By admin | February 28, 2010 - 1:07 pm
Posted in Category: Uncategorized

       SHBA do të stacionojë në mes të prillit të ardhshëm në Poloni raketat për mbrojtjen nga ajri të tipit Patriot. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Varshavë, njofton agjencia e lajmeve PAP.
       Raketat dhe rreth 100 ushtarë amerikanë do të stacionohen në veri të Polonisë, jo larg kufirit me enklavën ruse Kaliningrad. Presidenti i SHBA-së Barack Obama vitin e kaluar u tërhoq nga planet e paraardhësit të tij në post, George W. Bush, për stacionimin në Çeki dhe Poloni të një sistemi për mbrojtjen nga raketat. Rusia i pati kritikuar këto plane si kërcënim për sigurinë e saj.

Burimi: DW

Comments Off
By admin | - 10:53 am
Posted in Category: Uncategorized

       Në tërmetin e rëndë në Kili, sipas të dhënave të reja të Autoritetit për Mbrojtjen nga Katastrofat e kanë humbur jetën të paktën 300 vetë. Edhe një ditë pas tërmetit me fuqi 8,8 ballë, të shkallës Rihter, përmasat e shkatërrimeve ende nuk mund të parashikohen. Presidentja e vendit Michelle Bachelet shpalli gjendjen e emergjencës për shumë rajone. Sipas saj rreth 2 milionë, nga gjithsej 16,6 milionë banorët e Kilit, janë të prekur direkt nga katastrofa. Veçanërisht i prekur është qyteti me 400.000 banorë Concepción, rreth 500 kilometra në jug të Santiagos.  BE vuri në dispozicion një ndihmë emergjente prej 3 milionë eurosh.

        Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle shprehu keqardhjen për viktimat dhe gatishmërinë e Gjermanisë për të ndihmuar. “Unë i jam lutur në Ministrinë e Jashtme shtabit të krizës që të shqyrtojë ndihmat që mund të japim ne për kapërcimin e pasojave më të rënda të kësaj katastrofe natyrore. Dhe ne do të kujdesemi që organizata gjermane e ndihmës për katastrofat, Technisches Hilfswerk, të shkojë në Kili për t’u informuar, sepse Gjermania vetëkuptohet që është e gatshme të japë ndihmë.”  – tha Westerwelle.

Qendra paralajmëruese e Paqësorit për cunamet në Havai e hoqi paralajmërimin për rrezikun e cunamit. Kjo qendër kishte shpallur paralajmërim për rrezikun e cunamit për 53 shtete dhe rajone në të gjithë hapësirën e Paqësorit. Dallgët e përmbytjeve arritën deri në Japoni dhe Rusi, por nuk qenë aq të larta sa pritej. Të dhëna për dëme të mëdha ose të plagosur nuk ka.

Burimi:DW

 

Comments Off
By admin | February 27, 2010 - 6:25 pm
Posted in Category: Uncategorized

      Kili është tronditur nga një tërmet i rëndë. Sipas njoftimeve të fundit, 122 vetë kanë humbur jetën të paktën. Tërmeti ishte i fuqisë 8,8 ballë. Epiqendra e tij ndodhej në brendësi të vendit, rreth 90 kilometra në verilindje të qytetit Conception, në një zonë të populluar rrallë. Në pjesën historike të Santiagos u lëkundën ndërtesat, disa u rrëzuan. Në gjithë vendin janë ndërprerë rryma elektrike dhe lidhjet telefonike. 
       Presidentja e vendit Michele Bachelet, u informua në qendrën e krizës për mbrojtjen nga katastrofat për dëmet e shkaktuara. Ajo vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, dhe i kërkoi njerëzve të ruajnë qetësinë: “Ju lutemi të mos dilni nga shtëpia. Lëvizni vetëm me automjete, nëse është e domosdoshme. Dhe jini të kujdesshëm. Nëse nuk veproni kështu, atëherë në fund nuk do të kemi vetëm viktima të tërmetit, por edhe viktima të shkaktuara nga paniku.”               
        Për Kilin, Perunë, Australinë dhe Havain u lëshuan paralajmërime për cunami. Në ishujt e Robinson Kruzosë, që i përkasin Kilit, 660 kilometra larg kontinentit, një dallgë shumë e madhe morri me vete pjesë toke. Marina filloi me evakuimin e pjesën lindore të ishullit, që ndodhet 300 km larg kontinentit.

Burimi:DW   

Comments Off
By admin | February 26, 2010 - 10:19 am
Posted in Category: Uncategorized

Lideri i Libisë, Muamer Kadafi, shpalli “Xhihatin”, ose ndryshe Luftën e Shenjtë, kundrejt Zvicrës.

Kadafi, i cili ndodhej në qytetin Bingazi të Libisë, për të festuar Natën e Mevlutit, e cilësoi Zvicrën si një shtet “që nuk beson” dhe që shkatërronte xhamitë.

“Edhe myslimanët që punojnë në Zvicër, janë kundër Allahut, Kuranit dhe Muhametit”, foli lideri i Libisë, si dhe bëri thirrje për luftë me armë kundrejt këtij vendi.

Pasi djali i Kadafit ishte arrestuar në një hotel në qytetin Gjenevë të Zvicrës në vitin 2008, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ishin prerë.

Burimi: TRT Turk Television   

Comments Off

        Mosgatishmëria e BE për vendosjen e regjimit pa viza me Rusinë shpjegohet me pozitën politike të një sërë vendeve të BE, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë BE Vladimir Çizhov. Sipas fjalëve të tij, pengesë në rrugën e arritjes së vendosjes së regjimit pa viza me BE bëhen edhe disa “nuanca praktike”, të tilla si aplikimi i pasaportave biometrike, regjimi i kufijve  rusë në perimetrin joeuropian si dhe çështja e regjistrimit dhe dhënieve të lejeve për punë në Rusi. Çizhov, fjalët e të cilit i citon Agjencia informative RIA Lajmet, vuri në dukje se megjithëse çështja e fundit “nuk ka fare lidhje me vendosjen e regjimit pa viza”, Rusia është e gatshme ti marrë parasysh preokupimet e partnerëve europianë.

Burimi: Zeri i Rusise

Comments Off
By admin | - 7:59 am
Posted in Category: Uncategorized

Në tregjet financiare, Euro është dobësuar akoma më shumë, duke rënë poshtë nivelit të një dollari e 35 centësh.

Kjo ndodh, pasi dy agjensi kryesore të klasifikimit të kreditit, lëshuan një paralajmërim të ri në lidhje me borxhet e qeverisë greke.

Dy firmat, të cilat japin këshilla në lidhje me rrezikun e falimentimit të huamarrësve, thanë se ato do të zbresin më poshtë qeverinë greke në klasifikimin e kreditit.

Firmat Moody dhe Standard & Poor janë në mesin e agjensive të njohura këshillë-dhënëse për klasifikimin e kredive.

Paralajmërimet e reja shqetësojnë investitorët për borxhin e qeverisë greke dhe çuan në shitje të shumta të Euros si rezultat i saj.

Shqetësimi për një falimentim të mundshëm grek për shlyerjen e borxheve, që çon në një tronditje më të madhe në zonën e Euros, e ka mbajtur monedhën në kuotime të ula për disa muaj.

Kundrejt dollarit amerikan, Euro ka rënë në masën dhjetë për qind që nga fillimi i dhjetorit.

Gjatë kësaj periudhe, investitorët herëpashere janë garantuar nga shënjat se vënde të tjera që përdorin Euron, mund ti ofrojnë Greqisë një lloj ndihme.

Kancerlja gjermane Angela Merkel, do të jetë lojtarja kryesore në shpëtimin e Greqisë, por asaj i duhet të marrë në konsideratë votuesit gjerman të cilët janë kundër paketave të tilla të shpëtimit për Greqinë.

Burimi: BBC
 
         

Comments Off
By admin | - 7:51 am
Posted in Category: Uncategorized

 Pas gjashtë muaj bojkot socialistët hynë të entjen në Kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar hapjen me ligj të kutive.

Pasi kërkuan reflektimin e shumicës për propozimin e tyre për hetimin e zgjedhjeve, deputët socialistët u laguan nga salla.

Gjatë seancës e morën fjalët kryetarët e grupeve parlamentare socialiste dhe demokrate si edhe vetë kryeministri Sali Berisha.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përshëndeti vendimin për kthimin e tyre në Kuvend, ndërsa i ftoi 64 deputetët të betohen individualisht.

Thekset e fjalimeve

Deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi tha se socialistët nuk kishin hyrë në Kuvend për të marrë pushtetin, përmes hetimit të zgjedhjeve, por për t’i hetuar ato përmes hapjes së kutive.

Zoti Ruci tha se socialistët kërkojnë transparencën kushtetuese të zgjedhjeve, ndërsa kërkoi hapjen në Kuvend të vetëm një kutie, asaj të fshatit Ruzhdie në Fier e cila, sipas tij, përmban vërtetësinë e zgjedhjeve që ai i quajti të manipuluara.

Deputeti Astrit Patosi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së tha se ndërprerja e bojkotit ishte e vonuar, por e mirëpritur.

Ai tha se demokratët janë krenarë me zgjedhjet e 28 qershorit që i quajti më të mirat e organizuara në vend, por e ftoi opozitën të hetojë me baza kushtetuese të gjitha pretendimet e saj për to.

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti hyrjen e opozitës në parlament duke thënë se vendi po jetonte kohëra të rëndësishme për të ardhmen e vet.

“Janë reforma të shumta dhe të gjithanëshme që presin kontributin e opozitës, kritikën e saj, oponencën e saj, por edhe mbështetjen e saj”. tha zoti Berisha.

Mirëpo deputetët e opozitës u larguan sërish nga salla, edhe pas premtimit të shumicës për garanci absolute për të bashkëpunuar në trajtimin e kuadrit elektoral, kur Kuvendi vijoi me rendin e ditës të parashikuar. Ata thanë se donin t’i jepnin kohë shumicës të reflektonte mbi propozimet e saj.

Shumica tha se me këtë largim deputetët e opozitës treguan se kishin ardhur në Kuvend nga frika e djegies së mandateve.

Hyrja dhe dalja e deputetëve të opozitës si dhe propozimet ligjore të tyre u përcollën me shumë interes nga komentuesit e politikës në vend.

Mujo Buçpapa tha Alfred Peza thanë se shpresonin që palët t’i ulnin edhe më tonet dhe të angazhoheshin seriozisht pas kësaj në përballjen e sfidave që ka vendi në rrugën e integrimit në BE.

Burimi: BBC

Comments Off
By admin | February 25, 2010 - 9:00 am
Posted in Category: Uncategorized

       Në Shqipëri Ministria e Brendshme njoftoi sot transferimin e tre personave të tjerë nga burgu i Guantanamos.

Bëhet fjalë për një shtetas tunizian Saleh bin Hadi Asasi, një egjiptian, Sharif Fati Ali al Mishad dhe një tjetër nga Libia, Abdul Rauf Omar Mohammed Abu al Qusin.

Sipas Ministrisë së Brendshme, transferimi i tyre është bërë në bazë të marrëveshjes individuale mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj shqiptare dhe është rezultat i angazhimit të qeverisë së Shqipërisë për të mbështetur nismën e administratës se presidentit Barak Obama për mbylljen e burgut të Guantanamos dhe transferimin e të paraburgosurve në vende mike dhe të sigurta.

Njoftimin për këtë transferim e bëri edhe qeveria amerikane me anë të një deklarate të Departamentit të Drejtësisë. Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse që qeveria shqiptare u tregua e gatshme për të mbështetur përpjekjet amerikane për mbylljen e burgut në Gjirin e Guantanamos.

Të transferuarit e parë nga Guantanamo, 5 shtetas me origjinë ujgure erdhën në Shqipëri në vitin 2006. Strehimi i tyre nga qeveria shqiptare krijoi atëherë probleme me Kinën e cila i konsideronte ata pjesë të organizatave terroriste që kërkojnë pavarësinë e territoreve të cilësuara si Turkestani Lindor.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në Shqipëri janë transferuar 11 të dënuar nga burgu i Guantanamos, ndërkohë që nuk ka patur njoftim më parë për kohën se kur kanë ardhur tre të tjerët pas ujgurëve.

Burimi:VOA – Armand Mero

Comments Off

      Autoritetet italiane thonë se një rrjedhje e madhe nafte në Italinë veriore ka ndotur një përrua të vogël dhe ka hyrë në lumin më të madh të vendit Po.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA bëri të ditur se 600 mijë litra naftë vërshuan në përrua sot në mëngjes dhe përpjekjet për të mbyllur rrjedhjen deri tani kanë dështuar. Ambientalistët paralajmërojnë për një katastrofë të mundshme ekologjike.

Autoritetet në Milano thonë se shkaku i rrjedhjes ka të ngjarë të jetë sabotazh dhe ka ndodhur në një ish rafineri në veri të qytetit Monza.

Authoritetet thonë se me sa duket rrjedhja e naftës ndodhi pasi dikush hyri në rafinerinë e mbyllur dhe hapi valvulat e rafinerisë. Policia ka filluar hetimet.

Authoritetet rajonale thanë se rrjedhja nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm për ujin e pijshëm në rajon. Zyrtarët thanë se do t’i kërkojnë qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të siguruar fonde pastrimi.

Burimi: VOA

   

Comments Off

        Në konflitin atomik me Iranin, kancelarja Angela Merkel ka përforcuar gatishmërinë e saj për sanksione të ashpra kundër vendit. Lidhur me këtë ajo tha se edhe shtetet deri tani skeptike si Rusia dhe Kina mbështesin sanksionet, tha Merkel në një intervistë për gazetën “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”. Në të njëjtën kohë ajo ofroi mirëkuptimin e ekonomisë gjermane për sanksionet e mundshme të Kombeve të Bashkuara kundër Teheranit.
       Pasojat nga një Iran i armatosur me armë bërthamore dhe rreziku i vënjes në lëvizje të një gare armatimi në Lindjen e Mesme janë më të mëdha se sa humbja e marrëveshjeve tregtare. Sipërmarrjet gjermane e llogarisin Iranin si patnerin më të rëndësishëm të tregtisë. Bashkësia ndërkombëtare dyshon se regjimi në Teheran   po punon fshehurazi për prodhimin e bombës atomike.

Burimi: DW

Comments Off