VOA - Bush: Pavarësia e Kosovës hap historik për rajonin e Ballkanit
Komenti me pikpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të
Amerikës:
Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht Kosovën si një shtet
sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e pavarësisë, udhëheqësit e Kosovës
angazhohen për respektimin e parimeve demokratike, si ato të lirisë, tolerancës
dhe drejtësisë për gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike. "Këto
parime", thotë Presidenti Bush, "janë parime që respektojnë dinjitetin
njerëzor, janë pikërisht ato vlera të cilat Amerika dëshiron t'i shohë
tek një vend mik."
Në fund të vitit 1988, ish presidenti i Serbisë Sllobodan Millosheviç,
filloi një fushatë ushtarake mizore kundër shqiptarëve në Kosovë, që përbënin
90 përqind të banorëve të saj si dhe kundër pakicave të tjera jo-serbe. Të
nxitur nga paragjykime fetare dhe për synime ekonomike, forcat e Beogradit u
përpoqën ta merrnin Kosovën nën kontroll duke dëbuar në masë shqiptarët nga
shtëpitë e tyre ose duke dërguar trupat serbe për t'i vrarë. Komuniteti
ndërkombëtar reagoi duke i dënuar ashpër këto krime, duke ndërhyrë me mjete
diplomatike dhe më pas duke u përgjigjur ushtarakisht përmes aleancës së
NATO-s. Në qershor të vitit 1999, presidenti Millosheviç kapitulloi. Forcat
ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja vendosën paqen në Kosovë dhe banorët e
dëbuar filluan të kthehen në shtëpitë e tyre.
Këshilli i Sigurimit vendosi më pas që nga Kosova të
largohej çdo lloj forme e pranisë së qeverisë së Serbisë dhe e vendosi
territorin nën administrimin e OKB-së. Nën drejtimin e OKB-së, Kosova krijoi
dhe forcoi institucionet vetë-qeverisëse, zhvilloi disa raunde zgjedhjesh dhe u
përgatit për pavarësi. Në vitin 2007, pas një përpjekjeje diplomatike që zgjati
16 muaj, i dërguari i posaçëm i OKB-së Maarti Ahtisari arriti në përfundimin se
mbajtja e Kosovës përjetësisht nën administratën e OKB-së, do të pengonte
zhvillimin ekonomik dhe politik dhe do të nxiste ekstremizmin. Ai hartoi një
plan kompromisi për Kosovën që u mbështet nga Bashkimi Evropian dhe shumë vende
të tjera.
Në shkëmbim të njohjes së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara,
udhëheqja e Kosovës ra dakorti që vendi i tyre të jetë për një periudhë kohe
nën mbikqyrjen ndërkombëtare, të zbatojë një plan që parashikon të drejta
të gjera për pakicat si dhe garanci se përparimi i arritur nuk do të kthehet
mbrapsht.
Shtetet e Bashskuara shprehin keqardhje që pas vite
negociatash intensive,
"Pavarësia e Kosovës", tha Presidenti Bush, "është një hap
historik për rajonin e Ballkanit. Ai paraqet një mundësi për të lënë pas
konfliktet e së kaluarës dhe për të ecur drejt një të ardhmeje lirie dhe
stabiliteti në Ballkan."
