BBC - Berluskoni merr mandatin e trete
Figura politike me e njohur e Italisë, udhëheqësi i qendrës së djathtë Silvio Berluskoni ka paralajmëruar se vendi ka muaj të vështirë përpara ndërsa ai merr postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Pas vetëm dy vitesh largimi nga qeverisja, Silvio Berluskoni është kthyer në postin e kryeministrit.
Ai fitoi një mandat të tretë në detyrë së bashku me aleancën e tij politike duke marrë nën kontroll të dyja dhomat e parlamentit, Dhomën e Ulët dhe Senatin.
Kundërshtari i tij i qendrës së majtë pranoi humbjen vetëm pak orë pasi filluan të dalin rezultatet.
Manjati 71-vjeçar milarder i mediave, Berluskoni, ka premtuar veprim urgjent për përmirësimin e ekonomisë në përkeqësim të vendit.
Ai tha se ishte i prekur nga besimi që shumë qytetarë i kishin dhënë atij.
Përparësitë e tij të menjëhershme do të jenë shitja e kompanisë ajrore me humbje Alitalia dhe zgjidhja e krizës së plehrave të pambledhura në
Politikë e re
Duket se politika italiane ka marrë një formë të re, janë larguar një numër partish të vogla të së majtës dhe të djathtës që i kishin kthyer qeveritë në kompromise të brishta.
Ka mundësi që në dhomën e re të deputetëve të fitojnë mundësinë e përfaqësimit deri në gjashtë parti nga rreth 20 që ishin në parlamentin e shkuar.
Megjithatë Berluskonit do t'i duhet të bëjë marrëveshje të vështira me partnerët e tij.
Liga e Veriut, që dëshiron autonomi të gjerë për rajonet e Italisë, gati i dyfishoi votat në favor të saj.
Dhe pa mbështetjen e Ligës zoti Berluskoni do të humbiste shumicën e tij.
