VOA - BE, dakort per formimin e Bashkimit Mesdhetar
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian që po mbajnë një takim në Bruksel, ranë dakord për një propozim francez për të formuar një bllok tregëtar të Mesdheut ku do të përfshiheshin vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme.
Kryeministri slloven Janez Jansa u tha dje vonë gazetarëve se nisma kishte siguruar një mbështetje të konsiderueshme gjatë takimeve të Këshillit Evropian.
Në fillim Gjermania e kishte refuzuar propozimin për Bashkimin Mesdhetar, me shqetësimim se do të ndante pushtetin mes Evropës Veriore dhe asaj Jugore.
Por Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakord në fillim të këtij muaji për një vcariant më të zbutur të projektit, për të cilin thonë se përfshin të 27 vendet e Bashkimit Evropian.
Udhëheqësit evropianë ranë gjithashtu dakord që të respektojnë premtimin për të shkurtuar sasinë e dioksidit të karbonit me 20 për qind më pak sesa nivelet e vitit 1990 gjatë 12 vjetëve të ardhshme.
