Një mijë ushtarë amerikanë bëhen gati të shkojnë në Kosovë

|

VOA - Një mijë ushtarë amerikanë bëhen gati të shkojnë në Kosovë

Një mijë ushtarë amerikanë nga Garda Kombëtare në shtetin e Mizurit janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse në Kosovë. Ushtarët e Mizurit do të disklokohen jo më vonë se muaji qershor, pasi të përfundojnë trajnimin luftarak.

Është planifikuar që trupat të shërbejnë deri në marsin e vitit të ardhshëm. Ato do t'i bashkohen forcës paqeruajtëse të NATO-s që tashmë është vendosur në rajon.

Gjeneral-Brigade Leri Kej, është cituar nga një gazetë kryesore në Misuri, Sent Luis Post-Dispeç, të ketë thënë se ushtarët ndoshta do të vendosen në pjesën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kosova, e populluar 90 % nga shiptare muajin e kaluar deklaroi pavarësinë e saj nga Serbis. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, minoritetit serb është përfshirë në protesta të dhunëshme, veçanërisht në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara ishin nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës, që deri më sot është njohur nga më shumë se 30 shtete. Beogradi ka reaguar duke tërhequar amabsadorët nga vendet që mbështesin Kosovën.

Javën e kaluar, Presidenti Bush autorizoi furnizimin me armë të Kosovës, që sipas tij do t'i shërbejë forcimit të sigurisë dhe paqes në rajon.

About this Entry

This page contains a single entry by Administrator published on March 24, 2008 8:22 AM.

Gati kënga shqiptare për Eurovizion was the previous entry in this blog.

Inxhinjeri kinez dënohet për spiunazh is the next entry in this blog.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en