By admin | March 31, 2010 - 9:09 am
Posted in Category: Uncategorized

Shkencëtarët evropianë thanë se kanë arritur të venë në përdorim me sukses akseleratorin më të madh në botë për të përplasur protonet me njëri tjetrin me një forcë tre herë më të madhe se ç’është bërë më parë.

Eksperimenti synon të rikrijojë kushte të përafërta me ato të Big Bengut, shpërthimi teorik për të cilin shkencëtarët besojnë se krijoi universin.

Shkencëtarët e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore CERN e quajtën rezultatin e sotëm fillimin e një epoke të re në shkencë.

Pas zgjidhjes së disa problemeve teknike, eksperimenti i sotëm i përplasi protonet me njëri tjetrin thuajse me shpejtësinë e dritës.

Drejtuesit e projektit thonë janë simuluar kushtet e miliarda vjetëve më parë, një të triliontën e sekondës pas Big Bengut.

Burimi: VOA

Comments Off

Bashkimi Evropian ndodhet në prag të një revolucioni të gjelbër. Aktualisht vendet e grupit prodhojnë nga burime të gjelbra më pak se 10 për qind të energjisë që shfrytëzojnë, pjesa tjetër qoftë e importuar ose e prodhuar në Evropë, vjen nga hidrokarburet. Por Bashkimi është zotuar që brenda një periudhe 10 vjeçare të dyfishojë sasinë e energjisë të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme. Aktualisht përpjekjet janë përqëndruar në ndërtimin e infrastrukturës për këtë projekt:

Fuqia e valëve, era dhe dielli janë 3 burime natyrore që Bashkimi Evropian shpreson t’i shfrytëzojë për të krijuar energji të ripërtëritshme.

Në vitin 2007, Komisioni Evropian doli me idenë e një zhvendosjeje të burimeve energjetike nga hidrokarburet tek energjia e ripërtëritshme, si era dhe biokarburet brenda vitit 2020.

Tani po hartohen plane për ta përçuar këtë energji në të gjithë kontinentit. Në bazë të propozimit të ri, do të ndërtohet një super-rrjet për të përçuar energjinë nga pikat ku prodhohet deri tek konsumatori. Ideja është që të ketë prodhim të pandërprerë nga burime të ripërtëritshme, pavarësisht nga kushtet e motit. Pra nëse deti i Irlandës qëllon që të jetë i qetë për një periudhë kohe, konsumatorët britanikë do të marrin energji nga një prodhues në një zonë ku deti është i trazuar.

“Nuk ka shumë rëndësi se çfarë mund të prodhojë një turbinë e vetme ere. Nëse nuk fryn erë në një vend, shfrytëzohet era që fryn diku tjetër, nëse nuk është shumë larg. Prandaj na duhet një rrjet i madh, për të shfrytëzuar sa më shumë energjinë e burimeve të ripërtëritshme si era. Prandaj na duhet kjo infrastrukturë e re.”

Sipas llogaritjeve, projekti do të kushtojë rreth 40 miliardë dollarë. Rrjeti i ri do të përbëhet nga kabllo të përçimit direk të energjisë nga pikat e prodhimit në zonat e populluara urbane të Evropës, në mënyrë që të reduktohen sa më shumë humbjet.

“Aktualisht është thjesht një vizion lidhur me drejtimin që duhet të marrim për të prodhuar në të ardhmen energjinë tonë. Ne importojmë tani më shumë se gjysmën e energjisë që na nevojitet. Burimet hidrokarbure po pakësohen, kështu që pas pak vjetësh do të na mbeten vetëm burimet e ripërtëritshme për të shfrytëzuar. Duhet të krijojmë mënyra për ta përçuar këtë energji përmes kufijve. Për transportin e mallrave nevojiten rrugë e kamionë. Për energjinë nevojitet rrjeti.”

Projekti ka marrë mbështetje edhe nga organizata ambjentaliste Greenepeace, e cila e shikon këtë rrjet si parakusht të domosdoshëm të kalimit në energjinë e ripërtëritshme.

Rrjeti do të ndërtohet me bashkëpunim nga 9 vende: Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Luksenburgu, Danimarka, Suedia, Irlanda dhe Britania.   

Burimi: VOA

Comments Off
By admin | - 8:23 am
Posted in Category: Uncategorized

Koalicioni i qendrës së djathtë i kryeministrit italian Silvio Berlusconi ka shënuar në zgjedhjet rajonale sipas llogarive të para rezultate shumë më të mira sesa që është pritur. Koalicioni konservator ka fituar në dy rajonet më jugore, në Kalabri dhe Kampania si dhe Piemont dhe Lacio, të cilat më parë ishin në duart e të majtëve. Ndërkohë që sërish ka fituar edhe në Lombardi dhe Venecie.

Vetë kryeministri i ka quajtur këto zgjedhje si një test të rëndësishëm para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Të dielën dhe të hënën është votuar në 13 nga 20 rajonet e Italisë. 11 rajone deri tani ishin në duart e të majtëve.

Burimi:DW

Comments Off

Pas takimit me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë sot në Stamboll edhe disa takime të tjera. Kancelarja do të marrë pjesë në një takim të forumit ekonomik turko-gjerman dhe në një diskutim të përbashkët me nxënësit.

Në takimin me Erdoganin, kancelarja Merkel ka shprehur gatishmëri për negociata sa i përket mundësisë së hapjes në Gjermani të shkollave në gjuhën turke. Kryetarja e CDU-së theksoi njëkohësisht se migrantët turkë në këtë vend duhet të mësojnë edhe gjuhën gjermane.

Kancelarja Merkel edhe një herë u shpreh skeptike për mundësinë e anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE. Merkel dhe partia e saj kristiandemokrate angazhohen për një partneritet të posaçëm të Turqisë me BE-në.

Burimi: DW

Comments Off
By admin | March 29, 2010 - 7:57 am
Posted in Category: Uncategorized

Sot në mëngjes në  metronë e Moskës buçitën dy shpërthime. I pari ushtoi në vagonin e trenit në stacionin e metrosë “Llubjanka”. Sipas të dhënave paraprake, ka të vrarë e të plagosur, i njofton Agjencisë “RIA Lajmet” një burim në organet e ruajtjes së rendit. “Shpërthimi buçiti, afërsisht, në vagonin e tretë të trenit. Në vendin e situatës emergjente mbërritën zjarrfikësit dhe shpëtuesit si dhe më tepër se 10 makina të “Ndihmës së shpejtë”, tha burimi.

Shpërthimi i dytë buçiti përsëri në metronë e Moskës, kësaj here në stacionin “Park kulturi”.  Në lidhje me shpërthimet në metronë e Moskës është ngritur çështje penale sipas nenit 205 të Kodit Penal të Federatës Ruse “Terrorizëm”. Për këtë njoftoi përfaqësuesi special i Komitetit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse.

Burimi: Zeri i Rusise

Comments Off
By admin | - 7:56 am
Posted in Category: Uncategorized

Rebelët ugandezë në Kongo kanë kryer, sipas të dhënave të organizatës Human Rights Watch, një masakër të rëndë. Ata kanë vrarë më shumë se 300 civilë dhe kanë rrëmbyer rreth 250 të tjerë. Bëhet e ditur se ndër të rrëmbyerit janë edhe rreth 80 fëmijë. Këto krime janë bërë në dhjetor të vitit të kaluar, njofton Human Rights Watch, e cila i referohet të mbijetuarve. Kryengritësit kanë sulmuar dhjetë fshatra në rajonin verior Makombo.

Burimi:BBC

Comments Off
By admin | - 7:54 am
Posted in Category: Uncategorized

Si pasojë e një aksidenti në një minierë qymyri në veri të Kinës kanë mbetur të bllokuar të paktën 152 minatorë. Një pus miniere në Wangjialind në provicën Shanxi, u mbush me ujë për shkaqe ende të panjohura, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve. Më shumë se 100 punëtorë u shpëtuan.

Minierat e qymyrit në Kinë vlerësohen si më të rrezikshmet në gjithë botën. Kryesisht minierat e vogla vlerësohen shpesh si të pasigurta. Në Kinë më shumë se dy të tretat e nevojave me energji mbulohen nga djegia e qymyrit.

Burimi:DW  

Comments Off
By admin | March 28, 2010 - 10:42 am
Posted in Category: Uncategorized

India testoi dy raketa me rreze të mesme veprimi që kanë mundësinë e bartjes së kokave bërthamore.

Dy raketa me rreze veprimi prej 150-350km që kanë mundësinë e bartjes së kokave bërthamore, u lansuan me sukses nga gjiri i Bengalit nga një anije luftarake e Indisë.

India kishte njoftuar se brenda një viti do të bëjë testimin e raketave me rreze veprimi mbi 5 mijë kilometra.

India dhe Pakistani, dy rival të mëdhenj të rajonit të Azisë Jugore, njëkohësisht janë edhe dy vende që kanë armatim bërthamor.

India, e cila testimin e parë nuklear e bëri në vitin 1974, në vitin 1998 ishte vetëshpallur si fuqi nukleare.

Testimet e Indisë shikohen me shqetësim posaçërisht nga Pakistani.

Burimi: TRT

Comments Off
By admin | March 27, 2010 - 11:07 am
Posted in Category: Uncategorized

Përfaqësues të disa organizatave jo qeveritare organizuan sot, para ambasadës së Greqisë në Tiranë një protestë kundër aktit të një grupi ushtarësh grekë që lëshuan thirrje antishqiptare në paradën e zhvilluar në Athinë me rastin e festës kombëtare të Greqisë.

Në protestën paqësore e cila nisi rreth orës 11:00 merrnin pjesë qytetarë, përfaqësues të komunitetit çam, si dhe dy deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, të cilët denoncuan thirrjet raciste dhe ksenofobe të ushtarakëve grekë.

Duke reaguar pas shfaqjes së videos skandaloze të ushtarëve grekë që brohorisnin thirrje anti-shqiptare, Kryetari i PDU-së, Idrizi kërkoi që “qeveria shqiptare të kërkojë shpjegime mbi aktin e turpshëm të ushtarëve grekë që brohorisnin thirrje anti-shqiptare”.

Ai kërkoi që Athina zyrtare të distancohet në mënyrë të menjëhershme nga aktet ekstremiste.

Parada e ushtarëve grekë u zhvillua më 25 mars, me rastin e festës Kombëtare të Greqisë dhe videoja u publikua nga mediat helene. Në të njëjtën ditë, parlamenti shqiptar miratoi ligjin për ngritjen e varrezave të ushtarëve greke në vendin tonë.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta dënoi dje, në një deklarate për shtyp, incidentin e ushtarëve grek duke e konsiderur atë një akt skandaloz dhe të dënueshëm. Ai vlerësoi gjithashtu gatishmërinë e autoriteteve greke për t`u distancuar nga kjo ngjarje skandaloze dhe kërkoi angazhimin e menjëhershëm për të dënuar autorët e ngjarjes së rëndë, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Burimi: TRT

Comments Off

Sot me 26 mars simbolet më të njohura në botë, Piramidat në Egjypt, Kulla  Eifel në Francë dhe Qyteti i Ndaluar në Kinë, Simbolikisht do të fikin dritat, për shkak të “Orës së Tokës”.

 Fikja ceremoniale e dritave do të nis sot në Sidnej të Australisë.

Ora e Tokës filloi në Sidnej në vitin 2007, kur më shumë se dy milionë njerëz i fikën dritat në shtëpitë, zyrat dhe bizneset e tyre për 60 minuta, si simbol i konsumit te energjisë elektrike dhe ndotjes nga karboni.

Qe nga ajo kohë, shumë njerëz dhe ndërtesa publike në mbarë botën i janë bashkuar nismës.

Comments Off