Autoritetet kineze kanë paralajmëruar se ato janë të
përfshira në një betejë për jetë a vdekje rreth Tibetit, ndërsa përpiqen të
shuajnë protestat e atjeshme.
Në shtypin kinez citohet sekretari i partisë komuniste të
Tibetit, Zhang Qingli, të ketë thënë se beteja po zhvillohej me udhëheqësin
shpirtëror të Tibetit në mërgim, Dalai Lama.
Z. Zhang tha se gjithë vendi duhet ta kuptonte se kjo ishte
një sfidë e vështirë dhe afatgjatë.
Protestuesit tibetianë fundjavën e kaluar dogjën dyqane e
dëmtuan prona të kinezëve etnikë në shenjë proteste ndaj sundimit kinez të
Tibetit.
Dëshmitarët thanë se autoritete kineze përdorën forcë për
shtypjen e protestave.
Trazirat koinciduan me protestat e mëdha anti-kineze në
Vetëdorëzim
Autoritetet kineze thonë se 13 persona kanë humbur jetën
gjatë trazirave në kryeqytetin e Tibetit, Lhasë.
Qeveria tibetiane në mërgim thotës e gjatë trazirave të
fundit kanë humbur jetën disa dhjetëra vetë.
Autoritetet kineze thonë se mbi 100 persona të përfshirë në
protestat në kryeqytetin e Tibetit, Lhasë, i janë dorëzura policisë.
Një agjensi kineze lajmesh njoftoi se ata janë vetëdorëzuan
pasi autoritetet vendosën një afat për këtë, duke u ofruar trajtim më të butë.
Thirrje kundër dhunës
Ndërkohë, njoftohet se në Lhasë janë ende në fuqi masat e
rrepta të sigurisë një javë pas protestave kundër sundimit kinez.
Udhëheqësi shpirtëtor i Tibetit, Dalai Lama, bëri thirrje që
t'i jepej fund dhunës, duke thënë se tibetianët duhet të jetonin krah kinezëve.
"Ne duhet të gjemë një zgjidhje të pranueshme për të dy
palët. Nuk duhet të krijojmë ndjenja anti-kineze," tha ai.
"Na pëlqen a jo, ne na duhet të jetojmë së bashku, në
krah të njëri-tjetrit."
