INA - Libri i Carla Del Pontes trondit pushtetin në Serbi
Pushteti në Serbi është duke u përpjekur më çdo kusht që të
ndalë botimin e librit të Carla Del Pontes, ish-kryeprokurores së Tribunalit të
Hagës, shtypja e të cilit tashmë ka filluar në Itali.
Në këtë libër, siç bën të ditur gazeta "Blic", që thirret në
burime të sigurta, Del Ponte zbulon planet për arrestimin e dy të
shumëkërkuarve të Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladiq dhe Ravodan Karaxhiq.
Pasi kanë siguruar dorëshkrimin, të cilin Del Ponte e ka mbajtur në fshehtësi,
autoritetet në
Del Ponte në librin e saj zbulon të gjitha ato që i kanë thënë asaj zyrtarët
serbë dhe shefat e shërbimeve serbe gjatë takimeve zyrtare dhe jozyrtare që ka
mbajtur me ta - sikur dhe se çfarë kanë ndërmarrë ata për arrestimin e të
kërkuarve të Hagës, para se gjithash të Mlladiqit dhe Karaxhiqit.
Del Ponte, siç thonë këto burime, zbulon se kush janë mbështetësit e tyre. Në
këtë libër, që për momentin është duke u shtypur në një shtypshkronjë në Itali,
Del Ponte po ashtu zbulon detaje nga arrestimi i gjeneralit Zdravko Tolimir,
ish shefit të gjeneralshtabit për siguri të Ushtrisë së Republikës Serbe, dhe
njërit nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mlladiqit. Del Ponte ka pohuar se
ai megjithatë ishte arrestuar në
Në përpjekje për të ndalë botimin e detajeve, për të cilat dëshmon Del Ponte -
përfshirë këtu edhe urdhrat konkrete që kanë marrë nga shefat e tyre si dhe
metodat e punës - ekipi veprues i Serbisë i ka dërguar letër sekretarit të
përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Moon, dhe presidentit e prokurorit të ri të
Tribunalit të Hagës, duke kërkuar prej tyre që të shtyhet botimi i këtij libri
për një "kohë të përshtatshme", ka thënë ky burim - i cili thuhet ta ketë
lexuar dorëshkrimin e Del Pontes.
Në letrën dërguar këtyre instancave, sipas burimeve të kësaj gazete,
autoritetet e Beogradit kanë theksuar se është e papranueshme që t'i lejohet
ish-kryeprokurores botimi i librit, vetëm dy muaj pasi ka kryer mandatin e saj,
kur kihet parasysh se ajo ka pasur në dispozicion qindra mijëra dokumente të
organeve shtetërore e ushtarake të Serbisë, që kanë siglën "Top-Secret".
