VOA - Ora më e saktë e botës -
nga Shelley Schlender,
Shkencëtarët në Universitetin e Kolorados në qytetin
Në një dyqan të mbushur me orë të vjetra, asnjëra prej tyre
nuk rreh njëlloj. Kjo sepse minutë pas minute, javë pas jave, shumica e
pajisjeve që masin kohën e humbin saktësinë.
Por me ritmin të shpejtë që lëviz bota sot, për shumë
procese duhet më shumë saktësi. Në një laborator në Universitetin e Kolorados,
profesori i fizikës, Xhun Ji thotë se ora eksperimentale e ekipit të tij mund
të bëhet një nga orët më të mira. Kjo për arsye se ajo rreh miliona herë më
shpejt se një orë e vjetër.
Është më e saktë edhe se ora standarte zyrtare e Shteteve të
Bashkuara, një orë e sofistikuar atomike që
Sa e shpejtë është një dridhje? Një orë e vjetër bën tik-tak
një herë në sekondë. Orët më ekzakte që janë sot në përdorim numërojnë rrahjen
natyrale brenda një atomi që vjen nga luhatjet e energjisë me miliarda herë në
sekondë. Fizikani Andru Ludlou, i cili është duke punuar me Xhun Ji, thotë se
ora e re e ekipit të tij gjithashtu varet nga një atom. "Atomi, që zëvendëson
pendulin e një ore të vjetër, lëviz para-mbrapa dhe duke numëruar lëvizjet
ashtu siç ndodhin, në atë mënyrë kontrollon dhe kohën. Në të njejtën mënyrë,
atomi ka një frekuencë lëkundjeje natyrale. Ne po mundohemi të numërojmë këto
dridhje, për të parë se si po përparon atomi dhe që në fund të fundit është
orë."
Zoti Ludlou thotë se ajo që ndryshon në orën e re është se
si ajo numëron lëkundjet. Një nga orët më ekzakte në ditët e sotme është ora
standarte amerikane në Insitutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë në
Por, ndërsa këto mikrovalë lëvizin me një shpejtësi të
jashtëzakonëshme, ato humbasin shumë rrahje. Zoti Ludlou thotë se ora e re
eksperimentale përdor diçka që lëviz edhe më shpejt dhe që kap më shumë rrahje:
rrezen lazer.
Për të përdorur këtë orë me precizion super të lartë duhen
një numër i jashtëzakonshëm pajisjesh. Në laborator janë katër tavolina, secila
në madhësinë e një kamioni të vogël, të mbuluara me tela, pompa vakumi, lazër, pasqyra,
kuti metalike dhe xhama zmadhues. Andru Ludlou thotë se kjo është diçka e
pritshme. "Nuk do ta vëmë që nesër në dorë, natyrisht."
Por, komjuterat e parë në botë zinin një dhomë të tërë dhe
sot disa pajisje komjuterike mund të vihen në kyçin e dorës. Kështu, zoti
Ludlou thotë se orët më të sakta do të përmirësojnë sistemin e komunikimit pa
kabllo dhe sitemet satelitore në anijet kozmike që do të shërbejë për zbulimin
e botëve të tjera.
