VOA - Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia i bëjnë thirrje
NATO-s
Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia i bënë NATO-s një thirrje
të përbashkët duke u shprehur se anëtarësimi i tyre në aleancë do të ndihmonte
në stabilizimin e rajonit të Ballkanit.
Ministrat e jashtëm të tre vendeve thanë në një letër se
zgjerimi i aleancës do të forconte stabilitetin në rajon dhe zgjeron aftësitë e
NATO-s në Evropën juglindore.
Të tre vendet ballkanike shpresojnë që në takimin e nivelit
të lartë të aleancës muajin e ardhshmëm në Bukuresht, të marrin një ftesë për
anëtarësim në NATO.
