Presidenti Bush, takim në Kroaci "me udhëheqësit e vendeve që do të ftohen në NATO"

|

VOA - Presidenti Bush, takim në Kroaci "me udhëheqësit e vendeve që do të ftohen në NATO"

Thumbnail image for bush_afp.jpg

Presidenti Bush ka në plan të vizitojë Ukrainën, Rumaninë dhe Kroacinë dhe të takohet me udhëheqësit e këtyre vendeve në kuadrin e udhëtimit të tij muajin e ardhshëm për takimin e NATO-s në Bukuresht.

Shtëpia e Bardhë nxorri pak detaje dje për itinerarin e Presidentit Bush. Ai do të shkojë fillimisht në Kiev dhe do të takohet më 1 prill me presidentin dhe kryeministrin e Ukrainës. Zoti Bush do të qëndrojë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht për tri ditë dhe do të takohet me udhëheqësit e Rumanisë, si edhe do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, që fillon më 2 prill.

Më pas, presidenti Bush do të shkojë në Kroaci. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se udhëheqësi amerikan do të takohet me udhëheqësit kroatë, si edhe me "udhëheqësit e atyre vendeve për të cilët udhëheqësit e NATO-s do të vendosin të bëjnë ftesa për anëtarësim në NATO, gjatë takimit të Bukureshtit".

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se transformimi i vazhdueshëm i NATO-s ka qenë një sukses historik në konsolidimin e Aleancës, përmes nxitjes së paqes dhe sigurisë, si edhe përparimit të lirisë dhe demokracisë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Vizita e Presidentit dhe zonjës Bush në Ukrainë, Rumani dhe Kroaci, vazhdon më tej njoftimi do t'i vërë theksin rëndësisë së forcimit të një Evrope të bashkuar, të lirë dhe në paqe.

About this Entry

This page contains a single entry by Administrator published on March 14, 2008 10:39 AM.

SHBA: Sistemi me delegatë në zgjedhjet paraprake presidenciale was the previous entry in this blog.

Shpërthim i fuqishëm në një depo municioni pranë Tiranës is the next entry in this blog.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en