VOA - Protesta në ceremoninë e ndezjes së pishtarit olimpik
Aktivistë për të drejtat e njeriut shkaktuan ndërprerje në
ceremoninë e ndezjes së pishtarit olimpik për Lojrat e Pekinit që u zhvillua
sot nën masa të rrepta sigurie në qytetin antik grek Olimpia.
Tre anëtarë të organizatës Gazetarët Pa Kufi, me seli në
Thirrjet e tyre për bojkotimin e Lojrave të Pekinit
ndërprenë fjalimin e shefit të Komitetit Olimpik Kinez, Liu Qi. Protestuesit u
arrestuan menjëherë dhe u larguan nga stadiumi. Pak çaste më vonë disa
protestues pro-tibetianë u përpoqën të ndalnin përcjelljen e pishtarit përmes
rrugëve të Olimpias.
Një grua tibetiane e lyer me bojë të kuqe u shtri në rrugë
para këmbëve të atletit që mbante pishtarin. Të paktën 9 protestues u ndaluan
nga autoritetet.
