Situata ne Gerdec pas shperthimeve

|

Logoreci - Situata ne Gerdec pas shperthimeve

gerdec_1.jpg

Situata ne Gerdec afer Vlores vleresohet nga autoritetet shqiptare si shume e rende. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Gjithashtu drejt vendngjarjes kane shkuar forcat e ushtrise te paisur me autoblinde dhe helikoptere. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra.

 Po behet evakuimi i banoreve nga fshatrat. Autoblindat e ushtrise jane munduar te afrohen ne vendngjarje ku ka pasur te pakten edhe kater shperthime te medha. Vora eshte pa energji elektrike pasi shperthimet kane demtuar nenstacionin energjitik te Vores. Vora eshte braktisur nga banoret.

Nderkaq rifilloi puna e nderprere ne aeroportin e Rinasit, filluan fluturimet e  pezulluara. Ngrihet shtabi i punes ne Vore. Qeveria raporton rreth 150 numrin e te plagosurve te shtruat ne spitalet e Tiranes dhe Durresit.

Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar.

Eshte ndaluar per nje kohe te pacaktuar qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres

Sipas disa te dhenave ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare. Ndersa ne depo kane qene duke punuar 60 vete

Presidenti Bamir Topi dukevizituar te plagosurit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.

Thuhet se 25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel.

Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. 4, por ende nuk dihet nese kane arritur deri ne vend apo kane bere vetem evakumimin. Nderkohe ne vendngjarje vazhdojne ende shperthimet dhe ne menyre te vazhdueshme por jo te nje intesiteti te madh zhurme. Autoambulancat kane intesifikuar marrjen e personave te plagosur qe jane banore perreth repartit.

Predhat jane shperndare gjithandej, jane te pakten 4 vatra zjarri. Ne njeren prej vatrave ka shperthime te njepasnjeshme. 3 helikopter vazhdojne te evakuojne banoret e mbetur, ndersa eshte dhene alarmi per nje tjeter shperthim te fuqishem. Kane ndodhur edhe 2 shperthime te tjera te fuqishme ne permasat e atij te parit, nderkohe qe u eshte bere thirrje banoreve te futen ne tunele ose bunkere. Shume prej tyre jane te corientuar dhe enden neper rruge duke kerkuar femijet apo te afermit e tjere. Nderkohe qe theksohet se nje koder ehste rrafshuar e gjitha dhe banesat jane te goditura dhe te djegura. Jane 4 varta te medha ku njera prej te cilave vazhdon te digjet flake.

ShBA, Maqedonia, Italia dhe Greqia kane njoftuar gadishmerine e tyre per te dhene ndihmen  e tyre.

Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti 45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh - tha kryeministri Berisha. Zyra e Kryeministrit njofton se kategorikisht ne depo nuk ka raketa toke-toke  apo toke-ajer, por vetem municione qe ndodhen aty per t'u çmontuar nga ekipet e specializuara.

 

 

About this Entry

This page contains a single entry by Administrator published on March 16, 2008 3:47 PM.

BE, dakord për formimin e Bashkimit Mesdhetar was the previous entry in this blog.

Kryeministri Berisha për shpërthimin is the next entry in this blog.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en