një magnitude më të madhe”. Ndaj dhe për këtë arsye, Senati i rekomandon qeverisë amerikane që “SHBA t’i detyrojë këto shtete aleate (Shqipëri, Greqi, Itali) të flasin qartë për këtë interes të përbashkët”. Mandej ky dokument strategjik evidenton se mbështetja e projektit Nabucco West, veç SHBA-së është në interesin politik dhe ekonomik edhe të vendeve anëtare e partnere të NATO-s. “Nabucco West do të avancojë më qartë interesat e politikës së jashtme amerikane për sigurimin direkt të energjisë për ato vende në Europën Qendrore dhe Juglindore në nevojë të madhe të diversifikimit të furnizimit, larg nga furnizimi rus. Në mënyrë të veçantë, Nabucco West do të fusë konkurrencën ndërkombëtare në rajon që do të përmirësojë dhe sjelljen negociatore me Rusinë, do të zvogëlojë ndikimin e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve dhe do të forcojë sovranitetin politik dhe ekonomik të aleatëve dhe partnereve të NATO-s”, – citohet nga raporti i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan.
TAP vs NABUCCO
Projektet e gazsjellësit TAP dhe Nabucco janë në garë të hapur me njëra-tjetrën se kush do të mundet të fitojë të drejtën për të trasnportuar gazin nga Azerbajxhani drejt Perëndimit. TAP u përzgjodh nga Shah Deniz në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa Nabucco hyri në lojë në gusht, vetëm pasi paraqiti një projekt të ri me ndryshime rrënjësore teknike. Ndërkaq TAP, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim mes Italisë, Greqisë e Shqipërisë, ka nisur të shtrijë në terren planet për ndërtimin e gazsjellësit, gjë që nuk ka ende me Nabuccon. Projekti Nabucco është 1200 mijë kilometra i gjatë dhe e kalon gazin nga Azia përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë në Austri e më tej në Evropën Qendrore. Ndërsa projekti TAP, ka një gjatësi prej 800 kilometra. Nga Turqia ai kalon nëpërmjet Greqisë në Shqipëri dhe nga Shqipëria nëpërmjet detit Adriatik në Itali. Pjesa e rrjetit që kalon në Shqipëri është 204 kilometra në linjë tokësore dhe 60 kilometra vijë detare. Procesi i përzgjedhjes së fituesit është ende në zhvillim e sipër dhe fjala e fundit pritet të thuhet nga Shah Deniz në muajt e parë të këtij viti.
Marre nga “Gazeta Shqiptare”

Posted in Bota, ShqiperiaComments Off on Senati i SHBA: Projekti TAP? Mbështesim Nabucco West

Vdiq Rita Levi Montalcini, shkencetarja me e madhe e shekullit

Rita Levi Montalcini lindi ne Torino, i jati Adamo Levi, inxhinier elektronik dhe matematicien dhe e ema Adele Montalcini piktore. Ne moshen 20-vjecare vazhdoi shkollen mjekesore te Giuseppe Levi (mesues i 3 laureateve nobel). Ne 1936 mbaroi Universitetin e Torinos per Mjeksi e kirurgji dhe me pas u specializua per neurologji dhe psikiatri. Deri ne vitin 1947 punoi si mjeke dhe vazhdoi studimet per sistemin nervor. Ne kete vit shkoi ne ShBA si Docente e katedres Neurobiologjise ne Universitetin Washington ne St Luis. Megjithese qendroi ne ShBA deri ne vitin 1977 ajo ishte dhe drejtore e Laboratorit te Biologjise Celulare prane Consilio Nazionale delle Richerche.
1986 mori Cmimin Nobel per Mjeksi (per rritjen e qelizave nervore dhe krijimin e kancerit dhe semundjes se Parkinsonit dhe Alzheimer).
Ne 1987 mori cmimin National Medal Of Science, cmimi me i larte i shkences ne ShBA
Anetare e shume Akademive te Shkencave ne bote.
Nga viti 1989 deri ne 1995 punoi prane Instituto di Neurologia del Centro Nazionale delle Ricerche
Nga viti 1993 deri ne 1998 Presidente e Instituto dell’Enciclopedia Italiana.
Qe nga viti 2001 Senatore e Perjeteshme ne Senatin Italian.
Rita Levi Montalcini vdiq me 30 dhjetor 2012 ne shtepine e saj ne Rome ne moshen 103 vjec.

Njerezimi humbi ate qe e quajten shkencetarja me e madhe e shekullit.

Posted in Bota, Shkence - TeknologjiComments Off on Vdiq Rita Levi Montalcini, shkencetarja me e madhe e shekullit

Lamtumire Newsweek, miresevjen Newsweek Global

Gazeta e madhe Amerikane Newsweek qe publikohet ne New York qe nga viti 1933, sot publikoi numrin e saj te fundit.
Newsweek u publikua per here te pare ne 1933 nga Thomas J.C. Marttyn. Data e pare e daljes se saj ka qene 17 shkurt 1933.
Atu punuan me pasion dhe kontribuan: Paul Begala, Peter Beinart, Eleanor Clift, Niall Ferguson, Fareed Zakaria, Mark Whitaker, David Frum, Robin Givhan, Michelle Goldberg, Henry Hazlitt, Howard Kurtz,Eli Lake, Andrew Sullivan, Michael Tomasky, George Will etj. qe me punen e tyre i dhane jete ngjarjeve dhe problemeve te vendit, qe nga Lufta e Dyte Boterore, problemet ekonomike, lufta e ftohte e deri tek skandali Lewinsky, Guantánamo Bay, planet e luftes ne Irak etj.
Qe sot gazeta e madhe do te dale vetem ne versionin online me titullin “Newsweek Global”

Posted in Art - Kulture, BotaComments Off on Lamtumire Newsweek, miresevjen Newsweek Global

Profesoreshe Mira Mezini fiton çmimin ERC Advanced Grant

Mira Mezini, profesoreshë e informatikës në Universitetin e Darmstadtit, Gjermani, fitoi çmimin ERC Advanced Grant me shumën prej 2.3 milionë që e ndan Këshilli për Kerkime shkencore (European Research Council – ERC).
Ky është çmimi me vlerën më të lartë monetare që ndahet në Evropë.

Ajo mendon te zhvilloje koncepte të reja të programimit në “Cloud”. Mezini do të organizoje n jë ekip prej 7 shkencëtarësh që do të përpunojnë si bazat teorike ashtu edhe prototipet e koncepteve të programimit.
Mezini, 45 vjeçe, ka studiuar informatikë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1997 ka ne universitetin Siegen, Gjermani, e qe prej tri vitesh në Northern University Boston, qe nga viti 2000 në Universitetin e Darmstadtit, Gjermani
Në vitet 2005 e 2006 ajo është shpërblyer me çmimin IBM Eclipse Innovation Award. Ndërsa me çmimin ERC Advanced Grant, Mezini bëhet shkencëtarja e parë e informatikës nga Gjermania që fiton një çmim të tillë.

Posted in Art - Kulture, Bota, ShqiperiaComments Off on Profesoreshe Mira Mezini fiton çmimin ERC Advanced Grant

Advert

Archives