Gati kënga shqiptare për Eurovizion
Më 20 maj
Gati kënga shqiptare për Eurovizion
Më 20 maj
VOA - 100 vjetori i kryepeshkopatës shqiptare ordodokse në
Shtetet e Bashkuara
nga Astrit Lulushi,
Sot në Boston, Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës,
ka ftuar një numër klerikësh e besimtarësh nga Amerika e Shqiperia për të
festuar 100 vjetorin e kryepeshkopatës shqiptare ordodokse në Shtete e
Bashkuara, si dhe për të përkujtuar kryepeshkopin e saj, Fan Stilian Noli.
Sipas njoftimeve të kishës së Shëngjergjit, homazhe rreth
kujtimit të Nolit pritet të bëjë sot edhe lumturia e tij Anastasios i ardhur
nga Shqipëria. Atij do t'i bashkohet hirësia e tij, Ilia Katri si dhe nje numër
klerikësh të tjerë.
E diela e 9 marsit përkon me ditën e Faljes sipas ritit
ortdodoks, dite që pasohet nga e hëna, e cila hap javën e agjerimit të madh, që
përgatit besimtarët ortodoksë për festën kryesore të Pashkëve.
Dihet se Liturgjia e parë në gjuhën shqipe u mbajt në
Shqiptarët e Amerikës krenohen me liturgjinë e parë në
gjuhën shqipe, ngjarje që ndihmoi për forcimin e ndjenjës për pavarësi të
Shqipërisë më 1912 dhe për krijimin e kishës autoqefale ortodokse në Shqipëri
më 1937, autoqefali e ngjashme me atë që shqiptarët ortodoksë kishin siguruar
në Amerikë vite më parë.
Festimet e sotme në kishën e Shën Gjergjit në
Kënga e Bjork shkakton reagime të qeverisë kineze
Qeveria kineze vendosi të tregohet më e rreptë me interpretuesit
e huaj pasi këngëtarja islandeze Bjork thërriti
Në një deklaratë të Ministrisë së Kulturës thuhet se Bjork
shkeli ligjin kinez dhe preku ndjenjat e popullit. Bjork thërriti
Në deklaratën e vënë në faqen elektronike të ministrisë
thuhet se asnjë shtet i botës nuk e njeh Tibetin si vend i pavarur. Bjork e ka
interpretuar këngën në mbështetje të lëvizjeve të tjera për pavarësinë. Ajo ia
dedikoi këngën Kosovës gjatë një interpretimi muajin e kaluar në Japoni.
VOA - Ndahen Çmimet Oscar në Hollivud
Është zhvilluar dje në mbrëmje ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar që solli në sallën e Teatrit Kodak në
Si aktorja më e mirë në ceremoninë e mbrëmshme Oscar, u vlerësua Marion Cotillard për portretizimin e këngëtares së famshme franceze Edith Piaf me filmin "La Vie en Rose".
Aktori më i mirë u përzgjodh Daniel Day Luis me rrolin e tij në filim "There Will be blood".
Joel Cohen dhe Ethan Cohen u vlerësuan me çmimin Oscar për regjinë më të mirë me filmin, "No country for old men", i cili u vlerësua dhe si filmi më i mirë për vitin 2007.
Si aktori më i mirë jo protagonist u vlerësua Javier Bardem për interpretimin e tij në filmin "No country for old men".
Tilda Swinton mori çmimin Oscar për aktoren më të mirë jo protagoniste në filmin "Michael Clayton".
Me çmimin më të mirë për filmin dokumentar u vlerësua filmi "Taxi to the dark side", ndërsa si filmi më i mirë i huaj, u vlerësua filmi austriak "The counterfires".
Rrugët rreth teatrit Kodak në
Ceremonia e mbrëmshme, që përkonte me përvjetorin e 80-të të çmimeve Oscar, riktheu në punë skenaristët hollivudianë, mbas një greve 3 mujore.
Gjatë minutave të kësaj mbrëmje të madhe, u kujtuan dhe yjet e kinemasë botërore nëpër vite, regjizorët më në zë të saj, skenaristët formuluesit e muzikës, dhe të gjithë ata që ndërtuan gjatë këtyre 80 viteve, historinë e kinemasë botërore, e që vlerësohet çdo vit me statujën e artë OSCAR.
Athinë, - QIK - Në Athinë është zhvilluar ceremonia e dorëzimit për në Shqipëri të dy shtatoreve, pjesë të statujave që ndodheshin në muzeun e Butrintit dhe ishin grabitur gjatë trazirave të atjeshme në vitin 1997. Ministrat e kulturës të Greqisë e të Shqipërisë e kanë inkuadruar aktin e rikthimit të shtatoreve si pjesë e integrimeve kulturore në familjen europiane. Dy shtatoret që do të kthehen në vendin e tyre të përhershëm, datohen njëra në shekullin e 2 para erës sonë dhe tjetra në shekullin e 2 të pas erës sonë. Ato janë Artemida dhe Apolloni, të punuara në mermer të bardhë. Të dy statujat qenë grabitur gjatë trazirave të vitit 1997 dhe ishin sjellë në Greqi nga kontrabandistë objektesh arkeologjike. Por pas sinjalizimit nga autoritetet kompetente shqiptare, në gusht 1997, policia greke i gjeti ato në duar individësh, në periferi të Atikës. Më pas dy shtatoret iu dorëzuan muzeut arkeologjik të Pireut ku qëndruan deri më sot. Në të njëjtën kohë filloi puna për identifikimin e tyre, që përfundoi në vitin 2003, pas ekspertizës së bërë nga ekpertë shqiptarë. Pas kërkesës së palës greke, të dy shtatoret do të ekspozohen për dy ditë në muzeun e ri të Akropolit, dhe të dielën do të marrin rrugën për në atdhe.
VOAnews - Synoj permiresimin e imazhit te Shqiperise
nga Ilir Ikonomi,
Regjisori i njohur amerikan me origjinë shqiptare, Stan Dragoti thotë se Shqipëria vuan prej shumë vitesh nga mungesa e imazhit por ajo ofron shumë gjëra që mund të ndihmojnë për t'ja përmirësuar pozitën në botë. Zoti Dragoti ka një agjenci reklamash dhe është regjisor i 7 filmave, disa prej të cilëve mjaft të njohur në Amerikë. Ai thotë se dëshiron që me ndihmën e dy shqiptaro-amerikanëve të tjerë, Besnik Bezhi dhe Enver Jusufi, të përsërisë me Shqipërinë suksesin që pati një reklamë e tij e viteve 70 e cila përmirësoi imazhin e qytetit të Nju Jorkut.
Zyrih, - Apcom- Supervjedhje ne ne nje muze ne Zyrih. Kryeveprat e Cezanne, Degas, Van Gogh e Monet jane vjedhur dje njoftoi policia zvicerane. Vlera e vjedhjes eshte mbi 66 milion euro.
Ne Clermont-Ferrand, France filloi Festivali i Filmit me metrazh te shkurter me fikjen e 30 qirinjve per te shenuar pervjetorin e tij. Kete vit do te kete mbremjen e nderit per prodhimet gjermane. 130,000 vete do te ndjekin filmat e shkurter qe kane fituar seleksionimin. Pjesa me e madhe prej tyre jane prodhuar nga individe, jo nga kompani. Drejtuesit e Festivalit thone se zhvillimi i videokamerave si dhe postproduksioni dixhital ne kompjuter i ka dhene mundesine e shprehjes ne kete gjini shume individeve.